“Janinës ç’i panë sytë” këndohet nga grupi anglez në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar (VIDEO)

15 Qershor, 2018 - 11:00 am

“Janinës ç’i panë sytë” është një këngë popullore polifonike labe, e cila është kënduar nga zëra të ndryshëm qoftë vendor dhe të huaj, shkruan KultPlus.

Tanimë kjo këngë është dëgjuar edhe në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, atje ku është kënduar nga një grup anglez. British Polyphony Group kanë bashkuar zërat e tyre në zbërthimin e tekstit të kësaj kënge të njohur labe.

KultPlus ju sjellë këtë video të postuar nga koreografi Tomorr Kokona.

Kënga përmend ngjarje historike ndoshta të viteve 1840 – 1890 dhe ka për vendngjarje Janinën, pikërisht Pesë Puset (turq. Beşpınar, greq. Pentepigadhia), si një ish-zonë e jetës kulturore të shqiptarëve. Kënga i referohet Zenel Çelos nga fshati Horë-Vranisht që pasi vret pashain në tendën e tij zihet ne pusi./ KultPlus.com

Të ngjajshme