Qosja: Vepra dhe emri i Blushit do të mbesin përgjithmonë në historinë e kulturës shqiptare

Akademiku Rexhep Qosja, me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit, shkrimtarit dhe skenaristit të njohur, Kiço Blushi, ka thënë se ai ushtroi ndikim çlirues, përparues, qytetërues, demokratizues në jetën e në krijimtarinë shpirtërore shqiptare.

“Me pikëllim të madh e mësova lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit, skenaristit, publicistit dhe veprimtarit të shquar kulturor Kiço Blushi. Të gjithë ata që e njohën, të gjithë ata që e takuan siç pata fatin ta njoh e ta takoj edhe unë, nuk do ta harrojnë kurrë. Me fjalën e tij gjithmonë të ndershme, gjithmonë të qartë e të vendosur, me përkushtimet e tij mendore e ndjenjore ndaj të drejtës e të vërtetës, ai ushtroi ndikim çlirues, përparues, qytetërues, demokratizues në jetën e në krijimtarinë shpirtërore shqiptare. Vepra e tij dhe emri i tij mbesin përgjithmonë në historinë e kulturës së popullit shqiptar”, ka shkruar Qosja.

Qosja i ka shprehur ngushëllime edhe familjarëve.

“Familjarëve, miqve e dashamirëve të tij të shumtë u shpreh ngushëllimet e mija më të thella”, përfundoi ai.

Blushi vdiq mbrëmë në moshën 75-vjeçare. / KultPlus.com

Saz’iso e dërgon polifoninë shqipe në Portugali

Radioja publike RTP në Portugali po frymon shqip më shumë se kurrë.

Radioja ka vendosur që në dy emisione speciale të merret me Saz’iso, grupin shqiptar të Polifonisë. Në njërin emision transmetohet edhe performimi live i Saz’iso në Festival de Rudolstadt 2018.

Gjatë emisionit tregohet edhe për historinë e Shqipërisë, shtetit që pati regjimin komunist për shumë vite dhe që arriti të mbijetojë edhe me anë të muzikës, artit e kulturës.

Enver Hoxha nuk mungon në përmendje gjatë emisionit.

Anëtarët e grupit flasin gjatë emisionit për emocionet e tyre në performancat gjithandej Evropës, shkruan KultPlus.

Saz’iso, grup i njohur dhe ansambël fantastik shqiptar që përkujdeset ta dërgojë iso-polifoninë shqiptare kudo nëpër botë, përbëhet nga Donika Pecallari, Adrianna Thanou, Robert Travlo, Aurel Qirjo, Telando Feto, Agron Murat, Agron Nasi dhe Pëllumb Meta. / KultPlus.com

‘Ty që në vend se ta edukosh, i fute neverinë e përkëdheljes deri në palcë’

Malisa Zymberi

Ty që në vend se ta edukosh, i shkatërrove imazhin e qenies njeri
Ty që në vend se ta edukosh, i fute neverinë e përkëdheljes deri në palcë
Ty që në vend se ta edukosh, i prezantove dhunimin si dhuratë të kënaqësisë
Ty që në vend se ta edukosh, i shkrive jargët e fëlliqura perverse mbi nji trup të njomë

Ty që në vend se ta mbrosh, i ngulfate lirinë t’uj liru afshe patologjike brenda çdo ashti
Ty që në vend se ta mbrosh, i demostrove vaginën si armë të pushtetit
Ty që në vend se ta mbrosh, i theve copë për copë besimin e të ndjehurit sigurt
Ty qe ne vend se ta mbrosh, i penetrove brishtësinë pa asnji pikë mëshire

Ty që në vend se t’a shërosh, i vrave gjakftohtësisht instiktin amnor
Ty që në vend se t’a shërosh, i paralizove cdo muskul të dashurisë
Ty që në vend se t’a shërosh, i mbjelle frustrim përballë egzistencës
Ty që në vend se t’a shërosh, i dëmtove cdo censor të ndjeshmërisë

Ty që ta shkatërruan imazhin e qenies njeri, po t’a premtoj nji grimcë njerzillëk
Ty që ta ngulfatën lirinë me afshe patologjike, po të betohem që liria ndryshe frymon
Ty që ta vranë instiktin amnor, po ta fali çdo ndjenjë amnore që ekziston përbrenda meje
Ty që ta përbinë arsyen për jetë, po të lutna me besu që kanë me e vjellë përplot vner

‘Dua të shes edhe televizorin, dua të shes edhe virgjërinë’

Nga Bledi Mane

DUA TË SHES EDHE TELEVIZORIN, DUA TË SHES EDHE VIRGJËRINË…
Mirmengjesi, pa humbur kohë po u njohim me programin javor të televizionit tonë:
🔴⚫Ditën e hënë paradite do diskutojmë me astrologen e njohur Zonjën Meri për surprizat e shenjës së Bricjapit dhe lëvizjen e Jupiterit drejt Paskuqanit. Me ne në studio do të jenë edhe analistët Arjan Curri, Mustafa Nano, Andi Bushati, Fatos Lubonja, Armand Shkullaku dhe Preç Zogaj.
Të hënë në mbrëmje tema e debatit do jetë : “A ka folur Donald Trump me Ramushin për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Shqipërisë”? Me mua në studio do keni te ftuar Beratin (Buzhalën) nga Prishtina si edhe analistet Arjan Curri, Mustafa Nano, Andi Bushati, Fatos Lubonja, Armand Shkullaku dhe Preç Zogaj…
🔴⚫E marta paradite do i kushtohet tërësisht kuzhinës. Do flitet për skuqjen e vezës dhe vlerat e saj. Te ftuar do jenë Zonja Tefta, Arjan Curri, Mustafa Nano, Andi Bushati, Fatos Lubonja, Armand Shkullaku dhe Preç Zogaj. Ndërsa në mbrëmje tema e nxehtë ku do flasim për “përgjimet e Vangjush Dakos me Ceken, të fortin e Beratit dhe si u blenë votat në Urën Vajgurore”.Si gjithmone ne studio gazetarja Klodiana Lala dhe analistet Arjan Curri, Preç Zogaj, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Mustafa Nano dhe Fatos Lubonja…


🔴⚫E merkura paradite do te nisë ndryshe. Në rubriken e shendetit do diskutojme për “Rëshkitjen e mitrës te gratë e kryeqytetit”. Rreth kesaj teme do kemi te ftuar ne studio doktorin turk Sherbet Tollumbi qe punon edhe te spitali amerikan, edhe te klinika iraniane e natyrisht nuk do mungojne analistet Arjan Curri, Mustafa Nano, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Fatos Lubonja dhe Preç Zogaj. Mbremja do kete tjeter surprize. Do fokusohemi te reforma ne arsimin e lartë. Tema e debatit është “Sa studentë dhjesin në një banjë te godina e Juridikut dhe a është e gatshme qeveria shqiptare të dyfishojë numrin e haleve?”. Me ne në studio do jetë pedagogu i pavarur me origjinë nga Kardhiqi i Gjirokastrës Mark Marku si edhe opinionistët Arjan Curri, Preç Zogaj, Armand Shkullaku, Fatos Lubonja, Andi Bushati dhe Mustafa Nano…
🔴⚫Të enjte paradite do diskutojme për përdhunimet në grup. I ftuari special pensionisti Edmon Tupe do te rrefeje nje episod sesi i shpetoi nje perdhunimi mental kur ishte student ne France e bashke me Tupen nuk do mungojne as miqte tane Arjan Curri, Andi Bushati, Fatos Lubonja, Armand Shkullaku, Mustafa Nano dhe Preç Zogaj. Ne mbremje mos u largoni nga ekrani, tema do jete vertete interesante. Do diskutohet për temën “Virgjëria dhe besnikëria në dashuri” mes nje paneli interesant me te ftuarit e mi Valentina Duka, Desada Metaj, Armina Mevlani, Bleona Qerreti, Arjan Curri, Preç Zogaj, Armand Shkullaku, Fatos Lubonja, Mustafa Nano dhe Andi Bushati…


🔴⚫Diten e premte paradite do te fokusohemi te barazimi i La Korunjës me Elbarin per kupen e mbretit. Te ftuar do kemi zedhenesen e federates Jona Dervishi si edhe opinionistet Preç Zogaj, Mustafa Nano, Andi Bushati, Fatos Lubonja, Arjan Curri dhe Armand Shkullaku. Mbremja e se premtes do fokusohet te nje tjeter temë : “Egërsia e mashkullit shqiptar, gjenetike apo hipokrite?”. Ne studio do kemi te ftuar Ervin Salianjin, Joni Peçin, Zogun e Tiranës e natyrisht nuk do mungojnë Arjan Curri, Fatos Lubonja, Armand Shkullaku, Andi Bushati, Preç Zogaj dhe Mustafa Nano…
🔴⚫Të shtune dita fillon me debatin mbi bujqësinë. Do flitet për jonxhën e Myzeqesë dhe trangullin e Domosdovës. Te ftuar do te kemi ish ministrin Niko Peleshi dhe opinionistet Arjan Curri, Preç Zogaj, Andi Bushati, Fatos Lubonja, Armand Shkullaku dhe Mustafa Nano. Nderkohe ne mbremje do flasim per enigmat dhe misteret pse “Enca ka 8 muaj që e ka bërë block Noizyn në instagram?”. Miqte e mi te ftuar do jenë Olti dhe Arjan Curri, Preç Zogaj, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Mustafa Nano…
E diela si dite pushimi, paradite do i kushtohet konfliktit në Siri, vrasjeve, shfarrosjeve masive ndërsa në mbrëmje te ftuarit tanë Arjan Curri, Fatos Lubonja, Armand Shkullaku, Mustafa Nano, Andi Bushati dhe Preç Zogaj do na futen nëpër krevatë të flenë me ne dhe ne të flemë mendjen përfundimisht që ky vend s’bëhet!!!🤦‍♂️🤦‍♂️🤦‍♂️

Aktakuzë ndaj mësuesit të gjuhës shqipe i cili ngacmoi seksualisht 27 nxënëse

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.V., nga Komuna e Gjakovës, për veprën penale ‘’keqpërdorimi i personave nën moshën 16 vjeçare’’ nga neni 235 parag.4 nënparag 4.9 lidhur me parag. 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës i pandehuri B.V., që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore ‘’ Mazllum Këpuska’’, në Gjakovë, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht 27 nxënëse të një klase në këtë shkollë, duke përdorur fjalë joshëse e duke i ledhatuar e prekur në pjesë të fytyrës dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Koha.net.

Prokurori rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Tri vëllime të ‘Kosovës’ nga Jusuf Buxhovi do të promovohen në Zagreb

Gjatë qëndrimit në Zagreb, historiani Buxhovi do të pritet në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë, në Rektoratin e Univeristetit të Zagrebit si dhe nga Kryebashkiaku i Zagrebit

Në kuadër të “Javës së Kosovës në Kroaci”, ku me shumë manifestime kulturore dhe artistike shënohet 11 vjetorit i pavarësisë së Kosovës, në Zagreb, promovohen tri vëllimet e fundit të “Kosovës” së Jusuf Buxhovit. 
Promovimi i organizuar nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare në Zagreb dhe Qyteti i Zagrebit, mbahet këtë të hënë, më 11 shkurt, në orën 18, në bibliotekën e kryeqytetit “Bogdan Ogrizoviq”.

Për veprën e Buxhovit flet historiani Njazi Muhamedi.

Gjatë qëndrimit në Zagreb, historiani Buxhovi do të pritet në Rektoratin e Universitetit të Zagrebit nga rektori, prof.dr. Damir Boras si dhe në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë, me ç’rast, në këtë institucion me renome shkencore do të bisedohet për projektet e përbashkëta hulumtuese, sidomos ato që prekin raportet shqiptare-kroate nga mesjeta e tutje. Historiani Buxhovi do të pritet edhe nga Krybashkiaku i Zagrebit, Milan Bandiq.

Mehmet Gjevori: Prindër, në pubertet shpjegoni fëmijëve për ndryshimet fiziologjike dhe për marrëdhëniet e drejta në mes të gjinive

Mbi Edukatën Seksuale (Mehmet Gjevori – 20.09.1969)

Mehmet Gjevori,  Prishtinë 1969

Të thomi të vërtetën, ndër ne, natyrisht më shumë te njerëzit e kaluar në moshë, hasim në botëkuptime të vjetëruara sa i përket seksit dhe dukatës seksuale. Në mes të prindërve, në bisedimet e tyre private e familjare dëgjohen shpesh fjalë jo të favorshme për edukatën seksuale, fjalë jo të mirë për afrimin, të shkuarit mirë dhe shoqërimin e vajzave me djemtë. Madje, shumë prindër, ndër të cilët edhe disa arsimtarë, nuk pajtohen që edukata bashëkohore seksuale të futet në shkollë e në familje. Shumë prindër janë konservativë dhe reagojnë ndaj trajtimit të hapët e të shëndoshë të seksualitetit. Nga ana tjetër, edhe shkolla, në lidhje me edukatën seksuale, është duke ju përmbajtur ende metodës së vjetër e më të lehtë, e ajo është heshtja. 

E ky qëndrim i familjes e shkollës ndaj edukatës seksuale vetvetiu e detyron fëmijën indirekt që për këtë të kërkojë e të gjejë rrugë tjetër për këshillime, ku informatat për edukatën seksuale janë krejtësisht të gabueshme, ku të vërtetat për marrëdhëniet në mes të sekseve janë të deformuara. Prandaj prindërit duhet të përpiqen e t’i kuptojnë fëmijët e tyre të kësaj moshe e ta ndiejnë nevojën që t’i udhëzojnë si duhet për marrëdhënie të drejta e humane të fëmijëve të gjinive të ndryshme, përndryshe, adoleshentët orientohen e gjejnë rrugë tjetër, gjë kjo që vërtetohet më së miri te fjalët e një vajze 16 vjeçare, kur i përgjigjet një ankete me këto fjalë: “Është vërtetë se as profesorët tanë, as prindërit, dhe as kërkosh tjetër, nuk e ndien nevojën që të na drejtojë e të na udhëzojë ne të rinjve e të rejave për thelbin e çështjes; prandaj na drejtohemi e kërkojmë këshilla atje ku do t’i gjejmë, e ajo është rruga. Pastaj prindërit e profesorët kapin kokën me dorë e pyesin me habi se si na jemi bërë të tillë, kush na ka edukuar ashtu aq keq? Kurse, në të vërtetë, ata vetë janë fajtorë për edukimin tonë sentimental të gabueshëm”.

Prandaj është e nevojshme që prindërit brenda mundësive të tyre t’u shpjegojnë fëmijëve, nëna vajzës, kurse babai djalit, në moshën e pubertetit për ndryshimet fiziologjike të tyre dhe për marrëdhëniet e drejta në mes të gjinive dhe t’u ndihmojnë që ata të formojnë qëndrimin e tyre të drejtë ndaj gjinisë tjetër. Mirëpo, fatkeqësisht, shumë prindër moshën e pubertetit e kuptojnë si “moshë të rrezikshme”. Kështu prindërit, në vend që me këshillat e qëndrimin e tyre të krijojnë vetëbesim dhe afërsi, ata, përkundrazi, bëhen më të rreptë ndaj tyre dhe e forcojnë kontrollin, sidomos ndaj vajzave. Kështu ata qysh në fillim ia nisin duke u folur vajzave se si kinse të gjithë djemtë janë të rrezikshëm e vagabonda, e vajzat, në moshën e tyre të njomë, sa herë takohen në shkollë a jashtë në shoqëri me djemtë, i këqyrin ata në fillim me pabesi e frikësohen prej tyre. Por në takimin e përditshëm me djem, ato kuptojnë se nuk është si u kanë thënë prindërit, sepse shumica prej djemve janë fisnikë e të sjellshëm, e në këtë mënyrë tek ato zhvillohen ndjenjat natyrale, ndjenja të afrueshmërnisë.

Botëkuptimi i vjetër patriarkal i seksualitetit është i rreptë. Tradita, zakonet, morali, rregullat fetare etj. Janë shumë të ashpra e të prera kur është fjala për seksin; në këtë dallohet veçanërisht religjioni, i cili në asnjë fushë s’është aq i rreptë sesa kur jep rregulla e gjykime për jetën seksuale të njerëzve. Këto rregulla fetare shumë të rrepta kanë ndikuar që të rrënjosen te njerëzit brez pas brezi disa zakone e botëkuptime prej të cilave është shumë vështirë të lirohen ata që janë nën influencën e fesë. Kjo është vështirësia e parë që ka shkaktuar konflikt të rreptë ndërmjet të vjetërve e të rinjve.

Seksualiteti nuk duhet të kuptohet vetëm si dukuri që ka për detyrë përjetimin fiziologjik, por që në të mbështetet gati mbarë impulsi e dinamika e jetës njerëzore. Prandaj, seksualiteti sot te fëmijët, te rinia, e te të rriturit nuk duhet të kuptohet si dukuri natyrale thjesht biologjike e fiziologjike, por si dukuri që kaplon mbarë personalitetin e njeriut.  Pikërisht për këtë arsye seksualitetit duhet t’i jepet vendi i vet e rëndësia në jetë e në edukatë.

