Vasfije Krasniqi Goodman dhe fituesi i Nobelit për Paqe

20 Tetor, 2018 - 8:51 am

Vasfije Krasniqi Goodman para pak ditësh theu heshtjen e saj personale duke rrëfyer se si u dhunua në lufën e fundit në Kosovë.

Vasfija është një prej personave që janë dhunuar nga serbët në luftën e fundit, me plot vështirësi edhe për të dalë publikisht e për të treguar të vërtetën.

Vasfija megjithatë ka gjetur mbështetjen e madhe nga të gjithë.

Në këtë fotografi të postuar në Tëitter ajo shihet me një prej fituesve të Çmimit Nobel për Paqe për këtë vit, Dennis Mukëege.

“Faleminderit që keni ngritur zërin për neve që shpëtuam. Faleminderit që na keni dhënë zë dhe që jeni një njeri kaq i madh” ka shkruar Vasfija kur ka kuptuar se Mukëege është njëri prej laureatëve të këtij çmimi sivjet.

Debatet e ndryshme me kryefjalë Vasfijen do të vazhdojnë ende në Kosovë derisa pritet të dalin në dritë edhe tregime të të dhunuarave e dhunuarve të tjerë në luftën e fundit në Kosovë. / KultPlus.com

Të ngjajshme