Unum Festival publikon pjesën e parë të emrave performues për vitin 2022

Edicionit të tretë i shtohen dy ditë më shumë dhe përformuesit janë emra të njohur si Praslea, Raresh, Rhadoo, Ricardo Villalobos, Shonky, Dyed Soundorom.

85 artistë. Tre faza. 24 orë muzikë pa ndalë. Mirë se vini në Unum Festival, një manifestim kulturor në një cep të fshehtë dhe të pashfrytëzuar të Evropës, i vendosur midis pyjeve me pisha, plazheve të mbuluara nga dielli dhe sfondeve malore. Vitin e kaluar ishte ngjarja e parë e duhur underground që u zhvillua pas Covid-it dhe sot njofton se edicioni i shumëpritur i vitit 2022 zgjat pothuajse dy ditë më shumë se edicionet e mëparshme nga e mërkura 1 qershor deri të hënën 6 qershor. Performuesit e Fazës së Parë janë Priku, Praslea, Raresh, Rhadoo, Ricardo Villalobos, Shonky, Sonya Moonear, Traumer, tINI, Cristi Cons, Dyed Soundorom, Fumiya Tanaka, Anthea, John Dimas, Vera, Seth Troëler dhe më shumë. Drejtohuni te unumfestival.com për detaje të plota dhe informacione për biletat.

Me edicionet e para, UNUM fitoi menjëherë zemrat e adhuruesëve të muzikës elektronike dhe edicioni i dytë vitin e kaluar rifilloi zyrtarisht skenën e festivaleve evropiane si ngjarja e parë që ndodhi në mënyrë të sigurt pas pandemisë Covid. Është një festival që është një festë për të gjitha shqisat – bukurinë natyrore të perëndimit, nëehtësinë e diellit, shpirtin që pasuron kulturën lokale që e bën të gjithë ngjarjen një eksperiencë shumëngjyrëshe udhëtimi si dhe një festë muzikore të menduarit përpara. Pjesëmarrësit vijnë nga e gjithë Evropa. Vitin e kaluar, veçanërisht, atmosfera ishte joreale duke pasur parasysh që kishte shumë kohë që njerëzit nuk kishin kërcyer së bashku me shumë performanca ikonike të DJ-ve dhe momente magjike që mbeten gjatë në kujtesë.

Në vitin 2022, festivali zgjatet me gati dy ditë për të bërë një udhëtim edhe më të paharrueshëm në Shqipërinë e bukur. Është një cep i qetë i Evropës, në bregdetin idilik shqiptar me sfonde malore, plazhe të gjata me rërë floriri dhe peizazhe të pluhurosura që janë një milion milje larg realitetit të përditshëm. Festivali premton muzikë pa ndal♪ natën dhe ditën, plus një sërë sportesh ujore të mrekullueshme, ushqime të shijëshme dhe pije lokale dhe shumë gjire dhe zona të izoluara pyjore për t’u eksploruar.

Skena më e famshme është Unum’s Pine Stage, e cili është bërë një nga mjediset më ikonike të muzikës underground. Është një parajsë e izoluar e rrethuar nga një natyrë mahnitëse dhe aroma e ëmbël e pishave, të gjitha me DJ-të më të mirë në botë. Përveç kësaj, ka muzikë në skenën kryesore dhe një mori festash në plazh që përfitojnë nga perëndimet dhe agimet mahnitëse të diellit me DJ që ofrojnë kujtime të veçanta muzikore.

Organizatori i UNUM-it, Kushtrim Sahiti, thotë: “Përvoja se si u zhvillua Unum 2021, në kontekstin e një pandemie globale, do të thotë që mijëra njerëz ndanë një pjesë të vogël të magjisë unike që do të mbetet pjesë e historisë së festivalit përgjithmonë. Këtë vit për Unum 2022, ne do të ndërtojmë në mënyrë aktive mbi të njëjtën frymë dhe etikën tonë që nga dita e parë e “BECOME ON”. Mbi këtë bazë, ne kemi shtuar një ditë tjetër në fillim dhe festivali do të zgjasë edhe të hënën. , sepse njerëzit thjesht nuk donin të ndalonin së kërcyeri! Ne gjithashtu do të shijojmë Beach Stage me disa tinguj të rinj këtë vit dhe do të shtojmë disa fytyra të reja, të freskëta në Pine Stage.

Kjo është vetëm pjesa e parë me shumë emra të tjerë që do të shpalosen në fazën e dytë, kështu që ruajeni datën dhe sigurohuni që të jeni pjesë e festivalit të ri më emocionues në Evropë verën e ardhshme.

SOCIALE

www.unumfestival.com/

www.instagram.com/unumfestival/?hl=en

www.facebook.com/unumfestival/

www.twitter.com/unumfestival

LINE UP (A-Z)

Alan Hidini

Alex Kostic

Altin Boshnjaku

Anthea

Cesar Merveille

Cezar

Cristi Cons

Digby

DJ Reas

Dona K

Dyed Soundorom

Franco Cinello

Fumiya Tanaka

Garance

Jay Fase

John Dimas

Jonny N Travis

Laolu

leke

Liburn

Minimim

Molly

Praslea

Priku

Puma Space

Raresh

Rhadoo

Ricardo Villalobos

Rrron

Say Ferrer

Secret 47

Seth Troxler

Shimza

Shonky

Sonya Moonear

tINI

Traumer

Traumer

Uran B

Vera

Xhorxho

Pasurohet Lista e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka bërë të ditur se propozimet  e parashtruara nga ky institucion për përfshirje në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme, janë shqyrtuar nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore dhe Komisioni Profesional Shqyrtues për kërkesa dhe propozime dhe pas vlerësimit të propozimeve ky komision i kanë rekomanduar Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit miratimin e tyre.

Andaj me vendim të ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku, është aprovuar lista e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme në përputhje me rekomandimin e Komisionit Profesional Shqyrtues të kërkesave/propozimeve për përfshirje në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në përmbushje mandatit dhe detyrimeve ligjore, si dhe në zbatim të procesit të inventarizimit, dokumentimit dhe vlerësimit ka propozuar 3 (tre) astete për tu përfshirë në regjistrin e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme në kategorinë arkitekturore për vitin 2021-2022.

Asetet të cilat janë përfshirë këtë vit në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme nga rajoni i Prizrenit janë: Shtëpia e familjes “Luboteni” në Prizren, Mulliri i familjes “Isak Vuçterrna” Rahovec, si dhe Ish shkolla “Emin Duraku” apo sot gjimnazi “Remzi Ademaj”.

Samir Hoxha drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, thekson se trashëgimia e pasur kulturore që ka rajoni i i Prizrenit, sjellë harmonin dhe bukurinë në mjedisin tonë të jetesës, andaj me këtë rast duhet falënderuar  të gjitha palët e angazhuara në këtë proces, me theks të veçantë punonjësit profesional të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren për përmbylljen me sukses të këtij angazhimi për këtë vit./KultPlus.com

Ministrja Nagavci: Shqipëria s’e ka respektuar marrëveshjen për abetaren e përbashkët

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se Kosova e ka respektuar vendimin që ishte marrë para dy vitesh për abetaren e përbashkët me Shqipërinë, por thotë se Shqipëria nuk e ka bërë një gjë të tillë

“Kosova ka respektuar dhe ka përdorur abetaren e përbashkët që është vendosur vite më parë mes dy shteteve”, ka deklaruar Nagavci në emisionin “Mirëmëngjes”.

Ajo sqaroi se marrëveshja për një abetare të unifikuar nuk është respektuar nga ana e Shqipërisë.

“Edhe vite më parë, është iniciuar, është pranuar dhe ka filluar të punohet me një abetare të përbashkët. Në Kosovë e kemi respektuar, e kemi pasur atë abetare në përdorim për një kohë të gjatë. Me aq sa jam në njohuri në Republikën e Shqipërisë nuk është përdorur e njëjta abetare në të gjitha shkollat apo gjatë gjithë kësaj kohe”, u shpreh ministrja.

Ndërkohë Nagavci komentoi edhe refuzimin e vizitës në Preshevë nga ana e autoriteteve serbe.

“Përgjigjja zyrtare nga ana e Serbisë na është dërguar pak minuta para nisjes së datës 27 nëntor. Përgjigja ishte e shkurtët. ‘Fatkeqësisht nuk mund t’u aprovohet leja për vizitë kësaj radhe, do ta shqyrtojmë në një rast tjetër kërkesën tuaj’, kështu na u tha”, tregoi ministrja.

Ajo tha më tej se kishin planifikuar të takoheshin me përfaqësues të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, por siguroi që bashkëpunimi nuk do të mungojë në të ardhmen./KultPlus.com

Cili është kryeqyteti më i shtrenjtë në botë?

Kryeqyteti i Izraelit, Tel Aviv është qyteti më i shtrenjtë në botë, publikoi revista britanike ‘’The Economist’’.

