Xhudistja Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Abu Dhabi

Loriana Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 78 kilogramë në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Xhudistja kosovare fitoi ndaj Audrey Tcheumeo në “Golden Score” për t’u stolisur me medaljen e bronztë.

Loriana Kuka e nisi mirë ditën e sotme me dy fitore radhazi.

Ajo triumfoi ndaj xhudistes nga Kazakistani, Nazerke Tileukhanova, në raundin e parë, kurse në të dytin e eliminoi britaniken Emma Reid.

Por, Kuka u ndal në çerekfinale nga kinezja, Zhenzhao Ma, e cila e mposhti me dy waza-ari.

Por, ëndrra për medalje në këtë Grand Slam nuk u shua totalisht, pasi ajo vazhdoi në repesazh për medaljen e bronztë.

Në fazën e parë e mundi italianen Giorgia Stangherlin, pas një dueli të gjatë dhe të stërlodhur. Kuka arriti të fitonte në “Golden Score”, pasi kundërshtarja bëri tri penalizime.

Kujtojmë se të premten Nora Gjakova e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 57 kilogramë, kurse të shtunën, Laura Fazliu u eliminua në raundin e dytë në kategorinë deri në 63 kilogramë. / KultPlus.com

Xhudistja Loriana Kuka kualifikohet në çerekfinale

Loriana Kuka ka arritur me sukses të kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit të Abu Dhabit.

Ajo fitoi me waza-ari ndaj xhudistes nga Britania e Madhe, Emma Reid.

Xhudistja kosovare në raundin e parë triumfoi me IPPON ndaj kazakes, Nazerke Tileukhanova.

Në çerekfinale, Kuka do të takohet me kinezen, Zhenzhao Ma. / KultPlus.com