“Chelsea Flower Show”, spektakli i luleve në Londër tërheq 150 mijë vizitorë

25 Maj, 2019 - 12:50 pm

“Chelsea Flower Show”, ekspozita më prestigjioze dhe më e famshme e luleve në botë, po tërheq me mijëra vizitorë çdo ditë, që nga hapja e saj të martën, me një vizitë të vetë mbretëreshës Elizabeth II.

Një traditë e nisur që në vitin 1913, spektakli i Chelseat vazhdon të jetë shumë tërheqës dhe magjepsës.

Këtë vit, kopshtet i bëjnë homazh fshatit në Yorkshire. Në këtë hapësirë të gjelbër ka një pyll të vogël të sjellë nga princesha Kate Middleton, që siç thotë ajo është frymëzuar nga kujtimet e saj të fëmijërisë, është një vend për të qëndruar larg botës, për të luajtur, mësuar e zbuluar, si dhe për të krijuar kujtime të posaçme familjare.

Vetëm të shtunën e kaluar, 150 mijë vetë e vizituan ekspozitën. Ajo do të qëndrojë e hapur deri në fundjavë. /a.a/ /a.g/A.T.SH/KultPlus.com

Të ngjajshme