займ на карту онлайн потребительский кредит

Promovimi i kulturës dhe gjuhës shqipe në shkollën “Alba Life”, në New York

19 Janar, 2020 - 1:29 pm

Në  shkollën “Alba Life” në New York vazhdon mësimi i gjuhës shqipe, promovimi i muzikës, historisë dhe kulturës shqiptarë.

Ministri i Shtetit për Diasporën bën të ditur se “Kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe Këshilltar në Këshillin Bashkiak të New York-ut, Mark Gjonaj, viziton nxënësit e shkollës shqipe “Alba Life” në New York, SHBA”.

“Ditë e mrekullueshme me studentet, stafin dhe familjet e shkollës Alba Life! Një program i mrekullueshëm në rrethin tonë që promovon dhe mëson fëmijëve gjuhën, muzikën, historinë dhe kulturën shqiptare, për të mbështetur dhe ndërtuar një identitet të shëndetshëm kulturor, pjesë e kaq shumë të tjerëve në lagjet dhe komunitetet tona të ndryshme”,- tha Gjonaj./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme