Tim Roth: Sado e çrregullt jeta, është një dritare nga ku mund të ikësh

 

Nga Londra e jugut në Los Anxhelos, Tim Roth ka qenë aktor i Hollivudit për pothuajse tri dekada. Në një intervistë për ditoren Guardian, me gazetarin Aaron Hicklin, ai flet Brexit-in, rolet e pazakonta, dhe të qënit gjithmonë në vendin e duhur e në kohën e duhur. Pjesë të kësaj interviste, Telegrafi ua sjell më poshtë.

Një djalë i ri futet në bar dhe takohet me Sam Shepardin, Christopher Walkenin dhe Al Pacinon. Ai është Tim Roth. Viti është 1990, dhe aktori gjendet në Nju Jork për xhirimet e filmit “Jumpin’ at the Boneyard” – një film i zymtë për abuzimet me drogë. Roth, i cili planifikonte ta pinte i qetë një birrë teksa shikonte futbollin amerikan, e gjen veten në bisedë me Walkenin dhe Shepardin.

“Thash me vete: ‘Në çka dreqin u futa’”, thotë ai. “Ishte krejt rastësisht.”

Kur u largua, Shepardi premtoi se do të shkruante një rol për të në dramën e tij të ardhshme.

Kjo nuk ishte hera e parë që Roth ishte në vendin e duhur e në kohën e duhur, dhe kjo nuk do të jetë hera e fundit për të.

Ky takim i pamundur u zhvillua në kohën kur Roth luajti Van Goghun në filmin “Vincent & Theo” të Robert Altmanit, pak para komedisë me Gary Oldmanin në filmin “Rosencrantz & Guildenstern are Dead” të Tom Stoppardit që ishte hit në rrethet e festivaleve. Në New Yorker, kritikja Pauline Kael e përshkroi aktrimin e Rothit si “një formë e shkarkimit kinetik”.

Në vend të kthimit në Londër, ai vendosi të hulumtonte Los Anxhelosin. Por, ashtu si takimi i tij në një bar në Manhatan, rastësia veproi sërish. Emri i saj ishte Quentin Tarantino, filmi ishte “Reservoir Dogs”, dhe kjo ndryshoi gjithçka.

“Erdhi në banesën time pas një nate në bar dhe e lexuam çdo skenë me të gjitha personazhet. Kaluam kohë të mirë dhe ma dha rolin”, thotë Roth. “Isha shumë me fat. M’u dha një dritare dhe unë kërceva.”

Kur Shepard e telefonoi për rolin në shfaqjen e re në Broadway, gjithçka ishte vonë.

“Nuk mund ta bëja”, thotë Roth. “Gjithmonë jam penduar që e kam humbur atë mundësi.”

Jemi ulur në një verandë në Langham, në një kohë të vjetër, në një hotel të vjetër të Hollivudit që ka shërbyer të pasurit që nga vitet 1930.

“Është pjesa e jashtme e një skene të Hollivudit”, shpjegon Roth. “Ka njerëz që jetojnë këtu, por nuk i shihni kurrë”.

Aktorin 57-vjeçar verës mund ta shihni në filmin “Once upon a Time in Hollywood” – filmi i tij i pestë me Tarantinon, që flet për vrasjen e Familjes Manson (grup kulti që më 1969 mbyti gruan shtatzënë të regjisorit Roman Polanski, Sharon Tate – v.j.). Në film luajnë emrat e njohur, si: Leonardo DiCaprio, Brad Pitt, Al Pacino dhe Margot Robbie.

“Mendoj se janë 100 karaktere të rastësishme në të”, thotë Roth, por nuk dëshiron të futet në detaje.

Në ndërkohë, ai vazhdon me seriali “Tin Star”, një uestern modern që ka nis sezonin e dytë, e ku Roth e luan policin Jim Worth.

Pas shumë roleve në SHBA, është kënaqësi ta dëgjosh Rothin duke e përdorur theksin e tij të vërtetë, të pandryshuar nga dekadat e jetesës në Kaliforni. Edhe pse qyteti po gëlon tash nga britanikët, ai thotë se gjërat ishin shumë më ndryshe në vitin 1990.

“Në kohën kur erdha këtu nuk kishte aktorë anglezë, përveç Garyt (Oldman). Ai e vendosi urën për mua”, thotë ai.

Roth rrallë harron të japë mirënjohje për heronjtë dhe mentorët e tij, si: aktorët Ray Winstone dhe John Hurt; ish-mësuesit, skenaristët dhe regjisorët Alan Clarke, Ken Loach dhe Barrie Keeffe të cilët thotë si ia dhanë karrierën. Ai është mirënjohës që është rritur në vitet 1970, në Londër, kur një brez shkrimtarësh iu përgjigjën rënies post-industriale të Britanisë me një socrealizëm të thellë. Ishte kjo bota që ai e njihte. Kështu, me rolin e racistit “skinhead” në filmin “Made in Britain”, ishte në gjendje të gozhdonte nihilizmin, zemërimin dhe dhunën e burrave të bardhë të klasës punëtore, sepse kishte përvojë për mënyrën se si silleshin keqbërësit në shkollën e tij të mesme. Ai rikujton trazirat e përditshme, fëmijët duke ikur përmes dritareve, betejat e rrugëve…

“E urreja atë kohë, sepse rrihesha çdo ditë”, thotë ai. “Nuk dija të luftoja”.

Punku ishte në horizont; kryengritja ishte në ajër. Roth ishte pjesë e lëvizjes “Rocku kundër Racizmit” dhe grupit “Studentët kundër nazistëve”. Ai hidhte gurë në marshet e protestës, tok babin e tij.

Kur Trevori (karakteri i Tim Rothit në filmin “Made in Britain”) hedh tullat në dritaren e shtëpisë së pakistanezëve duke bërtitur “unë jam britanik”, kjo duket si origjina e një storje për dezintegrimin social që nxiti rezultatet e referendumit të vitit 2016.

“E kuptoj pse ka ndodhur Brexit-i, për shkak se Trump ndodhi në Amerikë – e marr atë që është në rrënjë të tij”, thotë ai.

Babai i tij ishte emigrant që u transferua nga Nju Jorku në Liverpul. Roth është duke menduar ta bëjë një film të bazuar në historinë e tij.

“Ai ishte nga Bruklini, që ishte i vështirë dikur, dhe ai e kishte një familje të keqe”, shprehet ai. “I bënë gjërat jo të duhura dhe u dëbuan. Kur babai im ishte 11 vjeç, punonte në fabrikat e tullave në Liverpul, por u zhvendos në Kent ku punoi në fusha”.

Në moshën 17-vjeçare, Roth seniori po fluturonte me bombarduesit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ishte një njeri i mirë, por rrëmujë për shkak të jetës së tij dhe luftës”, thotë Roth. “Por, sado e çrregullt të jetë jeta juaj, sado e komplikuar të jetë, duhet të jetë një dritare ku mund të ngjitesh dhe atë dritare ma dha ai”.

I nxitur nga abuzimet, debutimi i Rothit si regjisor ishte te “The War Zone”, një film që flet për dëshpërimin, që analizon ndikimin e incestit, destruktivitetin e tij, helmin e tij… Roth donte të tregonte se si abuzuesit i bëjnë viktimat bashkëfajtorë në abuzimet e tyre.

“Ata janë regjisorë e ju jeni aktori; luani për ta, i ruani fshehtësitë e tyre”, thotë ai.

Kanë kaluar 20 vjet qëkur Rothi e bëri “The War Zone”. A ka menduar të bëjë regjinë e një filmi tjetër?

Ai është marrë me një skenar për Mbretin Lir që Harold Pinteri e shkroi për të, ndërsa mund të bëjë regjinë e një filmi në Meksikë të bazuar në një roman të Gabriel Garcia Marquezit.

“Familja ma ka dhënë bekimin”, thotë ai.

