Sot, për Ditën e Kinemasë në Cineplexx, çmimet e biletave duke filluar nga 2,80€

27 Korrik, 2021 - 12:20 pm

Në Cineplexx dita e martë shënon Ditën e Kinemasë, e cila është ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave, ku çmimet e tyre fillojnë nga 2,80€.

Dita e martë është dita që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave, duke filluar nga 2,80€ për filmat 2D, dhe 3,60€ për filmat 3D. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren dhe Prishtinë, sot mund t’i shikoni 8 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 15:00 deri në ora 22:30 në kinemë në Prishtinë dhe në Prizren.

Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni sot me çmime të zbritura në Cineplexx janë:


1) Fast & Furious 9
Cipher rekruton në ekipin e saj vëllaun e vogël të Dom në mënyrë që të hakmerret ndaj Dom dhe ekipit të tij.


2) Black Widow
Një film për personazhin e Natasha Romanoff në peripecitë e saj ndërmjet filmave Civil War dhe Infinity War.


3) Snake Eyes

Një spin-off i G.I. Joe i qendërzuar rreth personazhit Snake Eyes.

Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen edhe filmat si Space Jam: A New Legacy, pastaj horror Great White, trilleri Ice Road, ndërsa nga filmat për fëmijë, po shfaqet filmi i fundit nga Disney dhe Pixar, Luca si dhe Peter Rabbit.

Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren, nis punën nga ora 15:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu https://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/)/ KultPlus.com

Të ngjajshme