займ на карту онлайн потребительский кредит

Në Zvicër, akademi përkujtimore dhe ligjërim mbi Skënderbeun

Janar 19, 2018 - 10:02 pm

Në datat 26,27 dhe 28 janar në Zvicër do të mbahet një Akademi përkujtimore për nder të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Manifestimi do të përcillet edhe me program artistik e me meshë në Frauenfeld, në selinë e Misionit Katolik Shqiptar në Sirnach, ndërsa do të ligjërojnë At Antonio Bellusci, Arben Arifi dhe Dom Lush Gjergji, me pjesëmarrjen edhe të një ansambli arbëresh nga Kalabria, shkruan KultPlus.

Ky organizim është në vazhdimësi të organizimeve tjera që po mbahen kudo nëpër Evropë, kudo ku ka shqiptarë, për të kujtuar 550 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Grupi Folklorik “Vëllezërit Arbëresh” nga Kalabria dhe këngëtari Sinan Vllasaliu do të jenë njashtu pjesë e kësaj Akademia dhe këtyre ditëve. / KultPlus.com

Të ngjajshme