Artistët e TKOB-së arrijnë sukses me “Aidën”, në Varna të Bullgarisë

18 Korrik, 2023 - 10:30 am

U ul me sukses sipari i operës “AIDA”, në Varna të Bullgarisë. Opera me regji të Franco Zeffirellit, u përcoll magjishëm te një publik i gjërë artdashësish. “Aida” u dirigjua nga maestro Jaccopo Sipari di Pescasseroli dhe asistent-regjisorja Ada Gurra.

Mahnitës ishte dhe interpretimi i mezzo-sopranos së Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit, Ivana Hoxha, e cila me vokalin e saj debutoi në Varna, një Amneris të denjë, për një vepër kaq madhështore.

Ky ishte një sukses i dytë i artistëve shqiptarë, pas atij të Tiranës, ku opera u vlerësua me superlativa. Opera “Aida” tejmbushi sallën e TKOB-së me spektatorë vendas e të huaj. Fill pas këtij suksesi regjisorja Ada Gurra u nis drejt Varnës ku përgatiti artistët bullgarë për vënien në skenë të operës së Verdit.

Më herët TKOB u shpreh se, “Ky bashkëpunim që tejkalon kufijtë e rajonit, fuqizon lidhjet artistike mes 2 vendeve dhe ju mundëson artistëve të tejçojnë talentin e tyre në një dimension më të gjerë artistik”. / KultPlus.com

Të ngjajshme