Sonte hapet edicioni i 60-të jubilar i “Verës së Ohrit”

Me koncert kushtuar divës së operës Ana Lipsha Tofoviq sonte në Teatrin antik do të hapet edicioni i 60-të me radhë i Festivalit “Vera e Ohrit”.

Koncerti i titulluar “Perla vokale – në gjurmët e Ana Lipsha” publikut do t’i ofrojë performime nga solistët Marija Jeliq – soprano, Dario Di Vietri – tenor, Ivan Tomashev – bas, dhe Amanda Stojoviq – mesosoprano në shoqërim të pianos nga Milivoe Veliq.

Hapja solemne e manifestimit muzikor dhe skenik më të njohur atje dhe programi i tërë festivalit do të mbahet në rrethana krejt të ndryshme, të imponuara për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Gjatë 28 ditëve të ardhshme në skenat e hapura të Teatrit antik, Saraji i Poshtëm, Para hyrja e “Shën Sofjes”, si dhe vetë kisha do të ketë rreth 300 artistë prej 19 vendeve, si dhe një numër i madh i artistëve të vendit.

Programi muzikor i “Verës së Ohrit” këtë vit përmban 26 koncerte, nga të cilët dy në programin-off të festivalit.

Në skenën e festivalit do të marrin pjesë emra të shquar si pianistët Natalia Trul nga Rusia, Kemal Gekiq nga SHBA, Fukio kuartet saksofon nga Spanja, kitaristi nga Kosova Petrit Çeku, flautistit italian Masimo Merçeli, mesosoprania nga Shqipëria Vikena Kamenica, oboisiti francez Arian Bare, Dio Sols…/koha.mk/ KultPlus.com

Tre artistë shqiptarë në Festivalin “Vera e Ohrit”

Në Edicionin e sivjetmë të Festivalit “Vera e Ohrit” do të performojnë edhe tre artistë shqiptarë: pianisti dhe kompozitori Robert Bisha, kitaristi Drilon Çoçaj, flautisti Elvis Rudi si dhe pianisti Marin Gjollma.

Koncerti i Robert Bishës do të mbahet në Kishën e Shën Sofisë më 10 gusht, me fillim në orën 21:00. Bisha është pianist dhe kompozitor tepër i talentuar, improvizues gjenial dhe është një nga multi-instrumentistët më të talentuar sot. Muzika e tij është bashkëkohore, me elemente të xhazit avangard. Performon në piano elektrike, duke bërë remikse të muzikës origjinale, duke i implementuar teknikat e muzikës klasike me harmoni bashkëkohore dhe elemente të folklorit të pasur shqiptar.

Muzika vokale polifonike është ende aktuale në Shqipëri, ndërsa në vitin 2005 është shpallur për kryevepër të trashëgimisë jomateriale kulturore të njerëzimit nga ana e UNESKO-s. Kori shqiptar Iso-polifonik është përfaqësuesi më i madh i stileve të ndryshme muzikore nga jugu i Shqipërisë. Fjala “iso” e paraqet të ashtuquajturin dron (shoqërim, ku një ton ose akord vazhdimisht tingëllon nëpër gjithë kompozimin), i cili mund të këndohet vazhdimisht ose ritmikisht në kundërshtime me meloditë e tjera. Kompozimet e këtilla kryesisht i performojnë zërat mashkullorë në ngjarje të ndryshme sociale. Tradicionalisht, këndimi iso-polifonik nga pjesët jugore të Shqipërisë transmetohet “nga brezi në brez”.

Ndërsa, kitaristi nga Kosova Drilon Çoçaj do të performojë më 13 gusht, me fillim në orën 21. Çoçaj do të performojë vepra nga Johan Sebastian Bah, Fernando Sor, Abel Karlevaro, Manuel Ponse.

Drilon Çoçaj me kitarën njoftohet në moshën shtatëvjeçare në rrethin e familjes. Më vonë regjistrohet në shkollën e muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren, ndërsa në vitin 2004 i regjistron studimet e tij deridiplomike në Akademinë për Arte në Prishtinë, në klasën e profesorit të njohur Xhevdet Sahatçija. Nën mentorimin e tij Çoçaj i përfundon edhe studimet pasdiplomike. Në biografinë e tij Çoçaj regjistron fitore në Garë internacionale për muzikantë të rinj “Ars Kosovë” në Prishtinë, koncerte të shumta solistike dhe kamertale në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Suedi, Mal të Zi, Gjermani, pastaj pjesëmarrje në festivale të ndryshme, si “Tingujt e kitarës” në Tiranë, “Dam Fest” dhe “Re Muzika” në Prishtinë, festivalin e njohur “Shopen” në Poloni, Festivalin veror në Ulqin dhe të tjerë. Ai për momentin punon si asistent në Fakultetin për Arte në Prishtinë, profesor në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, dhe në shkollën e muzikës “Misbah & Friends”.
Koncerti i flautistit Elvis Rudi dhe pianistit Marin Gjollma do të mbahet në Kishën e Shën Sofisë më 15 gusht, me fillim në orën 21. Në program kanë vepra nga Filip Gober, Fridrih Kulau, Pjer Sankan.

Formimi i klasës së parë të flautistëve në Shqipëri ka qenë rezultat i vullnetit të madh dhe punës së palodhshme të atyre të cilët kanë qenë profesorë të liceut të atëhershëm artistik (lloj i arsimit të mesëm artistik). Kjo është edhe koha kur Elvis Rudi fillon ta mësojë instrumentin flautin nën mentorimin e Miresla Selenicës dhe Isuf Spahiut. Studimet e tij i përfundon në Universitetin për muzikë në Bukuresht, tek profesori Virgil Frank, pas çka kthehet në Tiranë, ku fillon të punojë si asistent-ligjërues në Akademinë e Arteve. Më vonë ky institucion riemërohet në Universitet i Arteve, ndërsa titulli i Rudit rritet në asistent-profesor. Bursa nëntëmujore nga Konservatoriumi në Paris i mundëson përsosje me Pjer Iv Artod dhe Sofi Sherier. Gjatë këtyre viteve, i rëndësishëm është kontributi i tij në interpretimin dhe promovimin e muzikës bashkëkohore shqiptare.

Marin Gjollma studimet e tij deridiplomike, pasdiplomike dhe të doktoraturës i përfundon në Universitetin për muzikë në Karlsruhe të Gjermanisë, nën mentorimin e pianistes së njohur braziliane Fani Solter. Pas kësaj pason përsosja e tij në kurse maestrosh tek profesorë dhe muzikantë të njohur. Në sferën e muzikës kamertale ka bashkëpunuar me artistë eminentë, midis të cilëve edhe Martin Ostertag, si dhe orkestra të shumta. Nga viti 1996 deri në vitin 2018, mban një sërë koncertesh në Shqipëri dhe Gjermani, ndërsa gjithashtu merr pjesë edhe në festivale të rëndësishme internacionale në Greqi, Shqipëri. Është fitues i më shumë çmimeve në garat nacionale dhe internacionale për piano nga viti 1998 deri në vitin 2011.

Ohri përmes festivalit më me renome në Maqedoni “Vera e Ohrit” prej 12 korrikut e deri më 20 gusht i jeton 40 ditët e magjishme me emocionet që i sjellë ky festival. Mbi 800 artistë nga 27 vende nga e mbarë bota për të 58-tën herë me radhë për një muaj e gjysmë interpretojnë, aktrojnë, krijojnë në skenat e festivalit në Ohër…

Festivali sjell gërshetim të përsosur të muzikës, teatrit dhe artit në përgjithësi.Interpretojnë emra të njohur nga bota e muzikës, por edhe produksionet më të mira teatrore me projekte të shkëlqyeshme dramatike.

Festivali “Vera e Ohrit” mbahet me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë, ndërkaq i ndihmuar nga Komuna e Ohrit, si dhe nga sponsorë të shumtë. /KultPlus.com

Tre artistë shqiptarë në Festivalin Veror të Ohrit

Festivali Veror i Ohrit do të ketë përfaqësuesit e tij nga Shqipëria. Robert Bisha kompozitori i njohur shqiptar, multiinstrumentisti i talentuar i cili me interpretimet e tij ka mrekulluar gjithmonë publikun jo vetëm shqiptarë por edhe atë europian, kësaj radhe do të ketë ndalesë në Ohër.

Koncerti i Robert Bishës do të jetë në kuadër të ‘Ohrid Summer Festival’ dhe do të mbahet më datë 8 gusht. Robert Bisha do të interpretojë së bashku me Iso Polyphonic Choir – Kori Iso-Polifonik, të cilët së bashkë do të sjellin atmosferë magjike.

Në Festivalin Veror të Ohrit do të marrin pjesë gjithashtu dhe dy artistët e tjerë shqiptarë, pianisti Marin Gjollma dhe flautisti Elvis Rudi. Pianisti Gjollma dhe flautisti Elvis Rudi (Visi Rudi) do të interpretojnë me 15 gusht ora 21.00, në kishën e Shën Sofisë në Ohër tri ndër sonatat kryesore të repertorit botëror për flaut dhe piano nga Philippe Gaubert, Friedrich Kuhlau dhe Pierre Sancan.

Festivali Veror i Ohrit këtë vit shënon edicionin tij të 57-të, kjo gjë dëshmon se ekzistenca e tij është falë vlerave që ata prezantojnë dhe festivali mbështetet në diçka që me të vërtetë paraqet një traditë të madhe.

Ky festival ka pritur interpretues nga më shumë se 60 vende. Bukuri të veçantë këtij festival i jep mjedisi magjik i vendeve që zgjidhen si skenë e manifestimeve,oborri i katedrales “Shën Sofia”, Kalaja e Samuelit dhe teatri antik.

Nga viti 1994 Festivali Veror i Ohrit është pjesë e Shoqatës Europiane të Festivaleve. Ky festival paraqet krenari të madhe dhe përfitim të jashtëzakonshëm kulturor për Maqedoninë, dhe ngjarjet paraqesin pasuri kulturore për çdo vizitor./ KultPlus.com

Teatri Shqiptar i Shkupit sonte në “Vera e Ohrit” 2018

Fuqia e pushtetit, fuqia e popullit dhe gjykimi i njerëzve janë linjat që trajton drama historike e Xhorxh Byhnerit, “Vdekja e Dantonit“, me regji të Dino Mustafiqit, interpretuar nga ansambli i aktorëve të Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Shfaqja prezentohet sonte në Ohër në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar Vera e Ohrit 2018.

Gjatë mbrëmjeve të festivalit, “Vera e Ohrit” do të sjellë gërshetim të përsosur të muzikës, teatrit dhe artit në përgjithësi. Do të interpretojnë emra të njohur nga bota e muzikës, por edhe produksionet më të mira teatrore me projekte të shkëlqyeshme dramatike. Janë paraparë edhe tre ekspozita, figurative, ekspozitë e fotografive dhe stolive bashkëkohore./ KultPlus.com

Për herë të parë flitet shqip në “Ohridsko Leto” (VIDEO)

Me interpretimin e divës operistike Elena Moshuc, njëra prej këngëtareve më të mira operistike në botë, tenorit Kalin Bratesku dhe orkestrës simfonike të Filarmonisë së Maqedonase, nën dirigjimin e Nikollae Moldoveanu, në skenën e Teatrit Antik në Ohër u hap Edicioni i 58-të i manifestimit më të madh muziko-skenik – festivali “Vera e Ohrit”.

Para publikut fjalim mbajti edhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi, i cili theksoi se ndjehet vërtetë i nderuar që si shërbyes, pra ministër i artistëve, ka kënaqësinë t’u drejtohet atyre, publikut dhe përkrahësve të festivalit muzikor më me renome në vend dhe në rajon.

“Arti është gjuha universale e botës. Thonë se gjuha është shpikur nga njeriu për të shprehur ndjenjat e tij, por realisht e përdor atë më shumë për t’i fshehur ato, për të gënjyer, për të vrarë. Vetëm në gjuhën e artit është çdo gjë e sinqertë, e pastër, hyjnore… Le të shijojmë këto muaj të gjuhës universale dhe hyjnore të artit dhe të rrezatojmë pak në këto kohë kur na nevojitet më së shumti. Të dashur artistë, skena është e juaja, na sillni të bukurën dhe të lartësuarën në jetën tonë”, porositi ministri Ademi.

Ndërkohë, kjo është hera e parë që në një ngjarje kaq të rëndësishme flitet edhe shqip, siç mund ta shikoni në videon e më poshtme. / KultPlus.com

Sonte hapet edicioni i 58-të i Festivalit “Vera e Ohrit”

Ohri prej sonte e deri më 20 gusht do t’i jetojë 40 ditët e veta me emocione që i sjellë Festivali “Vera e Ohrit”. Mbi 800 artistë nga 27 vende nga e mbarë bota për të 58-tën herë me radhë gjatë një muaji e gjysmë në vijim do të interpretojnë, aktrojnë, krijojnë në skenat e festivalit në Ohër.

Gjatë mbrëmjeve të festivalit, “Vera e Ohrit” do të sjellë gërshetim të përsosur të muzikës, teatrit dhe artit në përgjithësi. Do të interpretojnë emra të njohur nga bota e muzikës, por edhe produksionet më të mira teatrore me projekte të shkëlqyeshme dramatike. Janë paraparë edhe tre ekspozita, figurative, ekspozitë e fotografive dhe stolive bashkëkohore.

Hapja solemne e manifestimit më të rëndësishëm muzikor-skenik në mënyrë tradicionale fillon në skenën e madhe të Teatrit antik. Kësaj radhe në teatrin antik të rezervuar për yjet e mëdha operistike, sopranja Elena Moshuc dhe tenori Kalin Bratesku, në dirigjimin e Nikollae Moldoveanu dhe të shoqëruar nga Filarmonia e Maqedonisë.

Festivalin do ta shpallë të hapur mbështetësi i manifestimit, presidenti Gjorge Ivanov, ndërsa fjalim para publikut në hapje do të ketë edhe ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë, Asaf Ademi. Porosinë artistike këtë vit do ta transmetojë aktori i njohur Nikolla Ristanovski.

Artistët Moshuc, Bratesku dhe Moldoveanu të cilët tashmë ndodhen këtu, paralajmëruan angazhim maksimal, përvojë të paharruar dhe koncert për t’u mbajtur mend sonte në Teatrin Antik.

Kryetari i i Komunës së Ohrit, Jovan Stojanoski, dje në konferencë për shtyp me rastin e hapjes së “Verës së Ohrit” paralajmëroi se komuna edhe më tutje do ta japë mbështetjen e parezervë për festivalin, si një brend i madh kulturor i Maqedonisë dhe Evropës.

Si përjetime të posaçme të edicionit të 58-të të festivalit priten koncertet e pianistit Nikollaj Lluganski, çelistit Aleksandar Knjazev, violinistit Sergej Krillov, më pas pianistit Aleksandar Maxhar, virtuozit në harmonikë Antonio Serano, sekstetit a-kapella “D’Kuin Siks” nga Britania e madhe, si dhe disa koncerte që do të realizohen në bashkëpunim me ambasadat në Maqedoni. Mbrëmja tradicionale polake e festivalit do të sjellë koncert të ansamblit të barokut “Vrocllav”, në kuadër të Mbrëmjes franceze do të interpretojnë pianisti me famë botërore Mishel Burdonkle dhe djali i tij Nikollas, ndërsa në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës në Shkup do të interpretojë sopranja Eugenia Boiks dhe pianistja Ana Ferer.

Programi i dramës fillon një ditë pas hapjes solemne ndërsa do të ofrojë kreacione nga shtëpi vendore teatrore, si dhe pjesëmarrje të teatrove nga Serbia, Kroacia dhe Sllovenia.

Sipas traditës, në kuadër të “Verës së Ohrit” do të interpretojnë edhe një numër i madh i artistëve nga Filarmonia e Maqedonisë, Opera dhe Baleti i Maqedonisë dhe Rinia muzikore e Maqedonisë.

Sipas u.d. drejtoreshë e “Verës së Ohrit”, Suzana Vrencovska, të gjitha skenat dhe hapësirat ku këtë vit do të mbahen ngjarjet muzikore-skenike të festivalit janë adaptuar për artistët, si dhe për vizitorët të cilët çdo vit janë gjithnjë e më të shumtë, ndërkaq siç paralajmëroi, nga viti i ardhshëm është planifikuar ndërtimi i sallës montuese të shfaqjeve e cila do të mund të vendoset çdokund, me çka do të mund të mbahen ngjarje në çdo vend adekuat në qytet.

Festivali “Vera e Ohrit” mbahet me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë, ndërkaq i ndihmuar nga Komuna e Ohrit, si dhe nga sponsorë të shumtë./ KultPlus.com