Kompania e veshjeve, Pour Moi, ka bërë një studim lidhur me popullin më tërheqës në botë. Sipas studimit, India renditet në vendin e parë, SHBA në të dytin dhe më pas vjen Suedia.
Ky studim ka publikuar 50 shtetet që kanë popujt më tërheqës, përsa i përket pamjes fizike, kryesisht fytyrës, por jo vetëm. Shqiptarët renditen në vendin e 47-të.
Renditja u krijua nga një analizë e mijëra postimeve në Reddit. Sipas artikullit, thuhet se është analizuar çdo postim i Reddit dhe më pas u krijua një rezultat duke marrë parasysh numrin e postimeve, komenteve dhe votave pozitive.
Përsa i përket meshkujve, është Anglia që i ka më tërheqës, India vjen e dyta, e ndjekur nga Italia, SHBA dhe Suedia në vendin e pestë.Tabela për vajzat më tërheqëse kryesohet nga India, Japonia në vendin e dytë, Suedia në të tretin, Polonia në të katërtin dhe Italia në vendin e pestë.
Panairi Shtetëror i Kolorados në SHBA, mbajti së fundmi konkursin e tij vjetor të artit. Dhe një nga çmimet kryesore shkoi për një imazh të krijuar nga Inteligjenca Artificiale (AI), me nxitjen e Xhejzën Alen. Ai përdori një platformë të quajtur “Midjourney” për ta shndërruar tekstin në një vepër arti.
Artistët e metodës tradicionale të pikturimit janë të shqetësuar nga ky zhvillim. Ata habiten sesi dikush që shtypi vetëm një varg fjalësh në tastierën e kompjuterit tij, dhe në fund shtypbutonin “Enter” konsiderohet tani një anëtar i komunitetit të tyre.
Pavarësisht se në cilën anë të debatit do të rreshtoheni, nuk mund ta mohoni se vitin e kaluar, bota e artit e AI – dhe teknologjia në përgjithësi – kanë ecur me ritme jashtëzakonisht tëshpejta. Tani nuk kemi vetëm art të prodhuar nga Inteligjenca Artificiale, por edhe robotë që drejtojnë restorante, apo edhe lente kontakti inteligjente. Po si do të funksionojë bota pas 20 vjetësh? Ja cilat 4 inovacionet kryesore teknologjike, të cilat mund ta transformojnë potencialisht të ardhmen tonë.
A mund t’i ndihmojë Inteligjenca Artificiale të paprivilegjuarit?
Deri në vitin 2042, është shumë e mundur që një njeri të mos e shkruajë këtë artikull. TajlerKouen thotë se AI mund të sjellë ndryshime të mëdha në sektorin e njohurive. “Softueri mund të shkruajë tashmë artikuj të thjeshtë lajmesh, sidomos për ngjarje të standardizuara si raportet ekonomike apo rezultatet e aktiviteteve sportive. Edhe pagat e gazetarëve do të bien në përputhje me rrethanat”- shkruan ai.
Taljer thekson se AI ka potencialin të jetë një barazues i madh për botën. Inteligjenca artificiale ka efekte pozitive, pasi do t’i bëjë mallrat dhe shërbimet më të lira, në dobi të tëgjithëve. Por megjithëse teknologjia mund të zhdukë disa vende pune që sot mbulohen nga njerëzit, ajo nuk mund të zëvendësojë të gjithë sektorin e shërbimeve.
Punë si kopshtaria dhe hidraulika janë shumë më të vështira për t’u automatizuar, ndaj ne do të kemi ende nevojë për njerëzit që riparojnë lavamanët apo që rregullojnë gardhet. Ndryshimi kryesor në sektorin e vendeve të punës mund të vijë në formën e rikualifikimit, një detyrë që do të bëhet shumë më e zakonshme në vitet e ardhshme.
A mund të prodhohet një makinë elektrike pa humbur miliarda dollarë?
Një nga revolucionet teknologjike më premtuese që ka ndodhur vitet e fundit janë makinat elektrike. Kemi dëgjuar shumë për Teslën dhe Elon Musk. Por tani në këtë treg po hyjnëshumë lojtarë të tjerë. Kompanitë startup si “Rivian” dhe “Lucid”, janë tashmë të preferuarat e publikut në garën për të krijuar makinën elektrike më efikase.
Por Kris Brajant thotë se ka shumë pengesa në prodhim. Sipas tij problemi nuk qëndron dhe aq tek fitimi i klientelës sesa në normën e prodhimit aktual të makinave, që nuk është ende e kënaqshme. Edhe kompani të reja që kanë hyrë në këtë treg, po përjetojnë një periudhë të vështirë.
Kompania “Arrival”, që prodhon furgonë elektrikë në Britani, u tha në fillim investitorëve se do të prodhonte 600 furgona këtë vit. Por ajo e ka reduktuar prodhimin e saj në 20 automjete këtë vit, pra vetëm 3 për qind të sasisë që premtoi. Nga ana tjetër, në vend se të prodhojëmakina në vend, “Fisker”, një kompani tjetër në këtë fushë, ka vendosur t’ia transferojë prodhimin e tij një prodhuesi që ka pak më shumë përvojë në këtë fushë.
A jemi duke ndërtuar një zinxhir furnizimi për të mposhtur ndryshimet klimatike?
Një sektor tjetër që mbart mbi shpinë të ardhmen e planetit tonë, është industria që bazohet tek energjia diellore, e cila po drejton edhe tranzicionin energjeti. “Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm përsa i përket tranzicionin energjetik. Askund tjetër nuk po shpenzohen aq shumëpara sesa në energjinë diellore”– shkruan Dejvid Fikling.
Ai zbuloi se ndërtimi i zinxhirit të furnizimit me energji diellore, që na duhet për të arritur zero emetime të gazeve ndotëse në atmosferë, po ecën me shpejtësi të madhe. Çelësi i suksesi është një gjysmëpërçues i quajtur polisilikoni diellor. “Bumi i energjisë diellore gjatë 2 dekadave të fundit ka sjellë ndërtimin e një morie panelesh diellore me fuqi prej 971 Gigavat”- thekson ai.
A do t’i zëvendësojnë lentet e kontaktit ekranet e telefonave tanë?
Kur isha fëmijë, isha e fiksuar pas “Spy Kids”, dhe konkretisht syzeve inteligjente. Tani mbi 20 vjet pas daljes në kinema të atij filmi, ne kemi një prototip për diçka edhe më fantastike: lentet e kontaktit inteligjente ! Parmi Olson vizitoi së fundmi ambientet e “Mojo Vision”, një kompani që është e specializuar në zhvillimin e teknologjisë në një nivel tjetër.
“Unë mendoj se ndryshimi më i madh do të ndodhë në realitetin e shtuar, ku syzet ose lentet e kontaktit do të shfaqin informacione mbi botën përreth nesh, në mënyrë që të mund të shohim njëkohësisht botën online dhe atë reale”-shkruan Parmi. /Bloomberg/ KultPlus.com
Popullsia e botës pritet të arrijë në 8 miliardë njerëz rreth 15 nëntorit, sipas një parashikimi të Departamentit të Kombeve të Bashkuara për Çështjet Ekonomike dhe Sociale të publikuar sot, Ditën Ndërkombëtare të Popullsisë.
Sipas të njëjtit burim, India do të kalojë Kinën në vitin 2023 dhe do të bëhet vendi më i populluar në botë.
“Ndërsa presim lindjen e banorit të 8,000,000,000-të të Tokës, kjo ngjarje duhet të jetë një kujtesë e përgjegjësisë që ndajmë për t’u kujdesur për planetin tonë dhe ofron një moment për të menduar se cilat janë premtimet që i kemi bërë njëri-tjetrin, por nuk i respektuam”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në mesazhin e tij për Ditën e Popullsisë.
“Është gjithashtu një mundësi për të festuar diversitetin tonë, për të njohur njerëzimin tonë të përbashkët dhe për të admiruar përparimet në shëndetësi që kanë zgjatur jetëgjatësinë dhe kanë ulur ndjeshëm normat e vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve”, vazhdon ai,
Sipas Departamentit të Organizatës që bëri këtë parashikim, popullsia e botës po rritet aktualisht me ritmin më të ngadaltë që nga viti 1950. Popullsia e botës mund të arrijë rreth 8.5 miliardë në 2030 dhe 9.7 miliardë në 2050. , duke arritur kulmin në 10.4 miliardë në vitet 2080 dhe duke qëndruar në këtë nivel deri në vitin 2100.
Ndërsa ka një rënie neto të nivelit të lindjeve në shumë nga të ashtuquajturat vende të zhvilluara, rritja e popullsisë që pritet në dekadat e ardhshme do të përqendrohet, me më shumë se gjysmën, në tetë vende, sipas OKB-së. Këto janë Republike Demokratike e Kongos, Egjipti, Etiopia, India, Nigeria, Pakistani, Filipinet dhe Tanzania. /abcnews.al / KultPlus.com
Bota po përballet me Omicron, i cili ka gjeneruar një valë paniku globale: fillimisht në tregje, të cilat u zhytën nga frika e një ringjalljeje jetike të emergjencës Covid, më pas midis shteteve dhe tani me kufizimet e udhëtimit.
Varianti u zbulua në Afrikën e Jugut në fillim të nëntorit. Omicron ka përmban 32 mutacione në proteinën Spike, dhe është shumë më ngjitës se variantet e tjera.
1) A shkakton varianti sëmundje më të lehtë?
Sipas të dhënave nga Anglia, të infektuarit me Omicron kanë 50% më pak gjasa që të shkaktojnë simptoma më të rënda dhe 70% më shumë gjasa të shtrohen në spital.
2) A zhvillojnë të njëjtat simptoma të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit?
Sipas të dhënave nga i njëjti raport, personat që kanë marrë 3 doza kanë 80% më pak gjasa të shtrohen në spital në krahasim me personat që nuk janë vaksinuar. Në një tjetër studim, personat që kanë marrë 3 doza kanë 68% më pak gjasa të zhvillojnë simptoma të rënda.
3) Pse varanti Omicron shkakton simptoma më të lehta?
Sipas studiuesve në Hong Kong Omicron nuk prek mushkrit por rrugët e sipërme të frymëmarrjes, prandaj infektueshmëria e tij është e reduktuar dhe nuk shkakton simptoma më të rënda në krahasim me variantet e tjera.
4) A janë antitrupat monoklonal efektivë kundër Omicron?
Kur një virus pëson mutacione është e vështirë që të ketë trajtime efektive për ta parandaluar dhe diçka e tillë është vërtetuar dhe nga studimet e mëparshme. Vetëm sotrovimab ka treguar rezultate efektive, por nevojiten më shumë se 4 doza.
5) A janë barnat e reja antivirale (Molnupiravir, nirmatrelvir) tashmë në përdorim (remdesivir) efektiv kundër mikronit?
Studimet laboratorike kanë treguar se antiviralët më të rinj dhe të vjetër janë efektivë kundër variantit të ri. Por antiviralët më të rinj duhet të testohen në kushte reale dhe të tregojnë efektivitetin e tyre në një mjedis provash klinike “sterile” dhe rreptësisht të kontrolluara.
Pra ekspertët duhet të jenë të kujdesshëm në deklaratat e tyre.
6) A do të shënojë Omicron fundin e pandemisë?
Çfarë do të thotë fund? Nëse fundi nënkupton zhdukjen e virusit dhe rikthimin në normalitet, atëherë do të na duhet të presim gjatë. Nëse fundi nënkupton që virusi do të bëhet endemik, simptoma më të lehta, reduktimin e të shtruarve në spital, atëherë Omicron është ndoshta fillimi.
Por duhet të kemi parasysh që të vaksinohemi, pasi kjo do të reduktojë përhapjen e Omicron dhe shumimin./abcnews.al /KultPlus.com
Gazeta britanike, BBC, ka bërë një përzgjedhje të disa prej fotografive më të fuqishme të bëra nga fotografët e agjencive të lajmeve në mbarë botën këtë vit, përcjell KultPlus.
Më 6 janar, mbështetësit e dhunshëm të ish-presidentit kaluan barrikadat dhe hynë në ndërtesë, ndërsa Kongresi po vërtetonte fitoren zgjedhore të Joe Biden.Kamala Harris bëhet nënpresidentja e parë femër, e zezë dhe e Azisë Jugore e SHBA-së, pasi u betua në detyrë nga gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Sonia Sotomayor.Anëtarët e familjes së Vijay Raju, i cili vdiq si rezultat i koronavirusit, vajtojnë në një terren krematoriumi në fshatin Giddenahalli në periferi të Bengaluru, Indi, në maj.Një fëmijë tregon një tullumbace në Karaçi, Pakistan, pas lutjeve të Fitër Bajramit, duke shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit në maj.Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit punojnë në vendin e një kompleksi apartamentesh 12-katëshe të shembur në Surfside, pranë Miami në Florida, ku 98 njerëz u vranë më 24 qershor. Një pjesë e mbetur e bllokut të apartamenteve u shkatërrua në fillim të korrikut për shkak të frikës së sigurisë. Shkaku i shembjes është ende duke u hetuar.Gorilla malore jetime, Ndakasi, shtrihet në krahët e kujdestarit të saj, Andre Bauma, pak para vdekjes së saj në shtator në një jetimore gorillash në Virunga – parku kombëtar më i vjetër i Afrikës – në Republikën Demokratike të Kongos. Z. Bauma e shpëtoi Ndakasin si dy muajshe në 2007 pasi gjuetarët pa leje vranë prindërit e saj. Pa të afërm, rojtarët vendosën se ishte shumë e pasigurt ta linin Ndakasin të dilte në natyrë dhe kështu e rritën atë në jetimoren e gorillave.Imam Aleksander Bazarewicz thotë një lutje gjatë ceremonisë së varrimit të një refugjati sirian 19-vjeçar, Ahmed, i cili u mbyt në lumin Bug duke u përpjekur të shkonte në Poloni, në nëntor. Ceremonia u zhvillua në varrezat lokale të një komuniteti të vogël tatarët myslimanë në Bohoniki.Turmat festojnë verdiktin fajtor të ish-oficerit të policisë së bardhë Derek Chauvin jashtë Qendrës Qeveritare të Qarkut Hennepin, në Minneapolis, SHBA, në prill. Një juri e shpalli Chauvin fajtor për tre akuza për vrasjen e George Floyd: vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje nga pakujdesia.Një instalacion i titulluar Së bashku, nga Lorenzo Quinn, shfaqet pranë Piramidës së Madhe të Gizës në Kajro në tetor. Ekspozita, Forever Is Now, shfaqi skulptura rreth pllajës së Gizës, me vepra të artistëve bashkëkohorë egjiptianë dhe të huaj.Qindra afganë hipin në bordin e një aeroplani të ngarkesave ushtarake amerikane ndërsa largohen nga Kabuli pas pushtimit të vendit nga talebanët në gusht. Uebfaqja amerikane e analizave të mbrojtjes Defence One raportoi se një zyrtar amerikan kishte thënë se ekuipazhi kishte vendosur se ishte më mirë të ngrihej, sesa të detyronte njerëzit të largoheshin nga avioni.Zëvendës sekretarja kryesore e shtypit Karine Jean-Pierre u bë gruaja e parë me ngjyrë në 30 vjet që organizoi një konferencë të përditshme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, SHBA, në maj. “Është një nder i vërtetë të qëndrosh këtu”, tha ajo. “Por unë besoj se të qenit pas këtij podiumi, të qenit në këtë ndërtesë, nuk ka të bëjë me një person; ka të bëjë me atë që ne bëjmë në emër të popullit amerikan.”Një punonjës shëndetësor mjekësor që kryen vizita derë më derë i injekton një gruaje vaksinën AstraZeneca Covid-19 në Siaya, Kenia, në maj.Sipërfaqja e Marsit e parë nën roverin Mars Perseverance në shkurt. NASA ndau qindra imazhe të planetit ndërsa roveri filloi misionin e tij për të gjetur shenja të jetës së lashtë dhe për të mbledhur mostra të shkëmbinjve dhe regolithit (shkëmbi dhe dheu i thyer) për një kthim të mundshëm në Tokë.Në gusht, Julio Cesar La Cruz nga Kuba pozoi për foto pasi fitoi boksin e peshave të rënda për meshkuj në Lojërat Olimpike Tokio 2020.Pjesa e brendshme e një shtëpie të dëmtuar nga tornado në Mayfield, Kentaki, SHBA, në dhjetor. Tornadot pushtuan shtetin, me zyrtarët që thanë se ishin më shkatërruesit në historinë e Kentakit. Më shumë se 70 persona dihet se kanë vdekur.Vullnetarët vendas mblidhen në një fushë të hapur dhe presin të mbështesin zjarrfikësit gjatë një zjarri pranë fshatit Kamatriades, ishulli Evia, GreqiAjsbergët shihen në grykën e fjordit të akullit Jakobshavns në perëndimin e diellit pranë Ilulissat, Grenlandë, në shtator.Matt Stutzman, nga SHBA, i njohur si Shigjetari pa krahë, konkurron kundër Marcel Pavlik të Sllovakisë në garën individuale të komponimit të harkut për meshkuj në Lojërat Paralimpike Tokio 2020 në gusht.Reperi amerikan Lil Nas X në Met Gala 2021 – një nga ngjarjet më të mëdha dhe më me yje të modës – në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, në shtator. Gala u rikthye pasi u anulua vitin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.Dy astronautë me kostume hapësinore marrin pjesë në një mision në Kraterin Ramon në shkretëtirën Negev të Izraelit, i projektuar për të ndihmuar në përgatitjen për një ulje të ardhshme në Mars, në tetor. Forumi Austriak i Hapësirës dhe Agjencia Hapësinore e Izraelit po bashkëpunojnë në misionin tre-javor.
Bota ishte e mbushur me befasi nga më të ndryshmet në vitin 2021, derisa viti i ardhshëm do të na pres në vitin e tretë pandemike, pa zgjidhje dhe me probleme të ndryshme. /KultPlus.com
*Photos are taken by:AFP, Getty Images and Reuters*.
Teleskopi hapësinor “James Webb” i NASA-s, i krijuar për t’i dhënë mundësi botës të shohë se si ishte universi kur u formuan galaktikat e para, u lëshua me raketë të shtunën herët nga bregu verilindor i Amerikës së Jugut, duke hapur një epokë të re për astronominë.
Teleskopi me rreze infra të kuqe prej 9 miliardë dollarësh, i përshkruar nga NASA si observatori më i specializuar i shkencave hapësinore i dekadës së ardhshme, u transportua me një raketë Ariane 5 që u nis drejt hapësirës rreth orës 7:20 të mëngjesit me kohën e Amerikës Veriore nga baza e nisjes së Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) në Guajanën Franceze.
Lëshimi në hapësirë në Ditën e Krishtlindjes, u transmetua drejtpërdrejt në internet nga NASA dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës.
“Nga një pyll tropikal deri në skajin e vetë kohës, teleskopi ‘James Webb’ fillon rrugëtimin drejt lindjes së universit,” tha një komentator i NASA-s.
Pas një udhëtimi hipersonik 27-minutësh në hapësirë, instrumenti 6,350 kilogramësh u lëshua nga raketa franceze në lartësinë rreth 1300 km mbi tokë.
Teleskopi Webb do të lundrojë nëpër hapësirë për dy javë dhe pritet të arrijë në destinacionin e tij në orbitën diellore 1 milion e 600 mijë kilometra, rreth katër herë më larg se hëna.
Për ta krahasuar, paraardhësi 30-vjeçar i Webb-it, teleskopi hapësinor Hubble, rrotullohet rreth Tokës nga 547 kilometra lartësi.
Webb është rreth 100 herë më i ndjeshëm se Hubble dhe pritet të transformojë të kuptuarin e shkencëtarëve për universin dhe vendin që ka toka në raport me të. tonë në të.
Teleskopi e merr emrin nga njeri që drejtoi NASA-n gjatë pjesës më të madhe të dekadës së zbulimeve të mëdha të saj në vitet 1960./ VOA /KultPlus.com
Këto ditë doli nga shtypi numri 3 i revistës PEN Kosova, organ letrar i PEN Qendërs së Kosovës.
Revista është 220 faqeshe dhe ka punime nga gjini të ndryshme letrare.
Në numrin e fundit të revistës. PEN Kosova 3, janë përfshirë punime të autorëve nga Kosova, Shqipëria e bota me poezi, prozë, kritikë dhe eseistikë, etj.
Revista ka botuar një numër poezish të autorëve polakë të cilat në shqip nga polonishtja i ka sjellë poeti dhe përkthyesi, tash i ndjerë, Mazllum Saneja.
Kështu lexuesi i PEN Kosova ka rastin ta rinjihet me poetët Ceslaw Milosz, Tadeus Rosewicz,Wislawa Symborska, Zbigniew Herbert, Ewa Lipska, Adam Zagajewsky.
Janë botuar edhe një cikël poezish nga Sadik Bejko, Milazim Krasniqi, Demë Topalli dhe José Angel Buesa.
Në prozë janë prezentuar shkrimtarët Gotfried Keler (përkthyer nga gjermanishtja nga Naim Kryeziu), Besnik Mustafaj, Binak Kelmendi dhe Tom Kuka.
Revista sjell një sërë punimesh edhe nga eseistika e kritika letrare.
Në këtë fushë është me interes punimi i Ibrahim Berishës me titull “Autori, autoriteti dhe arti” si dhe shkrimi Kriza e letërsisë komparative e Rene Wellek përkthyer nga Osman Gashi.
Nga studiuesja dhe përkthyesja e ndjerë Sazana Çapriqi është botua studimi i saj me tiullin “Gjuha si mjet komunikimi”.
Pasojnë shkrimet nga kjo fushë nga autorët Artan Kransiqi (Artet zejtare që s’janë më në Prishtinë) dhe ai i Dardan Lajçit (Natyra dhe trashëgimia socio-kulturore në Bjeshkët e Nemuna) ndërsa Morelle Smith vjen me një vështrim mbi poezinë e Sali Bashotës.
Revista sjell edhe studimin e Avni Spahiut për shkrimin e Obri Hepbertit kushtuar shqiptarëve në Jemen në fillimin e shekullit XX.
Ky numër sjell edhe intervistën e kryetares së PEN Qendrës së Shqipërisë Entela Kasi me nënkryetarin e PEN International Eugene Schoulgin
Disa nga punime të kësaj reviste janë botuar në gjuhën angleze. /KultPlus.com
Bota çdo ditë e më shumë është duke u fokusuar në zhvillimin e teknologjisë dhe rrjedhimisht që përmes saj të bëhet ulje e madhe e ndotjes në vendin që po jetojmë, transmeton KultPlus.
Problemi i ndotjes konsiderohet si një problem global që nuk po gjen zgjidhjen e duhur për t’u “zhdukur” përgjithmonë.
Trendet e fundit të makinave, trotinetëve e motorëve elektrikë të cilët nuk ndikojnë aspak në ndotje, kanë gjetur zbatim të madh edhe në Kosovë, gjegjësisht në Prishtinë,.
Së fundmi është konfirmuar se “e-taksi” apo të ashtuquajturat taksitë me vetura elektrike do të jenë të pranishme edhe në Prishtinë.
Këtë gjë e ka bërë të ditur Fidan Hallaqi, i cili ka konfirmuar se veçse kanë marr licencim për një flotë të taksive me vetura elektrike në Prishtinë.
“Së shpejt në partneritet me Volkswagen, qytetarët dhe vizitorët e Prishtinë do të përjetojnë nga afër udhëtimin pa ndotje dhe me një komoditet të lartë”, ka shkruar ai.
Një kompani e taksive në Londër po planifikon që të zëvendësojë tërë taksitë e tyre me vetura elektrike në vitin 2023. /KultPlus.com
Nëse njerëzit do pushonin së ekzistuari, 3.5 milion ton mbeturina nga Japonia dhe në Kaliforni do të mbeteshin të mbledhura. Kjo do të thotë se shumë mbeturina plastike, do të endeshin’ nëpër rrugë, pyje dhe oqeane.
Nuk do të ishte për t’u habitur nëse do të zgjoheshim 1000 vjet më vonë dhe do të kishim ende gota plastike të McDonalds. Por, kjo gjë nuk do të kishte vetëm anë negative, pasi mungesa e njerëzve do t’i bënte një ton të mira planetit dhe të gjitha tipareve të tij, transmeton KultPlus.
Më poshtë do të gjeni disa hiporeza surreale që do bëheshin reale nëse do të flinim për 1000 vjet. / KultPlus.com
1. Pyjet do të rriteshin kudo në botë
2. Një numër gjigant ndërtesash do të ishin shembur
3. Shumica e kafshëve shtëpiake do të zhdukeshin
4. Shumë nga monumentet e botës do të ishin histori
Pas një dimri të ashpër e të gjatë, njerëzit në lashtësi mirëprisnin ardhjen e pranverës përmes riteve të shumta, disa prej të cilave janë trashëguar edhe sot në botën moderne.
Kremtimi i ndryshimit të ciklit natyror, bëhej për të festuar jo vetëm ardhjen e një stine të re, por edhe ardhjen e ditëve më të gëzuara, të begata dhe të mbara.
Për mijëra vjet, njerëzit kanë festuar këtë kohë të “ringjalljes” përmes festivaleve apo ritualeve misterioze, atë që për shkencën njihet si ekuinoksi i pranverës (termi latin “ekuinoksium”, që do të thotë “barazi midis ditës dhe natës”).
CNN Travel rendit disa nga vendet e ndryshme në botë që akoma dhe sot ndjekin disa prej këtyre traditave të trashëguara. Shumë prej tyre janë një rimarrje nga fetë monoteiste, por rrënjët e tyre datojnë shekuj më parë.
Nevruzi (Viti i Ri Persian), pavarësisht se sot kremtohet kryesisht nga bektashianët, përfaqëson një nga festimet më të vjetra të njerëzimit, që shkon prapa mijëra vjet më parë dhe festohet nga më shumë se 300 milionë njerëz. Kjo përfshin Iranin, si dhe vendet që kanë ndjerë ndikimin persian gjatë epokave si Ballkani, Pellgu i Detit të Zi, Kaukazi, Azia Qendrore dhe Lindja e Mesme.
Dita e Ekuinoksit Vernal: Japonia, është një nga vendet e tjera në botë, që mirëpret përmes festash ardhjen e stinës së luleve. Traditë është bashkimi me njerëzit e familjes dhe vizitat në vende të shenjta. Simbolikë e kësaj feste, që tashmë është kthyer edhe në simbolin e Japonisë, është lulja e qershisë.
Holi, një tjetër festë aziatike, një festival shumë i vjetër, përmendet për herë të parë në një poezi të shekullit të katërt. Një festë kombëtare kjo në Indi e njohur për pluhurat me ngjyra të ndezura, me të cilat njerëzit mbulojnë veten dhe të tjerët.
Në Spanjë, në qytetin e Kordobës, çdo pranverë organizohet “Festival del Patios”, një ritual i mbrojtur nga UNESCO. Shtëpitë, rrugët dhe i gjithë qyteti mbushen me lule, si karafila, trëndafila dhe barbaroza.
Ballkani, po ashtu, kremton ardhjen e pranverës përmes traditave pagane të trashëguara deri më sot. Tradita që përfshijnë receta me bimë të ndryshme, festa karnavalesh, ndezje zjarresh dhe kapërcimi i tyre.
Paraardhësit tanë kishin një vetëdije të mprehtë për stinët dhe lëvizjen e diellit e yjeve të tjerë. Ndaj, ata ndërtuan disa vende misterioze të vizituara gjatë solsticeve dhe ekuinokseve, që ende vizitohen.
Në Meksikë p.sh. në kompleksin e rrënojave Chichen Itza, njerëzit marshojnë çdo vit gjatë ekuinokseve të pranverës dhe vjeshtës. Në piramidën “El Castillo”, dielli i vonë i pasdites krijon iluzionin e hijes së një gjarpri që rrëshqet ngadalë nëpër shkallë. Mijëra mblidhen aty për të parë këtë spektakël dhe ka një atmosferë karnavalesh me muzikë, valltarë etj.
Në Maltë, çdo fillim pranvere në tempujt Mnajdra, që datojnë nga viti 3600 para K. deri në vitin 2500 p.K., njerëzit presin të shohin rrezet e para të diellit që kalojnë nëpër hollin kryesor të këtij vendi të shenjtë.
Në Angli, në një nga strukturat më të famshme neolitike, Stonehenge, gjatë ekuinoksit të pranverës, por edhe festave të tjera pagane, mijëra njerëz marshojnë dhe festojnë. /demokracia/ KultPlus.com
Sipas shumicës së standardeve, 2020-a ka qenë një vit i tmerrshëm, duke shkaktuar vdekje dhe përçarje në shoqëritë anembanë botës. Por nëse ai ka qenë shumë sfidues sot, si mund t’u duket historianëve kur të kthehen pas në kohë pas 50 vitesh?
Natyrisht, është e vështirë t’i jepet një përgjigje e saktë, duke pasur parasysh faktin se mënyra se si ne e shohim një ngjarje historike, varet shumë nga zgjedhjet që njerëzit
bëjnë më pas. Për shembull, ne do ta kujtonim shumë ndryshe Luftën e Dytë Botërore, nëse Amerika thjesht do të tërhiqej sërish në vetvete pasi mbaroi ai konflikt, në vend se të angazhohej pa u lodhur për të formuar rendin global të pasluftës.
Gjithsesi, viti 2020 do të lërë një goxha gjurmë në përpjekjet e ardhshme për të ndërtuar strukturën gjeopolitike të shekullit 21. Ai mund të hyjë në histori ndoshta si viti kur rendi global i drejtuar nga amerikanët filloi të shpërbëhej, ose ndoshta si viti që i dha këtij rendi njëjetë të re.
Por nga ana tjetër është e lehtë të imagjinohet se si historianët mund t`a shohin një ditë vitin 2020, si fillimin e një epoke të re të errët. Në harkun kohor të disa muajve, bota u trondit nga tronditjet strategjike që ndodhin një herë në një shekull.
Një pandemi globale vrau miliona njerëz, dhe i“ngriu” shoqëritë në të gjithë kontinentet. Bota iu nënshtrua një de-globalizimi të fortë, kufijtë u mbyllën dhe udhëtimet praktikisht ndaluan. Organet ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe G7-a, ishin të paafta për të ofruar një lloj kompetence teknokratike apo për të nxitur bashkëpunimin global.
Në frontin gjeopolitik, Kina, autokracia kryesore sot në botë, nisi një ofensivë në shumë fronte, duke demonstruar se nuk ishte më e përmbajtur, siç rekomandoi dikur Deng Xiaoping, për të fshehur aftësitë e saj, por edhe për të diktuar tonin në skenën globale.
SHBA, demokracia udhëheqëse e botës, përjetoi trazira të forta të brendshme, dhe pa se si presidenti i saj përpiqej t`a shndërronte vendin në një lloj autokracie të butë, pas një palë zgjedhjeve të kontestuara. Për më tepër, ajo që e bëri kaq të trazuar vitin që po ikën, ishte se ky vit pasoi një dekadë thellësisht traumatike.
Demokracia u tërhoq shumë në krahasim me kulmin e epokës së pas Luftës së Ftohtë. Ajo bëri shumë hapa prapa në shumë vende, në vend se të ecte përpara. Brexit dhe populizmi në rritje e kërcënuan integrimin evropian, një nga përpjekjet përcaktuese të epokës së pas Luftës së Dytë Botërore.
Globalizimi u ndesh me erëra të ashpra politike dhe gjeopolitike,ndërsa Organizata Botërore e Tregtisë u fut në ngërç, rritja ekonomike e Kinës u bë më ogurzezë,ndërsa Shtetet e Bashkuara u bënë një mbrojtëse e pasigurt e tregtisë së lirë. Revizionizmi dhe përmbysja gjeopolitike i sfiduan rendet rajonale në të gjithë Euroazinë.
Mosfunksionimi politik u bë një mënyrë jetese në SHBA. Nga kjo perspektivë, goditjet që solli 2020-a nuk ishin një rrufe në qiell të pastër. Ato ishin kriza që nxorën në pah një kalbëzim shumë të përhapur brenda institucioneve dhe rregullimeve, që e strukturuan rendin botëror të udhëhequr nga amerikanët.
Prandaj, një mundësi është që ky vit të shihet si momenti në të cilin një sistem tashmë shumë nën tension të fillojë të zhytet drejt një gjendje më anarkike dhe jo liberale. Por ekziston edhe një histori e ardhshme më shpresëdhënëse e vitit 2020.
Një nga pikat e forta të rendit të pasluftës ka qenë rezistenca e tij e jashtëzakonshme, pra fakti që shpesh sfidat kanë nxitur inovacionin konstruktiv. Për shembull, në vitet 1970 u duk se ishin ditët e fundit të fuqisë amerikane dhe ekonomisë së botës së lirë.
Kjo për shkak të tronditjes të tregut global të naftës, fundit të sistemit financiar tëBretton Woods,si dhe pengesave të shumta gjeopolitike. E megjithatë krizat çuan nëmë shumë ripërtëritje sesa rënie. Shumë shpejt SHBA-ja nisi një kundërsulm shkatërrues gjeopolitik kundër një Bashkimi Sovjetik që kishte ezauruar shumë nga burimet e tij.
Uashingtoni bashkëpunoi me aleatët kryesorë për të krijuar institucione të reja (si G7-a), për të lehtësuar kalimin në një sistem më të globalizuar. Vendet në mbarë Perëndimin përqafuan reformat pro-tregut,të cilat çuan në një vrull të ri zhvillimi.
Për pasojë, ne tani e shohim vitin 1979 – si vitin e tmerrshëm kur ndodhi Revolucioni Iranian, pushtimi sovjetik i Afganistanit dhe një recesion global i rëndë-dhe si fillimin e ri të ndikimin amerikan. Ndoshta viti 2020 do të jetë një tjetër moment i rilindjes.
Tek e fundit, ky ishte vitikur sistemi politik amerikan e korrigjoi veten, pas një flirti të rrezikshëm me një populizëm gati-autoritar të së djathtës, ndërsa refuzoi në të njëjtën kohë një populizëm destabilizues të së majtës.
Ky vit u shoqërua me përpjekje të udhëhequra nga aleatët amerikanë, për nisjen e reformimit e organizatave ndërkombëtare të dobëta, dhe krijimin e mekanizmave të rinj – si një G7 e zgjeruar – për një bashkëpunim më të thellë dhe më të gjerë demokratik.
Gjithashtu, po këtë vit u shfaq një shqetësim i rindaj fuqisë kineze jo vetëm në Amerikë, por edhe në Evropë si dhe në demokraci të tjera të përparuara:Epoka e Trump nuk përfundoi me një përçarje transatlantike mbi Kinën, por me diskutimet e para se si të bashkëpunojmë më ngushtësisht kundër kërcënimit që paraqet Pekini për botën demokratike.
Pra në mesin e errësirës së pandemisë dhe vendosmërisë autokratike, pati disa “drita” të ripërtëritjes liberale. Ne nuk mund t`a dimë ende, se cilën trajektore do të ndjekë në të . Historia është gjithmonë e kushtëzuar:Një zhvendosje prej rreth 45.000 votash në 4 shtete do të kishte rizgjedhur Donald Trump si president, duke e vendosur demokracinë amerikane dhe politikën e saj të jashtme në një rrugë shumë të ndryshme nga ajo që ndoshta do të ketë nën presidentin e zgjedhur Joe Biden.
Udhëheqja është një aspekt jetik:Se në cilin drejtim do të kthehet e ardhmja, kjo do të varet nga cilësia e zgjedhjeve dhe fuqia e retorikës e politikë-bërësve në SHBA, por dhe në vende të tjera. Së fundmi, historia përfshin shembuj të agimeve të rreme, si dhe rënieve të rreme.
Në fundin e viteve 1920, u duk se Evropa më në fund po i shpëtonte një epoke të konfliktit të egër. Por Depresioni i Madh e zhyti atë në një konflikt tjetër edhe më të egër.