Në moshën e pubertetit, ndërmjet prindërve e fëmijëve, ndodhin konflikte të shpeshta. Deri në moshën 12 vjeçare, prindërit dalin më tepër ngadhënjyes në këto konflikte dhe i urdhërojnë, ndalojnë e ndëshkojnë fëmijët. Por, me fillimin e pubertetit, pra mbas moshës 12 vjeçare, relacioni i fuqive ndryshon. Në këtë moshë prindërit shpesh kapitullojnë. Në moshën e pubertetit vërehet një ndarje e dukshme e fëmijëve prej familjes së ngushtë. Në këtë kohë fëmija fillon e kërkon lidhje të ngushtë me fëmijë të tjerë të moshës së vet dhe shoqëri më të gjerë se familja e tij. Kështu shihen së pari edhe tentativat e para të fëmijës për të gjetur shokë e shoqe të gjinisë tjetër.

Prindërve u duket se fëmija i tyre ka filluar të ftohet nga familja, dhe harrojnë se fëmija është anëtar i shoqërisë e, me dije qoftë, nuk mund të lidhet tërë jetën vetëm me prindërit e vet. Prindërit e mençëm duhet ta dinë se fëmija i tyre, kur fillon të rritet, nis e bëhet personalitet i pjekur e i pavarur, e të formojë rrethin e shoqërisë së vet. Kështu, dashuria që e ka fëmija ndaj prindërve të vet, tani dal ngadalë kalon edhe në persona të tjerë, sidomos të gjinisë tjetër. Këtë proces kalimi prej dashurisë së prindërve në persona të tjerë, prindërit duhet ta kuptojnë si gjë të natyrshme e t’i ndihmojnë fëmijës me maturi e kuptim. Kuptohet se kjo nuk është punë e lehtë për prindërit, madje për disa prindër është e rëndë e u vjen shumë keq për këtë largim e ftohje të fëmijës. Prandaj, në moshën e pubertetit prishen shpesh me fëmijët e tyre e thonë: Na doli prej dore djali a vajza.

Fëmijëve të moshës së pubertetit u pëlqen që në shoqëri të paraqiten të stolisur, të spitulluar e të rregulluar mirë. Ata dalin shpesh e marrin pjesë në shoqëri në argëtime të ndryshme e ndeja, ballo, teatër, kinema etj. ku njihen me shokë e shoqe, e shpesh kthehen edhe vonë në shtëpi, e nganjëherë në mes të natës, ku i pret një breshër qortimesh nga prindërit ose vëllezërit e rritur. Disa herë në mes të prindërve e fëmijëve të kësaj moshe shkaktohen grindje të mëdha. Nuk janë raste të rralla në këtë moshë që disa djem, duke mos e duruar këtë atmosferë në familje, bashkohen e ndërmarrin ndonjë aksion aventurist, duke u larguar nga familjet e duke udhëtuar e marrë botën në sy, ose bashkohen edhe me qëllime të tjera negative, siç janë vjedhjet, dhunimet etj.

Nganjëherë disa prindër gabojnë shumë rëndë kur, për ta ndaluar a ruajtur të birin a të bijën e moshës së pubertetit, përdorin edhe masa të gabueshme, duke krijuar me anën e të njohtërve e miqve ose motrave a vëllezërve më të vegjël një rrjetë spiunazhi për të kontrolluar lëvizjet e fëmijës së tyre në kohë e vende të ndryshme. Përkundrazi, prindërit duhet të jenë tepër të matur në marrëdhëniet e tyre me fëmijët e kësaj moshe dhe t’i bëjnë ata që çmojnë e vlerësojnë dashurinë e vërtetë, pa frytëzimin e personit të gjinisë tjetër. Fëmijët duhen edukuar me virtyte marrëdhëniesh të drejta etike ndërmjet njerëzve të gjinisë tjetër, pa ndonjë kontroll të fshehtë të veprimeve të tyre. Në këtë mënyrë prindërit do të ndihmojnë zhvillimin dhe avenirin e rinisë së moshës së pubertetit e marrëdhëniet e mira e harmonike midis prindërve e fëmijëve të tyre.

(E huazuar nga Edon Xharra / Facebook)

Artistja Lala Meredith-Vula sjellë fuqinë e vajzave të Ballkanit

“Mallkue qoftë patriarkati ynë”. Kjo shprehje lexohet në pankartën që mban në dorë një vajzë adoleshente nga Kosova në foton e realizuar Esterina Nora. Në Ballkan ndryshe nga shumë vende të tjera femrave u është dashur më shumë të përballen me patriarkatin. Një grup artistesh nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi do të sjellin rrugëtimin jo të lehtë të femrës shqiptare në ekspozitën “Fuqia e vajzave të Ballkanit”, që do të hapet më 11 shkurt në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në kryeministri.

Nën kurimin e artistes Lala Meredith Vula, do të shohim një histori të gruas ballkanase përmes fotografive. Një tjetër foto interesante është “E dashur melankoli” e realizuar nga Jovana Beloica. Fotografia me titull “Ana tjetër e bukurisë”, sjell tre femra në moshë që mbartin në fytyrë rrugën e tyre, realizuar nga Melida Mustafic. Nuk është hera e parë që problemet me të cilat përballet gruaja në vende të trazuara jepet përmes artit. Këndvështrimet artistike ndonjëherë e thonë më lehtë atë që mund të thuhen në konferenca të gjata grash.

Vetë kuratorja e kësaj ekspozite Lala Meredith Vula është e njohur për veprat artistike që kërkojnë të nxjerrin në pah fuqinë e gruas. Ekspozita Balkan Girl Power është rezultat i një iniciative rajonale (www.balkangirlpower.org) e realizuar nga pesë organizata të shoqërisë civile në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi dhe të udhëhequra nga Instituti për Kontratën Shoqërore.

Besimi në Zot e ndryshoi komplet jetën time

Shkruar nga Nanice Ellis

Për një kohë të gjatë në jetën time, ideja e besimit në Zot ishte e huaj për mua. Prindërit e mi nuk besonin, dhe madje edhe murgeshat në shkollën katolike – të cilën unë e ndoqa, dukej se nuk e praktikonin besimin. Për fat të mirë, jeta më dha një edukim të dorës së parë – për në këtë burim besimi të padukshëm të realitetit, që unë tani e quaj Zot (Universe, Burim, Vetëdije e Universit, etj …).

Unë isha shtatëmbëdhjetë vjeçare atëherë, dhe mezi shpëtova nga një marëdhënje fizikisht abuzive dhe e rrezikshme për jetën time. Unë mbeta e humbur dhe e hutuar, duke mos ditur se si të jetoja jetën që tani e kisha çuditërisht përpara meje. Por një natë vjeshte, papritmas kurë e kam dëshmuar një rënie ylli (kometë) dhe unë as nuk kisha asnjë ide se çfarë të dëshiroja. Natyrisht, se nuk doja ta humbasë mundësinë prandej thash: “O Zot i madhërishëm, të lutem më jep diçka që më duhet dhe që unë nuk e di se kam nevojë për te”.

Disa javë më vonë, kam zbuluar se isha shtatzënë. Më e hutuar se kurrë, fillova të endem rrugëve, në kërkim për një përgjigje brenda mendjes time të ngatërruar. Dhe vetëm kur unë mendova se kurrë nuk do të isha në gjendje për të bërë një zgjedhje, unë befas e kuptova se do ta kisha këtë fëmijë dhe për ta rritur atë.

Tani, kjo mund të duket si gjëja më e keqe për një vajzë adoleshente, dhe shum njerëz mund të thonë se, shtatzënia e një adoleshentje është një dënim i përjetshëm për te – ose fund i jetës, por për mua kjo ishte fillimi. Rënja në dashuri me fëmijën tim të palindur, të lindurit e një bukurie të tillë, dhe rritja e tijë nga i vogël ashtu si ishte – pikërisht ma shpëtoi jetën.
Kështuqë, ajo që kam dëshiruar për diçka që unë nuk e dija se kam nevojë për te – më ishte plotësuar. Prandej, e pyeta veten: “Çka unë dua për fëmijën tim”? Përgjigja ishte diçka që unë nuk e posedoja për veten time. Ajo ishte pakushtëzim e vlefëshme. Duke e ditur se unë duhet të kisha – për ta dhënë atë, unë u gatita për një lundrim në një udhëtim emocional, mendor, dhe shpirtëror, të gjetur për veten time. Sinqerisht, ishte kjo zgjedhja e vetme për mua dekada më parë, që më ka pru mua sot këtu për të folur me ju.

Unë e di se për disa njerëz mund të duket e vështirë të besojnë në këtë burim të padukshëm (Zot), por unë kam zbuluar se, sa më shumë kam besim në të, aq më i besueshëm bëhet.
Sot si një shkrimtare dhe trajnere e jetës, i mësojë njerëzit se si të vetëdijësohen për të krijuar jetën që ata e dëshirojnë, por ndonjëherë ne edhe nuk e dijmë se çfarë duam, ose ne nuk mund ta bëjm këte – nga aty ku ne jemi, pa marrë parasyshë se sa shumë përpiqemi. Prandaj, janë këto momente që i shtyjnë shum njerëz të mendojmë, se më e mira që ata mund të bëjnë është dorëzimi.

Në këtë iluzion të ndarjes, dorëzimi ose pajtimi me te mund të jetë i frikshëm, sepse ne kemi frikë se pajtimi mund të na bëj të jemi të vetmuar, por asgjë nuk është më larg së vërtetës se kjo. Në fakt, kjo është akti i mbajtur, në, për, çdo gjë që na bën të ndihemi të vetmuar. Ashtu sikurse një pikë shiu që bie në oqean, pajtimi me te – të lë të zgjohesh dhe të përkujtohesh se nuk je vetëm. Duke u bërë pjesë e oqeanit, ku janë bashkuar shum pika shiu, dyshoj se ndonjëherë do të ndiheni të vetëmuar.

Pa marrë parasysh se sa të fuqishëm apo të dobët që ju mund të ndjeheni në ndonjë rast, ka një Burim i Gjithëdijshëm që është duke kushtuar vëmendje për ju – edhe tani kur ju po e lexoni këtë shkrim, ai ju do dhe ju ushqen, dhe ai e di se çka është e mirë për ju – madje edhe kur ju nuk e dini, ose mendoni se ju e dini më mirë.

NË TË VËRTETË, PAJTIMI ËSHTË GJËJA MË E SIGURT QË JU MUND TA BËNI.


S’është e thanun që ju duhet të i dini të gjitha përgjigjet, se as nuk pritet kjo nga ju, sepse i Madhi Zot gjithmonë e di mënyrën më të mirë, edhe kur ju duhet të pajtoheni dhe të besoni, dhe ai mund të u përgjigjet lutjeve, dëshirave, dhe ëndrrve tuaja.

Këte unë e quaj Zot që është si një prind i mirë – që është ulur me durim të pashterrshëm në anën tuaj, duke ju lejuar kohë dhe hapësirë që ju ta kuptoni vet. Por, në momentin që ju dorëzoheni dhe kërkoni ndihmë, ndihma është dhënë. Çelësi është që të përkujtoheni për të kërkuar dhe të pajtoheni, në mënyrë që ndihma hyjnore dhe madje edhe mrekullitë mund të shfaqen.

Ky çels i shenjtë gjithashtu hap dyert për bollëk të pafund në dashuri, financa, ide, mundësi, dhe çdo gjë tjetër. Krejt bollëkshmëria rrjedh nga ky burim i paparë, kështu që nëse ju nuk e besoni atë – rrjedha është e ndërprerë, dhe kur ju e besoni atë – rrjedha është e pakufizuar. Sa më shum që besoni – aq më shum bollëku rrjedh. Sa më pak që ju besoni – aq më pak bollëku rrjedh. Nëse ju shikoni me kujdes në jetën tuaj, ju do të shihni vet këtë të vërtetë. Besimi e hapë rrjedhën dhe lehtësimin e jetës.

Kur ne përpiqemi të i nxitojmë dhe të i bëjmë gjëra që të ndodhin para kohe – në bazë të vet afatit kohorë apo planeve tona, ne pa e ditur e kemi ndrydhë Burimin Absolut dhe të Vetmin të Manifestimit. Rezultati është gjithmonë stresi dhe sfidat, dhe më shumë kohë do të nevojitet për të arritur rezultatin e dëshiruar. Kur ne të heqim dorë nga dyshimi, trullosja, ose padurimi, në këmbim të besimit, ne fillojmë të lidhemi me Universin nëpërmjet një procesi të paparë alkimik. Prandaj, besimi është me të vërtetë, një formë e alkimisë shpirtërore – ai i merr ëndrrat dhe dëshirat tuaja, dhe i përzien me fuqinë e Universit, dhe pastaj i transformon ato në realitetin tuaj.

Nëse këto fjalë resonojnë me ju, kjo do të thotë që ju jeni duke u zgjuar dhe përkujtuar – se ju jeni të dashur pa kushte, dhe dëshirat tuaja do të përgjigjen kur ju të patoheni dhe të besoni. Tani fëmija im është i rritur dhe ka edhe një fëmijë të tijë. Ndonse, unë kurrë nuk do të kisha zgjedhur me vetëdije për të mbetur shtatzënë dhe të kisha një fëmijë në moshën shtatëmbëdhjetëvjecare, por unë jam mirënjohëse që vetëvetja ime e vogël dhe e hutuar, pati urtësinë për të u pajtuar dhe besuar në diçka që nuk kisha përvojë, dhe derisa po e shkruaj këtë letër, lotët e mirënjohjes po më rrjedhin poshtë nëpër ftyrën time.

Ka një pafundësi Magjike në Univers që është gati dhe vullnetshëm të rrjedhë në jetën tuaj, dhe manifestohet në mënyra të thella dhe të bukura. Kjo pafundësi magjike mbetet joaktive deri sa ju të jeni të gatshëm të besoni. Është vet akti i besimit që e aktivizon këtë Energji të Plotëfuqishme në mënyrë që ju mund të gëzoheni dhe këndoni për ëndrrat tuaja më të mëdha, dhe dëshirat më të ëmbëla. Kur besoni në Krijuesin e Plotëfuqishëm, ju keni mbështetje…mbështeteni në Te…keni një siguri…Ata që nuk besojnë, nuk kanë ku të mbështeten fare dhe qëndrojnë në këmbë, vazhdimishtë të lodhur, të rraskapitur…e të pa sigurt…Po ju pyes, ku është jeta juaj duke ju kërkuar ju që të pajtoheni dhe të besoni?

Me plot dashuri, mirëkuptim, dhe mirënjohje,
Nanice

Ermal Meta mbrëmë i dhuroi magji Sanremos (VIDEO)

Shqiptari Ermal Meta mbrëmë i ka sjellë Sanremos një magji të vërtetë.

Këngëtari fitues në fuqi i Festivalit të Sanremos, shqiptari i njohur Ermal Meta mbrëmë është ngjitur në skenë jo në cilësinë e garuesit, por si mysafir.

Në natën e katërt të Sanremos ai ka kënduar në bashkëpunim me Simone Christicchin – këngëtar poashtu i njohur në Itali.

Nata e mbrëmshme ka qenë nata e dueteve në Sanremo, ku këngëtarët në garë kanë ftuar të tjerë këngëtarë për të kënduar së bashku.

Sonte, në anën tjetër, është finalja e Sanremos, kur edhe do të dihet fituesi i këtij edicioni dhe më pas edhe përfaqësuesi i Italisë në Eurovizionin e këtij viti, që mbahet në muajin maj në Izrael, shkruan KultPlus.

Ermal Meta vitin e kaluar së bashku më Fabrizio Moro fituan Sanremon dhe më pas i sollën Italisë pozitën e pestë në finalen e Eurovizionit. / KultPlus.com

https://twitter.com/Julia78792/status/1094136555801927680

Ndahet nga jeta shkrimtari e publicisti Kiço Blushi

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së premtes në moshën 75-vjeçare shkrimtari, publicisti dhe skenaristi i njohur, Kiço Blushi.

Kiço Blushi lindi në qytetin e Korçës më 23 gusht të vitit 1943. Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse filloi punën si redaktor pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe në vitin 1974 kalon si redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”.

Kiço Blushi ka shkruar 14 skenarë filmash artistikë dhe dy skenarë filmash dokumentarë dhe vizatimorë, shkruan tch.

Skenari i tij i parë ishte ai i filmit “Çifti i lumtur” në vitin 1975 si bashkëautor. Me skenarin e filmit “Beni ecën vetë” në vitin 1975 u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit të III-të.

Më 20 shkurt të vitit 1991 ai u thirr që të marrë pjesë në Këshillin Presidencial. Nga viti 1991 deri në vitin 2006 ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Partinë Socialiste.

Me dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Publik Shqiptar, u largua nga politika aktive./ KultPlus.com

Arkitektja Aslıhan Demirtaş do të diskutojë në Prishtinë për bukurinë e asaj që mbetet

Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës kanë kënaqësinë të ju ftojnë në ligjeratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” të arkitektes Aslıhan Demirtaş e cila do të mbahet te Kino Armata, të Premten me 15 Shkurt 2019 në orën 17:00. Ligjërata do të mbahet në gjuhën angleze dhe do të pason me një diskutim të hapur.

