Drejt përfundimit rehabilitimi i zonës rreth Muzeut Etnografik të Beratit

8 Nëntor, 2022 - 9:03 am

Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat njoftoi se janë duke përfunduar punimet në murin mbajtës në anën jugperëndimore të oborrit të Muzeut Etnografik, që po kryhen në kuadër të projektit: “Për Zhvillimin e Integrimit Urban dhe Turizmin”.

Projekti është financuar nga Banka Botërore me objekt “Rigjenerimi i zonës rreth Muzeut Etnografik, rrugës Mihal Komnenno, restaurimi i peizazhit historik urban të lagjes Mangalem dhe restaurimi i peizazhit historik të sheshit të Selamllëkut”.

“Një situatë krejtësisht e përmirësuar, një vlerësim drejt trashëgimisë jo vetëm Muzeut Etnografik por i të gjithë zonës rreth tij”, shkruhet në faqen e qendrës muzeore, në rrjetet sociale. Gjithashtu QKM Berat ka publikuar edhe një album fotografik nga punimet që po kryhen për restaurimin. /atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme