MovieMaker: DokuFest një nga festivalet më të mira të filmit

23 Nëntor, 2021 - 2:31 pm

Filmat e shkurtër ndikojnë shumë në zhvillimin e një filmbërësi, e pikërisht një gjë të tillë mundohet ta bëjë vit pas viti Festivali i Filmit “DokuFest”, shkruan KultPlus.

Shumëllojshmëria e temave, ideve dhe përfaqësimi i tyre nëpër filmat e shkurtër, kanë bërë që të zhvillohen shumë regjisorë të rinj.

Së fundmi, magazina MovieMaker e ka renditur DokuFest si një nga festivalet më të mira të filmit në të gjithë botën.

Këtë e ka bërë të ditur vetë DokuFesti përmes një postimi në “Facebook”, me ç ‘rast edhe falënderuan të gjithë pjesëmarrësit që emri i tyre arriti kaq lart.

MovieMaker është një botim amerikan i fokusuar në artin dhe biznesin e filmbërjes me një theks të veçantë në filmin e pavarur.

Ata kanë përpiluar një listë me 20 Festivale të Filmit nëpër botë, të cilat i konsiderojnë si festivalet më të mira të shkurtra të filmit. /KultPlus.com

best short film festivals in the world shorts

Të fundit

Të ngjajshme