TKOB sjell kryeveprën botërore ‘Don Kishoti’

13 Maj, 2023 - 9:30 am

Kryevepra e baletit klasik “Don Kishoti”, bazuar në romanin e famshëm satirik me të njëjtin titull të Migel Servantesit, vjen në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit, si një shfaqje e vërtetë artistike, me një galeri figurash të realizuara mjeshtërisht.

TKOB është impenjuar maksimalisht për ta sjellë këtë kryevepër botërore  sa më pranë origjinales: me mullinjtë e erës, gruan “perfekte” Dylqinjën e Tobozës, pas të cilës një idealist si Don Kishoti ishte dashuruar marrëzisht.

TKOB premton për audiencën e tij besnike se “Aventurat e Don Kishotit”, do t’i përfishijnë  në botën magjike të artit. Ato do të vijnë me koreografi të mrekullueshme nga ikona evropiane e baletit, Giuseppe Picone, nën dirigjimin orkestral të maestros së mirënjohur italian, Jacopo Sipari, tashmë bashkëpunëtor me TKOB në disa shfaqje.

Idetë kostumografike janë të Dea Bejlerit, drejtuese e Trupës, Alisa Gjoni, shoqëruar nga Orkestra Simfonike e TKOB-së dhe ndjekur nga Solistët e Trupa jonë e Baletit, duke bashkëpunuar gushtë me nxënësit e Shkollës Kombëtare Koreografike.

Historinë e kalorësit legjendar që sfidon plot guxim mullinjtë e erës, TKOB do e sjellë javën e fundit të muajit maj./KultPlus.com

Të ngjajshme