Përfundon restaurimi i shtëpisë së familjes Morina në Prizren

20 Gusht, 2022 - 12:03 pm

Kosovës i është shtuar edhe një aset i trashëgimisë kulturore i restauruar.

Kanë përfunduar ndërhyrjet restauruese në shtëpinë e familjes Morina që ndodhet në rrugën Marin Barleti, në Prizren.

Në kuadër projektit të rijetësimit të rrugës Marin Barleti parashihen ndërhyrjet restauruese në shtëpitë e përzgjedhura në këtë rrugë, po ashtu rehabilitimi urban, përfshirë rregullimin e dyshemesë, fasadave, ndriçimit dhe mobilerisë urbane./ KultPlus.com

Të ngjajshme