Xhorxh Uashington, presidenti që nuk i takonte asnjë partie politike

Xhorxh Uashington (sqt. Xhorxh Uashington, lindi më 22 shkurt 1732. Ai ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1789-1797), Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kontinentale gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, dhe një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara. Ai kryesoi konventën që hartoi Kushtetutën aktuale të Shteteve të Bashkuara dhe gjatë jetës së tij u quajt “Babai i vendit të tij”. Ai nuk i takonte asnjë partie.

I admiruar gjerësisht për cilësitë e tij të forta drejtuese, Uashingtoni u zgjodh unanimisht president në dy zgjedhjet e para kombëtare. Ai mbikëqyri krijimin e një qeverie të fortë të mirë-financuar kombëtare, që ndejti asnjanëse gjatë Luftërave Revolucionare Franceze, shtypi Rebelimin Uiski, dhe fitoi pranimin e amerikanëve të të gjitha tipeve. Presidenca e Uashingtonit krijoi shumë precedentë, ende në përdorim sot, të tilla si sistemi kabinetit, ceremonia përuruese, dhe titullin zoti President. Tërheqjen e tij nga detyra, pas dy mandateve krijoi një traditë që zgjati deri në vitin 1940, kur Franklin Delano Roosevelt fitoi një mandat të tretë të paprecedent. Amendamenti i 22-të (1951) tani e kufizon presidentin në dy mandate.

Familja e Xhorxh Uashingtonit ishte fermere e pasur, që kishte në pronësi plantacione duhani dhe skllevër të cilët ai i trashëgoi. Ai kishte qindra skllevër gjatë gjithë jetës së tij, por pikëpamjet e tij mbi skllavërinë ndryshuan gradualisht drejt heqjes së skllavërisë. Në rininë e tij ai u bë një oficer i lartë britanik në milicinë koloniale gjatë fazave të para të Luftës franceze dhe indiane. Në 1775 Kongresi i Dytë Kontinental e emëroi Washingtonin si komandant të përgjithshëm të Ushtrisë Kontinentale në Revolucionin Amerikan. Në këtë komandë, Washingtoni i detyroi britanikët të lënë Bostonin në vitin 1776, por u mund dhe për pak u kap rob më vonë atë vit, kur ai humbi në Nju Jork Siti. Pas kalimit të lumit Dellëuer në mes të dimrit, ai mundi britanikët në dy betejat (Trenton dhe Princeton), rimori Nju Xhersin dhe restauroi vrullin ndaj kauzës së Patriotëve.

Strategjia e tij aktivizoi forcat kontinentale për të kapur dy ushtritë e mëdha britanike në Saratoga në 1777 dhe në Yorktown në 1781. Historianët vlerësojnë Uashingtonin për përzgjedhjen dhe mbikëqyrjen e gjeneralëve të tij, komandimin e ushtrisë, koordinimin me Kongresin, me guvernatorët shtetërorë dhe milicitë e tyre, dhe për kusgtimin e vëmendje për furnizimet, logjistikën dhe trajnimet. Pas arritjes së fitores në 1783, Uashingtoni dha dorëheqjen si kryekomandant, duke dëshmuar kundërshtimin e tij ndaj diktaturës dhe angazhimin e tij ndaj republikanizmit amerikan.

Nga prejardhja Washingtoni ishte pjesë e ekonomikës dhe elitës kulturore te pronarëve të plantacioneve që kanë mbajtur skellvër në shtetin Virxhinia. Babai i George Washingtonit, Augustine Washington (1693 deri 1743), ishte anglez, ndërsa për nënën, Mary Ball (1708 deri 1789), nuk ka informacione të sakta per prejardhjen Në moshen njëmbëdhjetë vjeçare George humbi të atin dhe u rrit me gjysmë-vëllain e tij Lawrence.

Deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare Washingtoni vizitoi shkollën në Williamsburg, ku pati një shkollim të thjeshtë dhe ku ishte shumë aktiv në matematikë. Pas 1749 ai së pari ishte gjeometër aktiv në luginën e Shenandoah. / KultPlus.com

74 vite më parë vdiq shkrimtari Xhorxh Oruell

Xhorxh Oruell (25 qershor 1903- 21 janar 1950) ishte shkrimtar dhe gazetar anglez.

Xhorxh Oruell ka lindur në Indi në vitin 1903 ku babai i tij ishte shërbyes civil në administratën e Perandorisë Britanike. Pas një viti, ai u soll për t’u rritur dhe arsimuar në Angli. Pasi që shkollimin e kreu në “Eton College”, duhet theksuar se ndiqte shkollim të cilësisë sipërore. Për shkak të mungesës së parave nuk pati mundësi të vazhdonte studimet universitare.

Pas përfundimit të kolegjit shkoi në Burmë ku dhe u punësua në Policinë Imperiale të Indisë. Pas disa vitesh u kthye sërish në Angli, pastaj shkoi në Spanjë, së bashku me Eileen, gruan e tij të parë, për të marrë pjesë në luftën civile në anën e republikanëve anti frankoist.

Me 20 maj 1937 u plagos në qafë, ngjarje të cilën e shpjegoi në esenë “Wounded by a Fascist Sniper” (i plagosur nga një snajperist fashist) dhe në novelën “Homage to Catalonia” (Homazh Katalonisë). Pas kësaj ngjarje u kthye në Angli, moment i cili shënon ndryshim të madh në pikëpamjet e tij politike por edhe në intensifikimin e krijimtarisë letrare.

Xhorxh Oruell, ka shkruar 9 libra, dy përmbledhje me ese të shkurtra dhe disa qindra recensione dhe shkrime të tjera që përbëjnë artikuj të gazetarisë.

Veprat e tij më të njohur janë “Nineteen Eighty-Four” ose “1984“, një tekst distopik, dhe “Animal Farm”, një tregim alegorik./KultPlus.com

Xhorxh Uashington, i quajtur si ‘babai i vendit të tij’ që nuk i takonte asnjë partie

Xhorxh Uashington (sqt. Xhorxh Uashington, lindi më 22 shkurt 1732. Ai ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1789-1797), Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kontinentale gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, dhe një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara. Ai kryesoi konventën që hartoi Kushtetutën aktuale të Shteteve të Bashkuara dhe gjatë jetës së tij u quajt “Babai i vendit të tij”. Ai nuk i takonte asnjë partie.

I admiruar gjerësisht për cilësitë e tij të forta drejtuese, Uashingtoni u zgjodh unanimisht president në dy zgjedhjet e para kombëtare. Ai mbikëqyri krijimin e një qeverie të fortë të mirë-financuar kombëtare, që ndejti asnjanëse gjatë Luftërave Revolucionare Franceze, shtypi Rebelimin Uiski, dhe fitoi pranimin e amerikanëve të të gjitha tipeve. Presidenca e Uashingtonit krijoi shumë precedentë, ende në përdorim sot, të tilla si sistemi kabinetit, ceremonia përuruese, dhe titullin zoti President. Tërheqjen e tij nga detyra, pas dy mandateve krijoi një traditë që zgjati deri në vitin 1940, kur Franklin Delano Roosevelt fitoi një mandat të tretë të paprecedent. Amendamenti i 22-të (1951) tani e kufizon presidentin në dy mandate.

Familja e Xhorxh Uashingtonit ishte fermere e pasur, që kishte në pronësi plantacione duhani dhe skllevër të cilët ai i trashëgoi. Ai kishte qindra skllevër gjatë gjithë jetës së tij, por pikëpamjet e tij mbi skllavërinë ndryshuan gradualisht drejt heqjes së skllavërisë. Në rininë e tij ai u bë një oficer i lartë britanik në milicinë koloniale gjatë fazave të para të Luftës franceze dhe indiane. Në 1775 Kongresi i Dytë Kontinental e emëroi Washingtonin si komandant të përgjithshëm të Ushtrisë Kontinentale në Revolucionin Amerikan. Në këtë komandë, Washingtoni i detyroi britanikët të lënë Bostonin në vitin 1776, por u mund dhe për pak u kap rob më vonë atë vit, kur ai humbi në Nju Jork Siti. Pas kalimit të lumit Dellëuer në mes të dimrit, ai mundi britanikët në dy betejat (Trenton dhe Princeton), rimori Nju Xhersin dhe restauroi vrullin ndaj kauzës së Patriotëve.

Strategjia e tij aktivizoi forcat kontinentale për të kapur dy ushtritë e mëdha britanike në Saratoga në 1777 dhe në Yorktown në 1781. Historianët vlerësojnë Uashingtonin për përzgjedhjen dhe mbikëqyrjen e gjeneralëve të tij, komandimin e ushtrisë, koordinimin me Kongresin, me guvernatorët shtetërorë dhe milicitë e tyre, dhe për kusgtimin e vëmendje për furnizimet, logjistikën dhe trajnimet. Pas arritjes së fitores në 1783, Uashingtoni dha dorëheqjen si kryekomandant, duke dëshmuar kundërshtimin e tij ndaj diktaturës dhe angazhimin e tij ndaj republikanizmit amerikan.

Nga prejardhja Washingtoni ishte pjesë e ekonomikës dhe elitës kulturore te pronarëve të plantacioneve që kanë mbajtur skellvër në shtetin Virxhinia. Babai i George Washingtonit, Augustine Washington (1693 deri 1743), ishte anglez, ndërsa për nënën, Mary Ball (1708 deri 1789), nuk ka informacione të sakta per prejardhjen Në moshen njëmbëdhjetë vjeçare George humbi të atin dhe u rrit me gjysmë-vëllain e tij Lawrence.

Deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare Washingtoni vizitoi shkollën në Williamsburg, ku pati një shkollim të thjeshtë dhe ku ishte shumë aktiv në matematikë. Pas 1749 ai së pari ishte gjeometër aktiv në luginën e Shenandoah. / KultPlus.com

“Ai popull që zgjedh vazhdimisht të korruptuarit, mashtruesit, hajdutët e tradhtarët nuk mund të konsiderohet viktimë, por bashkëfajtor”.

Thënie nga Xhorxh Oruell

Xhorxh Oruell lindi më 25 qershor 1903 në fshatin Motihari afër kufirit me Nepalin, dhe vdiq me 21 janar 1950 në Londër. Ishte shkrimtar dhe gazetar i shquar anglez. Autor i dy veprave të famshme letrare “1984” dhe “Ferma e kafshëve”.

KultPlus, ua sjell thënien e tij:

“Ai popull që zgjedh vazhdimisht të korruptuarit, mashtruesit, hajdutët e tradhtarët nuk mund të konsiderohet viktimë, por bashkëfajtor”. /KultPlus

Shtatë dekada më pas: Ç’domethënie ka për botën e sotme, romani “1984” i Xhorxh Oruellit

Nga Stephen Groening

Shtatëdhjetë vjet më parë, Erik Bler, duke shkruar nën pseudonimin Xhorxh Oruell, botoi romanin “1984”, që sot konsiderohet si një klasik i zhanrit fiksion dystopian. Romani tregon historinë e Uinston Smithit, një mesoburrë dhe burokrat i paaftë që jeton në Oqeani, vend që mbikëqyret vazhdimisht nga autoritetet.

Edhe pse atje nuk ka ligje, ekziston një forcë policore, “Policia e Mendimit”, dhe postera gjigantë u kujtojnë banorëve se “Vëllai i Madh po të shikon”. Smith punon në Ministrinë e së Vërtetës, dhe puna e tij është që të rishkruajë raporte në gazetat e së kaluarës, në përputhje me realitetin aktual. Smith jeton në një gjendje të vazhdueshme pasigurie; ai nuk është i sigurt se jeton në fakt në vitin 1984.

Megjithëse narrativa zyrtare, është se Oqeania ka qenë gjithmonë në luftë me Eurazinë, Smith është i sigurt se vetëm pak vite më parë ata kishin qenë në luftë me Azinë Lidnore, që tanimë është shpallur aleati i tyre i vazhdueshëm dhe besnik.

Shoqëria e portretizuar në librin “1984”, është ajo në të cilën kontrolli social, ushtrohet nëpërmjet dezinformimit dhe mbikëqyrjes. Si një studiues i televizionit dhe kulturës së ekranit, unë mendoj se teknikat dhe teknologjitë e përshkruara në atë roman, janë shumë të pranishme edhe në botën e sotme.

Një nga teknologjitë kryesore të mbikëqyrjes në roman, është “tele-ekrani”, një pajisje shumë e ngjashme me televizionin tonë. Ai kap vetëm një kanal që transmeton edicione lajmesh, spote propagandistike dhe këshilla mbi mirëqënien e qytetarëve. Ai ndryshon nga televizioni ynë në dy aspekte thelbësore:Është e pamundur të fiket, dhe ekrani i sheh shikuesit, ashtu si shikuesit e shohin atë.

Pra tele-ekrani, është njëherazi televizion dhe një kamera që survejon. Në roman, Smith nuk është asnjëherë i sigurt nëse po përgjohet apo jo përmes ekranit. Tele-ekrani i Oruell u bazua në teknologjitë e para të televizionit para Luftës së Dytë Botërore, dhe vështirë se mund të shihet si një fanta-shkencë.

Në Gjermaninë e viteve 1930, funksiononte sistemi i transmetimeve televizive, ndërsa programet e rregullta ishin duke u transmetuar edhe në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Francës. Interpretimi dominues i “1984”, ka qenë ai i një parashikimi të tmerrshëm, i asaj që mund të ndodhte në të ardhmen.

Sipas eseistit të ndjerë italian Umberto Eko, “të paktën tre të katërtat e asaj që rrefën Oruell, nuk janë utopi, por histori”. Përveç kësaj, studiuesit kanë vënë në dukje se sa qartazi e përshkruan të tashmen ky roman. Kur u shkrua në vitin 1949, amerikanët shihnin mesatarisht 4 orë e gjysmë televizion në ditë.

Në vitin 2009, ata shihnin gati 2 herë më shumë. Në vitin 2017, informacioni i transmetuar nga ekranet televizive, dominonte një pjesë të jetës sociale dhe psikologjike të njerëzve. Studiuesi Mark Miler, argumentoi se si slogani i famshëm nga libri “Vëllai i Madh po të shikon”, u shndërrua në një format televiziv.

Ai thotë se televizioni në Shtetet e Bashkuara, pësoi një lloj konformiteti të ndryshëm nga ai që paraqitet në roman. Në roman, tele-ekrani  shfrytëzohej për të prodhuar konformitetin ndaj Partisë. Sot televizioni prodhon konformitet me një sistem të shfrenuar të konsumit, përmes reklamimit dhe përqendrimit të vëmendjes tek të pasurit dhe të famshmit.

Gjithashtu ai nxit produktivitetin e pafundëm, nëpërmjet mesazheve mbi kuptimin e suksesit dhe virtytet e punës së madhe. Shumë shikues, konformohen duke e krahasuar veten me atë që shohin në televizion, si në veshje, marrëdhënie dhe sjellje. Sipas Milerit, televizioni ka “vendosur standardin e vetë-analizimit të vazhdueshëm të vetes”.

Shqetësimi paranojak që ka Smith në roman – se çdo veprim apo mendim i gabuar do të sjellë në shtëpi ‘Policinë e Mendimit’- shfaqet sot në formën e “vigjilencës obsesive” të shikuesit të televizionit. Pra shikuesit kontrollojnë veten, për t’u siguruar nëse janë si të tjerët që shohin në ekran.

Studiuesi Xhoshua Mejrovic, thotë se treguar se llojet e programeve që mbizotërojnë në televizionet amerikane – lajmet, komeditë, dramat, e kanë bërë normale vëzhgimin e e jetës private të të tjerëve. Ndërkoha ka një shtim vazhdueshëm të emisioneve të formatit “reality TV”, ku më i spikaturi në gjithë botën ka titullin “Big Brother”, dhe evokon enkas romanin “1984”.

Por “Big Brother”, është gjithashtu një eksperiment mbi kontrollimin dhe modifikimin e sjelljes njerëzore. Duke u kërkuar pjesëmarrësve të bëjnë publike jetën e tyre private, shfaqje të tilla inkurajojnë vetëvlerësimin, dhe sjelljen sipas disa normave ose roleve të perceptuara sociale, që i sfidojnë normat e perceptuara .

Eksperimente të tilla, zhvilloi dikur psikologu i njohur amerikan Stanli Milgram, ku ai zbuloi se një pjesë e madhe e pjesëmarrësve, iu bindën edhe pse me një farë ngurrimi, udhëzimeve nga një figurë e autorizuar për të dëmtuar një person tjetër. Ndërkohë emisionet televizive bashkëkohore, nuk i urdhërojnë pjesëmarrësit të dëmtojnë direkt njëri-tjetrin.

Por ato zhvillohen si një eksperiment social në shkallë të vogël, që shpesh përfshin një rivalitet të ashpër. Sot ashtu si tek romani, mbikëqyrja me kamera është e pranishme kudo. Kamerat ekzistojnë gati çdo aspekt të jetës, nga rrjetet e transportit, shkollat, supermarketet , spitalet dhe trotuaret publike, për të mos përmendur punonjësit e policisë.

Kjo është pjesë e një kulture të përdorimit të gjerë të televizionit, gjë që e ka shtyrë kriminologun norvegjez Tomas Matiesen ta quajë “shoqëria e shikuesve”, ​​në të cilin shumë njerëz shohin disa të tjerë. Për Matiesen, kjo lloj shoqërie është thjesht ana tjetër e shoqërisë së mbikqyrjes, e përshkruar në romanin e Oruell. /KultPlus

Stephen Groening