Dua Lipa: Dashuria për rrënjët po rritet më shumë se mendoja

20 Nëntor, 2018 - 9:54 am

Dua Lipa së bashku me yjet shqiptare që po lenë nam në botë, mbrëmë kanë performuar në Romë në nderim të figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, shkruan KultPlus.

Dua Lipa atje ka interpretuar këngën “Homesick”, ndërsa është ngjitur në skenë edhe për të interpretuar së bashku me Inva Mulën, Ermal Metën, Ramë Lahajn, Erza Muqolli e artistë të tjerë.

Sot, ajo ka ndarë një postim me fansat e saj, përmes të cilit ka shprehur krenarinë për rrenjët e saj.

“Pas një koncerti të bukur përkujtimor për Gjergj Kastriotin Skënderbeun ku performova bashkë me shumë artistë shqiptarë shumë të talentuar … dashuria ime për rrënjët e mia dhe për vendin prej nga unë vij po rritet edhe më shumë sesa mendoja se ishte edhe e mundur”, ka shkruar ndër të tjera Dua Lipa./ KultPlus.com

Të ngjajshme