Kosovarja Tina Rama garon në ‘The Voice of Holland’ (VIDEO)

4 Nëntor, 2017 - 4:17 pm

Tina Rama është një vajzë nga Prishtina e cila së bashku me familjen e saj jeton në Rotterdam të Holandës.

Se kosovarët janë të talentuar në muzikë tashmë kjo është dëshmuar edhe botërisht.

Rrugës se këngëtareve të famshme shqiptare si Rita Ora e Dua Lipa, Era Istrefi etj, i është duke bashkuar edhe një talente e re.

Bëhet fjalë për këngëtaren e re Tina Rama, e cila të premten do të merr pjesë në garën e muzikës për talente të reja “The Voice of Holland”, transmeton albinfo.ch.

Lajmin për të e ka bërë të ditur e ëma e saj Sabrina Gashi përmes rrjetit social “Facebook”.

“Dua të ndaj një lajm me ju të gjithë për gëzimin dhe mburrjen tonë, vajza ime Tina të premten merr pjesë në ‘The Voice of Holland’. RTL4 në ora 20:30”, ka shkruar ajo. / KultPlus.com

Të ngjajshme