Roth nuk mendon të jetojë sërish në Britani të Madhe, por është e qartë se konturat e fëmijërisë së tij në një klasë punëtore ende i përcaktojnë zgjedhjet e tij të karrierës. Ndërsa, raporti me Tarantinon e ka definuar jetën e tij në SHBA më shumë se një herë. Ai ishte në Sundance për premierën e filmit “Reservoir Dogs”, më 1992, ku takoi Nikki Butlerin (gruan me të cilën jeton edhe sot). Një vit më vonë, të dy ishin në Belize ku Roth luante në filmin e Nicolas Roegut, “Heart of Darkness”.

“Aty u martuam; në një xhungël pranë lumit”, thotë ai.

Kur Roth largohet për të takuar gruan që ende e quan “missus”, një grup shokësh vazhdojnë të porositin margarita. Është ora një pasdite dhe dielli shndrit. Atmosfera është festive.

“Është botë e çuditshme”, thotë Roth me theksin e tij londinez… sërish në vendin e duhur. /Telegrafi/ KultPlus.com

Viti 2019 në shenjë të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qemailit

Përderisa në vitin që lamë pas si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri pati përplot aktivitete kulturore që ju kushtuan heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut, këtë vit vëmendje më e madhe do të jetë për 100 vjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Qemailit.

Drejtori i Muzeut Historik të Shqipërisë Dorian Koçi duke treguar se deri më tani nuk kanë diçka konkrete rreth restaurimit të muzeut kombëtar, tregon edhe se ky vit prioritet do të ketë Qemailin dhe Konferencën e Paqes.

Aktivitetet, ekspozita, e revista muzeale do t’i kushtohen Ismail Qemailit.

Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë gjatë vitit 2018, përveç shtimit të aktiviteteve, ka parë edhe shtim të vizitorëve të interesuar për këtë institucion kulturor. Rreth 61 mijë vizitorë ka pasur ky muze në vitin që sapo lamë pas.

Dardha nën pushtetin e borës, ftesë për turizëm dimëror

Fotot e Dardhës nën pushtetin e borës janë ftesa më e mirë për të gjithë ata që duan turizmin dimëror.

Reshjet e borës kanë zbardhur Dardhën, 1300 metra mbi nivelin e detit, ku kanë krijuar pamje magjepsëse.

Moti i ftohtë me temperatura që zbresin nën zero gradë në pjesën më të madhe të vendit, ka risjellë këtë fillimvit reshjet e borës në zonën veriore dhe juglindore të vendit.

Nga Dardha, vjen përmes këtyre fotove, magjia e borës.




Mos raftë me u harru

Poezi e shkruar nga  Rabindranath Tagore.

N’mos e paqa nafakë n’ket jetë me t’taku, atëherë
Ndjenjë e mallit për shikimin tand, koftë mos me u harru
– mos raftë me u harru,
E kjo dhimtë trishtimi, nëpër andrra diftu
Edhe çuet kur t’jem, le t’mbetet mbi mu.

Qysh pazareve t’dynjasë m’kalojnë ditët e mia
E dinarë t’dynjasë, mbushin duert e mia
Që fitu asnjigja s’kam, koftë mos me u harru
– mos raftë me u harru,
E kjo dhimtë trishtimi, nëpër andrra diftu
Edhe çuet kur t’jem, le t’mbetet mbi mu.

Kur lodhun e pa frymë, skaj rrugës t’jem ulun,
E shtratin krejt poshtë n’tokë, ta kem shtrue n’pluhun,
Se udh’e gjatë m’pret para meje, koftë mos me u harru
– mos raftë me u harru,
E kjo dhimtë trishtimi, nëpër andrra diftu
Edhe çuet kur t’jem, le t’mbetet mbi mu.

Kur dhomat e mia të jenë zbukuru dhe
Za i fyellit bashkë me t’qeshunat, shurdhu
Për që nuk t’ftova n’shpinë teme, koftë mos me u harru
– mos raftë me u harru,
E kjo dhimtë trishtimi, nëpër andrra diftu
Edhe çuet kur t’jem, le t’mbetet mbi mu.

Burimi: https://soundcloud.com/pup-za/mos-rafte-me-u-harru?fbclid=IwAR2_CnTBj8xTU7iXsi1t7cYOAP6L-BExus4s04WiFSMrhnOXTopwXDaGmvs

Shqiptarja Albina Shyti, mahnitë jurinë e X Factor në Danimarkë (VIDEO)

Albina Shyti, e njohur me emrin artistik Albi, është një vajzë e re shqiptare por që ka lindur dhe jeton në Danimarkë. Ajo tashmë ka nisur rrugën e saj drejt ndërtimit të një karrierë muzikore në vendin ku jeton, shkruan KultPlus.

Prindërit e saj kanë emigruar qysh herët në Danimarke, ku edhe vazhdojnë të jetojnë, ndërsa vajza e tyre tashmë dëshiron të jetë një përfaqësuese e denjë e Kosovës në botë përmes muzikës.

Albina kohë pas kohe sjell covera të ndryshëm të këngëve që ajo ka për zemër, por për tu prezantuar para një publiku më të gjerë dhe duke dashur që zëri i saj të dëgjohet edhe në skenë, ajo ka vendosur të marrë pjesë në X Factor në Danimarkë. Prezantimi i saj i parë para jurisë vlerësuese të kësaj gare, ka bërë që Albina të shkëlqejë me performancën e saj dhe të marrë kritika pozitive nga juria. Me një kitarë në dorë ajo është ngjitur në skenë për të interpretuar këngën e Katy Perry “The One That Got Away”, çka ka pasuar edhe me kalimin e audicioneve të kësaj gare të madhe.

Albina, synon që kësaj gare t’i shkojë deri në fund. Pritet të shohim rrugëtimin e vajzës shqiptare në këtë garë.

Në një listë të publikuar nga vetë Albi, shihet që performanca e saj është renditur e para ndër më të pëlqyerat nga fansat. / KultPlus.com

Edhe disa agjentë tjerë të Hollywood-it interesohen për Edona Hamzën

Gjatë ditës së djeshme u raportua se 10 vjeçarja me prejardhje nga Podujeva, Edona Hamza, ishte përzgjedhur nga një agjent i Hollywood-it nga departamenti i të rinjve në CTG.

Ajo, kishte marrë pjesë në një garë, ku kishin konkurruar 400 të rinj, nga të cilët ishin përzgjedhur 30 prej tyre, ndër to edhe Edona.

Përtej kësaj, në një bisedë me Insajderin, babai i Edonës, Muharrem Hamza, ka treguar se gjatë ditës së djeshme ka marrë edhe disa email, nga agjentë të tjerë të Hollywood-it, të cilët kanë shprehur gatishmërinë që të marrin nën menaxhim 10 vjeçaren e cila jeton në Kanada.

“Kemi marrë shumë email-a nga agjentë të ndryshëm të Hollywood-it, të cilët janë shprehur të gatshëm që të menaxhojnë karrierën e Edonës”, thotë Muharrem Hamza, teksa tregon detajet e konkursit, në të cilin ishte përzgjedhur edhe 10 vjeçarja kosovare.

https://www.instagram.com/p/BquzYmjFwF-/

Muharrem Hamza, thotë se vajza e tij, Edona, nuk është trajnuar asnjëherë më parë për në fushën e aktrimit, andaj është shumë i lumtur që me provat e para arriti të përzgjedhej për në Hollywood.

Ai ndjehet shumë krenar për suksesin që ka arritur vajza e tij edhe pse këta janë hapat e parë të saj.

“Presim që Edona të na bëjë krenar që jemi shqiptarë dhe të luajë role të mëdha”, ka thënë Hamza.

Hamza, tash e 19 vjet, jeton me familje në Kanada. Tregon se Edona, kishte filluar të këndojë në gjuhën shqipe dhe angleze, që nga koha kur ishte 8 vjeçare. /KultPlus.com

Kevin Spacey del në gjyq me akuzat për abuzim seksual

Aktori i njohur amerikan Kevin Spacey, u paraqit të hënën në një seancë gjyqësore në shtetin Massachusetts për t’iu përgjigjur akuzave se në vitin 2016 kishte sulmuar seksualisht një adoleshent në një klub të qytetit Nantucket.

Aktori, fitues i Çmimit Oskar, nuk i pranoi akuzat. Më shumë se një vit më parë, ish folësja e një televizioni të Bostonit, Heather Unruh, e akuzoi aktorin se kishte sulmuar seksualisht djalin e saj 18-vjeçar, pasi e kishte dehur atë në klubin plot me njerëz, ku i biri punonte si ndihmës, transmeton tch.

Avokati i aktorit, Alan Jackson, është përpjekur të gjejë të çara në akuzën e paraqitur, duke thënë se adoleshenti nuk e raportoi menjëherë ngjarjen.

Nëse shpallet fajtor nga gjykata, Kevin Spacey, i njohur sidomos për rolin në serialin “House of Cards”, mund të përballet me 5 vjet burgim. Kjo është çështja e parë penale kundër aktorit 59-vjeçar, pas akuzave të tjera për sjellje të pahijshme seksuale të ngritura ndaj tij në vitin 2017.

12 atraksionet më të bukura të Shqipërisë, në kalendarin e Ambasadës së Zvicrës

Ambasada zvicerane në Shqipëri, ka përzgjedhur 12 vendet, atraksionet më të bukura dhe më të spikatura në Shqipëri, për t’i pasqyruar ato në kalendarin e Vitit të Ri 2019.

“Kalendari ynë për 2019 përmban foto nga e gjithë Shqipëria”, shkruan Ambasada e Zvicrës në Tiranë duke uruar edhe “Gëzuar Vitin e Ri!”.

Fotografitë me pamjet e spikatura nga laguna e Divjakës, ishulli i Sazanit, kanionet e Osumit e vargmalet e mbuluara me borë, etj, janë pjesë të kolazhit artistik që përmes ngjyrash të relievit gjeografik që pasqyrojnë, reflektojnë jo vetëm bukuritë turistike të Shqipërisë, por edhe 4 stinët e vitit. /e.xh//a.g/KultPlus.com

Hyrja në Bogë e Prevallë do të bëhet me pagesë

Një laurë do të vendoset edhe në Qendrën Turistike në fshatin Bogë të Komunës së Pejës.


Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë vendim që edhe në Qendrën Turistike në Bogë dhe në atë në Prevallë të vendoset një taksë e njëjtë sikurse në Brezovicë, raporton KTV.

Shumë shpejt kjo pjesë turistike e Kosovës do të bëhet me pagesë.

Ministria e Mjedisit ka paralajmëruar se kjo pagesë do të bëhet për arsye të sigurimit.

Qytetarët, të cilët e shfrytëzojnë këtë pjesë, shprehen skeptikë për pagesën në këtë vend turistik.

Ndërsa, disa qytetarë të tjerë thonë se së pari duhet të investohet në këtë pjesë, pastaj të vendoset taksë.

Disa biznese këtu në Bogë, prapa kamerës kanë thënë se nuk është në rregull të vendoset taksë, pasi shumica e investimeve aty janë nga vetë bizneset private.

Kurse, laura në Qendrën Turistike në Brezovicë ishte vendosur në janar të vitit 2018 nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Prindërimi i sotëm do të prodhojë një gjeneratë të fëmijëve vetjakë dhe të pa edukatë


Unë besoj se gjithçka mund të zgjidhet dhe nuk ka nevojë të dramatizohet pa nevojë. Për këtë shkak më duhet të them se prindërimi modern ka një problem serioz, dhe shpresoj se do të dëgjoni me shumë vëmendje..

Kam punuar me fëmijë nëpër të gjithë botën, e në dy dekadat e fundit çdo ditë e më shpesh has në komente të prindërve, të cilët ashtu si unë mendojnë se ekzistojnë probleme të mëdha. Ja cilat janë më të mëdhatë. Kemi nisur të kemi frikë për fëmijët tanë. Kur përgatisim mëngjesin dhe e ngrohim qumështin, nëse thonë se duan ndonjë mëlmesë tjetër apo çfarëdoqoftë, fillojmë të bëjmë panik dhe të ndryshojmë gjithçka sipas dëshirës së tyre, vetëm e vetëm që t’i kënaqim. Gabim!

Kush është në këtë rrëfim prindi, dhe pse duhet gjithçka të jetë si thotë fëmija? Askujt nuk duhet t’i urdhëroni gjithë kohën, por nuk duhet as vetes t’i shkaktoni vështirësi shtesë, me atë që do t’ua bëni qejfet në çdo gjë. Pyeteni veten se çfarë mesazhi u jepni me këtë sjellje: që do të marrin gjithçka që duan, atëherë kur ta duan. Apo?

Kur fëmijët të sillen keq, prindërit zakonisht kanë tendencë të thonë se “kështu bëjnë fëmijët”. Besoni, nuk është kështu. Fëmijët janë në gjendje të bëjnë shumë më tepër nga e pritura, pa dallim a bëhet fjalë për sjellje të mirë, respekt për më të moshuarit, vetkontrollë ose zemërgjërësi. Mendoni se fëmijët nuk dinë të ulen si duhet gjatë darkës në një restoran, ose të pastrojnë pas vets? Kjo është budallallëk, sepse arsyeja e vetme për të menduar kështu është se ju nuk u jepni mundësi të mësojnë. Ngritini kukijtë e pritshmërive dhe do të shihni për çfarë janë të aftë të tejkalojnë.

E kemi humbur ndjenjën se edhe të tjerët marrin pjesë në procesin e ngjarjeve të fëmijës sonë. Më herët kanë qenë mësuesit, shoferët e autobusëve të shkollës, miqtë, prindërit e fëmijëve tjerë me të cilit ai shoqërohet.. Pastaj përnjëherë nisëm të nevrikosemi çdoherë që të tjerët të thonë diçka për fëmijën tonë, sepse ata nuk kanë të drejtë të flasin për atë se si fëmija sillet. Në fund të fundit, është fëmija im. I përkrahim vetëm ata që pajtohen me mënyrën tonë të edukimit, edhe nëse ai nuk është i duhuri. I posedojmë fëmijët së tepërmi dhe kemi të drejtë ekskluzive vetëm ne të kemi ndikim në rritjen dhe zhvillimin e tyre. 

Mundësitë teknologjike janë të shkëlqyera për thjeshtësimin e gjërave. Mund të porosisim ushqim kur jemi lodhur nga puna, me shtypjen e një butoni kemi ushqim të gatshëm. E kontrollojmë llogarinë bankare me një klikim. Kjo është mbresëlënëse, por çdo gjë ka mangësitë e veta. Fëmijëve duhet t’u mësohet durimi, ndërsa në një mjedis ku çdo gjë e kanë në dispozicion, kjo nuk është e mundur. Nëse mendojnë se ushqimi përgatitet për 3 minuta, asnjëherë nuk do të duan të mësojnë të gatuajnë dhe nuk do ta mësojnë dallim mes ushqimit të gatuar në shtëpi e në të cilin është shkrirë mund dhe asaj që vjen nga jashtë. Për këtë arsye, ju si prindër duhet t’ua sqaroni fëmijëve tuaj cilat janë përparësitë e udhëve më të shkurtra në jetë, si ato të teknologjisë, ashtu edhe të gjërave tjera.

SPJEGOJUANI PËRPARËSITË E PRITJES DHE DURIMIT

Përnjëherë të gjitha nevojat tuaja nuk janë parësore, që është pjesërisht e pritshme. Nuk janë as në vend të dytë, dhe e vetmja që dini është se nevojat e fëmijëve janë në vend të parë. Unë e përkrah mendimin që fëmijët të jenë në vend të parë, por pa e lënë veten pas dore. Kështu shpesh ndodh që nënat dhe baballarët një qind herë të ngriten nga krevati për t’i kontrolluar fëmijët. Nuk ka asgjë të keqe në të thënit JO. Ekzistojnë situata të thjeshta në të cilat është plotësisht e arsyeshme të thuhet JO dhe t’u sqarohet fëmijëve përse e bëni një gjë të tillë. Pa dallim sa keni dëshirë t’i kënaqni, duhet ta dini se është krejt në rregull të mendoni edhe për veten. 

Kam frikë se ardhmëria do të jetë me pasoja, nëse nuk fillojmë të punojmë në përmirësimin e këtyre gabimeve. Fëmijët do të rriten në njerëz vetjak, të padurueshëm dhe të pa edukatë. Ky nuk do të jetë gabimi i tyre, por yni. Prandaj, ju lutem, prindër në të gjithë botën, luftoni më shumë. Harxhojeni veten më pak. Lërini fëmijët të zhvillohen dhe përgatitini që të jenë të suksesshëm në botën reale në të cilën e keni krijuar për ta, por duhet t’i lëshoni të mësojnë vetë.

Burimi: haber.ba
Përshtatja: supergratë

Ky dizajner shqiptar u përkujdes për veshjen e Iskra Lawrence në Golden Globes

Ajo është një nga modelet më të kërkuara të momentit,dhe për veshjen e saj u përkujdes kreatori shqiptar i modës, i cili vepron në Kosovë, Valdrin Sahiti.

Iskra Lawrence është shfaqur elegante teksa ka pozuar për revistat InStyle dhe Warner Bros.

Bukuroshja ishte pjesë e ndejës së organizuar pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globes” në hotel “The Beverly Hilton” të Los Angelesit.

Ajo dukej e bukur në një fustan me saten të kaltër teksa shfaqte shpatullat gjersa kishte brez të detajuar në bel.

E për këtë veshje të 28-vjeçares u përkujdes kreatori shqiptar i modës, i cili vepron në Kosovë, Valdrin Sahiti.

Këtë e ka bërë të ditur vet artisti teksa ka publikuar disa shkrime të mediat të huaja në llogarinë personale në Instagram. Ndryshe, Golden Globes ka mësuar edhe fituesit, ku çmimet kryesore i kanë rrëmbyer filmi dhe protagonistët e tij, “Rhapsody Boehmian”. / radiourbanfm


“I gjallë a i vdekur asgjë më unë nuk di, por brenda meje ti ende frymon çdo ditë”

1 mijë e 650 persona vazhdojnë të mbesin të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Lulet e më të afërmeve të tyre akoma mbesin pa adresë.

Ndjenjat për humbjen e tyre kanë mbetur peng i kohës në pritjen që ushqehet me shpresë. Këtë dhimbje e rrëfen një nga këngët më të bukura të Eliza Hoxhës, këngë e cila s’ka forcë të bëjë më shumë pos që të prek rrëfimin e një nënë, një gruaje dhe një fëmije.

“Jam lodhur në pritje por s’mund të heqë dorë, veq vendin ta di se ku prehesh ti kurrë dhembje nuk do t’me pushoj, në fund dhe un do t ‘ndjehem e lirë”, thotë një nga pjesët e kyresore të artistes shumëdimensionale Eliza Hoxhës.

KultPlus sot e risjell këtë këngë me videoklip dhe tekst.

Sa letra shkrova pa adrese ku ti dergoj

sa shume dite kaluan sa shume malle dhe lot qe s’pushojne

i gjalle a i vdekur asgje me un nuk di

por brenda meje ti, ende frymon qdo dite

rrefen nje nene,rrefen dhe nje grua e nje femije

o sa shume po lutem edhe un po lutem tani

per ata qe s’jane te humbur diku ne pafund

rrefen edhe kjo kenge

pa force qe te bej me shume

asgje nuk kerkoj ky ankth t’me leshoj

jam lodhur ne pritje por s’mund te heq dore

veq vendin ta di se ku prehesh ti

kurr dhembje nuk do t’me pushoj

ne fund dhe un do tndjehem e lire

asgje s’ka kuptim as kjo pritje qe me shkatrroje

dhembjen se ndalojn as kto vargje qe i kendoj

gjithnje refuzoj te mendoj se ti me nuk je

e si un te besoj kur peng i ksaj ndjenje kam mbet

te gjitha mi morre, nga vetja ime ti

e un tani pres, te pakten veq diqka nga ti

e humbur ne jete me shpresen se do vish

bashk me shume te tjere un ende besoj vertet

asgje nuk kerkoj ky ankth me leshoj

jam lodhur ne pritje por smund te heq dore

veq vendin ta di se ku prehesh ti

kurr dhembje nuk do tme pushoj

asgje nuk kerkoj ky ankth me leshoj

veq vendin ta di se ku prehesh ti (x2)

te gjithve sa shume na mungojne

asgje nuk kerkoj ky ankth me leshoj

jam lodhur ne pritje por smund te heq dore

veq vendin ta di se ku prehesh ti

kurr dhembje nuk do t’me pushoj

ne fund dhe un do ndjehem e lire

asgje nuk kerkoj ky ankth me leshoj

veq vendin ta di se ku prehesh ti

“Le t’ua lëmë gratë e bukura burrave pa imagjinatë”

Thënie nga Marcel Prust.

“Realiteti është një ndër armiqtë më të aftë. Sulmon në atë pikë të zemrës ku nuk e pret dhe ku nuk ke përgatitur mbrojtje”.

“Kopshti i mrekulluar i shpirtit tonë është pikërisht ai që na jep dhe lumturinë”.

“Dhembja është një lloj nevoje e organizmit për t’u ftilluar për një stad të ri”.

“Të besosh se miqësia ekziston është si të besosh se mobiliet kanë shpirt”.

“Udhëtimi i vërtetë nuk do të ishte të shkoje drejt vendeve të reja, por të kishe sy të tjerë për ta parë universin me sytë e të tjerëve, të 100 të tjerëve, për të parë 100 universe që secili prej tyre shikon, që secili prej tyre është”.

“Le t’ua lëmë gratë e bukura burrave pa imagjinatë”.

“Jemi të detyruar që për ta bërë realitetin disi të durueshëm, duhet të bëjmë ndonjë marrëzi të vogël”.

“Njeriut i pëlqen të idealizojë, por kur ëndrrat bëhen realitet, shfaqet indiferenca”.

“Kur bën atë që mundesh, bën atë që duhet”.

Kompania amerikane e sigurimit largon llogon e ngjashme me të FSK-së

Stema e FSK-së që e bartin ushtarët e Kosovës është dizajnuar nga artisti Albian Gagica, shkruan KultPlus.

Por, sot të gjithë kanë vërshuar kundër Gagicës duke e quajtur këtë stemë të kopjuar nga një kompani amerikane e sigurimit fizik.

Pas disa kërkimeve në internet, kuptohet që kjo kompani llogon e ka vendosë që dy vjet, çka na jep të drejtën të themi që stema nuk është kopjuar nga Gagica, madje edhe në intervistën që Gagica e ka dhënë për KultPlus me rastin e fundvitit, ai ka potencuar që Simbolet e Ushtrisë së Kosovës janë dizajnuar në vitin 2009.

Pas reagimit të Gagicës se do të padis kompaninë e sigurimit që ka përdorur këtë llogo, tashmë kompania amerikane e sigurimit fizik ka hequr nga webfaqja e vet atë. Këtë e ka konfirmuar Gagica përmes një postimi në Facebook.

“Kompania ne fjal e heki logon prej ëebsajtit te tyre. Tash a po na besoni? #ligji

Kosove mos ki frike se ki djem ne Amerike”, ka shkruar Gagica në postimin e tij.

Festivali shqiptar në Australia Day Awards

Festivali Shepparton Albanian Harvest është nominuar në Australia Day Awards.

Ata përmes një njoftimi kanë bërë të ditur nominimim për vitin 2019 për  ngjarjen e komunitetit, sipas tyre është një privilegj që festimi i tyre vjetor ka marr një nominim të tillë.

