займ на карту онлайн потребительский кредит

Inxhinieri shqiptar i punësuar në një nga kompanitë më të suksesshme në botë

18 Janar, 2020 - 1:58 pm

Inxhinieri shqiptar Elis Lulja, i diplomuar në Itali, aktualisht është punësuar nga kompania më e madhe në botë për ndërtimin e pajisjeve të specializuara të internetit, në Silicon Valley të SHBA-së, transmeton KultPlus.

I riu që u shkollua në itali, por me origjinë shqiptare përfundoi si inxhinier në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Elis Lulja është lindur në 1990, në Shqipëri dhe më pas u transferua në Coldirodi me familjen e tij në moshën katër vjeçare.

Para se të fluturonte në SHBA. ai u diplomua inxhinier i kompjuterave dhe pikërisht profesori i tij i universitetit ishte ai që e këshilloi të largohej nga vendi për të pasur suksese i riu shqiptar në SHBA.

“Unë kam qenë në Shtetet e Bashkuara për gati një muaj – shpjegon ai për Rivieara24.it – ​​dhe unë do të punoj, të paktën për disa vite, për Cisco, liderin botëror në furnizimin me pajisje të specializuara të rrjetit të interneit”. /albinfo/ KultPlus.com

Të ngjajshme