Një eksperiment social, i emërtuar ndryshe si kafazi i qelqtë, filloi sot në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje, njoftoi bashkia e Sofjes.
Veprimtaria do të përpiqet të frymëzojë të rinjtë që të kenë një jetë fizikisht më aktive dhe të kalojnë më pak kohë në izolim social duke e lënë vrapuesin e ultramaratonës, Krasse Gueorguiev të izoluar në një dhomë me tre mure transparente për 15 ditë.
Kafazi i qelqtë do të jetë i mobiluar vetëm me një dyshek dhe banjë.
Publiku do të mund ta shikojë Gueorguievin 24/7 si në park ashtu edhe përmes një transmetimi online, por ai nuk do të lejohet të komunikojë me askënd.
Ai do të jetë në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve dhe potencialisht të marrë sugjerime për sfida të reja vetëm një herë në 24 orë për gjysmë ore.
Gjatë gjithë eksperimentit, Gueorguiev do të monitorohet nga një ekip ekspertësh të kujdesit shëndetësor, të cilët do të mbajnë shënim gjendjen e tij fizike dhe mendore.
Eksperimenti do të mbledhë të dhëna të besueshme mbi dëmet e izolimit social, barrën e komunikimit në një mjedis dixhital dhe dëmin e mungesës së komunikimit të drejtpërdrejtë ndërpersonal.
Këto të dhëna do të përdoren për të krijuar një program për reduktimin e izolimit social, uljen e barrës dixhitale të të rinjve dhe parandalimin e varësive të ndryshme tek fëmijët e moshës 11 deri në 18 vjeç.
Gueorguiev është një vrapues i suksesshëm, trajner, folës motivues dhe nutricionist.
Arritjet e tij sportive përfshijnë një përfundim të suksesshëm në Ultramaratonën Badwater në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, me një gjatësi prej 217 kilometrash, si dhe vrapimin e rreth 30 ultramaratonave të tjera në mbarë botën, nga Arktiku në Kamboxhia./ atsh / KultPlus.com
Çka nuk mund të shkruhet e thuhet për të. Dëshmor i kombit, simbol i luftës për liri, shembull i kurajës prej qytetari dhe intelektuali, shkrimtar i rëndësishëm, poet i dorës së parë e këngëtar e këngëtar i ndjeshëm. Kur ndalemi tek kjo e fundit, sot mund të themi se Jusuf Gërvalla ishte një këngëtar që publiku vazhdon ta adhurojë. Ai ka lënë pas vetes disa melodi e këngë të cilat e bëjnë të pavdekshëm talentin dhe zërin e tij, shkruan KultPlus.
Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, vdekja e tij ka qenë tragjike. Por figura e tij është e pazëvendësueshme.
Një ndër këngët e tij më të dashura është edhe “Maji”, një këngë e ndjeshme dhe e përzemërt që flet për dashurinë dhe dhimbjen që ndjen një person pas ndarjes me të dashurin.
Teksti i këngës “Maji” është shkruar në një stil poetik dhe romantik, ku Jusufi shpreh ndjenjat e tij në një mënyrë të ndjeshme dhe të përsosur. Kjo këngë është e pasur me metafora të bukura dhe me një melodi që përfshin zemrën dhe shpirtin e dëgjuesit.
“Maji” është një këngë që shpreh dëshirën për të rrëfyer ndjenjat e dashurisë dhe mungesën e saj.
“Maji” është një pjesë e mrekullueshme e artit muzikor shqiptar, e cila vazhdon të ndjehet e shijohet nga publiku edhe sot.
KultPlus ju sjell edhe tekstin e plotë të këngës.
Maji
Ditët m’kaluan me l…. mbante një kapelë ngjyrë hiri në muajin maj, maj, maj, ishim taku’
Më vonë takova Dafinën, Vjosën, Valbonën dhe Shpresën, lulëzonte maji, maji, maji, lulet kanë çel’ për bukuri
M’kaploi dëshira dikah për t’u tretë me të shpejtë botën shëtita shpesh të pikëlluem m’ka gjetë muaji maj në ndonjë skutë të kësaj bote
Kthehem prapë në shtëpinë time, rrugët si më parë buzëqeshin, prapë muaji maj, maj, maj, më ledhaton
At’botë pranë meje qëndronte, vogëlushja me sy pranvere, po si ky maj, maj, maj, më ka gëzu’
Po t’i shikoj flokët e saj, sytë n’bukuri do t’i laj më t’bukurin maj, maj, maj n’buzëqeshje t’saj
Pse po e fsheh tash shikimin, n’zemër më zgjove dyshimin pse n’muajin maj, maj, maj, më sjell dyshim, mos më mundo
.…. ajo m’shikon prapë më buzëqesh si më parë, tash n’muajin maj, maj, maj, ngela pranë saj
…… përvidhet kur m’thotë “zotni i vjetër”, ish’ muaji maj, maj, maj, më i bukuri maj, kaloi me faj. /KultPlus.com
Një nga shkeljet e të drejtave të punëtorëve është edhe ajo mbi baza gjinore, e veçanërisht ndaj gjinisë femërore.
Organizata të ndryshme vlerësojnë se edhe pse Kosova e ka kornizën ligjore për trajtim të barabartë në vendin e punës, kjo nuk ka gjetur zbatim. Ndërsa, sipas hulumtimeve, diskriminimi gjinor ndaj femrave bëhet më shumë në sektorin privat.
Të dhënat sipas organizatave joqeveritare në vend tregojnë se numri më i madh i të punësuarve në sektorin publik dhe privat në Kosovë janë meshkuj, ndërsa vetëm 14 për qind janë të punësuara femrat në sektorin privat. Edhe pse Kosova e ka kornizën ligjore, për çështjen e diskriminimit dhe trajtimin e barabartë në vendin e punës, kjo nuk ka gjetur zbatim, thonë organizatat. Edona Selimi, nga Organizata Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi, tha për Radio Kosovën se sipas një hulumtimi që kanë bërë, tregohet se ka diskriminim gjinor sidomos ndaj femrave që punojnë në sektorin privat.
“Në një intervistë për punë, femra pyetet edhe për planifikimin e saj familjar dhe qysh këtu fillon diskriminimi. Më shumë kanë tendencë të marrin në punë gjininë mashkullore sesa atë femërore, duke marrë parasysh se ato kanë pretendime të bëjnë planifikimin familjar dhe do të kërkojnë pushimin e lehonisë, që iu takon me ligj, ku i bie barra sektorit privat që të paguajë pushimin e lehonisë. Femrat që preken nga diskriminimi janë edhe ato mbi moshën 35-vjeçare deri në moshën 50-vjeçare. Një shkelje tjetër, që kemi pasur rastin ta trajtojmë është edhe diskriminimi ndaj avancimit në pozitën e punës”, ka thënë Selimi.
Për diskriminimin mbi baza gjinore, edhe kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, tha se diskriminohen më shumë femrat që planifikojnë të lindin fëmijë.
“Te rastet e shtatzënave ka shumë probleme, sepse punëdhënësit nuk janë të gatshëm ta mbështesin gjatë kohës sa ajo do të qëndrojë në shtëpi. Kam dëgjuar rrëfime se një femër e pyesin rreth martesës, duke e ditur se do të shtohet edhe familja e që duhet të paguajnë pushimin e lehonisë dhe kështu nuk e marrin pagën në punë”, ka thënë Hykolli.
Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi, bëri të ditur se femrat janë përjashtuar nga puna vetëm se kanë qenë shtatzëna.
“Në momentin kur pronarët e kompanive, jo të gjithë, por pjesa dërmuese, e kuptojnë se një punëtore është shtatzënë, atëherë ajo punëtore largohet nga puna me arsyetimin se ka rënë niveli i punës dhe ato në fakt mbesin në rrugë”, ka thënë Azemi.
Ndërkohë, edhe Instituti GAP ka publikuar një raport për diskriminimin me bazë gjinore në shpalljet e vendeve të lira të punës. Ky institut ka analizuar mbi 6 mijë shpallje për vende të lira pune, ku vërehet diskriminim gjinor për femrat, të cilave iu ofrohet pagë më e ulët për punën e njëjtë. Diskriminimi me bazë gjinore në titujt dhe përshkrimet e vendeve të punës, ndodh kur në njoftime për vende pune, sugjerohet një preferencë për njërën gjini. Përmbajtjet e tilla të konkurseve, në Kosovë janë të ndaluara edhe me ligj. Sektorët për të cilët kërkohen më shumë gra janë: administrata, edukimi dhe shëndetësia; kurse sektorët për të cilët kërkohen më shumë burra janë: tregtia dhe ekonomia. Sipas Institutit GAP, kjo analizë arrin në përfundim se dispozitat e tanishme ligjore nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e barazisë gjinore në tregun e punës dhe rekomandon masa më strikte për parandalimin e diskriminimit gjinor në punësim. Ndërkohë, sipas të dhënave nga organizatat joqeveritare, shumica e femrave nuk e raportojnë diskriminimin në vendin e punës, nga frika se e humbin atë vend pune, kurse paditë për këto çështje kanë zgjatur shumë vjet në proceset gjyqësore. / Express / KultPlus.com
Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen, ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, që ka bërë shumë bujë.
Presidenti austriak ka treguar se është nisur me tren në takimin zyrtar me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella.
Megjithëse po shkonte në një takim zyrtar, ai po udhëtonte vetëm dhe pa truproja, madje edhe me transport publik, duke u dhënë shembull liderëve të tjerë, sidomos atyre të Ballkanit. Më parë edhe liderë të tjerë kishin vepruar ngjashëm, ndërsa kishin bërë bujë për modestinë e tyre. / KultPlus.com
Filip Gjergji i lindur 1 maj 1927 njihet si themeluesi i koreografisë shqiptare në Shkodër. Pinjoll i familjes së njohur Gjergji të ardhur nga Mirditë në lagjen Rus të qytetit të Shkodrës para qindra vitesh është i afërm dhe i përfaqësuesit kualitet të jareve shkodrane Ndrek Gjergji, shkruan KultPlus.
Bashkohës dhe koleg i personaliteteve të artit si Fadil Kraja dhe Prenk Jakova, Filipi është dhe autor i disa botimeve si “Barcoleta shkodrane”, “Për Shkodrën dhe njerëzit e saj” si dhe pritet të botojë Historikun e Serenatës së parë të mbërritur nga Spanja në qytetin e humorit, argëtimit dhe kulturës.
Gjergji u radhit në grupin më të madh të valleve me artistë të mbledhur nga gjithë Shqipëria. Në këtë grup kërceu si solist në disa valle.Ky grup iu bashkëngjit Ansamblit Kombëtar Popullor që mori pjesë pjesë në Festivalin Botëror të Rinisë në Budapest. Kanaçi, nga kujtimet e tij, më ka treguar se”në këtë evenimet Filip Gjergji ishte korifeu i disa valleve popullore, me të cilat la mbresa të thella,një baletmaestër hungarez foli mbi finesën e tij.”Për fat të keq grupi u shpërnda, sapo erdhi nga Hungaria…” Në vitin 1949 Filipi u emërua koreograf në Shtëpinë e Kulturës ,Shkodër,të cilin e drejtonin tre personalitete:Prenk Jakova,kompozitor, AndreaS, regjisor dhe Filipi.
Vlerësimet për Filip Gjergjin mbeten gjithnjë në kontekstin,jo vetëm të mirënjohjes për një mësues,po shtrihen më gjërë në parimet e kujtesës , kur na duhet të kthejmë sytë dhe të shohim se si jeta e një artisti sillet në hapësirën e kohës, por i tejkalon ato në përmasat e dhënies së ndihmesës për artin,sidomos për artistë të tillë që vunë bazat e koreografisë kombëtare dhe, me modelin e tyre, bëhen shembull frymëzues për artistët e rinj.Arti i fuqishëm mbetet gjithnjë një përcjellje vlerash që ushqjejnë njëra tjetrën si rrjedhat e një lumi të pashtershëm.Në këtë hulli Filip Gjergji është një shembull frymëzues dhe ,nga krijimtaria e tij e niveleve të larta artistike, jo vetëm mund të mësosh, por edhe frymëzohesh… /KultPlus.com
Sindikatat në Francë do të përdorin 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, për të mobilizuar më shumë protesta kundër reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron, e cila tashmë është miratuar.
Autoritetet presin sot një total prej rreth 650 000 pjesëmarrës, në një total prej më shumë se 300 mitingje në të gjithë vendin.
Qeveria e Macron e sheh reformën e pensioneve, e cila e shtyn moshën e pensionit në 64 nga 62 vjeç, si një punë të përfunduar.
Megjithatë, sindikatat dhe disa anëtarë të opozitës nuk kanë hequr dorë nga lufta dhe duan të pengojnë zbatimin e projektligjit më 1 shtator.
Grevat tashmë kanë vazhduar gjatë fundjavës së gjatë dhe madje kanë ndërprerë trafikun ajror në Francë.
Vetëm në Paris, sot priten rreth 100 000 demonstrues, ndërsa policia përgatitet për trazira.
Dronët pritet të përdoren për herë të parë në Paris dhe qytete të tjera të mëdha për të monitoruar protestat.
Protestat e fundit mbarëkombëtare kundër reformës së pensioneve u zhvilluan dy javë më parë, pasi Macron miratoi zyrtarisht projektligjin./ atsh / KultPlus.com
Protesters react amid tear gas during clashes at a demonstration as part of the eleventh day of nationwide strikes and protests against French government’s pension reform, in Paris, France, April 6, 2023. REUTERS/Sarah Meyssonnier
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.
Kjo ditë iu referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.
Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1885 me këtë përmbajtje: ” 8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.
Kremtimi i 1 Majit lidhet ngushtë me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj 1886.
Manifestimi masiv dhe madhështor u bë një vit më vonë, në të njëjtin qytet më 1 maj 1887. Kështu filloi rrugëtimi i kësaj dite e date të rëndësishme, i përqafuar nga miliona punëtorë, i organizuar përmes Lëvizjes sindikaliste dhe partive, që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve. Sindikata botërore e caktoi 1 Majin – ditë, në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe avancimin e të drejtave të tyre.
Në Evropë, 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës. Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.
Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori vendim, që 1 Majit të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet si Festa e Punëtorëve, në të cilën punëtorët do t’i identifikojnë, avancojnë dhe mbrojnë me Kushtetutë e ligje; liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës. / KultPlus.com