Shtëpia filmike neoFILMS, e njohur për prodhimin e animacioneve të avancuara CGI, ka prezantuar teaser-in e parë të filmit të saj më të ri Minibeast. Ky projekt ambicioz ka një buxhet prej 10 milionë eurosh dhe pritet të shfaqet së shpejti në skenën ndërkombëtare të filmit.
Aktualisht, neoFILMS është duke punuar në dy filma të metrazhit të gjatë të animuar: ZHAK dhe Minibeast, të dy të realizuar me teknologjinë më të fundit full CGI. ZHAK, me buxhet rreth 20 milionë euro, është në fazën përfundimtare, ndërsa Minibeast sjell një botë të mbushur me aventura, magji dhe mistere. Të dy filmat do të prezantohen këtë vit në Marketin e Festivalit të Filmit në Cannes, ndërsa premiera ndërkombëtare planifikohet në Los Angeles.
Minibeast rrëfen historinë e një dhelpre të guximshme që nis një udhëtim përmes shtatë universesh të panjohura për të shpëtuar prindërit e saj të rrëmbyer nga krijesa misterioze. Filmi është krijuar nga Dalip Gashi dhe Ilirjana Bejta, bashkëskenaristë dhe bashkëregjisorë të të dy projekteve.
I nisur në shkurt të vitit 2016, filmi i parë shqiptar i animuar i metrazhit të gjatë “Zhak”, pas katër viteve punë intensive ka arritur deri te xhirimet përfundimtare.
Duke pas
parasysh që një film i animuar i metrazhit të gjatë po xhirohet për herë të parë
në Kosovë edhe vështirësitë nuk janë të pakta, vitet 2016-2017 kanë qenë më
shumë testime të teknologjisë.
I bazuar në përrallat shqiptare popullore, filmi tash ka ardhur në pikën përfundimtare
dhe ka nisë xhirimet të cilat pritet të zgjasin rreth 6 muaj.
Themeluesit
e neoFILMS, njëherit skenaristë dhe regjisorë të filmit “Zhak”, Ilirjana Bejta
dhe Dalip Gashi pas një pune plotë përkushtim, janë të bindur që filmi do të
realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Xhirimet e
filmit kanë filluar para dy dite, por sipas regjisores Bejta, puna po ecën mirë
dhe duke i pas parasysh rrethanat dhe problemet e mundshme teknike ajo beson se
këto xhirime do zgjasin rreth 6 muaj.
“Ky tip
filmi kërkon angazhim pothuajse tre herë më shumë se sa një film jo animacion
dhe kërkon më shumë se tre herë teknologji dhe përsëritje të proceseve të njëjta,
ku dallon vetëm fokusi, si rezultat ka qenë jashtëzakonisht e vështirë, por,
sipas nesh, është i vetmi version përmes së cilit mund të konkurrojmë me
kualitetin që aktualisht është prezent në botë, në veçanti në US”, ka thënë
regjisorja, duke treguar tutje se problem tjetër është kualiteti i fotografisë
4K dhe mbështetja e teknologjisë Real D 3D dhe IMAX, që gjithashtu kërkohet
Sound Effects me kualitet 5.1 Dolby Digital, proces i cili nuk mund të
realizohet në asnjë vend të rajonit, prandaj paraqet problem dhe gjithsesi
duhet të realizohet jashtë shtetit. Sa i përket muzikës dhe sound effects ajo
pohon se tashmë janë në diskutime me disa kompani të ndryshme në LA.
Ky projekt është
i gjerë dhe ka rreth 120 personazhe, 80 prej tyre kërkojnë aktor dhe aktore
specifikisht të dedikuar për rolet në fjalë, por në përgjithësi kërkon rreth
250 pjesëmarrës, ushtarë dhe statistë të ndryshëm.
“Pjesëmarrja
e aktorëve është e rregulluar në atë mënyrë që përgjatë procesit të animacionit
angazhohen sipas nevojës. Momentalisht i angazhuar në rolin e Zhakut është
Dukagjin Podrimaj, në rolin e ‘Babait të Verbër’ është i angazhuar Shaqir Bejta
dhe në rolin e ‘Motrës së Zhakut’ është e angazhuar Vjosë Tasholli.
Duhet ta
kemi parasysh që të njëjtin rol mund dhe do ta ndajnë disa aktor, roli ndahet në
tri pjesë; lëvizjet e trupit, lëvizjet e fytyrës dhe zëri (Voice Over).”
Për ‘Voice
Over’ (zërin) produksioni po bën përpjekje që të angazhojmë edhe aktor të
njohur Hollywoodian anëtarë të Motion Pictures Association, disa prej tyre
tashmë edhe i kanë kontaktuar.
Ashtu si në
secilën fushë kur diçka realizohet për herë të parë në një vend, respektivisht
në Kosovë, ku përkrahja për këtë tip filmi mungon. Duke pas parasysh këtë fakt,
filmi i animuar në Kosovë ka vështirësi të dyfishta.
“Problemi
elementar është mungesa e informacionit praktik, mungesa e përvojës, prandaj gjithçka
deri më tash na ka marr kohë dy herë më shumë se që duhet, sepse secilin
problem praktik, kryesisht teknologjik, është dashtë ta zgjidhim me forcat tona”,
ka treguar Ilirjana rreth vështirësive.
Pjesa
teknike është elementi i parë që duhet krijuar kushtet e përshtatshme për të
nisur xhirimet, por neoFILMS kanë arritur të kompletojnë një ekip mjaft të mirë.
“Duke e pas
parasysh që jemi kompania e vetme në Kosovë e këtij lloji (full SGI VFX) ka qenë
e vështirë të krijohet ekipa adekuate, por sot kemi një ekipë prej rreth 25
vetash shumë profesionist dhe pothuajse secili nga ta është generalist, veçanti
e rrallë në këtë fushë. Kemi organizuar trajnime të ndryshme, kryesisht online
dhe sot dy nga ekipa jonë janë të licencuar nga Autodesk Maya; Valon Iseni dhe
Diar Pepiqi, gjithashtu brenda vitit presim që së paku edhe pesë të tjerë të licencohen.
Licencimi nga kjo kompani gjigande dëshmon që realisht edhe ne mund të jemi
konkurrent për botën sa i përket realizimit dhe kualitetit në fushën e 3D dhe
animacionit. Është shumë e rëndësishme të përmendet gatishmëria e të rinjve tanë
dhe potenciali i jashtëzakonshëm që po tregojnë në këtë fushë.”
Filmi është
në gjuhën angleze dhe është duke u punuar për tregun amerikan, por filmi pritet
të jetë shumë i suksesshëm edhe në Kosovë.
“Filmi “Zhak”
do të shpërndahet në gjithë botën dhe kemi besim se po të njëjtin sukses do ta
ketë edhe në Kosovë, duke pasur parasysh që gjithçka është produkt 100% i Kosovës.”
Filmi ka një
buxhet të madh prej afër 4 milionë euro, por kjo shumë sipas regjisores nuk është
e mjaftueshme.
“Në fakt buxheti prej 4 milion eurosh është buxhet tepër i ulët për natyrën e filmit “Zhak”, nëse ky film me të njëjtin kualitet do të prodhohej në USA, buxheti i nevojshëm për të do të duhej të ishte së paku rreth 90 milion euro. Deri këtu i gjithë investimi ka qenë me baza vullnetare dhe të gjithë investitorët janë të publikuar në IMDb. Aktualisht jemi në diskutime me investitor vendor dhe të jashtëm në mënyrë që investimin prej 4 milionësh ta bëjmë së paku 10 milion.”
Për kohës se
kur pritet premiera, regjisorja Bejta ende nuk mund të japë një kohë të
caktuar, por megjithatë dihet që premiera do të jepet në Los Angeles.
“Duke e pas
parasysh natyrën e filmit dhe kërkesën e jashtëzakonshme teknologjike dhe për
shkak të problemeve eventuale teknike, është herët të përcaktohet premiera. Ndërsa
premiera do të bëhet në Los Angeles dhe me disa nga distribueret që kemi kontakt
kanë shpreh interes që të mos kufizohemi me vetëm një premierë. Përveç në US,
projekti do të dal njëkohësisht nëpër të gjitha kinematë botërore.”
Filmi “Zhak”
është duke u punuar me kujdes të veçantë dhe pretendimet nuk janë vetëm
komerciale, por edhe artistike.
“Vet fakti që
do shpërndahet në US dhe do të ketë të angazhuar dy ose më shumë anëtarë të Motion
Pictures Association e bënë kandidat potencial për pjesëmarrje në “Oscars”.
Gjithashtu natyra e filmit “Zhak” është natyrë që përfshinë shikueshmëri nga grupmosha
të ndryshme dhe nga shpërndarja botërore padyshim që presim edhe përfitime”.
Krejt për fund ajo nuk harroi të falënderoj ekipin e filmit pa të cilët realizimi do të ishte i pamundur: Valon Iseni, Jeton Dajakaj, Valmir Gashi, Diar Pepiqi, Dardan Ejupi, Yll Sulejmani, Bekir Avdiu, Denis Deliu, Viktor Gashi, Dardan Rexha, Elvi Krasniqi, Vissar Rexha, Gramoz Hoxha, Endrit Gjini, Flamur Gashi, Korab Cena, Endrit Vitija, Sadik Sejdiu. / KultPlus.com
Me skenar e regji nga Ilirjana Bejta dhe Dalip Gashi, filmi i animuar i metrazhit të gjatë, zhanër realizëm magjik ‘Zhak’, i cili pat nis xhirimet në shkurt të vitit 2016-të, tashmë është thuajse në përfundim, shkruan KultPlus.
‘Zhak’ është filmi i parë shqiptar i animuar i metrazhit të gjatë që është i bazuar në përrallat shqiptare popullore. Koha e ngjarjes bie diku në fillimet e mesjetës ndërsa për KultPlus, vetë regjisorja Ilirjana Bejta në një intervistë të mëhershme pati treguar që është një ngjarje universale, pa një vend të caktuar.
“Filmi është në gjuhën angleze dhe është duke u punuar për tregun amerikan, marrëveshjet për distribuim është eventualisht co-produksionet do të bëhen publike në funt ë muajit nëntor të këtij viti”, pati thënë për KultPlus Bejta.
‘Zhak’ është realizim i neoFILMS, me producent Dalip Gashi ndërsa filmi pritet të përfundohet në vitit 2019.
Krejt në fund, Ilirjana Bejta, pati përmendur më meritorët për realizimin dhe mundësimin teknik dhe teknologjik të projektit 3D, artistët dhe në përgjithësi stafin e neoFILMS që janë: Valon Iseni, Ardian Gashi, Jeton Dajakaj, Kujtim Makolli, Dardan Ejupi, Diar Pepiqi, Valmir Gashi, Yll Sulejmani, Denis Deliu, Visar Zeqiri, Viktor Gashi, Arber Hashani, Malsor Bejta, Dardan Rexha, Elvi Krasniqi, Sadik Sejdiu, Valon Ymeri./ KultPlus.com https://www.imdb.com/title/tt7682340/
Me skenar e regji nga Ilirjana Bejta dhe Dalip Gashi, filmi i animuar i metrazhit të gjatë, zhanër realizëm magjik ‘Zhak’, tashmë ka nis xhirimet.
‘Zhak’ është një film i animuar që është i bazuar në përrallat shqiptare popullore. Koha e ngjarjes bie diku në fillimet e mesjetës ndërsa për KultPlus, vetë regjisorja Ilirjana Bejta ka treguar që është një ngjarje universale, pa një vend të caktuar.
“Filmi është në gjuhën angleze dhe është duke u punuar për tregun amerikan, marrëveshjet për distribuim është eventualisht co-produksionet do të bëhen publike në funt ë muajit nëntor të këtij viti”, tha për KultPlus Bejta e cila vazhdoi tutje të tregoi se një pjesë e vogël nga filmi ‘Zhak’, është realizuar dje me aktorët Rebeka Qena si Goldenhair dhe Dukagjin Podrimja si Zhak.
“Kjo pjesë është realizuar me teknologjinë e avancuar për animacion Body Motion Capture, e para e këtij lloji në Kosovë dhe qëllimi i kësaj pjese është dëshmia e natyrshmërisë së lëvizjeve, e cila do të prezantohet në Los Angeles muajin e ardhshëm”, theksoi skenaristja dhe regjisorja e filmit.
‘Zhak’ është realizim i neoFILMS, me producent Dalip Gashi ndërsa filmi ka nis të punohet që nga fillimi i vitit 2016-të dhe pritet të përfundohet në fund të vitit 2018.
“Kualiteti i fotografisë është 4K, ndërsa pamja është 3D mbështetur nga teknologjia RealD 3D dhe IMAX”, u shpreh Ilirjana.
Krejt në fund, Ilirjana Bejta, përmendi më meritorët për realizimin dhe mundësimin teknik dhe teknologjik të projektit 3D, artistët dhe në përgjithësi stafin e neoFILMS që janë:
Valon Iseni, Ardian Gashi, Jeton Dajakaj, Kujtim Makolli, Dardan Ejupi, Diar Pepiqi, Valmir Gashi, Yll Sulejmani, Denis Deliu, Visar Zeqiri, Viktor Gashi, Arber Hashani, Malsor Bejta, Dardan Rexha, Elvi Krasniqi, Sadik Sejdiu, Valon Ymeri./ KultPlus.com