“La Boheme”, produksioni më i mirë i artistëve të rinj të talentuar të Operas

18 Mars, 2019 - 9:30 am

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bën me dije se ”ka startuar mbrëmjen e djeshme rrugëtimin në Pallatin e Kongreseve i Operas “La Boheme”.

Margariti shprehet se “ishte emocionuese të shije sallën e tejmbushur me spektatorë, me një skenografi, kostumet, të realizuar nën kujdesin e stafit dhe Drejtoreshës së Operas dhe Baletit, Zana Çela, si dhe kasti i artistëve e mrekullueshëm të TKOB-së, orkestrën dhe korin të cilët spektatori i dhuroj shumë duartrokitje.

Margariti theksoi se “kjo premierë do të mbahet mend si produksioni i artistëve të rinj të talentuar të Operas”.

Opera “La Boheme”  e Giacomo Puccini, melodiozit më të madh mbi të gjithë kompozitorët e operas, do të shfaqet në datë 16,17,18 dhe 19 mars ne Pallatin e Kongreseve. /atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme