Shkoni te Teatri Kombëtar në Prishtinë për të ndihmuar e për tu lutur për Shqipërinë

27 Nëntor, 2019 - 6:32 pm

Solidarizimi me vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri me rastin e tërmetit që i goditi ata para pak orësh po vazhdon.

Sonte, prej orës 20:00, një aksion humanitar do të ndodhë tek Teatri Kombëtar i Kosovës. Gjatë tërë ditës, edhe në këtë momente, atje po dërgohen ndihma nga më të ndryshmet. Pjesa tek Teatri Kombëtar në Prishtinë është njëra nga pikat ku po dhurohen ndihma për të prekurit nga termeti.

Përvec ndihmave që qytetarët po vazhdojnë të mbledhin, sonte do të përkujtohen viktimat dhe do të ketë lutje nga qytetarët që kjo ngjarje e rëndë të përfundojë me kaq dhe të mos ketë më viktima.

Disa iniciativa po ndodhin njëkohësisht tek kjo pjesë, ndërsa ndihmat do të dhurohen deri në mesnatë.

Njëra iniciativë është nga Image of Kosovo dhe tjera është nga komuniteti i artistëve në vend. / KultPlus.com

Të ngjajshme