Struktura urbane është akumulim i mbetjeve të kohës. Të gjitha qytetet kanë histori të shumta që i përkasin perandorive, republikave, gjuhëve, stileve dhe identiteteve. Ato që mbesin dhe përbëjnë një kontekst të vërtetë urban janë mbetjet – ajo që mbetet, nga jeta e kaluar dhe manifestimet e tyre fizike si ndërtesa, rrugë dhe sheshe. Mbetjet qëndrojnë pranë njëra – tjetrës – disa të theksuara, mbizotëruese, të ruajtura mirë dhe të qëndrueshme, ndërkohë që disa janë të prishura, braktisura dhe të shkatërruara, megjithatë ato përbëjnë së bashku atë që është qyteti. Në ligjeratën e saj, Aslıhan Demirtaş do të flasë për rishfrytëzimin adaptiv nga këndvështrimi i ‘mbetjeve të kohës’, të përqendruar, por jo të kufizuar në Kinemanë Lumbardhi në Prizren.

Aslıhan Demirtaş është themeluese e KHORA Office & Aslıhan Demirtaş Architecture & Research Office. Ligjëruese në Departamentin e Arkitekturës të Fakultetit të Arteve dhe Dizjanit në Universitetin Kadir Has në Stamboll.

Aslıhan Demirtaş është arkitekte dhe themeluese e studiove ndërdisiplinore Aslıhan Demirtaş Architecture & Research Office dhe KHORA Office me seli në Stamboll dhe Nju Jork. Puna e saj është ekspozuar në SALT Galata në Stamboll dhe SALT Ulus në Ankara; collectorspace, Stamboll; Bienalja e 13-të e Sharjah, Stamboll; Galeria Pratt në Manhattan dhe Galeria Aronson në Nju Jork.

Demirtaş mban titullin MS.ArchS nga Massachusetts Institute of Technology (MIT) dhe BArch nga Middle East Technical University (METU) në Ankara. Ajo është anëtare aktive e Iniciativës për Mbrojtjen e Kopshtit Historik Urban të Yedikules. Zyra e saj së fundmi përfundoi edhe Kopshtin e Dimrit, një hapësirë tokësore në SALT Beyoglu në Stamboll dhe aktualisht po punon në projektin e rijetësimit të Kinemasë Lumbardhi në Prizren. Para themelimit të studiove të saj, Demirtaş punoi për Laureatin e çmimit Pritzker I.M. Pei si projektantja kryesore e Muzeut të Arteve Islame në Doha, Katar si dhe Kishëzës Miho në Japoni.

Ky aktivitet organizohet me mbështetjen e U.S. Speakers Program për Kosovën, nga Fondacioni Lumbardhi në partneritet me Fondacionin Kosovar të Arkitekturës. / KultPlus.com

Morali i shqiptarëve, në mes të këmbëve të gruas

Zana Avdiu

Që nga lindja e fëmijës, kur foshnja është vajzë, ajo ngarkohet me barrën “e ruajtjes së fytyrës “të babës, vëllait, familjes e fisit. Dhe krejtësisht e kundërta, kur fëmija është djalë, atij i kërkohet të jetë sa me i ashpër, dhe i zoti që të marrë sa me shumë “ndere” nga vajzat e te tjerëve, e te tijat ti ruaj ne sirtar, sepse ashtu do ti forcohet burrëria.

Por, çka nënkuptojmë me ruajtjen e fytyrës se babës, vëllait, familjes e fisit? Që vajza të mos vjedh? Jo! Që vajza të mos vras? Jo! Që vajza të mos ta rrahë dikë? Jo! Pra, me ruajtjen e nderit nënkuptojmë, ruajtjen e virgjërisë. Dhe, vajzës i thuhet “ruaje nderin e familjes, dhe mos bej sex me askënd”. Kështu që, nderi i familjeve tona, qenka mes këmbeve të vajzave e grave të familjes.

Mbi këtë bazë, i ndalohet edhe shkollimi, punësimi dhe dalja në publik, vajzave dhe grave. Sepse, dalja e tyre nga shtëpia, rrezikon seriozisht humbjen e nderit të familjes. Pastaj, edhe në rastet kur vajzat i nënshtrohen një dhune fizike e seksuale, ato mbajnë përgjegjësinë e fajit, sepse ato nuk është dashur ti provokonin burrat me veshjen e tyre, pamjen e tyre e me daljen e tyre në publik. Pra, vajzat në këtë rast, akuzohen edhe për ekzistencën e tyre, sepse vet ekzistenca e një vajze, është provokim për burrin. Dhe, duke qenë e tillë, faji bie mbi supet e vajzës.

Por, si mund ta shlyej këtë faj, vajza? Sipas standardit të shoqërisë sonë, do ta shlyej duke u martuar me dhunuesin e saj dhe kështu do ta ruaj nderin e familjes e të fisit. Përdhunimi si akt nuk është me rendësi dhe nuk konsiderohet krim, por humbja e nderit! E, nëse përdhunuesi martohet me viktimën, atëherë ai e pastron nderin e familjes se vajzës, dhe harrohet çdo gjë. Pra, ky është dënimi për dhunuesin, që të martohet me vajzën! (ta kujtojmë se: edhe viktimat e dhunës seksuale të luftës, janë shtypur, maltretuar, mbyllur e keqtrajtuar nga familjet e tyre, sepse në këtë rast, viktimën e kane pasë të pamundur që ta martojnë me dhunuesin e saj, dhe disi është dashur ta pastrojnë nderin. E si e pastruan nderin? Duke i bërë që ta paguajnë këto gra!).

Këtu nuk është me rendësi vuajtja e vajzës, tortura dhe dhuna që i është bërë dhe që do ti bëhet, duke qenë e nënshtruar gjithë jetën nga dhunuesi i saj, sepse ajo nuk është aspak e rëndësishme. Nuk është e rëndësishme sepse, ajo ka bërë faj, duke mos e ruajtur nderin e familjes. Ajo mbanë përgjegjësinë që nuk është treguar e kujdesshme, dhe të mos i zgjoj epshet shtazarake te një burri, dhe kështu e ka rrezikuar apo e ka humbur nderin e familjes. Pra, dhunuesi nuk ka bërë krim, por vajza! (Ta kujtojmë, martesa nuk bëhet për mirëqenien e gruas, por ta ruaje superioritetin e burrave).

Por, çka ndodh ne rast se vajza nuk martohet me burrin e parë me të cilin ka pasë lidhje, apo dhunuesin e saj, kur e dimë se një vajze kur e humbe virgjërinë, ka humbur vlerën e saj dhe nderin e familjes, dhe si e tille ajo nuk është e denjë të bëhet grua e dikujt tjetër?

Ndodh kështu: ajo do të linçohet nga shoqëria, do të përbuzet, do të mbetet rrugëve e do të keqpërdoret trupi i saj, deri në vdekje. Ajo do ta vuajë gjithë jetën, fakti i të qënurit njollë turpi për familjen e saj. Kjo shoqëri do ta dënoje viktimën, për të ruajtur nderin familjar, e me këtë të gjithë shoqërisë.

E duke u bazuar ne të gjitha këto, çka mund te presim tjetër nga polici, mësuesi, mjeku e hoxha? Këta janë pjesë e kësaj shoqërie, janë edukuar ne këtë frymë të shoqërisë. Këta janë nga brumi i kësaj shoqërie.

Si mund të presim që polici, mjeku, mësuesi e hoxha,  ta trajtoje vajzën si njeri, ta respektoje dinjitetin dhe integritetin e saj? Si mund të presim që ata te sillen ndryshe, kur vajza ka thyer çdo rregull, kur ka dalë jashta shtëpise? Ajo nuk e ka përmbushur obligimin e saj, por këta do ta përmbushin.., do ta sulmojnë e dhunojnë, sepse ashtu do ta forcojnë pafundësisht burrërinë e tyre. Ata nuk do ta humbin nderin e tyre, por do ta marrin edhe një të tillë, atë te vajzës.

Dhe, këto krime do të ndodhin për aq kohe, sa burrat do të nxiten të bëjnë sex, e vajzave do tu ndalohet. Këto krime do te ndodhin për aq kohe sa ajo që është e ndaluar për gratë, është vlerë për burrat. Këto krime do të ndodhin për aq kohe sa gratë do të trajtohen nga shoqëria objekt seksi e prodhimi, e vegla nën shërbimin e burrit. Pra, shoqëria duhet të mbahet përgjegjëse për këtë, sepse ajo mundëson krime te tilla./ KultPlus.com

“Majmuna” që e shfrytëzojnë autoritetin ka pasur edhe atëherë edhe sot

Kushtrim Sheremeti

E mbaj në mend mirë, gjatë shkollës së mesme të paktën dy profesor i patën abuzuar dy shoqe. Madje njëri prej tyre kishte tentuar edhe me e përdhunu njërën ndërsa ai tjetri na e nxike jetën neve që e kishim shoqe tjetrën, sa një herë me pat thanë: “Kujdes ka po i shtinë duart” në mes të orës vetëm pse isha ulur në të njëjtën bankë me të!!! 
E kishim të pamundur me e lajmëru në polici profesorin që kishte tentuar përdhunimin sepse ishin policia serbe në atë kohë k’sajde dhe nëse e qonim punën deri aty e rrezikonim edhe shoqen!

E patën largu prej punës (pas shumë kërcënimeve që i kishim bo me një grup të shokëve në drejtori se kemi me e bo të madhe shumë atë punë) e tjetrin jo sepse nuk na nxejshin besë disa arsimtar e prindërit pasi mendonin se ne si te ri jemi “qu peshe”… 

“Majmuna” që e shfrytëzojnë autoritetin ka pasur edhe atëherë edhe sot, por këta të rinjtë e sotëm janë me fat që po i shpërfaqin ata… kisha pas qejf në atë kohë me i pas mundësitë e tyre sot! 
Prandaj, sa herë e vërejnë ndonjë “majmun” të tillë, po shpresoj se nuk do të heshtin dhe do të jenë të guximshëm!/ KultPlus.com

Sot në orën e parë të mësimit, secili mësimdhënës do duhej të mbante një ligjërate sensibilizuese

Drenusha Zajmi Hoxha

Sot në orën e parë të mësimit, në secilën shkollë, secili mësimdhënës do duhej të mbante një ligjëratë sensibilizuese, edukuese dhe informative për nxënësit, në bazë të asaj që ndodhi brenda një jave në Drenas dhe Kavajë.

Nxënësit nuk duhen përdorur vetëm për të dalë skaj trotuareve me flamuj, sa herë ndonjë çoban pushteti andej e këndej kufirit, shëtitet me xhipa të zi.

Fëmijët duhet të mbrohen me edukim nga secili ngacmim dhe abuzim. Po ashtu kujdes nga ata që bëjnë bullying, sepse me shumë janë të rritur sesa fëmijë./ KultPlus.com

Burra apo fëmijë të përjetshëm?

Oriana Fallaci

Prej disa mijëvjeçarësh , Ju burrat, na impononi fjalët tuaja, normat tuaja, teprimet tuaja. Gjithashtu, prej mijëvjeçarësh na impononi heshtjen dhe na kufizoni vetëm me detyrën e nënës. Në çdo grua ju kërkoni një nënë. Çdo gruaje i kërkoni të luajë rolin e nënës; qoftë kjo edhe vajza juaj. Thoni se nuk kemi muskujt tuaj e më pas shfrytëzoni lodhjen tone për t’ju lustruar deri këpucët. Thoni se nuk kemi mendjen tuaj dhe e shfrytëzoni zgjuarësinë tone për t’ju administruar edhe rrogën. Fëmijë të përjetshëm, deri në pleqëri mbeteni fëmijë për t’u ushqyer, pastruar, shërbyer, këshilluar, ngushëlluar mbrojtur nga pafuqitë dhee dembelitë tuaja. Dhe nëse shpesh e shenjtëroni fjalën Nënë e shenjtëroni vetëm për interes të egoizmit tuaj. Ju që te një grua shihni vetëm një miter dhe dy vezore dhe kurrë një Mendje./ Elona Caslli/ KultPlus.com

European Union External Action: Ndiqeni rrugëtimin e dizajnerës Krenare Rugova

Puna e kreatores Krenare Rugova ishte së fundi pjesë e një kronike të realizuar nga European Union External Action.

New York-u, Parisi dhe Prishtina janë disa nga vendet ku fillon karriera e dizajneres së modës, Krenare Rugova.

Pas studimeve në shkollën e dizajnit “Parsons”, Rugova vendosi të kthehet në Kosovë, ku ajo filloi edhe krijim e emrit të saj në fushën e modës. Duke kombinuar teknikat e lashta dhe traditën, Rugova krijon dizajne të cilat janë avangarde.

EEAS është shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/EuropeanExternalActionService/videos/292238264796247/?__xts__[0]=68.ARCwjRhoWJfJW-8W-w2Ybzqz8Wz8-_3j_SC4RVD0_YG5Dt9LG9_YYqF3GhMDGu54HgkxEBpFDNnnDmWrCM8LUohmMtz2fSxZkjXSua6W7ujHqDtQQDmpCOZyzwicwR-6anHen5pYJbsJY_wXq5NeqZ9x5adyfOvGCFhAKD7RFXO8n6XstCKOEExaFwS3ImNwcsG6PKpM6_adYWp0Z2g1lxCL2JEbjJ80IyVW3KD1VoukKFC1TMJVy2f4ez6PxgUbLQ9PL_Lj3eYZh259zWjLc-AQzbwzEv21K2FMRDa8axfDVwXHFQQJtQpnNf4Yq_yJRq-xwisYAbnF-r65TPDJtpXGaDwPWWoXDR2R1IoUwiweuiFQKPukYu6XoL51neKNV1lVaI48TL5PHoj3cuPoi6DpwBRZTXA4wXHrPmg3X1xw234WSF5Tiz9x25fbWE6DK8sX2tkZ1Rhmdq_xazyCPN1lNnQ0A12h0zWG6quNdA_7FqmP89in0y4SmUTdQWzyLa5ocbahiXLZLgAUD7BbRGaxQzgf7XYoKYw5zvbtc-JiQ5m6sNISq2KPqd0OJRBhDUgOB3yiAa5HcpnXa74NzaW3qf5lHEO4IDOqN4GbePPq-sx6c87JzOQ&__tn__=-y.g

Mi hiqni organet

Vlora Konushevci

Mi hiqni organet, unë jam njeri i mirë, 
vakt i keq asht me kanë njeri i mirë,
mure të dekorume me gardhe të gjalla 
me ta zanë ma pak frymën 
aty këtu ndonji tulipan, nana i ka dashtë fort
po shkojnë tu u rrallu bashkë me njerëzillëkun. 
E afroj veshin tek kaçepi i bilbilit 
as këndon as kafshon. 
Heshtja asht murtaja e k’tij shekulli.

Mi hiqni organet, unë jam njeri i mirë, 
i paguaj taksat, voziti me kujdes,
ndërroj poqet elektrike, siguresat 
dheun për lule e bajë n’shpinë 
nuk ha brumë, martohem, organizoj mbledhi, 
dha dashni, lumtuni edhe dhimbje koke,
sakrifica më bahet natyrë e parë, bahem nanë,
i shtyej andrrat për ditë ma të lira, 
prioritetet radhiten prej pelenave deri tek ditëlindjet. 
Goditjet e depresionit postnatal 
s’duhet me i ushqy, duhet me shujt. 
Nji ditë heshtja ka me na metë n’fytë!

Mi hiqni organet, unë jam njeri i mirë, 
nuk blej produkte të Sërbisë, 
lexoj gazetat, hulumtimet, çliroj dhambët e pjekunisë, 
e bëjë pap testin, përkundi ardhmëninë.
Divorcohem, luaj loto veç për inati t’zarit, 
vazhdoj studimet, ma pak i kuptoj trendet e reja n’muzikë 
vrapoj, 
andrroj, 
andrroj nji ditë me u marr me kopshtari
me mësu frengjishten 
me e zhbi heshtjen 
me folë! 
Andrroj edhe 
mos me m’piku bojleri!/ KultPlus.com

‘Sot unë them lirisht që jam rritur me mendimin e të qenurit luanesh’

Elbenita Kajatazi

Sot rrugës për punë mu kujtua mënyra se si na kanë edukuar prindërit e mi mua dhe motrat e mia. 


Për ata që nuk e dinë, unë kam 5 motra dhe një vëlla, unë jam fëmija i parë dhe sot dua të falënderoj nënën time për një rast konkret… Kur isha 15 vjeç erdhën disa mysafir për vizitë, në bisedë e sipër po e pyesin nënën time: “A ka fillu vajza me qëndis qeizin(pajën)? Nana ime e mrekullueshme po ju thotë, jo se ka punë tjera kjo!”.
Unë nga kureshtja ditën tjetër sikur disa të afërme të mia po e kap grepin e pejnin e po filloj me e mësu qëndisjen dhe po i afrohem nanës për ndihmë. Kur më pa nana e nervozuar ma hoqi nga dora me shpejtësi të madhe e më tha: “Kjo nuk është për ty, kapi librat, kjo nuk të dërgon askund hiq!”. Faleminderit nana ime e dashtun je heroina ime! 

E falënderoj edhe babën tim të mrekullueshëm që është kujdes aq shumë për çdo sjellje tonën, na ka këshillu për hapat ma të rëndësishëm jetësor, e me një rrogë të arsimit na ka shkollu e na ka përkrah çdo hap të jetës! 
Sot unë them lirisht që jam rritur me mendimin e të qenit LUANESHË, e zonja të marr vendime për vetveten dhe e zonja deri në atë masë që mos ti bëhem shërbëtore askujt dhe të jetoj jetën ashtu si dua vetë pa e ndërtuar atë në bazë të mendimeve të tjerëve! Unë i shpërbej kafe dikujt pse dua jo pse jam e detyruar ose jam “Nuse”. 


Edukoni vajzat tuaja të jenë të zonjat e vetvetes e mos të kenë nevojë për një mashkull ti mbaj sepse kur je e zonja, e mençur e shkolluar askush nuk luan dot me ty! 


Unë kam vëllain e vogël 12 vjeçar por më besoni ai nuk trajtohet aspak ndryshe nga ne të gjashtat! Vëllai im palon rrobat e veta vet, shtron shtratin vet dhe kur i hahet përgatit vet, e kjo falë nanës e babës që e edukojnë të jetë i zoti i vetvetes e jo parazit që pret nga motrat ose në të ardhmen nga gruaja!/ KultPlus.com

Margariti: Trashëgimia jo vetëm histori, por edhe zhvillim

“Të krijojmë një model zhvillimi që ti rezistojë kohës”, u shpreh Ministrja e Kulturës Elva Margariti nga Voskopoja në dëgjesën e parë publike me banorë, pronarë bujtinash dhe operatorë turistikë.

Ministrja e Kulturës theksoi se qeveria përmes programit 100+ fshatra ka sjellë modelin e ri të mbështetjes dhe zhvillimit rural, ndërsa bëri me dije dhe fillimin e aplikimit për programet IPARD, një mbështetje për agrobiznesin. Një problem i ngritur ishte dhe legalizimi në Voskopojë. Margariti zhvilloi një takim në zyrat e Aluiznit në Korçë.

Janë rreth 179 ndërtime pa leje në këtë zonë, banesa private, të cilat kanë mbetur në mes të këtij procesi. Margariti sqaroi në dëgjesën publike se ndërtimet pa leje janë në Qendrën Historike, çka ka vështirësuar deri tani procesin e legalizimit.

“Me miratimin e ligjit të ri për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë , i cili sjell koncepte të reja sa u përket Qendrave Historike jemi shumë pranë zgjidhjes së legalizimeve. Banorët shprehën shqetësime për procesin, duke pasur parasysh fluksin në rritje të turistëve. Margariti premtoi nga Voskopoja se “Jemi duke marrë të gjithë informacionin e duhur për zonat mbrojtëse dhe shpejt marrim një vendim për unifikim të ndërtimeve”.

Ministrja Margariti inspektoi dhe kishat e Voskopojës Shën Kolli dhe Shën Mëria, pjesë e itinerarit “Rrugët e Besimit” duke njoftuar për fillimin e projektit të ndriçimit në këto kisha. Qeveria shqiptare prej pesë vitesh ka kthyer fort vëmendjen ndaj trashëgimisë kulturore.

Programet si “100 Fshatrat”, apo “Rrugët e Besimit”, nuk janë vetëm sensibilizim ndaj pasurive kulturore, natyrore dhe shpirtërore të Shqipërisë, por një itinerar i pasur i këtyre thesareve që presin të zbulohen për të komunikuar kulturalisht por edhe për të gjeneruar ekonomi lokale. Investimi për rehabilitimin e qendrës historike të Voskopojës kap vlerën 365 milionë lekë të reja dhe përveç rikonstruksionit të 4 kishave përfshin edhe investime në infrastrukturën rrugore të fshatit. / KultPlus.com

Doli nga shtypi libri me ese autobiografike “Mesjeta ime” i autorit Ag Apolloni

Titulli i librit i referohet moshës së autorit, sipas konceptit biblik, dhe mjedisit në të cilin jeton ai.

Duke e parë realitetin tonë socio-politik si një lloj mesjete të re, Apolloni i rikontekstualizon konceptet mesjetare nëpër kapitujt që mbajnë tituj latinisht: Obscura, Vulgus, Doctrina, Pelegrin, Allegoria, Persona, Schisma, Templarius, Inquisitio dhe Memento. Siç shihet nga titujt, këtu preken dukuri të aktualitetit, nga lindja deri te vdekja, nga familja deri te qeveria, nga inkuizicioni virtual deri te ekstremizmi fetar, nga fryma e vendit deri te forma e shoqërisë. Të gjitha këto jepen nëpërmjet një narracioni eseistik personal, prandaj edhe nëntitulli i librit është “confessiones”, çka tregon se autori, siç e thotë në parathënie, në këtë libër rrëfen ankthet e tij para lexuesit.

“Mesjeta ime” mund të cilësohet si autobiografi narrative-eseistike, ku ka shumë dëshpërim, shumë marrëzi, shumë maska dhe shumë pikëllim. / KultPlus.com

Unë, kufoma e ardhshme

Kaltrina Pacolli.

Vrajëm,
po vrajëm nëse nuk t’kom pshty n’ftyrë
e s’t’i kom numru t’kqijat
tu t’sha e tu t’mallku! 
Vrajëm,
nëse sa here ke dasht me m’malltretu 
unë t’kom duru. 
Vrajëm nëse t’kom msu
me m’fol qysh ke dashtë,
vrajëm,
Qo dorë n’mu
veç pse jom gru.

Po,
qitmi flokt n’tokë
e lem sheja n’trup e n’ftyrë
nëse s’t’kom thanë që
je farë e ndyrë,
nëse s’t’kom nal me t’thanë
kqyru n’pasqyre,
nëse gjen me kqyr naj ftyrë!

Po,
shajëm edhe para fmive t’mi,
shajëm edhe n’rrugë
edhe para njerzve tjerë,
kërkush s’ka me thon kurrgjo,
besa kanë me të arsyetu
se nëse unë n’sy t’tynev kom duru
ti je tu bo çka unë “kom meritu”!!

Po, po vrajëm,
shkrep alltinë
bash n’zemrën tem,
mbi 100 thyrje t’saja,
1 plumb kurrgjo nuk dhem,
sa dhamin k’to netë me zhurma t’mdhaja.

Vrajëm,
vrajëm nëse s’t’kom shty
kur me zor ke dasht me m’prek,
e me m’desh,
e tanën me m’pasë,
vrajëm nëse t’kom lanë
vrajëm nëse kom thanë nasht’!

Le t’jem kufomë,
nëse kom heshtë,
nëse t’kom dashtë edhe kur s’m’ke dashtë,
nëse t’kom kesh masi m’ke malltretu e poshtru,
le t’jem kufomë veç pse jom Gru.

E ti vrajëm,
se I paqt del,
kërkush me gisht kah ti nuk bon,
kërkush fajtor nuk e len t’gjallin,
se I vrami ka gjithë diçka që e “meriton”,
se I vrami se ka problem nëse e kallin,
që vrasësit si ti me e marrë malin.

E vrajëm,
si plot e plot qe u vranë
si plot e plot që u shanë,
si plot e plot që kufoma ranë..
si për plot që kurrgjo nuk thanë!

Vrajëm,
Nëse t’kom lanë me m’kallxu çka
Me vesh,
Nëse t’kom lanë me m’kallxu qysh me
fol,
Qysh me kesh,
Vrajëm nêse t’kom lanë me m’thanë me hesht!

Vrajëm nëse t’kom rrespektu
Kur ke gju sene mbi mu,
Nëse t’kom rrespektu
Kur n’ven lulave
Veç therra m’ke pru,
Nëse n’pikë të natës je kthy
I dehun në alkohol
E parfum të femrave tjera
E venin ta kom ndreq,
Vrajëm nëse kom ëndërru 
Jetën me ty kur t’bohemi pleq!

Merrma jetën
Nëse ta kom dhanë t’drejtën,
Nëse ta kom dhanë lirinë
Shpirtin n’fyt me ma pru,
Nëse ta kom dhanë dashninë
Kur ti veç m’ke shfrytzu,
Merrma jetën 
Nëse e kom ul kryt veç pse
Jom Gru!

Merrma jetën,
Nëse egër s’t’kom largu prej vetës
Kur ke dashtë dorë n’mu me qu,
Kur je hasë e kërcënu
Gërrdijat që munesh me i bo n’mu,
Merrma jetën nêse me thikë s’t’kom sulmu,
Po kom bo hapa mbrapa veç pse jom Gru!

Vrajëm,
po kufoma jem ka me flejt me ty,
me një shtrat me ty,
me një jastëk me ty, 
me u siguru që edhe andrrat e tua 
kanë me pa veç zi! 
Kur shpirti jem ka me u kthy në hi,
unë kom me u kthy për ty,
unë kom me u kthy për krejt gratë që u vranë,
për krejt kërcënimet që u banë,
unë kom mu kthy
se ti ke vra një nanë! 
Vrajem,
nese mke shit moral 
e une tkom ngu, 
tu e ditë që pramë e parpramë 
me tjera ke ladru!

Le t’bohna unë kufoma e ardhshme
E dorës t’msheft,
E gjakut ton t’nxehtë
Nëse t’kqijat t’i kom majt m’sheft.

Le t’bohna kufoma e ardhshme
Nëse kom duru,
Që me lot kom ra me flejt
E me lot jom qu!

Vrajëm pash të madhin Zot 
nëse e msheli gojën veç pse jom Gru./ KultPlus.com

Nevoja urgjente për ndërrimin e agjendave të mediave për mënyrën se si i portretizojnë vajzat dhe gratë

Nga
Elion Kollçaku

Rasti i fundit në Drenas, do të duhej shërbente si urgjencë për ndërrimin e agjendave të shumë mediave kosovare, duke filluar nga portalet që infomacionet seksiste i kanë me tepricë e deri te emisionet rozë.

Stereotipet gjinore janë të pranishme jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe në përmbajtjet mediatike. Kur flitet për stereotipet e rolit gjinor apo seksual, atëherë bëhet fjalë për “bindjet e strukturuara lidhur me veçoritë personale të grave dhe burrave”.

Ekzistojnë së paku tri stereotipe për gra që dalin në pah: amvisja (gruaja tradicionale), gruaja profesionale (e pavarur, ambicioze, me vetëbesim) dhe lepuroshja e Playboy-it (objekt seksi).

Që nga librat në shkollat fillore, fëmijëve u servohet modeli i gruas si nënë dhe amvise, ku nëna bën punët e shtëpisë, motra i ndihmon, kurse babai punon jashtë shtëpisë dhe siguron burimin e ekzistencës. Edhe në realitet situata nuk është shumë ndryshe në Kosovë, duke pasur parasysh se shumica e grave janë amvise, edhe pse shumë prej tyre me përgatitje të lartë shkollore. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP, vetëm 12.9 % e grave me moshë pune janë të punësuara. Pabarazia në tregun e punës, ku për të njëjtën punë shpesh-herë gruaja paguhet më pak se burrat, fakti që për shkak të rolit riprodhues jo rrallë diskriminohet, si dhe ngacmimet seksuale në punë janë shkaktarët kryesorë, që edhe ato gra që kanë gjetur ndonjë vend pune, mbesin pa të.

Përkundër këtij fakti, mediat nuk merren me gratë amvise. Roli i amvises nuk është i pasqyruar në mediat shqiptare. Ato mund t’i shohim, eventualisht, në disa kronika si “Edhe unë jam Kosovë”, ku kërkohen ndihma, ose kur dhurohet ndonjë fondacion, gjatë dorëzimit të ndihmave. Mund të haset edhe te emisioni “Metamorfoza” me Suzana Mushkolajn, ku ndonjë amvise transformohet në një grua “të hijshme”, për t’i ngjarë një gruaje të suksesshme.

Stereotipi i dytë është modeli i gruas së susksesshme të pavarur, që ndërton karrierën e vetme, pa përkrahjen e burrit. Emisionet “Lemza” në Tribuna Channel, si dhe “Pasdite” me Rudina Magjistarin japin shembuj të tillë.

Në një puntatë te “Lemza”, ka qenë e ftuar Vlora Dumoshi, e cila shpalos gjithë historinë e saj, si një grua shumë e suksesshme, që ia doli e vetme të ketë karrierë si politikane por edhe si një nënë e devotshme për dy djemtë e saj. Kurse, te “Pasdite” në TV Klan, si shembull ishte Dorina Mema, kampione në bodybuilding, që bashkë me vajzën e saj flasin për marrëdhënien e tyre, edhe pse ajo është një nënë e shkurorëzuar, që e rriti bijën e vetme, e përkundër rrethanave, vajza e saj konsiderohet si shembull.

Gjithashtu, edhe rasti i këngëtares Safete Mustafës vlen të përmendet, e cila u martua pas vdekjes së burrit të saj. Ndonëse u komentua shumë, ajo foli publikisht për emisionin “Prive” në Klan Kosova, duke thyer tabunë se gruaja pas vdekjes së burrit duhet të mbajë zi e të vishet në të zeza, duke mos u martuar kurrë. Në këtë rast, përmes këtij emisioni janë thyer shumë stereotipe.

Këto shfaqen si modele të grave që kanë arritur synimet në jetë dhe karrierë, pa marrë parasysh sfidat që kanë hasur. Megjithatë, jo rrallë paragjykohen nga rrethi tradicional, pasi që si shoqëri nuk jemi të gatshëm të promovojmë këtë model të familjes, ku gruaja mund të mbijetojë me sukses pa mbështetjen e burrit.

Por, modeli tjetër stereotipizon gratë si objekt seksi. Rast i veçantë është emisioni “Zonë e lirë”, me Arian Çanin. Ky emision transmetohet çdo të premte, në ora 21:00 në TV Klan.

Personazhet që bëjnë më së shumti zhurmë kur ftohen në këtë emision, e që ftohen shumë shpesh, janë Kallashi, Iva Aliko, Linda Morina, Xhesika Ndoja, etj. Madje, emisionet ku ato janë pjesëmarrëse kanë miliona klikime në YouTube.

Por, qëndron një arsye e fortë se pse këto emisione kanë kaq shumë shikueshmëri. Të ftuarat trajtohen si objekte seksi.

Kjo mbështetet në disa fakte. E para, Kallashi dhe Iva Aliko, ftohen në këtë emision, në qoftë se publikojnë ndonjë klip të ri. Mirëpo, edhe kur vijnë të flasin për këngën e re që kanë publikuar, medoemos gjithë debati do të vijojë te marrëdhëniet e tyre seksuale, partnerët, format trupore, veshja provokative, dhe nëse realizojnë ndonjë set fotosh të zhveshura dhe gjysmë të zhveshur, i tërë programacioni do të ndalet në atë pikë.

Madje, ka pasur raste kur arsyeja kryesore se pse janë ftuar, ka qenë thjesht komentimi i fotove provokative apo ndonjë afere të përfolur me ndonjë politikan ose bizensmen, identiteti i të cilëve mbetet i fsheur, për ta zgjuar kurrreshtjen e audiencës dhe për arsye që kjo temë të vazhdojë me “episode”.

Gjuha e përdorur në këto emisione është qëllimisht shumë banale. Duke filluar nga mënyra e referimit të vazhdueshëm nga moderatori drejt të ftuarave, me fjalët “zemër”, “loçkë” e deri te pika ku ai flet për trupin e tyre. “Duhet ta pranojmë se ke alamet bythë e cica”, “Ke veshur të

brendshme apo je siç të ka bërë nëna?”, “Cila është pjesa më “hot” e trupit tënd?”, janë pyetje të zakonshme në këtë emision, që duket se gjithçka bën për vetëm për shikueshmëri e për show.

Të ftuarat prezantojnë vlera të tilla, si:

* Të kesh dashnor një burrë të martuar;

* Të bësh foto e zhveshur dhe gjysmë e zhveshur;

* T’i bësh dhuratë organin gjenital dikujt;

* Gjoksin e vithet t’i kesh me intervenime plastike;

* Të bësh belfie, e shumëçka tjetër.

Të gjitha këto gra, edhe pse i takojnë kategorive të ndryshme shoqërore, kanë shumë pika të përbashkëta. Ato dëshmojnë se gruaja mund të arrijë atë çfarëdo sfere, mirëpo vetëm nuk duhet të jetë e penguar.

Mirëpo, njëkohësisht shihet se çfarë efekti të madh kanë mediat në krijimin apo luftimin e stereotipeve gjinore.

Roli i mediave është i pazëvendësueshëm në thyerjen e tabuve, ku më asgjë nuk është jashtë syrit të objektivit, por vetëm varet se sa afër do ta ketë nën vështrim personazhin të cilin e paraqesin. A do të paraqitet vetëm sipërfaqësisht si objekt, apo do të merret me karakterin e personazhit dhe atë çka prezanton?

Mediat konstruktojnë realitetin, në kohën kur edhe vetë gjinia është konstrukt.

Duke i njohur përmes mediave këto gra, ato duhen, idealizohen, paragjykohen dhe ndiqen si model nga qindra e mijëra vajza, prandaj roli i medias në kohën e shumë zbrazëtirave, në procesin e edukimit të rregullt është tejet i rëndësishëm