Kosova e Shqipëria bëhen bashkë për premierën “Messa da Requiem” të Giuseppe Verdi-t

14 Qershor, 2023 - 2:00 pm

Filharmonia e Kosovës në bashkëpunim me Operën e Kosovës dhe Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit nga Shqipëria, do të prezantojnë premierën “Messa da Requiem” të kompozitorit italian Giuseppe Verdi, në sallën AMC, shkruan KultPlus.

Ndonëse interpretimi i kësaj vepre qe paraparë të bëhet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke vazhduar traditën e koncerteve në qiell të hapur që prej vitin 2019, megjithatë përshkak të motit të paparashikuar “Messa da Requiem” do të vijë prezantohet te salla AMC.

Në këtë premierë do të interpretojnë: Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës me dirigjent Hajrullah Syla, Kori i Teatrit të Operës dhe Baletit – Tiranë me dirigjent Dritan Lumshi, Kori i Operës së Kosovës, Kori i fëmijëve “Okarina” me dirigjente Elikona Hysaj – Shala dhe Kori i Qendrës së Fëmijëve të Prishtinës me dirigjente Diellza Sylejmani me një kastë të dalluar solistësh si Daria Masiero – soprano (Itali), Ivana Hoxha – mexosoprano (Shqipëri), Klodjan Kaçani – tenor (Shqipëri dhe Davide Procaccini – bass (Itali) në drejtimin e mjeshtrit japonez Toshio Yanagisawa.

Premiera do të jepet më 17 qershor 2023, në ora 20:00 në sallën AMC/KultPlus.com

Të ngjajshme