Historia e veçantë e gazetarit britanik, Rama i dhuron simbolin e Prishtinës, së shpejti do të shpallet edhe qytetar nderi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhënë figurën e Hyneshës në Fron, gazetarit Vaughan Smith, në shenjë falënderimi për raportimin e këtij të fundit gjatë luftës në Prekaz, shkruan KultPlus.

Falënderimi erdhi në rastin kur shënohet Epopeja e UÇK-së, derisa Rama njoftoi se me rastin e 11 qershorit për ditën e çlirimit të qytetit, Smith do të shpallet Qytetar Nderi i Prishtinës.

“Vaughan vetë u vu në sprovë prej vdekjes. Snajperisti sërb e shënjestroi, dhe plumbi e goditi Vaughan-in. Por, në zallamahinë e përgjithshme dhe në përqendrimin për t’u tërheqë i sigurt drejt veturës së ndodhur me kilometra larg, Vaughan as nuk e kuptoi se ishte goditë. E mori vesh veç kur u kthye në veturë dhe nxori nga çanta e lidhur rreth brezit shaminë ku kish mbështjellë pakon e cigareve, një tufë prej 3 mijë markash gjermane dhe telefonin mobil me të cilin donte me i telefonu gruas. Telefoni ishte kthy në një deng copash metali, e plumbi kish mbetë i ngulitur në baterinë e tij. Markat gjermane e kishin të gjitha nga një vrimë të rrumbullakët mespërmes. Kur Vaughan çoi këmishën, pa një mavijosje të madhe në bark, por asgjë më shumë. Të mos e kishte çantën rreth brezit, plumbin do ta kishte në bark.”, shkroi Rama.

I pari i Prishtinës përgëzoi Smithin për punën gjatë luftës, ku tha se asnjë kameraman tjetër, nuk ia doli të vijë aq afër sa bëri britaniku autoblindave të Serbisë gjatë aktiti të rrënimit të shtëpive.

“Si videogazetar i pavarur, Vaughan ka fitu – individualisht dhe si pjesëtar i ekipeve – 28 çmime lajmesh. Shumicën e këtyre i ka për filmin “Lugina”, në të cilin portreton luftën në Kosovë, e i cili mbetet njëri nga dokumentarët më të vlerësuar që të jetë shfaqë në televizionet britanike. Në vitin 2010, kur unë po punoja në projekt-propozimin për konservimin e shtëpive-muze të familjes Jashari, Vaughan më dha shumë bujarisht të drejta të plota me i përdorë filmimet e tij”, u tha mes tjerash në postimin e Ramës.

Më 11 qershor, Smith do ta vizitojë Kosovën përsëri, me ç ‘ rast do të shpallet edhe qytetar nderi. /KultPlus.com

Gazetarit britanik Vaughan Smith, i dhurohet flamur me emblemën e UÇK-së

Gazetari britanik, Vaughan Smith, gjatë ditës ka rrëfyer sfidat si gazetar gjatë luftës në Kosovë.

Në fund të këtij organzim atij iu dhurua një flamur me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ndër të tjera ai ka treguar momentin me interesant gjatë punës së tij si gazetar në luftën e Kosovës.

Nëse ai nuk do ta kishte telefonin në xhep, atëherë ai nuk beson se do të shpëtonte nga plumbi që do ta godiste drejt e në stomak.

“Ishte ne Prekaz kjo, isha me fat vërtetë. Më të vërtetë Prekazi ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm, Diasporën që erdhi në Kosovë i solli Prekazi, për shkak të pamjeve që dolën nga Prekazi, ata i panë edhe fotot e mia. Pastaj edhe deklaratat e Albraight. Por, gjeneratat e reja nuk ishin të kënaqur për atë që po ndodhte, ata e panë këtë film dhe kur mësuan për Prekazit, ata thanë se duhet të bëhet diçka. Marrëveshja e Dejtonit nuk i ka shërbyer fare askujt.  E ruaj atë telefon, sepse nuk do të shpëtoja, do të më qëllonte në stomak dhe nuk do të kisha shpëtuar, por fatmirësisht ishte telefoni aty. Kur flasim për rreziqet, kur je i ri nuk i mendon ato”, u shpreh Smith./KultPlus.com