Zbukurimet e Gjilanit për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës (FOTO)

12 Shkurt, 2018 - 5:00 pm

Ikona #kosova10, që përfaqëson hashtagun zyrtar i këtij dhjetëvjetori, me rreth 8 metra gjatësi dhe rreth 1.5 metra lartësi, është vendosur edhe në qytetin e Gjilanit, shkruan KultPlus.

Me këtë ikonë të vendosur afër Komunës së Gjilanit dhe me flamujt e shtetit të Kosovës, tashmë qyteti i Gjilanit ka marrë një pamje krejtësisht tjetër.

Ikona të tilla janë vendosur edhe në sheshet kryesore të 10 komunave të tjera, KultPlus ju sjellë disa pamje nga Visar Beqiri, ku shihet atmosfera festive që është krijuar me vendosjen e këtyre dekorimeve. / KultPlus.com

Të ngjajshme