Në 33 vjetorin e vrasjes, shpaloset pllaka përkujtimore për heronjtë Elfete e Mentor Humolli

Në përkujtim të rënies së heronjve Elfete e Mentor Humolli, sot u shpalos pllaka përkujtimore e dy dëshmorëve të rënë për liri.

Elfetja, me 1 shkurt 1990, fiks para 33 vitesh kur ishte vetëm 16 vjeçare, u vra nga forcat serbe gjatë një proteste kundër regjimit të Serbisë në Kosovë. Bashkë me Ylfeten ishte dhe vëllau i saj Mentori (13), i cili do të binte heroikisht me 21 mars 1999 duke luftuar të njëjtin agresor në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka ndarë disa fotografi nga momenti i shpalosjes së kësaj pllake përkujtimore, duke u shprehur se atë kohë Elfetja ishte nxënëse e shkollës së mesme ekonomike ku bashkë me mijëra qytetarë të kësaj ane, po demonstronin për lirinë e Kosovës.

“Në përkujtim të rënies së heronjve Elfete e Mentor Humolli u shpalos sot pllaka përkujtimore e dy dëshmorëve të rënë për liri.

Elfete Humolli u vra më 1 shkurt të vitit 1990, nga forcat serbe në fshatin e saj në Lupq të Podujevës. Atë kohë Elfetja ishte nxënëse e shkollës së mesme ekonomike ku bashkë me mijëra qytetarë të kësaj ane, po demonstronin për lirinë e Kosovës.

Ndërkaq, vëllau i saj Mentori ra dëshmor më 21 mars 1999, gjatë luftimeve në Koshare. Lavdi jetës dhe veprës së Elfetes, Mentorit dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri!”, shkruan Nagavci. / KultPlus.com

Ylfetja u vra në kërkim të lirisë dhe barazisë akoma pa mbushur 17 vjeç

Në kujtim të Ylfete Humollit

Ylfetja është dëshmija e gjallë e atyre që asnjëherë nuk e kanë gëzu fëmijërinë e tyre.

Ylfetja, me 1 shkurt 1990, fiks para 30 vitesh kur ishte 16 vjeçare, ajo u vra nga forcat serbe gjatë një proteste kundër regjimit të Serbisë në Kosovë. Bashkë me Ylfeten ishte dhe vëllau i saj Mentori (13), i cili do të binte heroikisht me 21 mars 1999 duke luftuar të njëjtin agresor në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ylfete Humolli u lind më 15 shkurt 1973, në Lupç të Poshtëm të Podujevës, në një familje atdhetare.

Ylfetja ishte e bija e Isës dhe Sevdijes, të cilët kishin edhe tetë fëmijët të tjerë, Mentorin (dëshmor), Sahdeten (kishte vdekur nga leukemia në vitin 1993), Lulen, Serbezen, Vlorën, Muhametin, Jetonin dhe Arianitin.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, për të vazhduar atë të mesme në Prishtinë, në Shkollën Ekonomike.

Në shkollë ishte e shkëlqyeshme, e përkrah mësimit merrej edhe me aktivitete të lire në kuadër të shkollës, ku ka luajtur edhe dramën “Halili e Hajria”.

Ajo lexonte shumë libra dhe prej librave që lexonte nxirrte fjalë të urta dhe përmblidhte në fletore.

*Ylfetja ishte në vitin e tretë të shkollës së mesme kur Kosovës ju mor autonomia më 1989-90 dhe ajo shumë mirë e kuptonte situatën e rëndë që mbretëronte në Kosovë, ku e gjithë Kosova tanimë ishte në këmbë.

Në Prishtinë ajo ishte prezente në këto protesta, të cilat vazhduan edhe nëpër fshatra, ku në fshatin Lupç të Poshtëm për tri ditë më radhë pati protesta.

Kështu, më 1 shkurt 1990, ajo së bashku me shoqe dhe shokë kishin dalë buzë rrugës Podujevë- Prishtinë, për të protestuar në mënyrë të qetë kundër kolonës së motorizuar e të armatosur deri në dhëmbë, e cila vinte nga Serbia në tokat tona. Për këtë, kolona ishte egërsuar dhe shtiu për disa minuta me armë automatike.

Protestuesit dhe marshimin e forcave ushtarake policore e përcillte ekipi i Radiotelevizionit të Sarajevës.

Ylfetja vritet duke kërkuar liri dhe barazi ende pa i mbushur 17 vite jetë, më 1 shkurt 1990, shkruan AlbFem.

Njerëzit që ishin afruar për t’i dhënë ndihmë tregonin se ajo kishte pyetur se a kishte shpëtuar Mentori, i cili mbahej si djalë i vetëm e që atë kohë ishte vetëm 14-vjeç. Por, rruga e lirisë ishte shumë e gjatë dhe Mentori e kishte vazhduar këtë rrugë duke rënë dëshmor 9 vite më vonë në Koshare me emblemën Ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Varrimi i Ylfetes ishte masovik dhe në të morën pjesë qindra mijëra shqiptarë, të cilët nderuan guximin, veprën dhe atdhedashurinë e saj, ku varrimi i saj edhe u bë një formë demonstrate tjetër, ku njerëzit duke ngritur dy gishtërinj përcillnin amanetin e Ylfetes, për të kërkuar liri e barazi. /KultPlus.com

Ylfete Humolli, 16 vjeçarja e cila nuk e gëzoi kurrë rininë

Ylfetja, me 1 shkurt 1990, fiks para 32 vitesh kur ishte vetëm 16 vjeçare, u vra nga forcat serbe gjatë një proteste kundër regjimit të Serbisë në Kosovë. Bashkë me Ylfeten ishte dhe vëllau i saj Mentori (13), i cili do të binte heroikisht me 21 mars 1999 duke luftuar të njëjtin agresor në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ylfete Humolli u lind më 15 shkurt 1973, në Lupç të Poshtëm të Podujevës, në një familje atdhetare.

Ylfetja ishte e bija e Isës dhe Sevdijes, të cilët kishin edhe tetë fëmijët të tjerë, Mentorin (dëshmor), Sahdeten (kishte vdekur nga leukemia në vitin 1993), Lulen, Serbezen, Vlorën, Muhametin, Jetonin dhe Arianitin.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, për të vazhduar atë të mesme në Prishtinë, në Shkollën Ekonomike.

Në shkollë ishte e shkëlqyeshme, e përkrah mësimit merrej edhe me aktivitete të lire në kuadër të shkollës, ku ka luajtur edhe dramën “Halili e Hajria”.

Ylfetja ishte në vitin e tretë të shkollës së mesme kur Kosovës ju mor autonomia më 1989-90 dhe ajo shumë mirë e kuptonte situatën e rëndë që mbretëronte në Kosovë, ku e gjithë Kosova tanimë ishte në këmbë.

Në Prishtinë ajo ishte prezente në këto protesta, të cilat vazhduan edhe nëpër fshatra, ku në fshatin Lupç të Poshtëm për tri ditë më radhë pati protesta.

Kështu, më 1 shkurt 1990, ajo së bashku me shoqe dhe shokë kishin dalë buzë rrugës Podujevë- Prishtinë, për të protestuar në mënyrë të qetë kundër kolonës së motorizuar e të armatosur deri në dhëmbë, e cila vinte nga Serbia në tokat tona. Për këtë, kolona ishte egërsuar dhe shtiu për disa minuta me armë automatike.

Protestuesit dhe marshimin e forcave ushtarake policore e përcillte ekipi i Radiotelevizionit të Sarajevës. /KultPlus.com

Në ditën e lindjes së dëshomres Ylfete Humolli, ambasadori Minxhozi viziton familjen e saj: Heronjtë nuk vdesin kurrë, ata kanë vetëm ditëlindje

Në ditëlindjen e pionieres së lirisë dhe dëshmores Ylfete Humolli e cila u vra nga forcat serbe me 1 shkurt gjatë demonstratave të 1990-ës kundër regjimit të Serbisë në Kosovë, vetëm pak ditë para se të festonte 17 vjetorin e lindjes, përfaqësues nga ambasada e Shqipërisë kanë vizituar sot familjen Humolli, shkruan KultPlus.

Kjo vizitë e bërë në fshatin e lindjes së Ylfetes, Llupçin e Poshtëm u kryesua nga ambasadori Qemal Minxhozi.

Por krahas Ylfetes, në familjen Humolli edhe Mentori 23 vjeçar ra në altarin e lirisë, disa vite më vonë në betejën e Koshares në 1999, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në një postim të bërë në Facebook nga ana e faqes së Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë tregohet se ishte nëna e Ylfetes ajo që në këtë vizitë shpalosi kujtimet e së bijës, albumet e flamurin e saj.

“Me lot në sy, nëna heroinë, me shumë dashuri, mall e dhembshuri, shfleton albumet me fotografi, na tregon disa nga vizatimet e shënimet e Ylfetes, flamurin kombëtar të varur në mur, të qëndisur ndër vite, me shumë dashuri nga të gjithë fëmijët e familjes, midis tyre dhe Mentori e shumë e shumë kujtime të tjera. Heronjtë nuk vdesin kurrë, ata kanë vetëm ditëlindje.”, shkruhet në postimin e bërë nga ambasada./ KultPlus.com

Vrasja e Ylfete Humollit dhe kthimi i saj në ikonë viktimizuese të përmasave botërore

Vrasja e nxënëses Ylfete Humolli në afërsi të Podujevës më 2 shkurt 1990 si dhe masakrat tjera të ngjashme anembanë Kosovës nga policia jugosllave, shqetësuan opinionin botëror. Asokohe, gazetat kryesore amerikane dhe perëndimore në përgjithësi sillnin lajme trishtuese për vrasje me paramendim që kryheshin sy botës.

Me vrasjen e Ylfete Humollit, pos tjerash u mor edhe gazetari i njohur i “Uashington Post”, Dejivd Bajnder. Për ditë të tëra u soll nëpër Kosovë dhe me këtë rast vizitoi edhe familjen e Ylfetës. Ata që e përcollën atë ditë (ndër ta aktivisti Neshet Nushi), bëjnë të ditur se Bajnder, kur dëgjoi rrëfimin e të Atit (Isait) rreth vrasjes së të bijës si dhe qëndrimin e tij tepër burrëror kur kishte marrë trupin e pajetë të vajzës së qëlluar nga plumbat e policisë serbe në oborrin e shkollës, ishte ligë së tepërmi, saqë ishte mbërthyer në një vajë, që për ta qetësuar disi, i ishte dashtë që Isai, i ati i Ylfetës, t’i ndihmojë ta merrte veten…

“Është hera e parë që më rroku një ligështim i tillë”,i kishte thënë gazetari amerikan Neshet Nushit, kur po kthehej në Prishtinë. “Si të mos ligështohem kur dëgjoja një prind që fliste me aq dhembje krenare për vrasjen e fëmijës?… Si?… Edhe unë jam prind… Më shkoj mendja te Erika ime pesëmbëdhjetë vjeçare…Çfarë do të bëja po qe se do të ma vriste shteti?… M’u bë se ai po më ngushëllonte mua!”

Një pjesë të këtij shqetësimi, pra kur ishte ndjerë si prind karshi fëmijë së vrarë, Bajnderi e paraqiti edhe në shkrimin enkas për këtë vrasje në “Uashington Post” me titullin “Kur viktima të ngushëllon!”

Shkrimet e Bajnderit rreth plumbave të Beogradit drejtuar të rinjve shqiptarë që kërkonin liri dhe barazi, çfarë ishin atëherë kërkesat “Kosova republikë”, që gjetën Ylfetën, pastaj Fadil Tallën dhe shumë e shumë mocanikë të saj anembanë Kosovës, ishin mesazhi i parë i fuqishëm që iu drejtua botës rreth asaj që po ngjiste në Kosovë dhe atyre që po përgatiteshin jo vetëm ndaj shqiptarëve por edhe të tjerëve në hapësirat e ish Jugosllavisë nga klika hegjemoniste e Beogradit , të cilën Bajnderi atëbotë e quante “një rrezik të madh për paqen dhe humanizmin, që duhej parandaluar sa më parë qoftë edhe me një ndërhyrje ndërkombëtare”.

Gjatë vizitës së parë të liderëve politikë nga Kosova dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut që iu bë Kongresit Amerikan, Stejt Departamentit dhe institucioneve të tjera të shtetit me ftesën e Këshillit të Kongresit Amerikan për të Drejtat e Njeriut, me ç’rast edhe u dhanë dëshmi tronditëse nga dhuna shtetërore jugosllave ndaj shqiptarëve që po kërkonin liri, barazi dhe demokraci, gazetari Dejvid Bajnder, jo vetëm që mbështeti fushatën e intelektualëve shqiptarë për nxjerrjen e të vërtetës në Kapitoll Hil e gjetiu, por me një seri shkrimesh, të shkruara enkas asokohe të sensibilojë opinionin amerikan rreth atyre që po ngjitnin në Kosovë.