Ata kanë thënë se Festivali ynë nuk do të ndodhte pa mbështetjen dhe përkushtimin e komunitetit tonë si dhe për këtë, ata ofrojnë mirënjohjen e përzemërt, përcjell albinfo.ch

Në njoftim po ashtu thuhet, “Sigurohuni që të ruani datën për ngjarjen tonë të ardhshëm: 24 mars 2019. Ndihmoni përhapjen e fjalës dhe tregoni familjes dhe miqëve tuaj”.

Maestro plak dhe violina

Poezi e shkruar nga Kujtim Paçaku.

Të gjithë më tradhtuan në këtë jetë…
Pos violinës
Gjak e mjaltë kemi ngjyer bashkë
Në sofrën e hënës
Tash që ditët i kam të numëruara
Veç një amanet po ua lë:
Në varr kur të më lëshoni
Mbi gjoks të ma lini violinën 
Violinën time të vjetër
Oh, këtë dashnore gjithmonë të re

Saimir Pirgu, pjesë e operës “Një ballo me maska” në Itali

“Një ballo me maska” e Xhuzepe Verdit do ta nisë sezonin lirik 2019 në Teatrin Regio di Parma në Itali më 12 janar, në orën 20:00.

Një nga protagonistët e mbrëmjes do të jetë edhe tenori shqiptar Saimir Pirgu. Opera “Një ballo me maska” i është kushtuar muzikantit milanez Marcello Conati i ndarë nga jeta gjatë dhjetorit të vitit që lamë pas.

I frymëzuar nga figura e mbretit të Zvicrës, Gustavi III, viktimë e një komploti të planifikuar gjatë një balloje me maska, opera fillimisht ishte menduar për t’u vënë në skenë në teatrin “San Carlo” të Napolit.

Propozimi i teatrit të Regio-s për të rikuperuar këtë zhvendosje historike të veprës ka gjetur dashurinë e artistëve italianë, por jo vetëm për të sjellë përmes teknologjisë dhe punës teatrale një copëz të së shkuarës.

Skenografia e realizuar synon t’i sjellë publikut një rrëfim të asaj që teatri ka qenë, bazuar në traditën më të pastër të teatrit italian, duke përshtatur, mobiliet, objektet, kostumet dritat dhe lëvizjet skenike.

Ndërsa, përsa i përket këndvështrimit dramaturgjik artistët mes të cilëve është edhe Pirgu, do ta vendosin publikun përballë një historie mes dashurisë dhe vdekjes. /ata

‘Dëgjoj shpesh për Nelson Mandelan, ne kemi pasur shumë Nelson Mandela në Shqipëri’

Gasper Gaspri shpenzoi ato që duhet te kishin qënë vitet më të bukura të jetës së tij, si nje viktimë e torturave në burgjet e famshme shqiptare. Ai u akuzua për kundërshtim ndaj diktaturës, por pikëpamjet pro-demokratike të familjes së tij dhe fakti që ata ishin besimtarë, ishin krime të mjaftueshme për regjimin.

Për shkak të një krimi absurd, atij ju hoq e drejta e edukimit, u pushua nga puna dhe u internua nga shoqëria. Në moshen 24 vjeçare, çdo shpresë për një të ardhme, u sabotua nga regjimi Hoxha.

Gaspri ka parë vdekje, torturë, horror, dhe çmenduri. Ai ka duruar dhimbje dhe brenga përtej imagjinatës duke filluar nga abuzimi në burg e deri tek vdekja e mamasë së tij nga dëshpërimi dhe mungesa e shpresës që ndjente nga arrestimi i padrejtë i djalit të saj. Për 14 vjet, ai transportohej para-mbrapa nëpër burgjet e Burrelit, Spaçit dhe Qafë-Barit.

Individët me biografi të keqe, konsideroheshin si armiq të popullit nga regjimi Hoxha. Shoqërimi me njerëz te tillë, ndikonte në statusin social të një personi ne komunitet dhe qytetarët inkurajoheshin që ti përjashtonin si nga ana sociale, si nga ana profesionale, njerëzit me biografi të keqe. Denoncimet për krime të trilluara ishin të zakonshme dhe çonin në gjyqe publike, siç ndodhi dhe me Gasprin.

Burgjet politike përmbanin së shumti kundërshtarë të regjimit Hoxha. Shumica ishin njerëz të pafajshëm që ranë në kthetrat paranojake të Policisë Sekrete. Sipas Gasprit, trajtimi i të burgorsurve varej nga humori i rojes. Ndjenjat e rojes diktonin se si do të trajtoheshin të burgosurit gjatë ditës, çfare do të hanin, ku do të flinin, ose me kë do të shoqeroheshin. Rojet vendosnin për levizjet dhe për shoqërimin midis të burgosurve.

Pavarësisht të gjitha këtyre gjërave, Gaspri vazhdon të ketë një besim të fortë i cili është i dukshëm nga lavditë e tij për një fuqi më të madhe se ne, si dhe dashurinë dhe devotshmërinë ndaj gruas dhe 3 femijëve.

[dialog]

Ka qënë viti 1975 kur më përjashtuan nga Universiteti për shkak të biografisë time. Në 1977 më burgosën dhe jam liruar me rënien e komunizmit në 1991.

Ka pasur të pakten 1000 njerëz ne burg. Kam kaluar 14 vjet brënda; 9 vjet në Burrel dhe pjesën tjetër në Spaç dhe Qafë të Barit. Na lejohej të ajroseshim për 1 ore çdo mëngjes dhe pastaj mbasdite – këto ishin rregullat. Por, ndonjëherë, mund të kalonte një muaj dhe nuk na lejonin te dilnim fare. Kur dilnim, mendonim me vete: “A do na vijë njëri këtë muaj të na sjelli pak bukë e një paketë cigare që të mos humbim toruan?

Policet na kërcënonin me shufra hekuri dhe na rrihnin kur riktheheshim brenda. Metodat e torturës ishin të ndryshme – unë isha me fat, sepse isha i ri dhe ne gjendje të mirë shendetësore. Në mes te dimrit, na fusnin në Birucë për një muaj, pa ndonjë arsye konkrete. Shumë të burgosur vdisnin në birucë ndërsa të tjerë nuk vinte ti shihte kush për vite. Nuk kishte më keq.

Dëgjoj shpesh për Nelson Mandelan qe vuajti në burg për 25 vjet – ne kemi pasur shumë Nelson Mandela në Shqipëri. Pjetër Arbnori ka qënë persekutuar dhe burgosur për 29 vjet. At Simon Jubani ka qënë hero i lindur. Çdo herë që kishte vizita zyrtare nga Tirana, nga Ministria e Punëve  të Brendshme, ai bërtiste “Poshtë Enver Hoxha! Poshtë Komunizmi!”

Tani i themi këto fjale lirisht, por të të degjonte ushtari ato fjale në ato kohë? E torturuan duke ja thyer të dyja këmbët, të dyja krahët dhe brinjët dhe nuk tha një gjysëm llafi. Çdo herë e dënonin më keq; përfundoi duke bërë 27 vjet burg.

Më bënë të njëjtën gjë dhe mua. Më torturuan duke mi mbajtur duart dhe këmbët e lidhura deri sa të më binin të fikët – për gabime të paimagjinueshme si bërje zhurmë mbas orarit të caktuar dhe akuza të tjera të tilla.

Një moment pothuajse fatal për mua, jo prej rrahjeve po prej natyres së shpirtit tim te thyer, ishte kur mamaja ime erdhi të më takonte për herë të fundit. i kishin dhënë mundësinë të më shihte vetëm fytyrën, jo trupin.

Si për koinçidencë, rastisi qe atë ditë ishte në detyrë roja më i egër i burgut. Ajo e pyeti: Të lutem, a mund të shoh duart dhe këmbët e djalit tim?”

Ai iu përgjigj: “Je me fat që mund t’i shohësh fytyrën, sepse herën tjetër nuk do e gjesh më gjallë. Do të të japim rrobat e tij të lara në gjak siç bëmë me mamanë e Xhelal Koprenckës.”

Ajo u mërzit dhe u largua dhe me tha qe nuk do vinte më të më vizitonte.

Mamaja ime vrau veten duke u hedhur në zjarr. E vrau veten 8 vjet mbas arrestimit tim. E shoh mamanë time shpesh në endrra dhe ndihem sikur i kam borxh diçka. Një gjë për të cilën jam krenar, është që gjithmonë kujdesesha për traditat familjare dhe nuk kisha asgje per te pasur turp. Nuk pranova kurre të bëhesha spiun në mënyrë që të dilja nga burgu. Jam dënuar shumë herë për kokfortësine time dhe për këtë jam krenar.

“Njeriu nuk duhet ta ketë frikë të keqen, kur është duke luftuar për të mirën!” Si fillim, duhet të luftojmë për të mirën, për familjen dhe për Zotin – kështu e shoh unë. Dhe kur lufton për të miren, e mira do të vijë gjithmonë.

Gasper Gaspri është lindur në 5 Maj 1953 ne Laç. Ai është 65 vjec dhe jeton në Macomb County, Michigan me gruan e tij.

Burimi: http://evenwallshaveears.org/story/gaspri-gasperi-2/?fbclid=IwAR0ho3oZHz0CdvqZbDhXNanWTr5K-OI61do40ApHLnDnQGr5m7LcG-2aRFE

FTESË PUBLIKE PËR PROJEKTET KULTURORE-ARTISTIKE PËR OJQ DHE INDIVIDË PËR VITIN 2019

Republika e Kosovës

Republika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – Government

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Ministarstvo Kulture, Omladine i Sporta / Ministry of Culture, Youth and Sports

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/Departamenti i Kulturës i fton organizatat e regjistruara si OJQ (sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asocimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës apo në shtetin ku është e koncentruar diaspora), si dhe Individët, programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës që të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet-idetë me karakter:

  • Profesional, të cilat me kualitetin e tyre formal dhe përmbajtësor i respekojnë standartet krijuese europiane dhe botërore;
  • Promovues, të cilat kanë për qëllim paraqitjen dhe integrimin e artistëve vendor në skenen artistike ndërkombëtare;
  • Stimulues, të cilat kanë për qëllim evidentimin e talenteve të reja me ide të veçanta kreative;
  • Tradicional, përmes të cilave do të promovohen vlerat kulturore;
  • Inovativ, të cilat me formën, përmbajtjen, frymën dhe mënyrën e realizimit të tyre paraqesin risi për ambientin krijues;
  • Kritik, të cilat me formën dhe përmbajtjen e tyre nxisin debat dhe diversitet artisitik;
  • Projektet lidhur me politikën e diversitetit kulturor dhe dialog nënkupton projekt propozimet nga komunitete jo shumicë, ndërsa projektet me karakter multietnik obligohen që përfshirja e personave të jetë së paku 50% nga komunitete jo shumicë;

2. OJQ-të dhe Individët, në përputhje me këtë ftesë publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për promovimin e kulturës, në fushat: kinematografi, teatër, muzikë, arte vizuele, industri kreative, diversitet kulturor dhe dialog, diplomaci kulturore, aktivitete letrare, bibliotekari.

  • Shuma e mbështetjes financiare për projektet e OJQ-ve mund të jetë maksimum deri  në 20,000.00 Euro.
  • Shuma e mbështetjes financiare për projektet e Individëve mund të jetë maksimum deri në 5,000.00 Euro.

4. Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune dhe përfundon me datën        22 janar 2019.

5. Kriteret e përgjithshme për OJQ-të:

Për t’u kualifikuar për mbështetje financiare publike, aplikuesit duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme minimale të përcaktuara me dispozitat në vijim:

  • të jenë të regjistruar si OJQ sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asociimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës apo në shtetin ku është e koncentruar diaspora;
  • të jenë të pajisur me numër fiskal sipas kërkesave të legjislacionit tatimor të Republikës së Kosovës, përkatësisht dokumentacionin ekuivalent sipas legjislacionit të shtetit përkatës për OJQ-në e huaj;
  • të kenë kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit;
  • të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe
  • të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës.
  • Vertetimin që OJQ-ja nuk ka obligime tatimore (nga ATK).

6. Kriteret e përgjithshme për Individët:

  • të kenë kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit;
  • të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe
  • të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës.

Në rast të dështimit për të përmbushur ndonjërin nga kriteret specifike, aplikacioni do të konsiderohet i pa kompletuar dhe si i tillë nuk do të kualifikohet për mbështetje financiare.

7. Kriteret e vlerësimit:

Me rastin e vlerësimit të projekt-propozimeve, Komisioni do të vlerësojë me sa vijon:

  • a posedon OJQ-ja, respektivisht Individi, kapacitete profesionale për të kryer aktivitetet e planifikuara të projektit /programit (a kanë aftësitë e duhura dhe aftësitë për zbatimin e projektit, si dhe njohuri në lidhje me çështjet që trajtohen në këtë ftesë)
  • a posedojnë kapacitete të menaxhimit të mjaftueshme OJQ-ja (duke përfshirë personelin, pajisjet për të udhëhequr me projektin)?
  • a është i përcaktuar ekipi i projektit dhe detyrimet e anëtarëve të ekipit?
  • sa relevant është projekt-propozimi për qëllimet dhe fushat të ftesës publike (a ndërlidhet projekti me aktivitetet e parapara me politikat e fushës, të cilat i mbulon ftesa publike?
  • a janë objektivat e projektit/programit të përcaktuara në mënyrë të qartë dhe realisht të arritshme?
  • a janë aktivitetet e projektit / programit të qarta, të arsyeshme, të kuptueshme dhe të zbatueshme?
  • a janë kostot e projektit/programit reale në lidhje me rezultatet specifike dhe kohëzgjatjen e pritshme të projektit?
  • a janë kostot e projektit në përputhje me aktivitetet e planifikuara të projektit/programit?

OJQ-të dhe Individët mund të aplikojnë me më së shumti (1) projekt në kuadër të kësaj ftese publike. Periudha e zbatimit të projektit është më së largu deri me 31 dhjetor 2019.  

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të dhe Individët që dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e promovimit të kulturës. OJQ-të dhe Individët duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit në fuqi, në përputhje me rregullat e kontabilitetit, si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiare publike.

Para nënshkrimit të kontratës, OJQ dhe Individi duhet të paraqesin prova se personi përgjegjës (menaxheri) në OJQ dhe Individi nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe prova se OJQ, respektivisht Individi ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.

Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në web-faqen e MKRS-së: www.mkrs-ks.org.

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht ose me postë, në adresën e mëposhtme:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Sheshi Nëna Terezë; Zyra e Arkivës, Nr. 22; 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të ftesës është i detajuar në Udhëzimet për aplikuesit.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë ftesë publike, të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të ftesës publike.

Të gjitha çështjet që lidhen me ftesën publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: [email protected]

Dy veprat e vitit për Gjergj Kastrioti Skënderbeun

Po përmbyllet viti i shpallur nga qeveria e Shqipërisë si viti mbarëkombëtar  i Gjergj Kastrioti Skënderbeut, por me aktivitete dhe promovime tjera e manifestime të pakta  për figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Megjithëkëtë  viti nuk kaloi edhe ashtu pa bërë asgjë nga studiuesit, historianët e krijuesit si ata shqiptarë ashtu edhe të huaj.

Janë dy autorë, njëri amerikan e tjetri shqiptar i Kosovës që kanë  sjell librat e tyre për figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut me rastin e 550 vjetorit të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, është amerikani A.K.Brackob ,me librin për Skënderbeun(Scanderbeg, A.K.Brackob,Histria Books,)  dhe Gjon Keka me librin e tij në gjermanisht për Skënderbeun(Der große Europäer Georg Kastriota,Meshari/Lena Grafik).

