Hapet aplikimi për Garat Ndërkombëtare të Muzikantëve të rinj ArsKosova 2019

3 Maj, 2019 - 9:30 pm

Aplikimi për Garat ndërkombëtare të muzicientëve të rinj ArsKosova 2019 tashmë është hapur dhe të gjithë të interesuarit mund të fillojnë aplikimin e tyre, shkruan KultPlus.

Kjo garë e cila është një ndër garat më të rëndësishme në Kosovë për të apasionuarit pas muzikës organizohet nga Fondacioni “ArsKosova”.

Të interesuarit mund të aplikojnë për të hyrë në garë në linkun më poshtë por edhe të zbulojnë më shumë mbi festivalin duke përcjellë vegzën e dhënë në fund të artikullit.

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdfwlhiG-r1_ByDjQyRadZ39x5iH01crBtTr7c_0aoPVfvbNQ/viewform

Informacionet në lidhje me datat dhe vendin ku do të zhvillohet konkursi do të publikohen së shpejti./ KultPlus.com


https://issuu.com/arskosovafoundation/docs/information_of_competition_of_youth

Të ngjajshme