2 Maj, 2025 - 6:11 pm
Alegoria e famshme “Ferma e Kafshëve” që flet mbi pushtetin, manipulimin e masave, që duket se është kthyer testament politik i autorit Geroge Orwell, Teatri Kombëtar e risjell në skenë pas 5 vitesh.
Vepra satirike mbi pushtetin, propagandën, premtimeve në dukje të duhura që zgjedhësit i çojnë në shtypje, është ky subjekti që autori zgjedh t’i vendosë në gojën e kafshëve, për të fshikulluar realitetet politike.
“‘Ferma e Kafshëve‘ flet Shqip, flet shumë për historinë e një populli që ka kaluar në diktaturë, dhe se sa e brishtë është më pas ajo që vjen pas një sistemi kaq të gjatë“, shprehet regjiorja, Driada Dervishi.
Regjisorja Driada Dervishi, është gjithmonë besnike që veprat e saj t’i shkojnë për shtat realitetit./tvklan/KultPlus.com