Kryeqyteti shqiptar feston sot 112-vjetorin e pavarësisë.
Bashkia e Tiranës ka parashikuar edhe një kalendar të pasur me aktivitete dhe ngjarje kulturore.
Në mesditë, duke nisur nga ora 12:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do të zhvillohet “Parada e Shqiptarëve”, ku Tirana pritet të vishet e gjitha kuq e zi. Të pranishëm në paradë pritet të jenë mbi 350 grupe artistike nga anë e mbanë kudo ku flitet shqip. Në paradë do të jenë të pranishme përfaqësues nga 150 qytete, ndërsa llogariten mbi 10 000 të pranishëm.
Pjesëmarrësit dhe grupet artistike do të nisin përgatitjet prej orës 9 me 28 Nëntor për të nisur aktivitetin e Paradës Shqiptare në orën 12 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Parada kuqezi” nis nga sheshi “Nënë Tereza”, midis Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës dhe do të përshkojë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u mbyllur në sheshin “Skënderbej”. Parada do të realizohet për të dytin vit radhazi, duke i dhënë kryeqytetit rolin e një qendre të përbashkët për kremtimin e Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë.
Parada Shqiptare për festat e Nëntorit synon të rikthejë vëmendjen tek vlerat e kostumeve popullore, riteve, traditave por dhe trashëgiminë e historisë së kombit te brezat e rinj.
Pas paradës do të zhvillohet dhe ceremonia e ngritjes së flamurit, e parashikuar në orën 13:40.
Paralelsiht me zhvillimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera si Panairi i Artizanëve, që do të zhvillohet te Pazari i ri, zona e Markatës së Gjelbër.
“Festivali i Artizanatit dhe Qeramikës” do të shfaqë dhe mbështesë diversitetin dhe aftësitë e jashtëzakonshme të artizanëve lokalë në disiplina të ndryshme artizanale. Ky festival synon të krijojë një treg plot jetë ku artistët, zejtarët dhe krijuesit mund të shfaqin punën e tyre, të angazhohen me publikun dhe të nxisin vlerësimin për mallrat e punuar me dorë.
Festivali do të shfaqë një shumëllojshmëri produktesh të punuar me dorë, duke përfshirë qeramikë, bizhuteri, tekstile, punime druri, punime metalike, artikuj lëkure dhe më shumë. Çdo artizan do të ketë një zonë ekspozimi ku vizitorët mund të shikojnë dhe blejnë krijimet e tyre. Tregu do të ofrojë artikuj unikë, të veçantë, duke promovuar idenë e mbështetjes së talenteve vendase mbi produktet e prodhuara në masë.
Në të njëjtën datë, është teatri “Linda” që shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar, ndërsa koncerti “Eloquent Echoes” do të jepet në ambientet e Kishës Katolike në kryeqytet. “Ky projekt synon të paraqesë përpara publikut të kryeqytetit instrumentistë të rinj, si dhe pedagogë në Real Conservatorio Superior de Musica de Madrid, si dhe Korin “Siparantum”, një ndër koret më të mira aktualisht në rajon./atsh/KultPlus.com
Sot mbushen 112 vjet nga dita kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.
Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.
Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.
28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.
Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë. Shpallja e Pavarësisë dhe ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë ishte fitore e përbashkët për të gjithë popullin shqiptar dhe për të gjitha forcat që kishin marrë pjesë në luftën për çlirimin kombëtar, me pushkë dhe me penë.
Dita e Flamurit, 28 Nëntori, shënohet pothuajse kudo që flitet shqip.
Kjo datë në të cilin në vitin 1912 është shpallur pavarësia e shtetit shqiptar në katër vilajetet shqiptare, përbën edhe histori të tjera për shqiptarët.
Me 28 Nëntor është ditëlindja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe data kur UÇK doli për herë të parë publikisht, në vitin 1997 në varrimin e mësuesit Halit Geci në Llaushë të Drenicës.
Krejt këto bëjnë që emocionet e shqiptarëve në Kosovë në këto ditë nëntori të jenë të mëdha, dhe pothuajse çdo gjë merr ngjyrën e festës.
Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, në shkurt të vitit 2008, u vendos që festë zyrtare të jetë 17 Shkurti, dhe 28 Nëntori mbeti vetëm tek festat memoriale. Kjo doli nga pakoja e Ahtisaarit, përmes së cilës edhe u shpall pavarësia.
Derisa 28 Nëntori nuk bënë pjesë në kalendarin zyrtar të festave në Kosovë, aty ka data të tjera që shënohen me festë dhe ditë pushimi, por që konsiderohen si të panevojshme./ KultPlus.com
Në prag të 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Tirana është bërë qendër e festimeve kombëtare, duke mirëpritur shqiptarë nga e gjithë bota.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, organizoi një pritje në Pallatin e Brigadave, ku morën pjesë përfaqësues të komuniteteve shqiptare nga brenda dhe jashtë kufijve.
Në fjalën e tij, Veliaj theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe pasurisë së traditave që bashkojnë shqiptarët.
“Ky është një moment që përmbledh unitetin tonë kombëtar dhe pasqyron pasurinë e traditave tona. Jam vërtet shumë mirënjohës dhe krenar që unioni i bashkive shqiptare në rajon, është një union që lidh qytetet shqipfolëse të Ballkanit Perëndimor dhe luan një rol kyç të jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm në realizimin e këtij vizioni Europian të qyteteve bashkësive të komuniteteve shqiptare dhe njëkohësisht Evropiane. Qytetet tona janë pasqyra e historisë tonë e një historie të pasur dhe, përmes këtyre aktiviteteve, ne synojmë që të nxisim një rritje të interesit për ta eksploruar dhe vlerësuar këtë pajë këtë pasuri të veçantë që ne kemi”, tha Veliaj.
Ai vlerësoi rolin e Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon, duke e cilësuar si një platformë kyçe për forcimin e bashkëpunimit mes qyteteve shqipfolëse. Kreu i Bashkisë nënvizoi se ky bashkëpunim shkon përtej kufijve shtetërorë dhe forcon lidhjet kombëtare dhe evropiane.
“Është ky bashkëpunim dhe unitet ai që na bën më të fortë dhe na ndihmon të përballemi me sfidat e përbashkëta. Ndaj dhe në emër të Bashkisë Tiranë dhe të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, ju falënderoj për praninë dhe ju uroj të gjithëve nga zemra gëzuar festën e Pavarësisë. Këtë 28 nëntor ne shqiptarët festojmë 112-vjetorin e pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, është një nga ato ditë kur zemra na bëhet mal dhe kur shpirti na skuqet kuqezi dhe kur mendja e çdo shqiptari mendon njësoj dhe me zë të lartë thërret “O sa mirë me qenë shqiptar”. E ku ka më bukur se ditën e flamurit ta festojmë të gjithë së bashku këtu në Tiranë”, tha Veliaj.
Kryetari i Bashkisë kujtoi momente historike nga rruga drejt pavarësisë, duke përmendur intervistat e Ismail Qemalit në prag të shpalljes së saj.
Ai riktheu në kujtesë fjalët e Plakut të Vlorës mbi rëndësinë e ndjenjës kombëtare dhe unitetit mbi dallimet fetare dhe politike.
“…për Shqipërinë nuk ka kohë për të humbur, për Tiranën nuk ka kohë për të humbur, për Prishtinën nuk ka kohë për të humbur, për shqiptarët Arbëreshë nuk ka kohë për të humbur, për shqiptarët në Preshevë nuk ka kohë për të humbur, për shqiptarët në Mal të Zi nuk kaq kohë për të humbur është thirrja që na vjen pas 112 viteve sepse është nevoja urgjente për të bërë punë të mira, vepra të mira dhe për të krijuar komunitete të shëndosha në shqiptari kudo ku ne shërbejmë. Dhe prej kësaj kohe që të humbi për 600 vite lind një kohë e re. Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira. A na tremb një vështirësi? A tutemi, a tërhiqemi pas pas çdo sfide, pas çdo minorance të zhurmshme që nuk pëlqen një ndryshim një zhvillim një progres? Tutemi pas apo ndjekim shtegun më të vështirë, ndoshta rraskapitës por që në finale na çon në destinacion?! Falë njerëzve të mëdhenj që marrin në konsideratë vetëm gjëra të mëdha dhe pengesat që shfaqen dhe qëllimeve madhështore dinë tu japin prioritet, i shohin veç si vogëlima këto sfida që nuk meritojnë as të zihen me gojë. Ata që zgjedhin shtegun e vështirë dhe jo zgjedhjet e thjeshta dhe komode janë ata që e çojnë vendin, qytetin, komunitetin përpara”, nënvizoi Veliaj.
Në përfundim, Veliaj bëri thirrje për reflektim mbi të kaluarën dhe punë të përbashkët për të ardhmen.
“Ne na bashkon kulti i Atdheut tonë të përbashkët”, deklaroi Veliaj.
Për 28-29 nëntorin, Bashkia e Tiranës ka planifikuar një sërë aktivitetesh social kulturore. Për të dytin vit radhazi, këtë të enjte, Bashkia e Tiranës do të organizojnë paradën e shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku shqiptarë nga e gjithë bota do të bëhen bashkë në Tiranë në paradën e krenarisë./ KultPlus.com
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) vijon me aktivitetet në shërbim të promovimit të historisë kombëtare, në prag të festave të Nëntorit.
Në “Auditor”, në hapësirën kulturore dedikuar të rinjve, u zhvillua një leksion i hapur me nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” mbi Kongresin e Alfabetit, të mbajtur 116 vjet më parë në Manastir.
Në këtë aktivitet, ku ishte e pranishme drejtoresha e Komunikimit në DPA, Elsa Saka, mësuesja e historisë Yllka Muka dhe anëtarë të tjerë të stafit pedagogjik përkatës, nxënësit prezantuan referatet e përgatitura, në lidhje me vendimet e marra në Kongresin e Manastirit, si edhe me rolin e kësaj faqeje të lavdishme të historisë në shpalljen e Pavarësisë dhe në procesin e shtetndërtimit.
Po ashtu, pjesëmarrësit shpalosën disa krijime artistike nën tematikën e Pavarësisë dhe Çlirimit.
Në përmbyllje, DPA-ja paraqiti ekspozitën dokumentare dhe fotografike “Një komb, një abc”, e cila përshkruan trajektoren e përshkuar për unifikimin dhe standardizimin e shqipes./ KultPlus.com
NASA ka zbuluar “rrjeta merimange” misterioze në një rajon afër ekuatorit të Marsit që nuk është eksploruar kurrë më parë.
Roveri Curiosity i NASA-s është dërguar për të hetuar këto struktura të çuditshme — të cilat mbulojnë një shtrirje prej gjashtë deri në 12 milje të shkretëtirës marsiane — ndërsa kërkon shenja që ky planet i shkretuar mund të ketë mbështetur dikur jetë aliene.
Gjeologët dyshojnë se këto rrjeta merimange janë një version gjigant i një tipi minerali të kristalizuar, i njohur si “boxwork,” që shfaqet brenda disa shpellave në Tokë.
Ato mund të gjenden në tavanin e Wind Cave në Dakotën e Jugut, të krijuara nga ujërat minerale me karbonat kalciumi që depërtonin në çarje midis shkëmbinjve më të butë dhe u ngurtësuan në kristale.
Por, rrjeta e shtrirë, mbi 3,800 akra e gjerë në Mars, ndryshon në atë që ndoshta u formua nga uji i detit marsian dhe mund të ketë kapur fosile të jetës së lashtë në rrjetën e saj.
“Këto kreshta do të përfshijnë minerale që janë në formën e kristaleve nën tokë, ku mund të ketë qenë më ngrohtë,” sipas gjeologes së Universitetit Rice, Dr. Kirsten Siebach.
“Organizmat mikrobiologjikë në Tokën e hershme mund të kishin mbijetuar në një mjedis të ngjashëm,” shpjegoi Dr. Siebach, duke theksuar se “uji i kripur i lëngshëm” që krijoi këto rrjeta marsiane është një vend ideal për të gjetur prova fosile të mikrobeve aliene të lashta.
Ky zbulim vjen ndërkohë që studiuesit australianë kanë zbuluar se një meteorit marsian, i cili ra në Afrikën Veriperëndimore, ofron më shumë prova për praninë e ujit të nxehtë në Mars.
Një analizë kimike e këtij meteori sugjeron se kushtet ishin të përshtatshme për zhvillimin e jetës ujore në planetin fqinj të Tokës mbi katër miliardë vjet më parë.
Që nga ulja e tij në sipërfaqen e Marsit më 6 gusht 2012, roveri Curiosity ka eksploruar Planetin e Kuq në kërkim të shenjave të jetës — si dhe për të zbuluar të dhëna për klimën, gjeologjinë dhe fatin e ujit të lashtë të Marsit.
Por, kërkuesit e NASA-s janë intriguar nga kjo “rrjetë merimange” masive gjeologjike prej shumë kohësh, që kur sateliti i tyre Mars Reconnaissance Orbiter kapi për herë të parë imazhe ajrore të këtij peizazhi të habitshëm më 10 dhjetor 2006.
Mënyra se si këto formacione mund të jenë shfaqur në sipërfaqen e Marsit mbetet ende një mister, por teoritë tregojnë për kaosin klimatik që zhveshi Marsin nga uji miliarda vjet më parë.
Mundësia që prova të jetës mikrobiologjike ujore në Mars të jetë kapur në këtë rrjetë gjigante si fosile “e bën këtë një vend emocionues për eksplorim,” vuri në dukje Dr. Siebach.
Kjo rrjetë e mundshme mikrobesh dhe insektesh aliene të vdekura ndodhet nën hijen e një mali tre milje të lartë, zyrtarisht i njohur si “Aeolis Mons,” por i mbiquajtur “Mount Sharp.”
Eksplorimet e mëparshme nga roveri Curiosity kanë zbuluar shumë shtresa sedimentare përgjatë faqeve shkëmbore të Mount Sharp, duke sugjeruar në detaje të pasura se ato janë formuar nga erozioni i ujit përmes depozitave të liqeneve të lashta.
Shkencëtarët e NASA-s dyshojnë se erozioni ndihmoi në formimin e rrjetës gjigante kristalore të merimangës, pasi impulset e ujit të pasur me minerale depërtuan në rrjedhën poshtë malit Sharp në çarjet e shkëmbinjve të sipërfaqes dhe më pas kristalizuan.
Sipas punës së hartografimit satelitor që Dr. Kirsten Siebach publikoi në vitin 2014, të paktën 113.6 miliardë gallonë ujë mineral të ngrohtë dhe të kripur do të kishin qenë të nevojshme për të krijuar fushën e madhe të rrjetës kristalore, e cila është më e madhe se Aeroporti i Los Angeles-it (LAX).
“Kjo është një sasi e konsiderueshme uji nëntokësor që duhet të ketë qenë i pranishëm,” shkruan ajo dhe bashkautori i saj në një artikull për revistën Journal of Geophysical Research: Planets.
“Mineralizimi,” lloji i formimit të kristaleve që ndoshta ka ndodhur këtu, “në Tokë njihet për të ndihmuar në ruajtjen e mjediseve dikur të banueshme,” theksuan ata.
Ndërkohë, këtë muaj në Australi, shkencëtarët që punojnë me meteoritin marsian NWA 7034, i cili ra në Afrikën Veriperëndimore, kanë zbuluar prova të mëtejshme se oqeanet e ngrohta të lashta në Mars mund të kishin mbështetur lehtësisht jetën aliene.
“Përdorëm gjeokiminë në nano-shkallë për të zbuluar prova elementare të ujit të nxehtë në Mars 4.45 miliardë vjet më parë,” tha shkencëtari planetar Dr. Aaron Cavosie në një deklaratë.
“Shenjat gjeokimike të ujit” u zbuluan në meteoritin NWA 7034, shpjegoi Dr. Cavosie, bazuar si në formën e strukturave të kokrrave të tij shkëmbore ashtu edhe në përbërjen e tij kimike: “shenja të qarta të lëngjeve të pasura me ujë nga koha kur u formuan kokrrat.”
Mendohet se NWA 7034 është nxjerrë nga një ndikim asteroidësh në Mars, që krijoi një krater në verilindje të provincës Terra Cimmeria-Sirenum në hemisferën jugore të Marsit.
Një teknikë e veçantë e përdorur për të përcaktuar moshën e mineraleve jashtëzakonisht të vjetra të zirkonit përmes sasive gjurmuese të materialeve radioaktive, e quajtur “datimi uranium-plumb,” zbuloi se ky meteorit përbëhet nga disa prej shkëmbinjve më të vjetër vullkanikë marsianë që janë marrë ndonjëherë.
“Ekipi identifikoi modele elementare në këtë zirkon unik, duke përfshirë hekur, alumin, itrium dhe natrium,” tha Dr. Cavosie, “përmes imazheve dhe spektroskopisë në nano-shkallë.”
“Këto elemente u shtuan ndërsa zirkoni u formua 4.45 miliardë vjet më parë,” vazhdoi ai, “duke sugjeruar se uji ishte i pranishëm gjatë aktivitetit të hershëm magmatik marsian.”
Kjo përzierje e ujit të nxehtë dhe të pasur me minerale, e ngjashme me burimet hidrotermale që mbështesin jetën në thellësi të oqeaneve të Tokës, tregon për mundësinë që jeta të ishte duke u zhvilluar në Mars miliarda vjet më parë, mes të gjithë këtij aktiviteti vullkanik.
“Sistemet hidrotermale ishin thelbësore për zhvillimin e jetës në Tokë,” shpjegoi Dr. Cavosie, “dhe gjetjet tona sugjerojnë se Marsi gjithashtu kishte ujë, një përbërës kryesor për mjedise të banueshme, gjatë historisë më të hershme të formimit të kores.”
Shkencëtari planetar australian dhe ekipi i tij në Universitetin Curtin në Australi publikuan rezultatet e tyre në revistën Science Advances të premten e kaluar.
Gjatë më shumë se një dekade në Planetin e Kuq, roveri Curiosity i NASA-s ka përshkuar rreth 20 milje të sipërfaqes marsiane për të kërkuar prova për jetën që mund të ketë lulëzuar dikur atje.
Curiosity do të fillojë të studiojë nga afër kreshtat e rrjetës së merimangës në vitin 2025, sipas administratorit të NASA-s, Bill Nelson, ku do të qëndrojë për një “udhëtim njëmujor përmes rrjetës kristalore të Marsit.” /Express/ KultPlus.com
Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri ndërroi jetë të mërkurën më 27 nëntor 2024, në moshën 99-vjeçare.
Prof. Repishti lindi në lagjen Dudas të Shkodrës më 6 prill 1925. Pasi studioi për një vit në Firence të Italisë, u kthye në Shqipëri në vitin 1943. Ai u arrestua në vitin 1946 me akuzën “Agjitacion e propagandë kundër shtetit”.
Për 14 muaj iu nënshtrua torturave nga Sigurimi i Shtetit.
“Kalova një periudhë shumë të vështirë me tortura nga më çnjerëzoret që mund të mendohen. Edhe sot akoma më dridhet trupi kur e kujtoj mënyrën se si na kanë trajtuar, sa keq na kanë trajtuar”, u shpreh ai për Zërin e Amerikës në qershor të vitit 2019, për jetën e tij dhe vuajtjet gjatë komunizmit.
Ai u dënua me 15 vjet burgim, nga të cilat vuajti 10 vjet në burgun e Shkodrës dhe nëpër kampe pune të detyruar.
Në vitin 1956 lirohet nga burgu dhe 4 vjet më vonë, në vitin 1960 arratiset në Jugosllavi. Pas një viti, më 1961 shkon në Itali dhe më 1962 emigroi përfundimisht në Shtetet e Bashkuara.
Ai vazhdoi studimet e larta për frëngjisht duke marrë doktoraturën nga Universiteti i Qytetit të Nju Jorkut dhe Universiteti i Parisit. Ai pati një karrierë të gjatë si arsimtar dhe pedagog.
Gjatë gjithë jetës së tij në Shtetet e Bashkuara, Prof. Repishti pati një aktivizim të vazhdueshëm për çështjet e lidhura me shqiptarët. Në vitin 1996 ai themeloi Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe shërbeu si president i tij deri në vitin 1998.
Ai ka dëshmuar disa herë para Kongresit dhe ka përfaqësuar denjësisht komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit. Ai ka qenë prej kohësh udhëheqës i veprimtarive kulturore dhe politike të këtij komuniteti dhe ishte një anëtar i respektuar i tij.
Prof. Repishti është autor i librave “Nën Hijen e Rozafës”, ku përshkruan vuajtjet e tij gjatë regjimit komunist dhe “Pika Loti” kushtuar bashkëvuajtësve të tij në burg. /voa
“Parajsa Artificiale” është libri i fundit nga Ben Blushi. Ajo që mes dialogëve ngjason si një histori dashuri, ka brenda edhe një projektim të së ardhmes, natyrisht nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale. Teksa debati për Inteligjencën Artificiale është tashmë global, Blushi shprehet se nuk ka asnjë frikë, pasi është vetëm në shërbim të njerëzimit. Në intervistën e tij dhënë ekskluzivisht për Gazetën Panorama, Ben Blushi zbulon sesi parajsa në të ardhmen do të kalojë nëpërmjet teknologjisë, duke e ‘zhveshur’ njeriun nga punët fizike dhe ndjesitë negative.
Më tej autori rrëfen se edhe besimi në Zot do të ndryshojë me kalimin e kohës, pikërisht nga pushteti që teknologjia do t’i japë njeriut. I ndarë mes ferrit dhe parajsës, Blushi shprehet se më shumë hapësirë i ka dedikuar ferrit në këtë libër, pasi shumicën e jetës e kalojmë në ferr. Simon Shuter është një personazh i krijuar prej Blushit, por duket se edhe vetë autori ia ka “zili” kurajën dhe mënyrën sesi e jeton jetën. Ndaj edhe nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të shijojë sukseset e tij…
“Parajsa Artificiale”, si doli nga Panairi i Librit? A i arritët pritshmëritë tuaja? Panairi i Librit është dyqani më i madh i librave në Shqipëri, në kushtet kur libraritë pothuajse janë zhdukur nga shumicat e qyteteve tona. Kështu që tri palët që marrin pjesë çdo vit në Panair e shfrytëzojnë këtë aktivitetet sipas interesave të tyre. Botuesit shesin, lexuesit blejnë, ndërsa shkrimtarët negociojnë me të parët dhe bisedojnë me të dytët. Kështu bëj edhe unë dhe prandaj këtë vit u kënaqa me lexuesit e mi, që nuk më tradhtuan dhe erdhën siç i prisja, me kuriozitetin entuziast të librit të ri dhe me shijen e mirë të librit të fundit. Megjithëse organizatorët nuk e bënë publike, sipas traditës, “Parajsa Artificiale” ishte libri më i shitur edhe këtë vit, siç ndodhi edhe vjet me romanin tim “Komploti”. Dhe ndoshta prandaj shifrat e shitjeve nuk u publikuan, sepse Panairi nuk bën të njëjtin gabim dy herë.
Cilat janë pyetjet më të çuditshme që ju janë bërë për këtë libër? Më janë bërë shumë pyetje, por dikush që kishte lexuar librin më shkroi se nga e dija unë se një ditë robotët humanoidë do të gatuajnë speca të mbushur. Unë e kam shkruar vërtet këtë fjali dhe besoj se një ditë do të ndodhë që robotët e pajisur me inteligjencë artificiale do jenë kuzhinierët, kamerierët, babysiterat, shoferët dhe mësuesit e fëmijëve tanë. Flasim për ndoshta një shekull më vonë ose edhe më shumë.
Ndoshta shija e specave të mbushur nga robotët nuk do jetë si ajo e gjysheve tona, por që robotët do të mësojnë të mbushin specat me oriz, apo të bëjnë një sanduiç me djathë, kjo nuk diskutohet dhe nuk është fare për t’u çuditur. Nëse robotët do arrijnë të hapin aortat tona për t’i zgjeruar nga bllokimet që shkaktojnë infarkte, pse nuk do mbushin dot një spec pasi ta qërojnë? Zemra dhe speci nuk kanë ndonjë ndryshim të madh dhe mund të hapen njëlloj nga një tru artificial, që përdor duar metalike në mënyrë të përpiktë dhe pa asnjë gabim si ata që bën njeriu.
Ku ngjason Simon Shuter me Ben Blushin? Keni pika ku ndaheni dhe takoheni me personazhin tuaj? Shumica e pyetjeve që kam marrë këtë vit kanë qenë për Simon Shuterin, një personazh të cilin unë e kam në tri libra, te “Kandidati”, “Komploti” dhe “Parajsa Artificiale”. Në të tria rastet ai bën gjëra të ndryshme, që pothuajse janë të pamundura. Pikërisht se arrin gjëra të pamundura, ai nuk ngjan me mua. Në një rast ai djeg një qytet si Elbasani, rrëzon aty bustin e bashkëpunëtorit të nazistëve Lef Nosi, ndryshon rezultatin e zgjedhjeve dhe zgjedh kryetar bashkie një kandidat që kishte vdekur dy javë para zgjedhjeve. Unë kam qenë deputet në Elbasan dhe megjithëse kam dashur t’i bëj të gjitha këto, nuk ia kam dalë dot, kështu që nuk ngjaj fare me Simon Shuterin.
Duke mos hequr dorë nga këto kapriço, në librin “Komploti”, Simon Shuteri sajon një konflikt mes shqiptarëve dhe afganëve, legalizon eutanazinë, pastaj pushton Kavajën, e çliron atë pasi mbyll të gjitha pikat e naftës në Shqipëri dhe në fund sajon një referendum, ku shqiptarët ftohen të zgjedhin mes Amerikës dhe Rusisë. Unë nuk do të doja t’i bëja të gjitha këto, por edhe nëse do të doja, natyrisht nuk do i arrija dot kurrë. Prandaj nuk ngjaj dot me Simon Shuterin, i cili është më i guximshëm se unë, më elastik dhe shumë më dinak. Ai shpëton nga situata në të cilat unë do kisha rënë në kurth.
Për shkak të Inteligjencës Artificiale – keni thënë ju – do të përjetojmë parajsën, pa pasur nevojë të vdesim. Një fjali që ngjall shumë debat, por sipas jush, cili është koncepti i parajsës që na pret në të ardhmen? Kur kam shkruar këtë fjali, kam pasur parasysh dogmën e krijuar bashkë me Zotin, sipas së cilës e vetmja rrugë për të shkuar në parajsë është vdekja. Pra, librat e shenjtë, profetët dhe vetë Zoti na kanë mësuar se njerëzit e mirë shkojnë në parajsë, njerëzit këqij shkojnë në ferr. Ky premtim ka qenë një mundësi për të bindur njerëzit që të mos bëjnë keq, të mos vjedhin, të mos vrasin, të mos gënjejnë, të mos mashtrojnë, sepse shpërblimi i tyre do të jetë parajsa. Mirëpo ky premtim i Zotit nuk ka funksionuar. Shumë pak njerëz e kanë besuar dhe shumë më pak i janë bindur. Pra, parajsa e premtuar nuk i ka bërë njerëzit më të mirë.
Luftërat dhe grykësia vazhdojnë. Urrejtja është shtuar. Atëherë duhet të ketë një rrugë tjetër për të shkuar në parajsë para se të vdesësh, dhe kjo rrugë ndoshta kalon nga teknologjia. Nga shkenca. Ditën kur teknologjia do e përmirësojë njeriun duke e zhveshur nga interesat materiale, nga paraja, prona dhe puna fizike, njeriu do të jetojë vetëm për të kënaqur shpirtin e tij dhe kjo shoqëri njerëzore do t’i ngjajë parajsës më shumë se çdo gjë tjetër që kemi njohur. Pra, me pak fjalë, një ditë njerëzimi do të ketë mundësi ta ndërtojë dhe shijojë parajsën në tokë, pa pasur nevojë të vdesë paraprakisht. Prandaj them se rruga për në parajsë nuk kalon nga Zoti, por nga përmirësimi i racës sonë.
Inteligjenca Artificiale a po shfuqizon njeriun, jo vetëm në aspektin fizik? Ne jemi shumë herët për ta parashikuar fuqinë dhe dobinë e Inteligjencës Artificiale, por unë mendoj se nëse ajo do ta zëvendësojë njeriun në shumë punë, do ishte diçka e mrekullueshme. Njeriu bën keq apo shumë keq shumë gjëra, që IA mund t’i bëjë shumë mirë, shumë shpejt dhe pa shpërblim. Pra, më mirë një polic artificial se një polic njerëzor dhe pa dyshim, më mirë një gjyqtar artificial sesa një gjyqtar që jep drejtësi emocionale apo me interes.
Bota do jetë më e mirë kur IA të marrë në dorë të gjithë burokracinë, përfshi shërbimet, bankat, mjekësinë e deri te marketingu, ndërtimi, arsimi dhe transporti. Nëse do më pyesni ç’do të bëjnë njerëzit, mund t’ju them se do bëjnë mamin dhe babin dhe do t’i kushtohen leximit, artit, pasurimit të shpirtit, shpikjeve, udhëtimeve dhe dashurisë. Kush ankohet pse në vend të peshkatarëve që rropaten nëpër dete, peshqit do t’i kapin ca robotë që nuk lodhen, nuk nxihen dhe nuk mbyten, jeton në të shkuarën. Ata do të kapin më shumë peshk se Jezu Krishti që iu desh të bënte një magji për të ushqyer të varfrit. Inteligjenca Artificiale do e bëjë këtë çdo ditë pa kërkuar adhurim. Kjo punë nuk do jetë një magji, por një detyrë.