Në këto shkrime, që për moto kishin fjalët e babës së Ylfetës “se e bija ishte vrarë nga shteti jugosllave pse po manifestonte dëshirën për liri dhe barazi “, Ylfete Humolli ishte kthyer në një ikonë viktimizuese ndër më të fuqishmet e kohës, që prekte ndërgjegjen e njerëzimit…

(Shkëputur nga libri publicistik “Fletëza gjermane”, Prishtinë 2008) / KultPlus.com

Ylfete Humolli, 16 vjeçarja e cila nuk e gëzoi kurrë rininë

Ylfetja, me 1 shkurt 1990, fiks para 31 vitesh kur ishte vetëm 16 vjeçare, u vra nga forcat serbe gjatë një proteste kundër regjimit të Serbisë në Kosovë. Bashkë me Ylfeten ishte dhe vëllau i saj Mentori (13), i cili do të binte heroikisht me 21 mars 1999 duke luftuar të njëjtin agresor në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ylfete Humolli u lind më 15 shkurt 1973, në Lupç të Poshtëm të Podujevës, në një familje atdhetare.

Ylfetja ishte e bija e Isës dhe Sevdijes, të cilët kishin edhe tetë fëmijët të tjerë, Mentorin (dëshmor), Sahdeten (kishte vdekur nga leukemia në vitin 1993), Lulen, Serbezen, Vlorën, Muhametin, Jetonin dhe Arianitin.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, për të vazhduar atë të mesme në Prishtinë, në Shkollën Ekonomike.

Në shkollë ishte e shkëlqyeshme, e përkrah mësimit merrej edhe me aktivitete të lire në kuadër të shkollës, ku ka luajtur edhe dramën “Halili e Hajria”.

Ylfetja ishte në vitin e tretë të shkollës së mesme kur Kosovës ju mor autonomia më 1989-90 dhe ajo shumë mirë e kuptonte situatën e rëndë që mbretëronte në Kosovë, ku e gjithë Kosova tanimë ishte në këmbë.

Në Prishtinë ajo ishte prezente në këto protesta, të cilat vazhduan edhe nëpër fshatra, ku në fshatin Lupç të Poshtëm për tri ditë më radhë pati protesta.

Kështu, më 1 shkurt 1990, ajo së bashku me shoqe dhe shokë kishin dalë buzë rrugës Podujevë- Prishtinë, për të protestuar në mënyrë të qetë kundër kolonës së motorizuar e të armatosur deri në dhëmbë, e cila vinte nga Serbia në tokat tona. Për këtë, kolona ishte egërsuar dhe shtiu për disa minuta me armë automatike.

Protestuesit dhe marshimin e forcave ushtarake policore e përcillte ekipi i Radiotelevizionit të Sarajevës.

Varrimi i Ylfetes ishte masovik dhe në të morën pjesë qindra mijëra shqiptarë, të cilët nderuan guximin, veprën dhe atdhedashurinë e saj, ku varrimi i saj edhe u bë një formë demonstrate tjetër, ku njerëzit duke ngritur dy gishtërinj përcillnin amanetin e Ylfetes, për të kërkuar liri e barazi.

Ku është Mentori?

Para 29 vjetëve, më 1 shkurt 1990, gjatë demonstratave kundër represionit shtetëror, u vra nga policia serbe 16 vjeçarja Ylfete Humolli. Dëshmitarët thonë se fjalët e vetme të saj para se të jepte shpirt ishin: “Ku është Mentori?”

Mentori ishte vëllai i saj 13 vjeçar që gjithashtu po protestonte atë ditë. Mentori e Ylfetja ishin prototipi i një brezi që nuk pati kurrë fëmijëri sepse ata u rritënpara kohe nga tymi i gazit lotsjellës.

Nëntë vite më vonë, Mentori do ta vishte uniformën e UÇK-së dhe në moshën 23 vjeçare do të vritej në Betejën e Koshares.

Sot, në fshatin Lupç, buzë lumit Llap, janë dy varre-lapidare që përjetësojnë kujtimin për motrën dhe vëllain të rënë për liri. 

Burimi: Fitim Salihu. / KultPlus.com