Vjollca Llapashtica sjell koleksionin e ri për maturante

17 Mars, 2019 - 8:15 pm


Paralelisht koleksioneve tjera për çdo vit, kësaj radhe Vjollca Llapashtica ka prezantuar edhe koleksionin për maturante, shkruan KultPlus.

Këtë vit,  Llapashtica, ka sjellë një koleksion ekskluzivisht për maturantë, me mbi 50 modele të ndryshme e të krijuara me shumë kujdes, të cilin e ka prezantuar nëpërmjet një fotosesioni.

Disenjatorja Llapashtica, ka paralajmëruar se brenda këtij viti do të prodhojë edhe koleksione të tjera. I radhës pas këtij të fundit do të jetë koleksion  për semimaturante.

Në fotosesion e tanishëm, mund t’i shihni vetëm disa modele ndërsa të gjitha mund t’i gjeni në atelienë e saj në Lagjen “Arbëria” në Prishtinë./ KultPlus.com

Të ngjajshme