Adriana Matoshi dhe Dj Pm drejt themelimit të “Javës Kulturore Shqiptare” në Suedi

7 Nëntor, 2017 - 8:00 pm

Bashkë me shoqatën “Dardania” në Suedi, aktorja kosovare Adriana Matoshi dhe dj Pm, janë duke zhvilluar takime me fëmijët shqiptarë në Suedi, ku Adriana nëpërmjet një punëtorie ka njoftuar të vegjlit për përvojën personale në fushën e aktrimit, por edhe të angazhimeve të tjera në Kosovë, shkruan KultPlus.

Adriana Matoshi ka njoftuar për KultPlus, se po shqyrtohen mundësitë që të lidhet një bashkëpunim me shoqatën “Dardania”, në mënyrë që prezantime të tilla të bëhen më shpesh në Suedi, të cilat kanë për qëllim ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe.

“Hans Johansson, zyrtar në Komunën e Boras të Suedisë, ka parë prezantimin tonë, dhe pikërisht kjo paraqitje e jona ka bërë që të rezultojë me themelimin e javës kulturore në Boras të Suedisë”, ka thënë Matoshi, e cila është shprehur shumë optimiste për aktivitetet e përbashkëta me Shoqatën “Dardania”, në Suedi./KultPlus.com

Të ngjajshme