Ditët e Kulturës Shqiptare në Suedi

7 Nëntor, 2019 - 1:29 pm

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike përmes një postimi në Facebook, ka ftuar bashkatdhetarët të marrin pjesë në aktivitetet kulturore qe do të organizohen në Suedi, shkruan KultPlus.

Në postim poashtu kanë lajmëruar për ditën dhe kohën në të cilën do të zhvillohen aktivitet e planifikuara.

Bashkangjitur gjeni postimin e plotë:

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike fton bashkatdhetarët të merrni pjesë në aktivitetet kulturore të organizuara në Suedi.

Gjeni më poshtë agjendën 🇽🇰🇽🇰🇸🇪🇸🇪

1) Ministria a Diasporës dhe Investimeve Strategjike në Qendrën Kulturore të Kosovës në Malmo të Suedisë, organizon shfaqje të dy filmave dhe një ligjërate nga dramaturgu Haqif Mulliqi.

Data: 10 Nëntor 2019

Adresa: QendraKulturore e Kosovës në Malmo – Östa Hinbyvägen 26 B.
21374 Malmö

Ora: 13.00

2) Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me shoqatën “Marie Shllaku” organizojnë aktivitetin Tribunë me temën “Kosova në Sytë e Mërgatës Dje dhe Sot” në Vetland të Suedisë.

Data: 16 Nëntor 2019

Adresa: Ekenässjön, rruga Alegatan, Bruksgärden

Ora 11:30

3) Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Asocionin e shoqatave shqiptare ne Suedi, organizojnë festivalin e “Poezisë dhe muzikës krijuese në Diasporë”.

Data: 23 Nëntor 2019

Adresa: Qendra Kulturore e Kosovës në Malmo – Östa Hinbyvägen 26 B.
21374 Malmö

Ora 16:00

4) Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me shoqatën Eleonora, organizojnë manifestimin “Ditët e Shqiptarëve” në Malmo të Suedisë.

Data: 29 nëntor 2019

Adresa: Hyllie Folkets HUS
Hyacintgatan 2 Malmö

Ora 19:00. / KultPlus.com

Të ngjajshme