Kamarieri i Titos, jorganxhiu i Gjilanit dhe shkëlqimi i rrugëve me kalldrëm në Gjilan

5 Qershor, 2018 - 8:00 pm

Shevqet Mehmeti është doktor me profesion por edhe njohës i mirë i Gjilanit, historisë, familjeve, zakoneve e traditave, duke i shpalosë kështu herë pas here, specifikat e këtij qyteti në sfera të ndryshme, shkruan KultPlus.

Ai që një kohë kujton qytetin e tij të lindjes, prej fëmijërisë deri në ditët e sotme, duke spikatë figura të rëndësishme të këtij qyteti, që konsiderohet një ndër qytetet më të rëndësishme të Kosovës, kur bëhet fjalë për qytetërimin. Objekte të rëndësishme, duke përfshirë edhe shatërvanin me katër qeshmë, Shevqet Mehmeti nga memorja e tij sjellë edhe përshkrimin e rrugëve me kalldrëm, dhe familjet që ishin të vendosura në rrugët e Gjilanit.

Më pjesën e tij të memoareve të tij me Gjilanin, ai ka specifikuar edhe kamerierin Shuka, i cili në këtë shkrim është prezantuar pa mbiemër, por që i njëjti kishte shërbyer për 50 vjet mysafirët nga e gjithë ish Jugosllavia, duke përfshirë edhe Titon, ku kamerieri shqiptar e kishte shërbyer më 13 prill të vitit 1971.

Dhe përshkrimi i tij prapë vazhdon me përshkrimin e rrugëve, shtëpive, kapixhikët, ku sipas tij, femrat e lagjeve të ndryshme kalonin po nga këto porta të vogla, për të vizituar familjet.
Dhe jo vetëm këto, ai ka treguar në këto rrëfime edhe për zanatlinjtë e qytetit, të cilët për atë kohë vlerësoheshin si artistë të kohës, pasi që, me punën e tyre me dorë, krijonin produkte të ndryshme, të cilat u shërbenin qytetarëve për nevoja të ndryshme.

Shevqet Mehmeti përmend jorganxhiun e qytetit, Jakup Mahmutin, i cili ka qenë jorganxhiu i vetëm në qytet, i cili me punën e tij afër xhamisë “Shehzade”, punonte jorganët e tij.
“Isha fëmijë, me orë shikoja Jakup Mahmutin-Jorganxhiun që kishte shitoren afër xhamisë “Shehzade”, ku punonte jorganët, jastëkët e mbushur me kashtë, pastaj edhe shilte. Ishte i vetmi me këtë profesion në qytet, por ishte artist i punës”, ka shkruar Mehmeti, dhe mes tjerash ai ka shkruar se si qytetarët e Gjilanit e kanë ditur edhe gjuhën rome, pasi që në këtë qytet kanë jetuar shumë rom, dhe sipas tij, muzika në këto pjesë është dëgjuar pa asnjë metalik, pasi që familjet rome janë njohur për shpirtin e tyre artistik, dhe ndejat e tilla nuk kanë munguar asnjëherë në familjet rome. Për më shumë, mund ta lexoni artikullin origjinal në profilin e Shevqet Mehmetit/KultPlus.com

Të ngjajshme