Për mirë apo për keq, ne do ta shohim vitin 2020 si një “çekiç” të historisë, si një vit që i shkaktoi valë tronditëse rendit global, duke e ndryshuar atë në terma afatgjatë. Krizat mund t`a shtyjnë një sistem ndërkombëtar drejt shkatërrimit ose rigjenerimit, por ato vështirë se nuk vijnë dhe ikin pa lënë një gjurmë të qëndrueshme. / KultPlus.com
Atmosferë magjike që vjen nga larg. Krishtlindjet që festohen në mënyra të ndryshme, e të cilat bëjnë që shumë familje të mblidhen bashkë e të gëzojnë për harmoni dhe ditë më të mira
Festa e Krishtlindjeve ka pasur një histori të gjatë dhe të shumëllojshme. Prej shekujsh thuhet se është festuar në kohë të ndryshme, në vende të ndryshme dhe në mënyra vërtet të ndryshme. Mesi i dimrit ka qenë prej vitesh një kohë për të festuar në të gjithë botën.
Në Filadelfia
Në Filadelfia fëmijët presin Babagjyshin në dritare së bashku me mamin dhe babin. Ndërkohë, të rriturit tregojnë historinë e Babagjyshit me detaje magjike, më pas hahet darka tipike e vigjiljeve. Por çfarë gatuajnë banorët e këtij vendi për këtë festë?
Proshutë krishtlindjesh (një lloj mishi i pjekur), i shoqëruar me patate, panxhar të kuq dhe sallatë. Për ëmbëlsirë konsumojnë kek të vegjël me kanellë, xhenxhefil dhe reçel kumbulle. Sapo përfundojnë së shijuari, të vegjlit flenë mbi jastëk të mëdhenjtë pranë dritareve dhe si me “magji”, në mëngjes, gjejnë pakot me dhurata poshtë pemës së Krishtlindjeve.
Në Poloni
Përgatitja e një darke speciale për vigjilje, është një traditë polake. Njerëzit atje gatuajnë dhe u shërbejnë miqve dhe të afërmve, plot dymbëdhjetë pjata të ndryshme (si 12 dishepujt). Menyja, zakonisht, përmban supë me panxhar, ravioli, kërpudha, makarona me mbushje, si dhe pjata me bazë peshkun harengë dhe krapin.
Për të mos u harruar, është edhe një pjatë e madhe e mbushur me “wafer” (ëmbëlsirat tradicionale të meshës): personat e pranishëm në tavolinë, hanë secili nga një prej tyre në nder të lindjes së Jezusit Fëmijë dhe pikërisht për të, rezervojnë edhe një vend bosh në tavolinë. Në Poloni, pema e Krishtlindjeve bëhet pikërisht mbrëmjen e 24 dhjetorit.
Në Austri
Në Austri, traditat e festimeve të Krishtlindjes fillojnë që më 5 dhjetor me “çorapët” e mbushura me ëmbëlsira dhe karamele. Por, sipas zonave dhe provincave, ekzistojnë shumë tradita, të cilat duhen respektuar dhe rituale që duhen ndjekur.
Për shembull, në Korintia, të gjithë së bashku përgatisin “Kletzenbrot” ( një lloj buke me dardha të thata) dhe sallam me lakër turshi (ushqim tipik austriak për të festuar Krishtlindjet). Në Salzburg, gatuhet “Bachlkoch”, një përzierje e qumështit me miellin, ndërsa më pas ndihet kudo rënia e një kambane magjike, e cila sinjalizon ardhjen e Krishtlindjeve.
Në Zvicër
Fëmijët zviceranë e zbukurojnë shtëpinë me gjësende të veçanta prej fijesh kashte dhe me lule të kuqe, blu dhe rozë. Por jo vetëm kaq; me rastin e Krishtlindjeve, atje përgatiten edhe biskota të veçanta të cilat vendosen në çdo dhomë pranë dritareve, për të “thirrur” Babagjyshin. Mbrëmjen e vigjiljes, për të ngrënë përdoret një supë speciale prej orizi me salsiçe dhe me qofte mishi.
Shumë i përzemërt në Zvicër është edhe festimi i Santa Luçias (më 13 dhjetor). Me këtë rast, vajza e madhe (ose mamaja, nëse shtëpia ka vetëm fëmijë meshkuj) vishet si Babagjyshi: me një mjekër të bardhë, me brez të kuq dhe një kurorë me drita të ndezura. E veshur në këtë mënyrë, “Santa Luçia”, sjell një qese të madhe të mbushur me ëmbëlsira për të gjithë familjen.
Në Meksikë
Në Meksikë, festa e Krishtlindjeve zhvillohet nëntë ditë para datës 25 dhjetor. Quhet “Las navidades” dhe festimet zhvendosen nëpër kishat kryesore të vendit. Gjatë këtyre ditëve, të cilat simbolizojnë shtatzëninë e Marias, në çdo shtëpi përgatiten dhuratat e mëdha të mbështjella me letër të kuqe. Disa prej tyre mbushen me frutat e stinës, fishekzjarrë dhe kallame sheqeri.
Në prag të përfundimit të nëntë ditëve, zhvillohet një shfaqje e shkurtër, e cila njihet si “Las posadas”. Një çift troket derë më derë me qirinj të ndezur, duke personifikuar Jozefin dhe Marian që kërkojnë një vend për të kaluar natën, ashtu siç ndodh para Lindjes së Krishtit. Në mesnatë, të gjithë së bashku këndojnë dhe hapin dhuratat me bastunë, më pas shtrihen në tokë në kërkim të frytit më të mirë. / KultPlus.com
Ka pasur një rritje të madhe të katastrofave natyrore gjatë 20 vjetëve të shkuara dhe për këtë fajësohet kriza e klimës, deklarojnë Kombet e Bashkuara.
Kërkuesit drejtojnë gishtin nga liderët politikë dhe ata të biznesit që, sipas tyre, kanë dështuar të veprojnë për të minimizuar pasojat e ndryshimeve klimaterike dhe për të evituar që planeti të shndërrohet në një ferr të pabanueshëm për miliona njerëz.
“Ndërkohë, pandemia e koronavirusit, që ka vrarë më shumë se 1 milion njerëz dhe ka prekur mbi 37 milionë të tjerë, ka nxjerrë në pah dështimin e thuajse të gjitha vendeve për të parandaluar një valë vdekjesh dhe vuajtjesh, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura të ekspertëve”, thuhet në raport, transmeton Shqip.
Nga viti 2000 deri në 2019, ka pasur 7348 katastrofa të mëdha natyrore, përfshirë këtu tërmete, cunam dhe uraganë, që kanë marrë 1.23 milionë jetë njerëzish, kanë prekur 4.2 miliardë njerëz dhe kanë shkaktuar 2.97 trilionë dollarë humbje ekonomike në shkallë globale, përllogarit zyra e kombeve të bashkuara për reduktimin e rreziqeve nga katastrofat UNDRR.
Kjo është thuajse dyfishi i 4212 katastrofave të regjistruara nga 1980-1999 tha OKB në raportin e saj të fundit, kostoja njerëzore e katastrofave 2000-2019. / KultPlus.com
Eshtë një mbrëmje e mrekullueshme vere – jemi vërtet në mesin e verës, kur ditës më të gjatë të vitit ngadalë po i vjen fundi – dhe unë me Benin jemi brenda, para TV, duke parë episodin e parë të “Çernobilit”.
Si mundëm të merrnim një vendim të tillë, thjesht nuk e mbaj mend. Si të gjithë të tjerët, edhe ne i jemi kushtuar filmave, rregullimeve dhe sistemimeve për një kohë të gjatë, dhe kur Ben pa serinë televizive mes atyre më të rekomanduarave, më pyeti se çfarë mendoja. E kisha tashmë, por ai, nga frika se mos ndjente shumë tmerr, ia kishte kursyer vetes.
Tani ishte ai që më kërkonte një mendim… dhe në atë moment, mendja ime më luajti një rreng të pabesë. Për një moment më mbeti kujtimi i një serie televizive shumë të bukur – melankolike, apasionante dhe me atmosferë përfshirëse – dhe në një farë mënyre, harrova krejt se ishte edhe e errët, e frikshme.
Sapo filluam ta shohim, u vetëdijësova për gabimin tim. Jashtë dielli ka perënduar tashmë, dhe rrezaton hije të gjelbëra mbi oborr. Dëgjohet mulizeza në pemën e vet të zakonshme dhe zërat e mbytur të njerëzve, njerëzve të ndjeshëm, teksa kalojnë para shtëpisë.
Dhe ndërkohë ne jemi këtu, në dritën e errët të dhomës sonë të ndenjes, duke parë një njeri që kryen vetëvrasje duke varur veten dhe një tjetër në grahmat e vuajtjeve mizore të shkaktuara prej djegies së rrezatimit, ndërsa fëmijët luajnë në mesin e pluhurit radioaktiv. Shikoj Benin, në anën tjetër të dhomës, dhe vërej se ai i ka sytë përtokë.
Një çast më vonë fikim televizorin dhe dalim në dritën e muzgut: krah për krah, gati pa thënë asnjë fjalë, të zhytur në muzgun e qetë.
Por edhe aty, vazhdoja të pyesja veten: “Si munda ta harroj gjithë atë tmerr? Si munda ta arkivoj në mendje serinë, si një vepër të realizuar shumë mirë, duke eleminuar nga kujtesa impaktin e saj emocional?” Ky mendim është i lidhur me një tjetër, që ende më pushton: “A ka ndryshuar diçka brenda meje? Ky ndërgjegjësim dhe sensibilizim i shtuar, kjo ndjeshmëri dhe tmerr për egërsinë e botës, a ka qenë gjithmonë brenda meje, i groposur nga përditshmëria dhe shpërqendrimi? Apo ishin muajt e fundit që më bënë të zhvilloja një vetëdije të ndryshme?”.
Disa ditë më vonë jemi në makinë, duke shkuar për të takuar disa miq: dalja jonë e parë, rreth njëzet minuta udhëtim në drejtim të Londrës perëndimore. Xhiroja në WestWay është diçka që gjithmonë e kam dashur, sepse më bën të ndjehem në shtëpi, e lumtur që jetoj në Londër. Sidoqoftë, sot është sikur shqisat e mia janë sulmuar nga të gjitha anët; gjithçka duket se ecën më shpejt dhe me një vëllim më të lartë se më parë, pa ndalim. Dhe mendoj përsëri për batutën që i atribuohet aktorit Ernest Thesiger, kur i kërkuan të përshkruante përvojën në llogore pas Luftës së Parë Botërore: “O Zot”, u përgjigj, “çfarë zhurme! Dhe sa shumë njerëz!”.
Frika nga errësira
Nuk duroj dot nivelin e histerisë që më kap kur largohem nga shtëpia dhe nuk më pëlqen të kuptoj se tani, në qytetin që e dua aq shumë, ndihem e vogël dhe e brishtë. Energjia e vetë qytetit, që më parë më karikonte, tani duket kërcënuese për mua dhe pyes veten nëse ndryshimi që ka ndodhur tek unë, është i përhershëm apo i përkohshëm, dhe si do të kthehem në jetën time të dikurshme. Apo nëse do të ketë një mënyrë të re dhe të ndryshme të të jetuarit.
Periudha e izolimit po përfundon, të paktën tani për tani, dhe filloj të takoj përsëri miq … Filloj të kem frikë se jam bërë jo vetëm më e ndjeshme, por edhe më e mërzitshme, por mbase kjo ka ndodhur për të gjithë ne. Dhe pyes veten: “O Zot! Por më parë, për çfarë bisedonim?”
Një mëngjes, përsëri, duke kaluar pranë varrezave përpara kishës, vërej një pllakë që mban një mbishkrim në gjuhën latine: “Post tenebra lux, pas errësirës vjen drita”.
Më rikthehet në mendje Çernobili dhe se si reagimi im, kur e pashë për herë të parë, ishte shumë në përputhje me magjepsjen për errësirën, në artin shprehës që mbizotëron në kohërat tona. Mendoj përsëri se sa shumë ne i kushtojmë rëndësi veprave ngacmuese, pa zbutje, të cilat na e bëjnë gjakun të ngrijë, dhe se si komeditë me zor konsiderohen në ceremonitë e ndarjes së çmimeve.
Kam filluar të kem frikë nga errësira, mbase sepse për momentin nuk e di se çfarë fshihet aty. Dhe kështu ndjehem e tërhequr nga drita, nga rrezet e diellit që filtrohen mes pemëve, pasqyrimet në sipërfaqen e ujit dhe nga mirësia e miqve. Ndoshta duhet të rishikoj “Detectorists”. / The New Statesman – Bota.al /KultPlus.com
Ndërsa infeksionet masive godasin edhe në vendet që dukeshin se e kishin zbutur koronavirusin, zyrtarët po kthehen drejt qasje të targetuara dhe të shpejta por fleksibël, për të ndaluar valët e treta ose të katërta.
Kina po teston punonjësit e restoranteve dhe shoferët shpërndarës të ushqimeve, bllok pas blloku pallatesh. Koreja e Jugut u thotë njerëzve të mbajnë dy lloje maskash për situata të ndryshme sociale me risk. Gjermania kërkon që komunitetet të mbyllen kur numri i infeksioneve kalon pragje të caktuara. Britania do të ketë në shënjestër shpërthimet lokale.
Në të gjithë botën, qeveritë që dukej se e kishin zbutur koronavirusin po përshtaten me realitetin e ri, dhe mendimin se sëmundja është këtu për të qëndruar. Por duke u larguar nga izolimet e dëmshme mbarëkombëtare, ato po kërkojnë mënyra të targetuara, për të gjetur dhe ndalur shpërthimet para se të bëhen valë të treta ose të katërta.
Ndërsa detajet ndryshojnë, strategjitë synojnë t’u japin qeverive fleksibilitet, që të shtrëngojnë ose lehtësojnë masat, sipas nevojës. Ato synojnë një përzierje të testimit dhe monitorimit intensiv, kohë të shpejtë të reagimit nga autoritetet, menaxhim strikt të kufijve dhe kujtesa të vazhdueshme për qytetarët, mbi rreziqet e kontaktit të shpeshtë njerëzor.
Strategjitë shpesh i detyrojnë qeveritë qendrore dhe zyrtarët lokalë të ndajnë të dhëna dhe të punojnë ngushtë së bashku, duke kapërcyer sistemet kompjuterike të papajtueshme, luftërat e egove dhe rivalitetet e tjera burokratike. Tashmë, në Britani, disa zyrtarë lokalë thonë se përpjekjet e tyre nuk janë të koordinuara sa duhet.
Ndryshimi i strategjive është një konfirmim që edhe vendet më të suksesshme nuk mund të shpallin fitoren, derisa të gjendet një vaksinë. Ato gjithashtu nxjerrin në pah sfidën e përballuar nga vende si Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe India, ku autoritetet kurrë nuk frenuan plotësisht shpërthimet fillestare, dhe nga ku koronavirusi do të rrezikojë të përhapet.
“Gjithmonë do të jetë me ne,” thotë Simon James Thornley, epidemiolog nga Universiteti i Auckland në Zelandën e Re. “Unë nuk mendoj se mund ta eliminojmë virusin. Ne do të duhet të mësojmë të jetojmë me virusin”.
Edhe në vendet ku koronavirusi dukej se ishte nën kontroll, shpërthimet masive mbeten një rrezik i madh. Në Tokio, ka pasur 253 infeksione të reja javën e kaluar, 83 nga një lagje me klube nate. Në Gütersloh në Gjermaninë perëndimore, më shumë se 1.500 punëtorë nga një fabrikë për përpunimin e mishit dolën pozitivë, duke bërë që autoritetet të mbyllnin dy qarqe. Koreja e Jugut, një tjetër shtet që u lëvdua për reagim të shpejtë, ka njoftuar dhjetëra infeksione të reja ditët e fundit.
Në Romë, e cila kohët e fundit doli nga një prej izolimeve më të rrepta në Evropë, 122 persona janë pozitivë, të lidhur me një rast vatre në një spital, Instituti San Raffaele Pisana. Disa ditë më vonë, 18 njerëz që jetojnë në një ndërtesë me banjë të përbashkët dolën pozitivë me virusin. “Sapo ne ulëm vigjilencën”, thotë Paolo La Pietra, që zotëron një dyqan duhani në këtë lagje, “na goditi”.
Koreja e Jugut e quan strategjinë e saj “karantinë të jetës së përditshme”. Vendi kurrë nuk zbatoi masat e rrepta që u panë në vende të tjera, dhe masat për distancimin shoqëror, megjithëse inkurajohen fuqimisht, mbeten udhëzime. Megjithatë, ajo ka vendosur një objektiv të një maksimumi rreth 50 infeksioneve të reja në ditë – një objektiv që thotë se sistemi i vet shëndetësor publik, duke përfshirë edhe testimin dhe aftësinë për gjurmim, mund t’i përballojë.
Zyrtarët zhvendosin rregullat sipas nevojës. Pas një vale të dytë të infeksioneve që shpërtheu në Seul, zyrtarët e qytetit i detyruan njerëzit të mbajnë maska në transportin publik dhe ambiente të mbyllura publike për dy javë.
Qeveria e Koresë së Jugut ka shtuar udhëzime të reja pasi ka mësuar më shumë rreth shpërthimeve. Këshillon kompanitë që punonjësit të ulen në një mënyrë zigzage. Kondicionerët duhet të fiken çdo dy orë dhe dritaret duhet të hapen për të rritur ajrosjen, thotë ai.
Ajo gjithashtu ka këshilluar njerëzit që të mbajnë dy lloje maskash gjatë verës – një maskë kirurgjikale dhe një maskë të rëndë, të ngjashme me maskat e frymëmarrjes N95, që mbajnë punonjësit e kujdesit shëndetësor, për t’u përdorur në ambiente të mbushura me njerëz.
Japonia, e cila pati vetëm izolime të kufizuara, dëshiron gjithashtu t’i mbajë të lehta kufizimet, për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë. Ajo po mendon të lejojë udhëtarët nga Australia, Zelanda e Re, Tajlanda dhe Vietnami. Si shtet ishull, Japonia nuk mund të përballojë mbajtjen më gjatë mbyllur të kufijve, tha Shinzo Abe, kryeministri i vendit.
Të premten e kaluar, Japonia krijoi një aplikacion të gjurmimit të kontakteve, që do të paralajmëronte përdoruesit nëse ata kanë qenë në kontakt me një person që ka dalë pozitiv në 14 ditët e fundit. Operatorët hekurudhorë kanë krijuar një aplikacion dhe faqe interneti, ku u thonë udhëtarëve se sa trenat janë të mbushur, në çdo kohë.
Zyrtarët gjithashtu po paralajmërojnë njerëzit që të ndryshojnë mënyrën e të jetuarit. Megjithëse baret dhe klubet po rihapen, bujtësve u është thënë që të përmbahen nga të qenit pranë klientëve, kur këndojnë karaoke dhe vallëzojnë. Klubet e natës duhet të minimizojnë muzikën dhe vëllimet e turmave për të zvogëluar përhapjen e pikave të frymëmarrjes. Qytetarët këshillohen që të vazhdojnë të shmangin aktivitetet e mbyllura, të mbushura me njerëz dhe kontakte të afërta.
“Ne kemi nevojë të forcojmë ekonominë duke kontrolluar rreziqet e infeksionit me masa më pak kufizuese, si dhe të ndërmarrim masa të cilat vënë më shumë theksin në mbrojtjen e vendeve të punës dhe të jetës,” tha Abe. Disa vende, si Kina, po mësojnë të lehtësojnë metodat e tyre më drakoniane. Qeveria kineze praktikisht izoloi dhjetëra miliona njerëz në qytetin e Vuhanit dhe rrethinat e Provincës Hubei kur filloi shpërthimi.
Të vetëdijshëm për dëmin ekonomik, udhëheqësit kinezë kanë miratuar kufizime më të lehta. Në Pekin, zyrtarët u thanë banorëve se mund të hiqnin maskat në rrugë. Kontrolli i temperaturës në qytet u bë më pak i përhapur.
Pastaj, më 12 qershor, zyrtarët e Pekinit njoftuan se 53 persona kishin rezultuar pozitivë për koronavirusin. Në vend që të mbyllnin kryeqytetin, zyrtarët mbyllën menjëherë një treg dhe izoluan komunitetet e banimit përreth tij, si dhe mobilizuan afro 100,000 punonjës të komunitetit për të testuar afro 2.3 milion banorë në një javë.
Një qytet aq i madh sa Pekini nuk mund të jetë në një gjendje lufte përgjithmonë”, tha Mao Shoulong, profesor i politikave publike në Universitetin Renmin të Pekinit. “Sa kohë mund ta durojmë këtë?”
Në dallim nga Vuhani, përpjekja ishte e targetuar. Lagjet e tjera të Pekinit qëndruan të hapura si zakonisht. Qeveria kineze ka tendencë të favorizojë një qasje të testimit masiv të përqendruar në grupe specifike – përveç njerëzve të lidhur me tregun, ajo tha se do të testojë gjithashtu banorët që jetojnë në lagje me rrezik të lartë dhe të mesëm, restorante dhe punonjës shitjesh me pakicë, studentë dhe mësues, si dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Strategjia e Kinës nuk është që infeksionet të shkojnë në zero, tha Zhang Venhong, këshilltar i qeverisë së Shanghait për pandeminë. Në vend të kësaj, në një intervistë me revistën Caixin të Kinës, ai përshkroi planin e Kinës si “afrim sa më shumë tek zero raste”. “Parandalimi dhe kontrolli me përpikëri, shoqëruar me trajtim të shpejtë mjekësor,” tha Dr. Zhang.
“Kjo strategji do të jetë e zbatueshme për Kinën për një kohë të gjatë”.
Qeveritë evropiane po mësojnë gjithashtu të jenë më fleksibël pas reagimeve të para të forta, megjithëse procesi mund të jetë i ngadaltë. Në Gjermani, zyrtarët kanë përcaktuar që rajone ose bashki që regjistrojnë më shumë se 50 infeksione të reja për 100,000 njerëz brenda shtatë ditësh, duhet të reagojnë shpejt për të ndalur shpërthimin, duke përdorur mjete si mbylljet e shkollave, karantinat e plota dhe testimet masive.
Megjithëse shumë nga këto përpjekje janë tejet lokale, ato kërkojnë një koordinim të ngushtë me zyrtarët qendrorë dhe juridiksionet fqinje. Për shembull, Anglia po eksploron izolime të kufizuara, rreth vatrave të infeksioneve, por zyrtarët vendas paralajmërojnë se sistemi është plot me të meta.
Zyrtarët e shëndetësisë në Angli, Uells, Skoci dhe Irlandën Veriore janë kryesisht përgjegjës për strategjitë e tyre. Në Angli, ku zyrtarët lokalë janë ankuar për mungesën e të dhënave të testimit nga qeveria qendrore, punëdhënësit ose menaxherët e ndërtesave kanë marrë përsipër përpjekjen, duke ndjekur infeksionet dhe duke iu përgjigjur shpërthimeve. Disa, si zyrat qendrore të një shitësi me pakicë në lindje të Lancashire, janë vlerësuar nga zyrtarët e shëndetit publik për veprimet e shpejta.
Por kontrolli i virusit do të kërkonte një kuptim të mirë se ku ndodhet, ku është duke inkubuar, gjë kjo veçanërisht e vështirë për një sëmundje, në të cilën 80 përqind e rasteve kanë simptoma të buta. Disa drejtues lokalë të shëndetit publik thanë në intervista se kanë mësuar për shpërthime nga lajmet. Niveli i detajeve që zyrtarët duhet të japin për mbylljet e lokalizuara – kodet postare të njerëzve që dalin pozitivë, për shembull – mbetet i pakapshëm.
“Cdo pandemi fillon si një shpërthim lokal,” thotë Lincoln Sargeant, drejtori i shëndetit publik në North Yorkshire. “Eshtë informacion kokrrizor që na nevojitet në kohën e duhur.”
Kryeministri Johnson ka pohuar se mbylljet lokale janë të mjaftueshme për të kontrolluar valët e reja të virusit. Në fillim, qeveria “kishte shumë pak instrumente në dispozicion “, tha ai të premten. Tani, tha ai, zyrtarët mund të “identifikojnë shpërthimet atje ku ndodhin”.
Në Romë, shpërthimi në Institutin San Raffaele Pisana testoi aftësinë e autoriteteve lokale për të gjetur dhe ndaluar shpërthimet.
Zyrtarët lokalë të shëndetit testuan pacientët dhe stafin në spital, zbrazën tre reparte dhe mbyllën ndërtesën. Ish pacientët dhe kontaktet e tyre u vunë në radhë, në makinat e tyre, në stacionet e lëvizshme të testimit. Prokurorët e Romës hapën një hetim mbi origjinën e vatrës.
Një nga personat që u sëmurën ishte një pulmonolog, Vittorio Bisogni. Ai zbriti me pak ethe, pasi vizitoi një pacient i cili kishte dalë nga spitali. Dr. Bisogni u diagnostikua me virusin më 9 qershor. Pacienti i tij vdiq disa ditë më vonë. “U zemërova,” tha Dr. Bisogni, “Pasi u goditëm kaq rëndë, ne nuk mund të lejojmë që të jemi kaq naivë”. / The New York Times/ KultPlus.com
Këto janë hapat e para, drejt rikthimit të normalitetit… Duken tentativa të vështira, të guximshme e hera-herës me risk, por së bashku, do të jetë më e lehtë ta rishohim me pozitivitet realitetin. Të mos harrojmë kujdesin dhe shpresën për të ardhmen…
Maratonisti Mo Farah stërvitet në Londër
Bebet që humbën nënat pas sulmit terrorist në Kabul
Ushqimi i familjeve të varfra në Bangkok
Emigrantët flenë përdhe në Kali, Kolumbi
Dy peshkatarë anglezë pas lehtësimit të masave
Një vajzë artiste nga Opera e Pekinit
Akrobati stërvitet në Malaga, Spanjë
Stërvitja e kuajve në Dublin, Irlandë
Vajzat festojnë diplomimin në Nju Orlins
Punonjësit e një fabrike celularësh në Indi
Besimtarët falen nga makinat në Teheran
Një zonë e mbyllur në karantinë në Malajzi
Lule për viktimat e një aksidenti sërfi në Hollandë
Një shitës ushqimesh gjatë karantinës në Delhi
Sektori turistik në Gjermani kërkon vëmendje. /konica.al /KultPlus.com
Zigmund Frojdi, neurologu themelues i psikanalizës, ende një nga degët më të rëndësishme të psikologjisë, lindi në 6 maj, 164 vjet më parë në Freiberg. Gjatë karrierës së gjatë, Frojdi zhvilloi teorinë filozofike dhe shkencore, që proceset e pavetëdijshme psikologjike ndikojnë katërcipërisht në mendime, sjellje dhe ndërveprimet midis njerëzve.
Kur të mbarojë e gjithë kjo, si mund të shërohet një plagë kaq e thellë? Për ta kuptuar më mirë situatën mbështetemi në mendimin e Sigmund Frojdit, i cili, sot celebron ditëlindjen.
Tronditjet për shkak të luftës ose ngjarjeve shkatërrimtare, siç janë sulmet terroriste, katastrofat, ose në rastin tonë një pandemi, sot përcaktohen si forma të stresit post-traumatik. Këtë klasifikim ia kemi borxh babait të psikanalizës Zigmund Frojd, i cili, në vitet e pas luftës studioi neurozat e veteranëve të luftës. Kemi të bëjmë me një temë delikate, e cila në dritën e ngjarjeve të fundit, shtron pyetje dramatike në lidhje me transformimet që shkakton trauma tek ata që preken prej saj.
Mbi të gjitha, nëse mendojmë për zonat më të prekura nga virusi, ku një valë dhembjeje dhe dhimbje goditi brenda disa javësh. Mendojmë për atë procesion të arkivoleve që dilnin nga qytetet me automjete ushtarake. Ose për të gjitha ata që me javë të tëra kanë punuar pa u lodhur në spitale, në laboratorë, në morgje, në një garë kundër kohës, që la gjurmë në fytyrat e tyre të lodhura dhe, ndonjëherë, pothuajse të nënshtruar. Këto imazhe e kanë gdhendur veten në histori dhe nuk do të na hiqen nga mendja për një kohë të gjatë. Si do të transformohemi nga e gjithë kjo? Si do të shërohet një plagë kaq e thellë? Për ta kuptuar më mirë, mbështetemi në mendimin e Zigmund Frojdit.
Cilat janë pasojat e traumës në psikikë
Lufta, si pandemia e ditëve të sotme, kishte vënë në dyshim identitetin psikologjik të njerëzve që derdheshin në frontin e betejës. Në letrat dhe fletoret e ushtarëve shpesh dilte në plan të parë, që kur të mbaronte lufta njerëzit nuk do të ishin më kurrë të njëjtë. Në të vërtetë, lufta nuk kishte mbaruar ende, kur psikanalistët, në një kongres të mbajtur në Budapest në shtator 1918, tashmë po diskutonin një problem mjekësor që ishte shfaqur duke trajtuar ushtarë të frontit: neurozën e luftës. Në të njëjtën mënyrë, sot ne pyesim veten se si do të ndryshojë bota, pasi të gjitha këto të kenë mbaruar. Por gjithashtu, si do të kemi ndryshuar ne, zakonet tona, konceptimin tonë për jetën. Ka nga ata që shikojnë në damarët e së ardhmes një revolucion të vogël dhe të dëshiruar në mënyrën se si do ta jetojmë jetën, më cinikët, nga ana tjetër, argumentojnë se asgjë nuk do të ndryshojë dhe se, në të vërtetë, ndoshta ne do të përkeqësohemi akoma më shumë. /Konica.al
Ekziston një konflikt paraprirës brenda secilit prej nesh
Zigmund Frojdi la disa vlerësime të rëndësishme në parathënien e “Psikanaliza e neurozave të luftës”. Neurozat e luftës janë neuroza traumatike, të lehtësuara nga një konflikt para-ekzistues në Unin. Në gjendjen traumatike të luftës, Egoja ndien një rrezik për vetveten, të shkaktuar nga një Ego e re, e cila e vendos atë përpara vdekjes. Uni mbrohet nga ky armik i brendshëm, duke u strehuar në një neurozë traumatike.
Të jetosh si në llogore
Mos ishte vallë vetëm frika nga vdekja që shkaktoi neurozën? Shumë dëshmi të lëna nga ushtarët në fronte të ndryshme flasin qartë: llogoret ishin hapësira të kufizuara, të ngushta, por ato ishin edhe vendi i vetëm, në të cilin mund të ndjeheshin pak më të sigurt. Pak a shumë siç janë shtëpitë tona në këtë periudhë. Nganjëherë të perceptuar si të vogla dhe mbytëse, ato janë gjithashtu streha jonë nga virusi, nga frika e infektimit dhe vdekja. Në këtë kuptim, llogorja bëhet një botë në vetvete: jeta e përditshme kthehet përmbys, ndjenja e kohës dobësohet në pritje, duke ia lënë vendin ditës dhe natës. Kështu, llogorja bëhet bota e vetme e mundshme dhe frika për të dalë jashtë, duke u ekspozuar ndaj kërcënimeve që jetojnë jashtë saj, bëhet më e mprehtë me kalimin e kohës. A nuk është shembulli i asaj që ne po përjetojmë? /Konica.al/KultPlus.com
Studiuesit grekë thonë se një rënie e papritur mbarëkombëtare e niveleve të zhurmës të krijuara nga njeriu prej bllokimit nga koronavirusi, u ka dhënë atyre njohuri të vlefshme për zhurmat më të vogla në thellësitë e tokës.
Greqia është përshkuar shpesh nga tërmetet, shumica nuk shkaktojnë dëme serioze. Një ulje e ndjeshme e niveleve të zhurmës pasi shteti vendosi një bllokim për shkak të koronavirus muajin e kaluar nuk ndikon në aktivitetin sizmik. Por ndërsa toka vazhdon të lëvizë, dridhje të përmasave shumë të ulta tani mund të regjistrohen, tha Efthimios Sokos, profesor i asociuar në Universitetin e Patras i cili drejton studimin me sizmologun Dimitris Yannopoulos dhe studiues në Observatorin Kombëtar të Athinës Christos Evangelidis.
“Eshtë qetësi,” i tha Sokos, Reuters, duke shtuar se ulja e zhurmës së krijuar nga njerëzit është vërejtur globalisht pasi shumë vende kanë imponuar një bllokim në përpjekjet për të frenuarpërhapjen e koronavirusit. “Deri më tani tërmetet në shkallë shumë të vogla ishin fshehur prapa asaj zhurme të shkaktuar nga njerëzit kurse tani ne mund t’i gjurmojmë ato më saktë.”
Ai krahasoi sizmologët me astronomët që nuk mund t’i shohin yjet nga qytetet për shkak të ndotjes së ajrit. “Por për ne, dukej sikur dritat qenë fikur,” tha ai. Syri.net / KultPlus.com
Koronavirus, është “kundërshtari” që po lufton një botë mbarë. Kjo e keqe, ka izoluar miliona persona në shtëpi, ka boshatisur rrugë, parqe, institucione publike apo private si edhe rrjedhën e jetës. Shumë shtete në mes të panikut, të shkaktuar nga virusi korona, kanë zgjedhur të mbyllin kufijtë e tyre.
Disa thonë që “toka po merr frymë”, por në të vërtetë, në këto momente “bota po vuan për njerëz”. Numri i të infektuarve dhe viktimave po shtohet dita ditës. Evropa është kthyer në vatrën kryesore të koronavirusit dhe kjo e keqe nuk dihet kur do të marrë fund.
Pamjet të marra nga satelitët, tregojnë si ka ndryshuar bota para dhe pas koronavirusit, vërtet prekëse kur vëren që kjo epidemi ka paralizuar gjithçka. Për më shumë ju ftojmë t’i ndiqni.
Me skenar e regji nga Ilirjana Bejta dhe Dalip Gashi, filmi i animuar i metrazhit të gjatë, zhanër realizëm magjik ‘Zhak’, tashmë ka nis xhirimet.
‘Zhak’ është një film i animuar që është i bazuar në përrallat shqiptare popullore. Koha e ngjarjes bie diku në fillimet e mesjetës ndërsa për KultPlus, vetë regjisorja Ilirjana Bejta ka treguar që është një ngjarje universale, pa një vend të caktuar.
“Filmi është në gjuhën angleze dhe është duke u punuar për tregun amerikan, marrëveshjet për distribuim është eventualisht co-produksionet do të bëhen publike në funt ë muajit nëntor të këtij viti”, tha për KultPlus Bejta e cila vazhdoi tutje të tregoi se një pjesë e vogël nga filmi ‘Zhak’, është realizuar dje me aktorët Rebeka Qena si Goldenhair dhe Dukagjin Podrimja si Zhak.
“Kjo pjesë është realizuar me teknologjinë e avancuar për animacion Body Motion Capture, e para e këtij lloji në Kosovë dhe qëllimi i kësaj pjese është dëshmia e natyrshmërisë së lëvizjeve, e cila do të prezantohet në Los Angeles muajin e ardhshëm”, theksoi skenaristja dhe regjisorja e filmit.
‘Zhak’ është realizim i neoFILMS, me producent Dalip Gashi ndërsa filmi ka nis të punohet që nga fillimi i vitit 2016-të dhe pritet të përfundohet në fund të vitit 2018.
“Kualiteti i fotografisë është 4K, ndërsa pamja është 3D mbështetur nga teknologjia RealD 3D dhe IMAX”, u shpreh Ilirjana.
Krejt në fund, Ilirjana Bejta, përmendi më meritorët për realizimin dhe mundësimin teknik dhe teknologjik të projektit 3D, artistët dhe në përgjithësi stafin e neoFILMS që janë:
Valon Iseni, Ardian Gashi, Jeton Dajakaj, Kujtim Makolli, Dardan Ejupi, Diar Pepiqi, Valmir Gashi, Yll Sulejmani, Denis Deliu, Visar Zeqiri, Viktor Gashi, Arber Hashani, Malsor Bejta, Dardan Rexha, Elvi Krasniqi, Sadik Sejdiu, Valon Ymeri./ KultPlus.com