Librat e dy autorëve u pritën dhe u vlerësuan me shumë interes, si nga lexuesit shqiptarë, ashtu edhe nga ata anglishtfolës dhe gjermanfolës.  Autori e studiuesi  shqiptar i Kosovës Gjon Keka ,vetëm në fundvitin 2017 dhe brenda vitit  2018 ka botuar tri vepra për figurën e Gjergj Kastriotit  Skënderbeut  kushtuar vitit mbarëkombëtar të tij.

Interesimi dhe vlerësimi për veprat e autorëve si atij amerikan dhe shqiptar të Kosovës është një vlerësim  që i jep domethënie vetë vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut./ KultPlus.com

Majlinda Kelmendi do të prezantohet me ekspozitë personale në Romë të Italisë

Javën që vjen, Muzeu Laboratori i Artit Bashkëkohor në Universitetin Sapieza Romë do të hapë ekspozitën personale të Majlinda Kelmendit, artiste e njohur e artit e cila është e vlerësuar ndërkombëtarisht, shkruan KultPlus.

“COESTISTENZA” titullohet ekspozita, e cila përfshin punën e dy viteve të fundit të artistes Kelmendi.

Majlinda Kelmendi ka ekspozuar punën e saj në vende të te ndryshme  ndërkombëtare si Italia, Austria, Gjermania, Hungaria, Portugalia, Belgjika, Spanja, Polonia, Texas / SHBA, Republika Çeke, Bullgaria, Mali i Zi, duke marrë çmime të rëndësishme dhe mirënjohje.

 Ne ceremoni hapëse të ekspozitës do jenë  prezent   Presidenti  Fondacionit Sapienza Romë  Antonello Folco Biagini dhe Drejtori i MLAC Claudio Zambianchi.

Ekspozita do të hapet më 16 janar dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 31 janar 2019 në Muzeun Laboratori i Artit Bashkëkohor në Universitetin Sapieza në Romë.

Kjo ngjarje është ne patronazh  te Ambasadës  së Kosovës në Itali,  Fondacionin Sapienza Rome dhe Universiteti Sapienza të Romës.

Majlinda Kelmendi (e lindur më 4 tetor 1966 në Tiranë, Shqipëri) është gjithashtu themeluese e Galerisë ExpoArt40 dhe Drejtor artistik nga viti 2008 e këtej në – Projektin Multimedial International Net-Rrjet prej 2008 -2018 për 10 edicione, me artistë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Ajo është kuratore e projekteve të tjera në rajon dhe më gjerë. Studimet Universitare: Akademia e Arteve të Bukura, Tiranë, Shqipëri nga 1986 deri në vitin 1990. studime pasuniversitare: Magjistre e Arteve –Fakulteti  Arteve të Bukura në Prishtinë prej vitit 1999 deri në vitin 2000. Aktualisht: Profesor në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin e Arteve të Bukura (nga viti 2000), Departamentin e Artit Konceptual dhe mediave të reja./ KultPlus.com

Robert Elsie, mentori i kulturës shqiptare

Robert Elsie, për të gjithë ata që nuk e njohin, është një nga albanologët më të shquar të huaj. Që nga vitet `80 të shekullit të kaluar, e në vazhdim, ai ka patur një aktivitet shumë të ngjeshur në shumë aspekte: historik, filologjik, në fushën e fotografisë – duke bërë të mundur që thesaret e ndryshme të kulturës shqiptare të shpërndara, të paidentifikuara më parë t’i bashkojë dhe të krijojë një mozaik të madh të atij imazhi dhe perceptimi që kanë pasur të huajt ndaj Shqipërisë.

Këto perceptime fillojnë që nga viti 1809, një vit i cili shënon edhe interesin e madh albanologjik për shkak edhe të veprës së Bajronit, të shkruar përreth shqiptarëve dhe autorëve të tjerë që ecën në gjurmët e tij.

Robert Elsie ishte një studiues pasionant, i cili arriti në thyerjen të viteve 1990 të krijojë një individualitet të veçantë në kritikën, në letrat shqipe, në kulturën shqiptare një pikë referimi shumë të fortë për gjithsecilin që dëshironte të njihte më tepër shqiptarët, por edhe për të ndërtuar e për të shkruar histori të ndryshme të zhvillimit kulturor të shqiptarëve.

Mbetet një kontribut i madh historia e letërsisë shqipe që ai hartoi, në të cilën për herë të parë vinin më të detajuar autorë që më parë ishin mohuar apo dhe autorë të së shkuarës pa as edhe një lloj kompleksi duke bërë të mundur që një njeri, të dukej sikur bënte punën e institucioneve, kulturore, artistike apo historike të vendit tonë.

Robert Elsie dashuronte gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare. Për këtë gjë, ai bënte më të mirën e mundshme, që të krijonte dhe të arrinte rezultate të drejtpërdrejta në prezantimin e kësaj kulture, në Evropë kryesisht, por edhe në botë. Neve na duhet ta pranojmë që bibliotekat e Evropës dhe arkivat e ndryshme të muzeve, kanë akoma dokumente të paeksploruara për shqiptarët. Robert Elsie kishte mundësinë që të depërtonte dhe të merrte një pjesë nga këto dokumente dhe mbi to të analizonte dhe shkruante faza të ndryshme të zhvillimit kulturor të shqiptarëve.

Por, ajo që e përbën atë si një rast i veçantë, krahasuar edhe me gjithë studiuesit e tjerë, është se ai arrinte të krijonte dhe një analizë tërësore të këtyre dokumenteve duke na bërë të mundur, që ne herë pas here të kishim botime shumë cilësore apo qoftë edhe prezantime të letërsisë shqipe. Një ndër to edhe përkthimi i “Lahutës së Malësisë” të Gjergj Fishtës ose të veprave më të hershme të letërsisë shqipe, të cilat mund të konsiderohen për shijen e publikut tashmë si arkaike, por që Elsie kishte kurajon për të prezantuar në perëndim si vlera të vërteta të ringjalljes kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve.

Për të gjithë ata që e kanë njohur Elsie, e njihnin si një “Ambasador i Shqipërisë”, por nuk ishte nga ata lloj ambasadorë që ka një përgjegjësi shtetërore nga prapa dhe do të detyrohej të fliste gjithmonë pozitivisht. Ai për gjëra që nuk i pëlqente në Shqipëri, problematika në histori, në kulturën shqiptare, të cilat nuk kishin guximin për t’i trajtuar apo dhe për t’i shqyrtuar ashtu siç duhet duke u bazuar në realitetet historike, kritikonte, krahasonte me zhvillimet e popujve të tjerë. Në këtë mënyrë mund të themi se Elsie mundohej të ishte jashtë Shqipërisë si një mentor i botës shqiptare.

Ai kërkonte që kultura shqiptare të ngrihej dhe të arrinte një standard të lartë. Robert Elsie si një njeri i kulturës besonte fort se përfaqësimi dinjitoz në kulturë do të bënte të mundur që Shqipëria të arrinte dhe të realizonte ëndrrën të ishte pjesë e familjes evropiane. Kudo ku kishte thërrmija të botës shqiptare, Elsie ishte i pranishëm për ta vëzhguar dhe studiuar. Dy vitet e fundit të jetës së vet, ai arriti të mblidhte material etnografik apo material folklorik, zanor, jo vetëm nga Kosova, nga arbëreshët në Itali por edhe nga arvanitasit në Greqi. Elsie nuk i njihte kufijtë administrative që i ndajnë shqiptarët, pasi ai ishte i dashuruar me botën shqiptare dhe kudo që ai mendonte se diçka në botën shqiptare ishte duke u rrezikuar ose që duhej mbledhur për t`ua lënë pasardhësve, ose shkrimet e vjetra të udhëtarëve evropianë përreth zhvillimit kulturor të shqiptarëve, ai i merrte dhe i nxirrte nga harresa dhe mos vlerësimi për t’ia paraqitur publikut të huaj dhe atij shqiptar.

Robert Elsie mbetet një nga pikat e referimit për botën shqiptare. Ai në momentet e fundit të jetës së tij prezantoi në Kosovë, në Mal të Zi, në Shqipëri, të gjithë diapozitivët e udhëtares së njohur Edith Durham, fotografi fare të panjohura nga arkivi i Muzeut Britanik, me të cilat ai ndërtoi një koleksion shumë të bukur të memories albanalogjike. Në këto foto pasqyrohen kujtesa e memoria e qyteteve shqiptare, një kujtesë urbane, për qytete që kanë pasur një zhvillim ekonomik, por që pas Luftërave Ballkanike ranë pre e hordhive të ushtrive shoviniste fqinj dhe u dogjën. Në këtë koleksion shikon foto të Leskovikut me të gjitha shtëpitë karakteristike të mbajtura shumë mirë, shikon Përmetin, arrin të shikosh Tepelenën dhe disa qytete të tjera. Përveçse qendrave të njohura urbane, arrin të shikosh malësinë e Shpatit si dhe Malësitë e Veriut.

Robert Elsie sjell, krahason dhe ngacmon në memorien e njerëzve, pra rizgjon memorien kolektive të shqiptarëve, jo vetëm nëpërmjet teksteve të shkruara por edhe nëpërmjet fotografisë. Ai është hartues i zërave të ndryshëm në fjalorët enciklopedik për figurat e Shqipërisë e të Kosovës, jo vetëm për personalitetet e njohur por edhe figura të harrura për të cilat mungonte informacioni i detajuar për publikun shqiptar.

Robert Elsie është ai i cili i shpluhuroi disa figura të rëndësishme të kulturës shqiptare duke i prezantuar në botime të ndryshme që edhe sot e kësaj dite janë një pikë referimi për studiuesit e rinj. Kështu p.sh ai risolli në vëmendje të botës shqiptare një nga poezitë e para në shqip kushtuar një tradite antropologjike shqiptare siç është rituali i pirjes së kafesë, poezi nga Muçi Zade, i cili është një poet nga krahinat e Korçës. Robert Elsie jo vetëm që e solli në shqip por edhe e përktheu në anglisht, për të dëshmuar kulturën urbane të qyteteve shqiptare në shekullin e XVII-XVIII.

Analizat dhe shkrimet e Robert Elsie do t’i mungojnë shumë botës shqiptare, pasi ishte një nga miqtë më të mirë të Shqipërisë dhe një nga avokatët mbrojtës më të mirë të saj . Robert Elsie ka lënë gjurmën e vet të pashlyeshme në memorien dhe kulturën shqiptare/ Dorian Koçi, Koha Jonë.

Skënderbeu, një pikturë e rrallë me ngjyra

Është nxjerrë nga një ribotim italisht i vitit 1646 që ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Spanjës. Libri titullohet: “Portrete të 100 kapedanëve të shquar dhe bëmat e tyre në luftë të përshkruara shkurtimisht dhe të gdhendura nga Aliprando Capriolo.” Libri i Capriolos është botuar fillimisht në Romë, në vitin 1596 dhe nuk është i panjohur për studiuesit e Gjergj Kastriotit. Gravurat e librit origjinal janë bardhë e zi.

Por 50 vjet pas daljes së botimit të parë, duket se dikush vendosi ta ribotojë librin dhe t’i stilizojë portretet, duke u shtuar ngjyra sipas fantazisë së tij. Në këtë Skënderbe me ngjyra, bereta “alla carmagnola” është e gjelbër, ndryshe nga e kuqja e ndezur në portretin e Gentile Bellinit ose në atë të Cristofano dell’Altissimos që ruhet në Firence.

Në gravurën e Capriolos, Skënderbeu paraqitet si burrë shteti dinjitoz e fisnik, me pamje të urtë e të qetë, me tipare thjesht njerëzore dhe aspak të ekzagjeruara. Ngjyra i shton një dimension të ri përfytyrimeve tona, prandaj ky stilizim i gravurës origjinale të Skënderbeut mund të na ndihmojnë t’ia përafrojmë më shumë realitetit pamjen e tij, për të cilën ka një kërshëri të madhe.

Në të vërtetë, piktori ka punuar me mjaft durim, po të gjykosh nga detaji i pasur, dritëhijet e lëkurës, thellësia e figurës dhe kombinimi interesant i ngjyrave. Për këtë foto të stilizuar të Skënderbeut falenderoj mikun tim Bejtullah Destani, i cili e nxori nga koleksioni i Bibliotekës Kombëtare të Spanjës.

Në shënimin e Capriolos për Gjergj Kastriotin thuhet: “Ky kapiten jashtëzakonisht trim ishte njeri trupmadh dhe me një forcë thuajse të pabesueshme; kishte fytyrë të ndezur ndërsa sytë, mjekrën dhe flokët i kishte ngjyrë gështenjë.” (Era questo valorosissimo Capitano di persona grande, & di forza quasi incredibile; la carnagion hauea rubiconda; ochhi, barba, & capelli castagnicci.)

Në një pasazh tjetër të librit Skënderbeu përshkruhet kështu: “I sfiduar nga luftëtarë të famshëm të kampit armik, luftoi trup me trup dhe i shtriu të gjithë përtokë. Në një betejë, kur ishte duke vrarë kundërshtarin, u sulmua papritur nga një tjetër dhe ua mori jetën të dyve. Në beteja të ndryshme vrau me dorën e tij më shumë se dymijë armiq”/Ilir Ikonomi/ KultPlus.com

Ekskluzive për KultPlus – Gagica: Do të kërkoj nga kjo kompani që ta largojnë stemën, përndryshe do t’i padis

Stema e FSK-së që e bartin ushtarët e Kosovës është dizajnuar nga artisti Albian Gagica, shkruan KultPlus.

Por, sot të gjithë kanë vërshuar kundër Gagicës duke e quajtur këtë stemë të kopjuar nga një kompani amerikane e sigurimit fizik.

Pas disa kërkimeve në internet, kuptohet që kjo kompani llogon e ka vendosë që dy vjet, çka na jep të drejtën të themi që stema nuk është kopjuar nga Gagica, madje edhe në intervistën që Gagica e ka dhënë për KultPlus me rastin e fundvitit, ai ka potencuar që Simbolet e Ushtrisë së Kosovës janë dizajnuar në vitin 2009.

“Simbolet e Ushtrisë së Kosovës janë dizajnuar në vitin 2009,  nga produksioni INIT në Prishtinë, ku unë kam qenë bashkëpronar dhe drejtor kreativ. Pos meje, në këtë projekt kanë dhënë kontribut edhe bashkëpunëtorët e mi: Taki, Alush Gashi, Pleurat Spahiu e Mumi. Pos shume projekteve të dashura e me vlerë që i kemi punuar për gati 15 vjet në INIT, dizajnimi i simboleve të Ushtrisë së Kosovës, padyshim se mbetet njëri nga projektet më të veçanta dhe më të vlefshme për ne.”, u pat shprehur Gagica për KultPlus ende pa dalur zërat që stema është kopjuar.

KultPlus ka kontaktuar prap me Gagicën për të konfirmuar edhe njëherë rreth kësaj çështje dhe ai gjithë këtë që po ndodhë e quan qesharake.

“Është qesharake ajo çka po ndodhë me mediat në Kosovë, skicat për stemat e Ushtrisë së Kosovës i kam të dokumentuara qysh në vitin 2008, dhe një krahasim i një pune kaq serioze me një kompani serioze që llogon e paska vendosë që dy vjet, është shumë qesharake. Po më vjen keq për popullin tim që ka ra në këtë grackë të medieve. Unë do të kërkojë nga kjo kompani që ta largojnë stemën, përndryshe do ti padis, fatmirësisht ekziston ligji dhe do të rregullohet edhe kjo gjë.”, ka thënë Gagica për KultPlus. /KultPlus.com