Ermal Meta zbulon datën e koncertit në Tiranë

20 Gusht, 2021 - 12:56 pm

Këngëtari shqiptar në Itali, Ermal Meta do të performojë në Tiranë më 17 shtator.

Njoftimin e ka bërë vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram, duke shtuar se koncerti do të jetë falas për të gjithë, përcjell KultPlus.

“Siç ishte premtuar ne kemi një datë të re. Pas Taorminës, ne do të kendojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 shtator në Stadiumin Air Albania do të ndërtojmë së bashku një tjetër kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe ju mund të regjistroheni nga e marta 25 gusht në lidhjen që gjeni në tregimet: Të pres ty!”- ka shkruar Meta./KultPlus.com

Të ngjajshme