4-vjeçari shkruan libër për mirësinë dhe futet në Guiness

Saeed Rashed AlMheiri, 4-vjeçar nga Abu Dhabi, është personi më i ri në botë që ka botuar libër.

Rekordi i tij u verifikua më 9 mars 2023, pasi ai shiti mbi 1000 kopje të librit të tij për fëmijë “Elephant Saeed and the Bear”.

Është një histori që flet për mirësinë dhe një miqësi të papritur mes dy kafshëve.

Saeed vazhdoi të shpjegonte librin të tij: “Bëhet fjalë për elefantin Saeed dhe një ari polar. Elefanti kishte një piknik dhe pa një ari polar. Ai mendoi se ariu do ta hante, por në fund, elefanti tregoi mirësi dhe tha ‘le të bëjmë një piknik së bashku’! Pastaj u bënë miq dhe treguan mirësi me njëri-tjetrin.” /Shqip.com / KultPlus.com

Xhudistja Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Abu Dhabi

Loriana Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 78 kilogramë në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Xhudistja kosovare fitoi ndaj Audrey Tcheumeo në “Golden Score” për t’u stolisur me medaljen e bronztë.

Loriana Kuka e nisi mirë ditën e sotme me dy fitore radhazi.

Ajo triumfoi ndaj xhudistes nga Kazakistani, Nazerke Tileukhanova, në raundin e parë, kurse në të dytin e eliminoi britaniken Emma Reid.

Por, Kuka u ndal në çerekfinale nga kinezja, Zhenzhao Ma, e cila e mposhti me dy waza-ari.

Por, ëndrra për medalje në këtë Grand Slam nuk u shua totalisht, pasi ajo vazhdoi në repesazh për medaljen e bronztë.

Në fazën e parë e mundi italianen Giorgia Stangherlin, pas një dueli të gjatë dhe të stërlodhur. Kuka arriti të fitonte në “Golden Score”, pasi kundërshtarja bëri tri penalizime.

Kujtojmë se të premten Nora Gjakova e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 57 kilogramë, kurse të shtunën, Laura Fazliu u eliminua në raundin e dytë në kategorinë deri në 63 kilogramë. / KultPlus.com

Dua Lipa viziton xhaminë në Abu Dhabi (FOTO)

Këngëtarja Dua Lipa ka vizituar një nga xhamitë në Abu Dhabi, me ç’rast ka bërë edhe disa fotografi e mbuluar me shami.

Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ndërsa thotë e ka parë xhaminë më të bukur në Abu Dhabi, transmeton Koha.net. Fotografitë i ka bërë Pixie Levinson.

“Para koncertit në Abu Dhabi vizituam xhaminë më të bukur. Isha e nderuar, faleminderit”, ka shkruar ajo në Facebook./ KultPlus.com

Tetë fakte pak të njohura për Luvrin e Abu Dhabit

Pas më shumë se 10 vitesh planifikimi, projektimi dhe ndërtimi, më në fund muzeu i Luvrit në Abu Dhabi, EBA, do të hapet të shtunën, transmeton ATSH njoftimin e DPA-aë.

Më poshtë vijojnë tetë fakte pak të njohura lidhur me projektin:

1 – Ka kushtuar shtrenjtë. Kostoja totale e projektit ishte rreth 1,5 miliard euro (rreth 1,74 miliard dollarë), rreth dy të tretat e të cilave u paguan në këmbim të emrit Luvër si dhe për ekspertizën franceze.

2 – Kupola e ndërtesës ka një gjatësi diagonale prej 180 metrash dhe peshon 7 500 tonë, pak më e vogël se kulla Eifel.

3 – Hapësira e përhershme e ekspozitës ka një sipërfaqe prej 6 400 metra katrore, ndërsa hapësira e përgjithshme e ekspozimit është rreth 8 600 metra katrore.

Megjithëse kjo hapësirë është më e madhe se shumica e fushave të futbollit, ajo përbën vetëm një pjesë të madhësisë së muzeut të Luvrit në Paris, që është tetë herë më e madhe.

4 – Poshtë kupolës, muzeu përbëhet nga 55 ndërtesa individuale.

5 – Muzeu ka mbi dhjetëra muze të tjera partnere duke përfshirë Musee d’Orsay, Pallatin e Versajës dhe Qendrën Pompidou si dhe muzeun e Luvrit në Paris.

6 – Pjesën më të madhe në ekspozitë e zë një statujë e faraonit egjiptian Ramses II, që peshon disa tonë.

7 – Midis veprave të famshme të artit përfshihen, “La Belle Ferronnière” e Leonardo da Vinçit, “Burimet e dritës” të Ai Weiwei, “Kompozimi me Blu, të Kuqe dhe të Verdhë” e Piet Mondrian dhe “Autoportreti ” i Vincent van Gogh.

8 – Duke përjashtuar respektin për vlerat myslimane, lakuriqësia është trajtuar me kujdes. Por, duke marrë si shembull veprën e Giovanni Bellini te”Madonna dhe Fëmija” foshnja është konceptuar pa rroba./ KultPlus.com

Hapet muzeu “Louvre” në Abu Dhabi

Dhjetë vjet pas fillimit të projektit, muzeu “Louvre” në Abu Dhabi, projektuar nga arkitekti Jean Nouvel, do të hapë dyert më 11 nëntor, ka njoftuar ministrja franceze e Kulturës.

“Franca është krenare për kontributin në këtë muze me Emiratet e Bashkuara Arabe”, shtoi Françoise Nyssen në një konferencë shtypi në Abu Dhabi, kryeqytet i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ajo nënvizoi se ky muze ishte përgjigja e përbashkët e Parisit dhe Abu Dhabit në një kohë që kultura po sulmohet.

Jean-Luc Martinez, president i muzeut të Luvrit në Paris theksoi karakterin universal të muzeut të Abu Dhabit, i pari i këtij lloji në botën arabe. Ai përshëndeti bashkëpunimin e pazakontë mes dy vendeve.
Nga ana e tij, ministri i Kulturës i emiratit, Cheikh Nahyane ben Moubarak al-Nahyane nënvizoi krenarinë e vendit të tij për pasur një muze universal.

“Ashtu si Luvri është thesari i kurorës së Parisit, Luvri i Abu Dhabit është i destinuar të ketë të vlerë të tillë.

Projekti ka lindur nga një marrëveshje ndërqeveritare nënshkruar në vitin 2007 mes Parisit dhe Abu Dhabit./ KultPlus.com