“Profetët parashikojnë vetëm gjëra të këqija” – thotë Simon Shuter, mos ndoshta në libër ka edhe një “përplasje” mes fesë dhe teknologjisë? Një “përplasje” që ndoshta qëndron që në titull? Simon Shuteri beson se pas disa shekujsh, njerëzimi do ketë perëndi të tjera dhe profetë të tjerë, pasi këta që kemi, e kanë kryer misionin e tyre dhe kanë dështuar. Bota nuk është më e mirë, luftërat nuk kanë reshtur, egërsia e njeriut nuk është fashitur, uria nuk është zhdukur. Kështu ka ndodhur disa herë në historinë e njerëzimit. Profetët dhe perënditë janë zëvendësuar shpesh. Para Krishtit dhe Mohamedit njerëzit besonin në gjëra të tjera më bazike dhe më pak mistike. Këta të dy krijuan dy histori fantastike dhe ndryshuan rrjedhën e historisë. Por 1000 vjet më vonë, ata do të jenë pjesë e librave dhe legjendave, siç janë sot Zeusi dhe Poseidoni apo Zarahustra tek të cilët nuk beson më askush.
Pra, si çdo gjë tjetër, edhe profetët, edhe besimi në Zot është i përkohshëm dhe sa më shumë dije të fitojë njerëzimi dhe sa më shumë pushtet të marrë për shkak të teknologjisë, aq më pak do besojë në gjërat që beson sot. Megjithatë, raporti i njeriut me besimin është i paparashikueshëm. Zoti humb kur njeriu është i lumtur. Vetëm kur është i dëshpëruar, njeriu shkon te Zoti. Unë nuk e parashikoj dot të ardhmen, megjithëse kam krijuar një maket të saj te romani “Parajsa Artificiale”, duke besuar se e ardhmja do jetë më e mirë se sotmja, siç është e sotmja më e mirë se e djeshmja.
Një roman që ka edhe dashuri brenda, në çfarë proporcioni qëndrojnë bashkë, ferri, parajsa dhe Inteligjenca Artificiale në këtë histori dashurie? Përderisa shumë njerëz besojnë se jeta i ngjan më shumë ferrit se parajsës, do të thotë që ne e njohim ferrin më mirë dhe shumë më pak e njohim parajsën. Shumë njerëz besojnë se jeta i ngjan më shumë ferrit se parajsës, do të thotë që ne e njohim ferrin më mirë dhe shumë më pak e njohim parajsën. Dhe meqë shumicën e jetës e kalojmë në ferr, edhe në romanin tim vendin më të madh e zë ferri sesa parajsa. Një shkrimtar tjetër që e kishte bërë këtë llogari më tha se në këtë roman unë i kam kushtuar 89 faqe ferrit dhe 49 faqe parajsës.
Kur më pyeti nëse ky raport joproporcional ka ndonjë domethënie, i thashë se nuk ka, por ai tregon se unë, si të gjithë ne, e njoh më shumë ferrin se parajsën dhe prandaj kam shkruar më gjatë për të parin dhe më shkurt për të dytin.
Po dashurinë, si do ta ndryshojë Inteligjenca Artificiale? Personazhi im thotë se dashuria në kohën e Inteligjencës Artificiale, pra shumë kohë më vonë, do jetë më e pastër, shumë më e bukur dhe njeriu do t’i kushtojë asaj gjithë jetën e vet. Imagjinoni sikur dashuria të jetë e çliruar nga xhelozia, pasiguria, tradhtia, lodhja, varfëria, pabarazia, plakja dhe shëmtia, se si do jetë. Imagjinoni si mund të jetë dashuria nëse njeriu gëzon një rini të përjetshme duke mundur plakjen.
Nëse Inteligjenca Artificiale na e zgjat jetën, na ndihmon të jetojmë pa sëmundje të rënda, na bën njerëz më të mirë, na heq nevojën për të gënjyer, për të vrarë dhe për të rrëmbyer atë që nuk na takon, atëherë përfituesi më i madh do jetë dashuria, sepse njeriu do të jetë plotësisht në funksion të saj. Dashuria është nevoja për të bërë mirë. Atëherë njeriu që nuk bën keq apo do ketë harruar të bëjë keq, do jetojë për të dashuruar njerëzit e tjerë, natyrën dhe artin. Kështu, njeriu mund të jetë një krijesë perfekte, pothuajse po aq e përkryer sa Zoti që ka krijuar vetë. Ka shumë njerëz që kur i pyesin çfarë është Zoti, thonë se Zoti është dashuri. Atëherë pse të mos jetë edhe njeriu dashuri përderisa ai ecën në gjurmët e Zotit?
Keni folur për të mirat që AI sjell për njerëzit, por a ka sot Ben Blushi një frikë për Inteligjencën Artificiale, diçka që mund të shkojë keq në të ardhmen? Unë nuk kam asnjë frikë nga Inteligjenca Artificiale sepse besoj se ajo nuk ka asnjë arsye t’i bëjë keq njeriut. Inteligjenca Artificiale jeton për të shërbyer. Ajo nuk do pasuri, nuk do pushtet, nuk kërkon shpërblim, nuk kërkon rrogë, nuk kërkon të shkojë me pushime, nuk kërkon të martohet, nuk ka fëmijë, nuk ka frikë nga vdekja, nuk beson në Zot dhe prandaj nuk bën keq. Atëherë pse duhet të kem frikë nga një makinë që i ngjan njeriut duke e tejkaluar në shpejtësi dhe që nuk e përdor trurin e vetë special për të përfituar
Ben Blushi si gazetar, si shkrimtar dhe politikan, kë mendoni se bëni më mirë nga këto tri profesione? Ku gjendeni më komod? Unë jetoj për të shkruar dhe kjo më shijon më shumë se çdo punë që kam bërë më parë në jetë.
Çfarë iu frymëzon të shkruani zakonisht? Ka një ndodhi, një zhvillim, apo një gjendje që iu shërben si muzë? Vjen një moment kur nuk ke nevojë as për muzë dhe as për frymëzim të caktuar, por vetëm për qetësi. Nëse truri yt është i qetë dhe nuk kërcen në gjëra të tjera, mund të jesh një shkrimtar i mirë. Të jesh në një gjendje qetësie për të menduar nuk është shumë e lehtë në ditët tona dhe nuk varet shumë nga ty, sidomos në rastin tim kur personazhet që kam pasur nëpër disa libra, nganjëherë dalin që aty, marrin rrugët dhe mikrofonat dhe më sulmojnë me sa kanë fuqi. Atëherë unë duhet të mbrohem dhe të shkëputem përkohësisht nga shkrimi, derisa t’i mund apo të më mundin siç ka ndodhur jo rrallë. Kështu që në rastin tim, qetësia e të shkruarit nuk është asnjëherë e garantuar, sepse jetët që kam bërë më parë, kanë qenë të mbushura me shumë dallgë, të cilat më lagin akoma.
Simon Shuter krijoi një luftë për një grua, cila është çmenduria më e madhe që Ben Blushi ka bërë për një grua? Siç të thashë, unë nuk barazohem dot me Simon Shuter. Ai më mund në çdo aspekt, përfshi edhe në mënyrën si e shijon dhe e administron jetën e vet private. Ai është shumë kurajoz dhe nuk ka frikë t’i tregojë historitë e veta. Unë jam më i varfër në këtë drejtim dhe prandaj shumë më i heshtur. Unë shijoj sukseset e tij të vjetra dhe të reja dhe kjo më mjafton./Panorama/ KultPlus.com
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë e ka uruar ditën e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntorin.
“Ambasada e Shqipërisë në Kosovë e ka uruar sot festën e 28 nëntorit.“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë ju uron Gëzuar 28 Nëntorin, ditën e shenjtë te flamurit!”, thotë urimi i ambasadës në X.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë ju uron Gezuar 28 Nëntorin, ditën e shenjtë te flamurit! pic.twitter.com/t8WuX41J34
Filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur” me skenar dhe regji nga Dhimitër Anagnosti, ekranizim i romanit të Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i është nënshtruar procesit të restaurimit.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postim në rrjetet sociale i cili i fton të gjithë të ndjekin tani në 4K filmin e realizuar në 1989 “Kthimi i ushtrisë së vdekur” që iu nënshtrua digjitalizimit duke u restauruar, si një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat./Konica.al/ KultPlus.com
Në kuadër të projektit kulturor “Evropa Kreative” mbrëmë është promovuar libri “Kape Lepurin” i autores Lana Bastašić, në ambientet e librarisë Dukagjini, shkruan KultPlus. Libri është përkthyer nga Shkëlzen Maliqi dhe trajton një histori tejet emocionuese për luftën, vdekjen e miqësinë femërore e krahas tyre edhe për identitetin dhe marrëdhëniet femërore e pjekurinë feministe në një shoqëri patriarkale e konservatore të periudhës së viteve ’90.
Ngjarja zë fill në një udhëtim rrugor të Bosnjës së pasluftës, ku dy shoqet Lejla dhe Sara udhëtojnë nëpër të kaluarën e tyre, ku synimi i përbashkët është gjetja e vëllait të Lejlës, Arminit, i cili figuronte si person i zhdukur në luftën e Bosnjës, e që vetëm ato ishin të bindura se ai ende ishte gjallë.
Kjo ceremoni u hap nga moderusja Jeta Zymberi, e cila fillimisht dha detaje për përmbajtjen e librit si dhe të autores Lana Bastašić.
“Lana Bastašić është shkrimtare, romanciere dhe përkthyese boshnjake. Romani debutues i Bastashiqit “Kape lepurin” u botua në Beograd në vitin 2018, dhe më pas u ribotua në Sarajevë. Libri fitoi Çmimin e BE-së për Letërsinë në vitin 2020 dhe u përfshi në listën e ngushtë për Çmimin NIN. Ndërsa “Dukagjini” e sjell “Kape lepurin” ne gjuhen shqipe, në kuadër të kolonës “Effugium””, ka thënë moderuesja Zymberi.
Ndërsa, përkthyesi i librit “Kape Lepurin” Shkëlzen Maliqi ka thënë se vepra trajton një tregim mjaft njerëzor për tmerret që kanë ndodhur në Bosnjë, që në prapavijë ka zhgënjimin në shoqëri.
“Ky roman nuk është direkt, nuk flet direkt për luftën, por për pasojat te gjeneratat e mëvonshme. Jugosllavia dhe Bosnja janë në qendër. Kryepersonazhet janë dy shoqe të cilat e kujtojnë rininë e tyre kur këto kanë qenë në shkollë të mesme, atëher edhe kur ka ndodhur lufta, ku u shpërbë edhe një shoqëri që deri gjatë kohës së Jugosllavisë kanë jetuar në njëfarë sistemi vllaznim-bashkim, që në Bosnje nuk dallon shumë. Vetëm feja i dallon, bile edhe etnikisht janë një substrat”, ka thënë Maliqi.
Më tej, përkthyesi Maliqi ka thënë se romani është i shkruar në një gjuhë lehtësisht të kuptueshme, porse për të personalisht procesi i përkthimit ka qenë mjaft sfidues.
“Tregimi i këtyre dy vajzave është e shtjelluar mirë. Trajtohet ajo që e përjetojnë ato, kërkimi i vëllaut të njërës prej tyre që kthehet nga Irlanda ku ka jetuar shumë vite, se Lejla e thërret Sarën në njëfarë udhëtimi me kërku Arminin. Autorja e ka zbritur në një nivel interesant, dhe i tregon pasojat e një katastrofe që e ka përjetuar ajo shoqëri edhe ato individualisht. Ky roman është për Jugosllavinë, në të vërtetë udhëtimi në të kaluarën është një lloj përshkrimi i biografisë së vetë autores sepse edhe ajo është e Bosnjës, por që ka lindur në Zagreb”, ka thënë përkthyesi Maliqi.
Ndërkaq, shkrimtari Shpetim Selmani ka thënë se shkrimtarët e rajonit të Ballkanit në përgjithësi e trajtojnë si filozofi temën e dëshpërimit, për shkak të origjinës së tyre dhe historisë së luftërave.
“Këta e kanë dëshpërimin si filozofi. Ndoshta edhe për shkak të luftrave, e kanë të pamundur shkëputjen prej të kaluarës dhe e kanë të pamundur me u largu komplet nga identiteti. Personazhi kryesor edhe pse shkon në Irlandë dhe e ka të pamundur ikjen nga kjo temë, sepse është diçka që është formësuar gjatë kohës së fëmijërisë, është diçka që reziston tërë jetën”, ka thënë Selmani.
Kurse, sa i përketë personazheve kryesore shkrimtari Selmani thotë që nuk e ka konceptuar si një raport komplet të definuar.
“Në fakt medoj që ka dashuri edhe mes atyre, edhe dashuri erotike, megjithëse karakteri i Lejlës ka një liri personale që i mungon personazhit tjetër. E ka një vullnet që e ushtron shumë fuqishëm, e ka një liri të jashtëzakonshme. Ndërkohë që personazhit tjetër i mungon kjo. Dhe ndërkohë asaj i mungon kjo brishtësia, ky naiviteti i personazhit tjetër”, ka deklaruar Selmani.
Ai më tej thotë që Sara dhe Lejla janë personazhe të ndryshme nga njëra tjetra, por që kanë një lidhje të thellë shpirtërore.
“Personazhi i Lejlës është personazh shumë i fuqishëm që then then shumë rregulla, në një Bosnjë të shkatërruar prej normave, prej luftës, mendësi arkaike. Është një personazh jashtëzakonisht interesant. Mendoj që kanë një lloj dashurie erotike sepse e kanë të pamundur shkëputjen prej njëra tjetrës, idomos kur takohen me këto kujtime kaq të thella. Mënyra se si i përshkruan autorja me një gjuhë jashtëzakonisht të fuqishme poetike, të detajuar, me shumë kujdes e rafinuar, mendoj që është mund të jetë edhe ky element i pranishëm”, ka thënë Selmani.
Libri “Kape Lepurin” në gjuhen shqipe është përkthyer në kuadër të kolonës “Effugium”. /KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përfundoi qëndrimin e saj zyrtar në Kolumbi.
Me anë të një postimi në Instagram, ku shihet se asaj iu bë pritje madhështore atje, Osmani shkroi se “nga vendlindja e mjeshtrit të shkrimit, Gabriel García Márquez dhe simbolit të çlirimit gjithandej Amerikës Latine, Simon Bolivar, u ndamë me kujtime dhe mbresa të jashtëzakonshme”.
E para e shtetit të Kosovës falënderoi presidentin Petro për pritjen dhe u shpreh mirënjohëse pafund për nderimin që iu bë Kosovës sonë!
Institucioni i Presidentit të Republikës hapi sot dyert për një grup fëmijësh shqiptaro- amerikanë, të cilët ndodhen në Shqipëri për të festuar Ditën e Pavarësisë.
Grupi, i përbërë nga artistë valltarë, është pjesë e shoqatës “Rrënjët shqiptare”, e drejtuar nga Marko Kepi. Me origjinë nga trevat shqiptare dhe veprimtari në New York, nxënësit dhe përfaqësuesit e shoqatës “Rrënjët shqiptare” kanë ruajtur gjuhën amtare dhe traditat e të parëve të tyre.
