Stilisti Marc Jacobs mohon plagjiaturën e logos së grupit “Nirvana”

13 Mars, 2019 - 9:22 pm

Stilisti i modës Marc Jacobs pohon se bendi muzikor “Nirvana” ndoshta nuk i posedon të drejtat e autorit në logon e “smiley”, të cilën e dizajnoi Kurt Cobain në vitin 1994.

Avokatët e stilistit Marc Jacobs e paraqitën kërkesën për ta hedhur poshtë padinë të cilën e paraqitën kundër tij mbajtësit e të drejtave të autorit të Nirvanas, në radhë të parë Kris Novoselic dhe Dave Grohl, të cilët e akuzojnë atë për shkelje të të drejtave autoriale.

Image

Koleksioni i dizajnit Redux Grunge e përmban një “fytyrë smiley” të vizatuar, të ngjashme me atë që Nirvana e përdorte si logo të veten gjatë viteve ’90.

Në padinë e ngritur në fillim të janarit thuhet se Marc Jacobs e përdori qëllimisht logon e Nirvanës me qëllim të reklamimit të produkteve të veta, siç thuhet, në mënyrë shtypëse dhe qëllimkeqe.

Ky stilist i modës e pranon se logoja e saj është frymëzuar nga simboli që ishte në bluzat të cilat i përdornin anëtarët e Nirvanës në koncerte gjatë viteve ’90, por gjithashtu e pohon se ai në fakt e riinterpretoi dizajnin në një mënyrë që ta përfshijë elementin e vet personal në zgjidhjen grafike përndryshe të zakonshme, shkruan KOHA Ditore.

Jacobs i zëvendësoi kryqet në logo të cilët i përfaqëson sytë me shkronjat M dhe J, ndërsa fjalën “Nirvana” e zëvendësoi me fjalën “Heaven” dhe ai beson se nuk e shkel të drejtën e autorit, sepse kjo nuk është kopje e dizajnit të mbrojtur me të drejtat autoriale të Nirvanës.

Në deklaratën e disenjatorit të modës gjithashtu thuhet se mbajtësit e të drejtave autoriale të Nirvanës ndoshta as ligjërisht nuk e posedojnë logon të cilën e bëri frontmeni Kurt Cobain para vdekjes së tij në vitin 1994.

Është interesante të theksohet se, Courtney Love, e veja e Cobain, së bashku me vajzën e tyre të përbashkët, Frances Bean Cobain, u shfaqën në reklamën e linjës së modës së Marc Jacobs, përcjell “Guardian”.

Të ngjajshme