Bertrand Russell mbi zilinë

“Pos brengave të mundshme, një nga shkaqet më njohura të palumturisë, është zilia. Zilia, do të thosha, është njëra ndër pasionet më të përgjithshme dhe më të thella të njeriut.

Ajo mund të hetohet lehtë te fëmijët para se të mbushin një vit dhe çdo pedagog kësaj duhet t’i kushtojë kujdesin më të hollë. Në shfaqjen më të vogël të afrisë ndaj një fëmije në dëm të tjetrit, hetohet menjëherë dhe nuk durohet. Kushdo që ka punë me fëmijë, duhet domosdo që kur ndan, të jetë i drejtë deri në fund, i përkryer, i ashpër dhe i pandryshueshëm.

Mirëpo fëmijët vetëm pak më tepër e zbulojnë lakminë dhe xhelozinë e tyre se sa të rriturit. Ky emocion është njësoj mbizotërues midis fëmijëve dhe të rriturve.

Midis damave mesatare të çmuara, zilia luan një rol jashtëzakonisht të madh. Nëse uleni në metro dhe ndodh që pranë vagonit të kalojë ndonjë grua e bukur e veshur mirë, shikojini sytë e grave të tjera. Do ta vëreni se secila prej tyre, me përjashtim të mundshëm të atyre që janë të veshura më mirë, e vështrojnë atë grua me shikim smirëzi dhe do të përpiqen të gjejnë diçka që është nënçmuese për të.

Dëshira për skandale është shprehje e kësaj smire të përgjithshme: edhe çfarëdo tregimi kundër gruas tjetër besohet menjëherë pa fakt bindës. Moralizimi i shumëfishtë i shërben po këtij qëllimi: u’a kanë zili atyre që bëjnë mëkat, kurse në të njejtën kohë e konsiderojnë se është virtyt të dënohen ato për mëkatet e tyre. Ky lloj i veçantë i virtytit është sigurisht shpërblim i vetvetes.

Saktësisht po kjo gjë, ndërkaq, mund të vëheret plotësisht edhe ndër burra, me përjashtim se gratë i konsiderojnë rivale të gjitha gratë e tjera, kurse burrat si rregull e kanë këtë ndjenjë vetëm ndaj burrave të profesionit të njejtë.” Filozofia.al / KultPlus.com

– Bertrand Russell, “Pushtimi i lumturisë”

Fati tragjik i jetës së Viktor Hygosë, vdekje të hershme, dashuri, dhimbje, fatkeqësi…

Victor Marie Hugo lindi në 26 shkurt të 1802, pothuaj 13 vjet pas shpërthimit të Revolucioni francez. Ishte geniu i kohës së tij dhe i të gjitha kohërave.

Nderimet e ceremonisë së vdekjes (22 maj 1885), 83 vjeç u bënë nën Harkun e Triunfit dhe u varros në Panteonin e Parisit i shoqëruar nga një kortezh prej 2 milionë shpirtrash. Është babai i letërsisë franceze, nuk mjafton numërimi i veprave të tij në shumë fusha si poet, dramaturg, romacier, frymëzues romantik, dizenjator, pjesëmarrës në konfliktin frankoprusian, deputet, senator, mbajtës i Legjionit të Nderit dhe emri i një rruge në Paris. Edhe fjalët e tij të fundit: “Ceci est le combat du jour et de la nuit… Je vois de la lumière noire” (është lufta e ditës dhe e natës…shoh dritën e zezë) përsëriten ende sot në shkolla kur studiojnë jetën e turbullt dhe veprën e tij.13 vepra për teatër, 9 romane, 28 volume me poezi,15 ese edhe deri në vizatime e fotografi, pasione të vona, por jo më pak të forta.

Iu kundërvu Napoleonit, kudërshtoi dënimin me vdekje dhe ishte në favor të të drejtave të grave. Peradoria e dytë franceze e dënoi me ekzil për dy dekada. Mbrojti riovimin e sistemit të edukimit dhe të ligjeve aristokrate. Hyri në zemër të popullit me dy nga monumentet e tij: “Katedralja e Parisit” dhe me “Të mjerët”. Një tjetër grusht: zgjedhjet e 8 shkurtit të 1871 sjellin në pushtet monarkët, por populli mohon këtë lloj ndryshimi dhe shpërthen një revoltë e përgjakshme dhe mjaft e famshme “Komuna e Parisit”. Përpara këtij represioni kundër komunarëve, Viktor Hygo shkruante: “Disa banditë vranë 64 pengje…dhe ne iu përgjigjëm duke vrarë 6000 të burgosur!”

Fama e tij ishte e pamasë.

Por zogu i fatkeqësisë vinte vërdallë…në 12 tetor të 1822 martohet me Adèle Foucher, një mike e fëmijërisë dhe disa vite më e madhe se ai. Një vit më parë i kishte vdekur e ëma, Sophie Trébuchet, vdekje që e kishte tronditur shumë. Nga martesa lindin 5 fëmijë, Léopold, Lèopoldine, Charles, François–Victor, y Adèle. Djali i parë i mbijeton vetëm 3 muaj. Leopoldine i vdes pa mbushur të 20-at, Charles vdes në moshën 45 vjeçare dhe Francois-Victor në të njëjtën moshë me Charles-in. Vdekje aspak të mëshirshme këto. Leopoldine bie nga varka në Senë, nuk di të notojë, i shoqi hidhet në ujë për ta shpëtuar dhe të dy mbyten. Charles vdiq nga tuberkulozi, François–Victor nga kanceri.

Përsa i përket Adelës, e mbijetuara e vetme, i kalon ditët e saj në një spital psikiatrik për shkak të një dashurie jo korresponuese. Përsëri një goditje tjetër. Eugene, vëllai i Viktor Hygoit ishte edhe ai i dashuruar pas Adele Foucher-it dhe kur këta u martuan u çmend dhe përfundoi në një çmendinë. Fatkeqësitë ende nuk kishin mbaruar. I ndodhur në ekzil nga Napoleoni III njohu Juliette Drouet e martuar me një skulptor dhe më pas një dashnore e një milioneri që e kishte çuar më parë në Gjermani dhe më vonë në Bruksel. Nata e parë e dashurisë ndodhi në shkurt të 1833, datë që Viktor Hygo e përdori në “Të mjerët” për dasmën e Mariusit dhe Kozetës.

Don Zhuan i padominueshëm nuk reshti së flirtuari dhe Adele e dënoi me një romancë të saj me kritikun letrar  Charles Augustin Sainte–Beuve, admirues i Hygosë. Adèle Foucher vdiq në moshën 46 vjeçare në krahët e Viktor Hygosë, i cili vazhdonte të ishte dashnor i Juliette Drouet dhe që mbeti për gjithë jetën deri në vdekjen e tij më 22 maj të 1885. Juliette Drouet kishte vdekur dy vite më parë nga kanceri.

Hygoi nuk i shkoi në funeral, por shkroi në anën e prapme të një fotografie këto fjalë: “50 vite dashuri. Ka qenë ndër më të bukurat martesa”. Përtej ngjarjeve politike, shkrimeve, tragjedive të fëmijëve të tij, çmendurisë së vajzës së tij të vetme të mbijetuar dhe e të vëllait të tij, përtej dashurive të tij, nuk kanë ndodhur rastësisht.

Romantikët, besimtarët e devotshëm të fateve tragjike, hijet, qiparisat që rrethojnë varrezat, sigurisht edhe varret, oguret e tmerrshme, trishtimi, melankolia nuk besuan kurrë në dritën, në lumturinë si dhe në gëzimin. Dhe Viktor Hygoi e përmbushi përjetësisht këtë dekalog, këtë rregull të lojës, këtë dënim,  këtë labirint pa rrugëdalje. / Burimi: Theworldneës.net – bota.al

Viktor Hygo: Të uroj…

…Uroj që kur të jesh i ri, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë.

Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri.
Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë.

Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij, që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes. Sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye.
Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të shohësh se sa jetë jeton një pemë.
Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.

E, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para…./ KultPlus.com

“Çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë”

Nga Viktor Hygo.

….Uroj që kur të jesh i ri, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë.

Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri.

Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë.

Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij, që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes. Sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye.

Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të shohësh se sa jetë jeton një pemë.

Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.

E, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para…./KultPlus.com

Pak njerëz guxojnë të thonë sot se dy qenie kanë rënë dashuri sepse kanë shikuar tek njëri – tjetri

Viktor Hygo është shquar për gjenialitetin e tij përmes fragmenteve e librave që ka lenë pas. “Të mjerët” eshte vepra e njohura të tij, shkruan KultPlus.

Këto janë disa nga thëniet e njohura të këtij autori gjenial:

“Fuqia e shikimit është abuzuar aq shumë në tregimet e dashurisë, sa që është bërë diçka e pabesueshme. Pak njerëz guxojnë të thonë sot se dy qenie kanë rënë dashuri sepse kanë shikuar tek njëri – tjetri. Sidoqoftë, kjo është mënyra se si fillon një dashuri, mënyra e vetme.”

“Asgjë nuk e bën njeriun më aventurier se sa gjepat e zbrazët.”

“Një njeri nuk është përtac sepse është zhytur në mendime. Ekziston puna që duket dhe punë që nuk duket.”
“E ardhmja ka disa emra: për të dobëtin ajo është e pamundur; për frikacakun ajo është e panjohur; por për trimin, ajo është ideal.”

“Zoti, manifestimin e vetë tek njeriu, në shkallën e parë e bënë përmes jetës së univerzit, dhe në shkallën e dytë përmes mendimit të njeriut. Manifestimi i dytë nuk është më pak e shenjtë se i pari. I pari është emëruar Natyrë, i dyti Art.”

“Muzika e shpreh atë që nuk mund të thuhet dhe mbi të cilën është e pamundur të mbetesh i heshtur.”

“Ke kurajon për dhimbjet e mëdha të jetës, dhe durimin për ato të voglat; dhe atëherë kur me mundim i ke përmbushur detyrat ditore, shko fle i qetë. Zoti është zgjuar.”

“Qeshja është shkëlqim dielli. Ajo e heq dimrin nga fytyra e njeriut.”

“Ata që nuk qajnë, nuk shohin.”

“Të mjerët” e Viktor Hygos përfundon në një kontenier të Shqipërisë (FOTO)

Dje u shënua Dita Ndërkombëtare e Librit dhe u fol mjaft shumë për rëndësinë e librit në emancipim dhe ngritjen e vetëdijes shoqërore. Por ndryshe nga kjo, ka disa ditë që po qarkullon një fotografi ku një nga librat më të njohur të një shkrimtari të rrallë siç është Viktor Hugo, ka përfunduar në një kontinier së bashku me shumë hedhurina të tjera.

“Të mjerët” është një nga romanet më të shquara të shkrimtarit francez, Viktor Hygo, që është botuar në vitin 1862, shkruan KultPlus.

“Për të ardhur keq se si përfundon Viktor Hygo në Shqipërinë e mjerë nga njerëzit e mjerë nga mend e kokës…”, shkruhet në postimin e një faqe shqiptare. / KultPlus.com