Projekti i Muzeut “Marubi” për përcjelljen e trashëgimisë në breza

12 Shkurt, 2024 - 10:35 am

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në bashkëpunimin me Shkollën 9-vjecare ”Ndre Mjeda” realizoi edicionin e pestë të “Çfarë fsheh qyteti”, edicion i cili u përqëndrua në Lagjen Parrucë.

Punimet e grupeve të ndryshme, të prezantuara përmes fotografish, intervistash e maketesh, u përqëndruan tek trashëgimia e humbur. Kjo trashëgimi u soll përmes gjurmimit të ngjarjeve, personaliteteve, ndërtesave, traditave, artizanëve të lagjes ku nxënësit banojnë, e të përcjella përmes kujtimeve të prindërve, gjyshërve duke ndërtuar kështu një mozaik historish që lidhen me kujtesën urbane të një hapësire që ata e jetojnë në përditshmëri.

Programi “Çfarë fsheh qyteti” është një program i Muzeut “Marubi”, i hartuar nga Tea Çuni, përgjegjëse e sektorit të komunikimit dhe promovimit, me mbështetjen e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër e përfshirjen e shkollave 9-vjeçare publike të qytetit.

Muzeu “Marubi” falenderoi pjesëmarrësit, stafin pedagogjik si dhe të intervistuarit për një mbasdite mbushur me histori të parrëfyera, të njërës prej lagjeve më të vjetra të qytetit./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme