Aktorja Rezeta Veliu, në reklamën e re të Toyota (VIDEO)

1 Dhjetor, 2017 - 5:01 pm

Aktorja shqiptare Rezeta Veliu ka kohë që po bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E talentuar dhe shumë e veçantë, bashkëpunimi i fundit i Rezetës është ai me kompaninë Toyota.

Toyota ka realizuar reklamën e fundit, për festat e fundvitit por edhe për të uruar ata që kanë besuar në Toyotan për më shumë se 50-të vite, shkruan KultPlus.

Rezeta paraqitet në reklamën e famshme e cila pasqyron tri gjenerata të një familjeje, që lidhen me anë të veturës së famshme.

“Dhe derisa kemi dëshirë të prodhojmë vetura, ajo çka ne bëjmë është më shumë se kaq” shkruan Toyota në reklamë.
Rezeta është aktore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fytyrë e disa reklamave të njohura. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme