Kisha e Shën Mërisë në Barmash të Kolonjës, në restaurim

12 Tetor, 2023 - 11:30 am

Prej muajit shtator, kisha e Shën Mërisë në fshatin Barmash, të Kolonjës po i nënshtrohet punimeve restauruese. Duke iu përmbajtur projektit të miratuar, punimet e deritanishme kanë nxjerrë në pah kishën, gjurmët e narteksit dhe elementët përbërës të saj, duke ruajtur vlerat e kësaj pasurie kulturore.

Këto ndërhyrje restauruese po kryhen me investime të buxhetit të shtetit, nën mbikëqyrjen e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtorisë Rajonale Korçë.

Ndërsa janë kryer rreth 30 përqind të punimeve, do të vijohet me ruajtjen dhe konservimin e pjesës së naosit , ndërtimin e çatisë në narteks, restaurim të shtresave, punime në muraturë, ringritjen e mureve të narteksit, sistemime të jashtme në hajat dhe vendosje e derës së jashtme./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme