Edicioni i tretë i ‘URACult Literae’ vjen me një program të larmishëm

28 Qershor, 2019 - 10:29 am

Me edicionin e tretë të  “URACult Literae” , shoqata kulturore URACult nga Köln-i ka përgatitur një program të larmishëm për dashamirët e fjalës së shkruar për këtë mbrëmje letrare që mbahet në lokalin “Welträume” në Köln.

Në organizimin që është një nga pesë pjesët e projektit vjetor “URA5” të URACult, autorët e rijnë Jetë Zhitia dhe Driton Sadiku, do të lexojnë nga veprat e tyre në gjuhën gjermane. Gazetari dhe autori Selajdin Gashi ka përzgjedhur shkrime të autorëve Martin Camajt dhe Azem Shkrelit të cilat do ti lexoj në gjuhën shqipe dhe gjermane.

Pjesën muzikore të mbrëmjes do ta mbulojnë Agron dhe Tringa Shala.

Mbrëmja mbahet më  datë  29 qershor duke filluar nga ora 18:00 në  “Welträume” Lochnerstraße 12, 50674 Köln, hyrja e lirë . / KultPlus.com

Të ngjajshme