‘Virgjëresha Shqiptare’ me regji nga Bujar Alimani, fiton dy çmime në Festivalin e Filmit në Varshavë

Filmi ”The Albanian Virgin” nën regjinë e Bujar Alimanit pas premierës botërore në edicionin e 37-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë, në kategorinë zyrtare të konkursit ndërkombëtar, ka fituar dy çmime kryesore, shkruan KultPlus.

Filmi fitoi Çmimin Special të Jurisë si dhe Çmimin Ekumenik.

Filmi zë vend në Shqipërinë e vitit 1958, ku një djalë dhe një vajzë rriten së bashku në të njëjtin fshat. Ata janë miqtë më të mirë. Luana është vajza e një njeriu shumë të respektuar, Agimi biri i tradhtarëve të cilët u ndaluan nga qyteti nga komunistët. Pavarësisht nga këto rrethana të pafavorshme, të dy ruajnë miqësinë e tyre për 10 vjet. Si një grua e re Luana përjeton gjithnjë e më shumë se të jesh grua është një mallkim dhe ndërmerr veprime të pazakonta, i jep fund situatës së saj si viktimë dhe fiton fuqinë për të vendosur vetë. / KultPlus.com

Manushja, virgjëresha e përbetuar shqiptare në librin e shkrimtares franceze

Ka kohë që është inspiruar nga shqiptarët dhe kufijtë me të cilët ata rrethohen.

Shkrimtarja franceze Emmanuelle Favier është fokusuar në virgjëreshat e përbetuara shqiptare për librin e saj “Le courage qu’il faut aux rivières”.

Romani i parë i shkrimtares merret me Manushen, gruan e cila vendosë të jetojë si mashkull, përgjithmonë, për shkak të rrethanave familjare dhe mentalitetit patriarkal shqiptar. Manushja pi sikur një mashkull, tymos si një mashkull, jeton si një mashkull. Fshati e çmon sakrificën e saj, ndërsa ajo gëzon respekt të veçantë.
45 vjeçarja Manushe jeton në monotoni derisa paraqitet në jetën e saj Adriani, një i huaj për fshat.

Culturebox ka shkruar për librin i cili në 224 faqe vë në pikëpyetje gjininë, dëshirën seksuale, dëshirën njerëzore për pasion, jetën e këtyre grave që kthehen në burra dhe mbijetojnë në një shoqëri me kode burrash.
“Ky është roman lirik, sensual dhe plot befasi brenda tij” shkruan Culturebox për librin e francezes, e cila tanimë po e promovon romanin në pjesë të ndryshme të Francës. Romani tanimë është nominuar për dy çmime letrare franceze: Talents Cultura dhe “Envoye par la poste”.

Pak më vonë në KultPlus do të lexoni një intervistë të shkurtër me shkrimtaren Emmanuelle Favier. / KultPlus.com

Ballina: Qamile Stema – Dailymail