Kreu i Shtetit shprehu dashamirësinë për grupin e artistëve, që me shumë pasion vijojnë të ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat, si dhe i përgëzoi ata për veprimtarinë e tyre. Presidenti Begaj vuri theksin mbi bashkëpunimet dhe mundësitë mbi vizitat në tryezën mike të “Rrënjëve shqiptare” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Drejtuesi Marko Kepi i dha Presidentit të Republikës një vlerësim në emër të shoqatës, duke i shprehur falënderimet për premtimin e mbajtur, si dhe për punën që bën për kombin shqiptar dhe për të gjithë shqiptarët./atsh/ KultPlus.com
O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka Më je nënë, më je motër, më je vlla. Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je, Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé. Ty përditë të pat parë ime nënë, Dheu yt në fund atë e pati ngrënë. Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj. Te ti lindi, te ti vdiq ajo pastaj. Ti i ke parë gjysh stërgjyshërit e mi, Edhe eshtërat tretur ua ke po ti. Nga ti, o shpirt-o kurrë s’qenë ndarë. Pranë teje patën qeshur, patën qarë. Nëna ime vdiq, ndaj ty të kam sot nënë, Nënë që s’ke vdekje kurrë, faqehënë, Numri prapë në vend mbetet kurdoherë. Begatoje, o Zot, ti këtë vend! Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend! Hi u bëfshin gjithmon’ armiqtë e tij! Gas përjetë paçin zotërit e tij! I begatë, i lulëzuar qoftë ai, Një të ardhme pastë plot me lumturi!/KultPlus.com
Edhe kur të të mundin (Të mundurve vetëm kjo u mbetet), Edhe kur zgjedhën ta venë në qafë Edhe kur këmbanën në fyt ta varin, Edhe kur të heqin në vargonj qeni, Edhe kur thonjtë t’i çkulin me darë, Edhe kur varrin ta gërmojnë, Rri drejt! Le të shohin se vetëm ashtu di.
Rri drejt! Rri drejt edhe kur të çlirohesh Çlirimtari është çlirimtar Nëse rri krejtësisht drejt. Ç’na duhet Çlirimtari i kërrusur! Rri drejt! Liria është barrë e madhe njerëzore Ndoshta më e madhe se çdo barrë. Kush ngrihet nën atë peshë, Ai është i lirë dhe i drejtë, Atij nuk i duhet shkollë tjetër.
Rri drejt! Edhe kur asgjë nuk të pranohet, Kur të lënë pa medale e pa grada Kur parzmën ta ndukin e krahët t’i lakuriqojnë Kur je i dyshimtë e nën sogjë, Kur edhe emrin në varr ta rrafin Rri drejt! Edhe kur pushteti yt të shpie në burg Para tij patjetër drejtohu Le të shohin Përse ke luftuar dhe ke fituar. / KultPlus.com
“Jehonë shqiptare” ishte koncerti që solli një mbrëmje magjike në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare.
Artistë të shquar nga Shqipëria dhe Kosova shkëlqyen në skenë, duke interpretuar këngë dhe melodi karakteristike nga të gjitha trevat shqiptare, me një orkestër që interpretoi muzikë të mrekullueshme.
“Jehone shqiptare” ishte një festë e paharrueshme për shpirtrat shqiptarë, ku u shijuan ritmet e bukura kosovare, baladat, valset dhe meloditë magjepsëse të muzikës sonë. Organizatorët e JKN thanë se ky projekt festoi dhe promovoi pasurinë e jashtëzakonshme kulturore shqiptare./atsh/KultPlus.com
Pasi njoftoi se së shpejti do të sillte “Lucia di Lammermoor”, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit shoi kureshtjen e artdashësve duke bërë të ditur se do të jetë Jessica Pratt, ylli ndërkombëtar i belkantos ajo që do të interpretojë në TKOB.
E cilësuar nga prestigjiozja “The New York Times” si një soprano me “tingull të ndritshëm dhe të pastër, nota të larta të lira dhe të lehta, koloratura të shkathëta dhe të rrjedhshme, si dhe një hijeshi lirike të veçantë”, Jessica Pratt është një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës operistike sot.
Pas debutimit të saj si Lucia di Lammermoor në vitin 2007, Jessica ka performuar në disa nga teatrot dhe festivalet më prestigjioze në botë, përfshirë: Royal Opera House, Teatro alla Scala, The Metropolitan Opera, Arena di Verona e Teatro Real Madrid.
Bashkëpunimet me dirigjentë legjendarë si Daniel Oren, Gustavo Dudamel, Riccardo Frizza dhe Zubin Mehta e bëjnë karrierën e saj një model frymëzimi për artdashësit e operës kudo në botë.
Jessica Pratt është fituesja e çmimeve prestigjioze si “Oscar della Lirica” dhe “La Siola d’Oro” dhe vazhdon të magjepsë audiencat me zërin dhe interpretimin e saj të jashtëzakonshëm.
Këtë herë, Jessica Pratt vjen në TKOBAP për të interpretuar rolin ikonë të Luçias, në kryeveprën e pavdekshme të Donizetti-t, “Lucia di Lammermoor”./atsh/KultPlus.com
Në kuadrin e 80-vjetorit të çlirimit, Kuvendi i Shqipërisë organizoi sot, në sheshin para sallës së seancave plenare veprimtarinë “Gratë e Luftës, roli i tyre në kontekstin historik”. Morën pjesë të rinj, historianë, familjarë të grave luftëtare si edhe u çel ekspozita me foto nga kontributi i grave e vajzave në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare.
Veprimtaria u organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, në emër të së cilës përshëndeti, drejtori i përgjithshëm, Ardit Bido.
Bido tha se DPA ka kënaqësinë të gjendet në të gjitha aktivetetet e të gjitha festave të nëntorit, të shqiptarisë dhe një prej nënshtresave të të gjitha këtyre aktiviteteve është gruaja.
“Lëvizja jonë kombëtare është habitshëm e lidhur me emancipimin e gruas që prej fillesave të veta”, tha Bido.
Me fillesat e lëvizjes kombëtare, ne shohim elementet e para të emancipimit. Nuk kemi vetëm De Radën e Naum Veqilharxhin, por edhe Elena Gjikën. Po ashtu edhe në Kongresin e Manastirit, nuk kishte vetëm burra pjesëmarrës, por edhe Parashqevi Qiriazi dhe Filomena Bonati. Edhe në Kuvendin e Vlorës, një rol të veçantë pati Marigo Posio.
Bido përmendi dhe aktivitetin e grave të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, të cilat nuk ishin siç u shpreh ai “gruaja e filanit” dhe nuk kishin nevojë të burrëzoheshin për të zhvilluar aktivitetin e tyre, madje nuk kishin as nevojën e viktimizimit apo nevojën e dallimit gjinor.
Më tej, kreu i arkivave përmendi se Parashqevi Qiriazi ishte njëra prej 30 botuesve të kohës, mori pjesë në Konferencën e Paqes të Parisit, njësoj si burrat dhe vetëm prej kujtimeve që ajo shkroi, vijnë deri në ditët tona të dhëna mbi atë çfarë u bë në këtë konferencë.
Gjithashtu Bido ngriti lart edhe figurën e Marigo Posios, që nuk është vetëm qëndistarja e flamurit kombëtar, siç njihet prej shumicës, por ishte botuese dhe drejtuese shoqatash të kohës në të cilën jetoi.
Ai theksoi faktin se emancipimi e roli i gruas, fatkeqësisht njihet nga studiuesit dhe jo nga publiku i gjerë, për shkak se nuk është divulguar aq sa duhet.
Përpara se të ftonte të pranishmit, për të parë ekspozitën, kreu i arkivave e mbylli fjalën e tij në këtë aktivitet duke cituar një prej grave intelektuale të viteve `30, Ikbale Çikën e cila ka thënë se, lumturia e shtëpisë, e kombit dhe e atdheut është në duart e grave intelektuale./atsh/KultPlus.com
Ti në kanape tani dremit Ndofta gjumi ende s’të ka zënë, Abazhuri mbi qerpikë ndrit Libri nga gishtërinjtë të ka rënë.
Para teje ndal mendimi im: Jemi dashuruar edhe sharë Jemi ndarë shpesh në udhëtim, Por drejt njeri-tjetrit kemi ngarë.
Dhoma hesht e rruga larg gjëmon Ti sheh ëndrra kaltëroshe shumë Unë, ndonëse pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjumë. Të kam pasur ëndërr çast e orë, Ëndërr të trishtuar dhe të mire Po të jem vërtetë një Pitagorë Ti je teorema më e vështirë… /KultPlus.com
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor feston sot 71-vjetorin e krijimit.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e kujtoi këtë datë të shënuar, duke i quajtur si 71 vite arti, pasioni dhe historie.
“TKOBAP feston sot një udhëtim të gjatë dhe plot shkëlqim, me gjenerata artistësh që janë ngjitur në skenë e që kanë përcjellë magjinë e artit, duke dhuruar emocione të papërsëritshme”, shkroi MEKI.
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor është i vetmi institucion kombëtar i këtij lloji në vendin tonë. Data e krijimit lidhet me 27 nëntorin e vitit 1953, kur u realizua opera e parë e skenës tonë, “Rusalka”, e kompozitorit rus A.S. Dargomizhsky. Kjo datë hyri në historinë e TKOB si dita e themelimit të këtij teatri edhe pse në atë kohë ishte ende pjesë e Filarmonisë së Shtetit.
Këshilli i Ministrave, në vitin 1956, me qëllim krijimin e kushteve më të favorshme për një drejtim më të mirë të institucioneve qendrore artistike, vendosi krijimin më vete të Teatrit Lirik të Operas dhe Baletit, me një kontingjent prej 246 vetash.
Në vitin 1957, një vit më pas, u krijua dhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili u bë pjesë e TKOB. Si institucioni më i madh muzikor dhe skenik i vendit, TKOB vendoset në godinën e Pallatit të Kulturës, në vitin 1966, aty ku edhe sot vazhdon aktivitetin e tij.
TKOB është një teatër repertori, me një numër të madh veprash shqiptare dhe të huaja.
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka në përbërje të tij rreth 250 artistë me kohë të plotë, të cilët janë pjesë e orkestrës, korit, trupës së baletit, solistëve lirikë dhe Ansamblit Popullor./atsh/KultPlus.com
Një tjetër godinë në Korçë do të rijetësohet, për t’u vënë në shërbim të Administratës së Zonave të Mbrojtura të qarkut të Korçës dhe si qendër multifunksionale në shërbim të komunitetit.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ishte e pranishme në aktivitetin e prezantimit të projektit të restaurimit arkitektonik dhe të rigjenerimit urban të hapësirave të reja të punës për Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Korçë.
“Qarku i Korçës ka bukuri natyrore dhe kulturore. Me bashkinë e Korçës zbuluam se ka disa godina, që janë aty prej vitesh si hapësira të mbetura bosh, të pashfrytëzuara. Mënyra më e mirë për të rentabilizuar ishte nëpërmjet një projekti të tillë që quhet “Creativity”, pra krijimtari, për të ri-jetësuar destinacione të vjetra që kanë pasur një tjetër përdorim, duke u dhënë përmes krijimtarisë arkitekturore një jetë të re. Vendosëm për t’i dhënë jetë ndërtesës që në Korçë njihet si ish-Hipoteka, jo thjesht si rezidencë për zyra për Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura, por shumë më tepër se kaq, për të krijuar një hapësirë të re urbane brenda qytetit dhe qarkut të Korçës, si një destinacion me rol edukimi për fëmijët dhe të rinjtë, me rol turistik për t’u shpjeguar turistëve se çfarë ofron qarku, por edhe si hapësirë për të zhvilluar evente”, – u shpreh gjatë fjalës së saj Kumbaro.
Ky është një projekt i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në kuadër të programit europian Interreg IPA: “Industritë Kulturore dhe Kreative”.
Në vijim, ministrja Kumbaro përmendi edhe rikualifikimin e parkut natyror Drilon-Tushemisht, duke krijuar një hartë të plotë të atraksioneve ekoturistike në qarkun e Korçës.
“Kjo nuk është e para punë e tillë në qarkun e Korçës, pasi pak muaj më parë ishim në Pogradec ku treguam një punë të mirë në zonat e mbrojtura në Parkun Tushemisht-Drilon, ku kryem jo vetëm një rikualifikim të parkut natyror, por edhe atje po merr formë një qendër e re vizitorësh si mjedis që i dedikohet kryesisht zonës së Pogradecit dhe liqenit të Pogradecit si pjesë e UNESCO-s. Kështu do të kemi shumë më tepër arsye për të ardhur në Korçë dhe për të sjellë brezin e ri në gjithë qarkun e Korçës”, tha Kumbaro.
Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo u shpreh se kjo qendër do t’i shërbejë gjithë qytetit.
“Është një qendër që do të ketë shumë elementë që tek ndërgjegjësimi dhe edukimi për fëmijët, deri tek muzeu ku vizitorët mund të njihen me potencialin e zonave të mbrojtura. Besoj do të jetë atraksion më tepër që do t’i shtohet qytetit të Korçës. Falë këtij projekti, kur ai të përfundojë, do të kemi mundësi të bëjmë një tjetër projekt për të rivitalizuar ish-Shtëpinë e Pionerëve”, tha Filo.
Gjatë periudhës janar-tetor 2024 zonat e mbrojtura në gjithë Shqipërinë u vizituan nga 4,9 milionë vizitorë, ose 20% më shumë se një vit më parë, duke treguar interesin e turistëve për atraksionet natyrore dhe shtrirjen e ofertës turistike gjatë gjithë vitit./atsh/KultPlus.com
Jeto dhe jetën time po e deshe, Eja dhe merre, veç jeto.
Ata që s’duan dashurinë, Nuk dinë seç është mirësia. Folenë e ngrenë në errësirë, Edhe mbi ty lëshojnë stuhira. Se jane mësuar të zvarriten, Të të helmojnë, pastaj të vdesin. Pa prekur trupin tënd të ngrohur, Nga afshi i puthjesh, ledhatimit. Dhe pena ime nis e shkruan, Kaq e lodhur nga mundimi. Kërkon nga ty dhe merr dy fjalë, Dhe ndalet lumi i zemërimit.
Të dua, të dua, të dua, Oh, këngë hyjnore e kësaj bote. Që pëshpëritet nga buzët e dashuruara, Që frymë ty të dhanë.
Shumë të kërkova gjersa të gjeta. Dhe nëse vdes mos u trishto, Por, ti jeto!
Nëpër rrugët e dashurisë, Enden këngët dhe legjendat. Nëpër vargjet e poetit, Zemrën ta njoh. Dhe në vija pentagramesh, Derdhet shpirti i një artisti. Por diçka pa thënë ka mbetur, Le të tjeret ta tregojnë.
Dhe jetën time po e deshe, Eja dhe merre, Por, ti jeto… / KultPlus.com