Ndërkaq, Parisi dhe Singapori e ndajnë vendin e dytë. Më pastaj vijojnë Zyrihu, Hong Kongu dhe Nju-Jorku.

I fundit renditet kryeqyteti sirian, Damask. Berlini ra për tetë vende në vendin e 50-të dhe është më i liri nga gjashtë qytetet gjemane në listë. Frankfurti renditet si qyteti më i shtrenjtë gjerman dhe e zë vendin e 19-të.

Problemet me furnizimin dhe masat antikovid, prodhimi i kufizuar dhe tregtia kanë kontribuar për rritjen e harxhimeve për jetesë në shumë qytete  në botë, thuhet në analizën e ‘’The Economist’’.

Për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve, është shtrenjtuar edhe transporti. Rritje kanë regjistruar edhe prodhimet e duhanit, mjetet për higjienë personale dhe prodhimet dhe shërbimet zbavitëse.

Studimi është bërë në bazë të krahasimit të gjendjeve në 173 vende dhe në bazë të çmimeve të më shumë se 200 prodhimeve dhe shërbimeve të ndryshme./KultPlus.com

Bujar Ahmeti fiton çmimin ‘aktori më i mirë’ në festivalin ‘Artmania’

Shfaqja ‘Andorra’ me regji të Kushtrim Bekteshit, prodhim i Teatrit të qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu”, ka fituar dy çmimet kryesore në edicionin e parë të festivalit ‘Artmania’ që u mbajt në Gjakovë për pesë net rresht.

Kjo shfaqje mori çmimin ‘shfaqja më e mirë’, ndërkaq aktori i kësaj shfaqjeje, Bujar Ahmeti mori çmimin ‘aktori më i mirë’ .

Ahmeti, i cili ka përfunduar studimet në akademinë e arteve në Prishtinë në vitin 2013, ka luajtur në shumë filma dhe shfaqje të cilat kanë udhëtuar nëpër festivale kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfshirë: “An unforgettable Spring in a forgotten villiage” nga Kushtrim Bekteshi, “Home” nga Daniel Mulloy, “Samo Kazem” nga Jelena Gavrilovic dhe mbi 20 shfaqje teatrale ndër vite, 5 prej të cilave janë nga regjisori tashmë i ndjerë, Bekim Lumi.

Shfaqja “Andorra” rrëfen fatin tragjik të një të riu hebre me emrin Andri në Andorrë (vend fiktiv) i cili në vigjilje të ardhjes së nazizmit ballafaqohet me paragjykimin dhe diskriminimin për shkak të përkatësisë së tij etnike.

Siç thuhet dhe në tekst nga një koment i shtuar  model i tillë paragjykimi kemi qenë edhe ne në të kualuarën tonë të afërt dhe jo vetëm paragjykimi por edhe urrejtje, krimi e gjenocidi. Shfaqja si koncept regjisorial dialogon dhe thërret në kujtesën e afërt kolektive tonën ku dhe vetë kemi qenë personazhe tragjikë dhe pjesë e Kosovës së lyer me gjak , ndërkohë thërritet në tekst ‘ në  Andorrën tonë të bardhë si bora … ‘  edhe pse pellg gjaku, si në Kosovën tonë që ende i kullojnë plagët.

Në shfaqje luajnë aktorë të njohur si : Xhevdet Doda, Hajat Toçilla, Alban Krasniqi,  Rifat Smani, Liridona Shehu , Afrim Muça, Fetah Paçarizi, Besëlidhje Bytyqi, Alban Çela e shumë të tjerë./KultPlus.com

112-vjetori i hapjes së Shkollës Normale të Elbasanit

Sot përkujtojmë 112-vjetorin e hapjes të së parës shkollë kombëtare pedagogjike në Shqipëri.

Shkolla Normale e Elbasanit është e para shkollë kombëtare pedagogjike në Shqipëri e themeluar më 1 dhjetor të vitit 1909, në bazë të vendimeve të Kongresit Kombëtar i mbajtur më 2-8 shtator 1909, në Elbasan. Shkolla Normale e Elbasanit, gjatë vitit akademik 1909-1910 numëronte 160 nxënës të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë.

Drejtori i parë i saj u caktua Luigj Gurakuqi. Si mësues kanë punuar personalitete të arsimit kombëtar si Aleksandër Xhuvani, Sotir Peci, Simon Shuteriqi, Kristo Dako, Hafiz Ibrahim Dalliu, Ahmet Gashi, Mahir Domi, Salih Çeka, Eqrem Çabej, Thanas Floqi etj.

Historia e Normales së Elbasanit është e lidhur ngushtë me zhvillimet politike në Shqipëri. Ajo u mbyll gjatë vitit 1912 dhe u çel pas luftrave Ballkanike, më 1913-1914, në kohën e Qeverisë së Vlorës dhe të Princ Vidit.

Ajo u mbyll përsëri gjatë Luftës së Parë Botërore dhe u hap në vitin 1921. Nga viti 1921 ajo funksionoi rregullisht deri në vitin 1943, kur një numër i madh nxënësish i braktisën bankat e shkollës për të marrë pjesë në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Nga radhët e normalistëve të Elbasanit ranë 63 dëshmorë./atsh/KultPlus.com

‘Ndje më shumë, mendo më pak’

Poezi nga Charles Bukowski

Ndonjëherë s’ke kohë as ta vësh re.

Në pak sekonda ndodh gjithçka.

Gjërat ndryshojnë.

Mbetesh gjallë. Vdes.

Bota vazhdon, ecën.

Të brishtë jemi, si fije letër.

Jetojme në zgrip të përqindjeve, me kohë të kufizuar.

Dhe kjo është e mira dhe e keqja e kësaj,

i thonë “faktori kohë”.

Dhe nuk ke ç’bën.

Mund të shkosh e të rrish në majë të malit,

të rrish atje duke përsiatur dhjetëra vjet dhe të mos

ndryshosh gjë.

Mund të ndryshosh vetveten në një farë mënyre,

por dhe kjo mund të të dalë për keq.

Ndoshta shumë e vrasim mendjen.

Ndje më shumë, mendo më pak./KultPlus.com

OBSH: Kufizimet në udhëtime nuk e parandalojnë përhapjen e Omicronit

Kufizimet e plota të udhëtimeve nuk do të parandalojnë përhapjen ndërkombëtare të variantit të ri të koronavirusit, Omicron, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pasi dhjetëra shtete kanë bllokuar udhëtimet nga shtetet e Afrikës së Jugut.

Në disa udhëzime të publikuara më 30 nëntor, OBSH ka thënë se në vend të ndalesave, shtetet duhet të praktikojnë masa “të bazuara në të dhëna dhe rrezik”, duke përfshirë testimin e pasagjerëve dhe masa të karantinës, të cilat mund të zvogëlojnë importimin apo eksportimin e variantit Omicron.

“Kufizimet e plota nuk do të parandalojnë përhapjen ndërkombëtare dhe ato rëndojnë jetët tona”, ka thënë OBSH, duke shtuar se kufizimi i fluturimeve nga vendet si Afrika e Jugut, ndëshkojnë padrejtësisht këtë shtet pse ka qenë transparent për urgjencën e variantit të ri.

Rasti i parë me këtë virus është raportuar në Afrikën e Jugut një javë më parë dhe prej atëherë ai është identifikuar në të paktën 20 shtete.

Rreth 56 shtete janë duke zbatuar kufizime në udhëtim, me qëllim të parandalimit të përhapjes së variantit Omicron, ka thënë mes tjerash OBSH. /REL/KultPlus.com

Personazhet historike dhe aktorët që i portretizuan ata në filmin ‘House of Gucci’

“House of Gucci” është një film dramatik biografik amerikan i vitit 2021 me regji nga Ridley Scott, bazuar në librin e vitit 2001 The House of Gucci:

Filmi ndjek Patrizia Reggiani (Lady Gaga) dhe Maurizio Gucci (Adam Driver), ndërsa romanca e tyre shndërrohet në një luftë për kontrollin e markës italiane të modës Gucci.

Jared Leto, Jeremy Irons, Salma Hayek dhe Al Pacino gjithashtu luajnë në këtë film ndërsa më poshtë mund të shihni personazhet historike dhe aktorët që i portretizuan ata./KultPlus.com

Qeveria miraton masat e reja anti-Covid

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të marte ka miratuar masa të reja kundër parandalimit dhe përhapjes së pandemisë COVID-19.

Disa prej masave të miratuara sot janë; çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë një nga dëshmitë e vaksinimit.

Në pikën 2.1 të këtij vendimi thuhet se çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë, apo me dy doza.

Tutje, në pikën 2.2 thuhet se çdo person që dëshiron të hyjë në Kosovë duhet ta posedojë një dozë të vaksinimit jo më të vjetër së katër javë së bashku me testin PCR negavit për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë, ndërsa që nga data 3 janar 2022, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë dëshminë e të dy dozave të vaksinimit./KultPlus.com