Zbulohet një verë 2 mijë vjeçare në Kinë

6 Nëntor, 2018 - 9:24 pm

Arkeologët kinezë zbuluan në një varr të provincës Henan (qendër lindje) një enë prej brozi 2000-vjeçare që përmbante një lëng, që mund të jetë verë, njoftoi sot agjencia zyrtare kineze Hsinhua.

“Ena e izoluar mban rreth 3,5 litra të një lëngu të verdhë që kishte një aromë të fortë prej vere kineze”, thonë arkeologët.

“Ky lëng do t’i nënshtrohet një shqyrtimi në laborator për të përcaktuar nivelin e alkoolit”, deklaroi Shi Jiazhen, shefi i Institutit të Arkeologjisë dhe Mbetjeve Kulturore të Qytetit Luojang./A.T.SH/ KultPlus.com

Të ngjajshme