‘Të dashuroj me pastërti, si dikush që nga lutja kthehet’

Poezi nga Elizabeth Barrett Browning

Në sa mënyra të dashuroj? Lermë t’i numëroj.
Të dashuroj deri në thellësinë, në gjerësinë dhe në lartësinë
Që shpirti im mund të arrijë,
kur merr pjesë i padukshëm
Në qëllimet e Ekzistencës e të Faljes
ideale.

Të dashuroj po aq sa nevoja më modeste
E çdo dite, në diell dhe në dritën e qiririt.
Të dashuroj bujarisht, si dikush që lufton
për drejtësi.
Të dashuroj me pastërti, si dikush që
nga lutja kthehet.

Të dashuroj me pasionin që hidhja
Në dhimbjet e mia të shkuara, e me besimin
e fëmijërisë sime.
Të dashuroj me një dashuri që e besoja të humbur,
Së bashku me engjëjt e mi të humbur- të dashuroj me frymëmarrjen,
Buzëqeshjet, lotët, e gjithë jetës sime! –
e nëse Zoti do dojë,
Do të të dashuroj akoma më shumë pas vdekjes./ KultPlus.com

Rama: Përfundon aksi Zgosht-Ura e Çerenecit, lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën

Segmenti Ura e Çerenecit – Zgosht, që lidh Bulqizën me Librazhdin, rreth 47 km e gjatë ka përfunduar.

Kjo ndërhyrje pritet të sjellë një ndikim direkt pozitiv në zhvillimin ekonomik, bujqësor e turistik duke përmirësuar mundësinë e hyrje-daljeve për komunitetin, fermerët dhe ndërmarrje të tjera ekonomike, për turistë drejt destinacioneve në Shqipërinë lindore, duke përfshirë zona të reja turistike si Parku Shebenik-Jabllanicë në Librazhd dhe zonat kulturore, natyrore e historike në qarkun e Dibrës.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjete sociale pamjet e këtij segmenti, tashmë të përfunduar.

Rama tha se “segmenti i përfunduar Zgosht – Ura e Çerenecit, një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, duke lehtësuar ndjeshëm jetën e banorëve dhe duke i dhënë frymë zhvillimit lokal”.

Me planin për hapjen e një pike kufitare të re në Urën e Bushtricës, për ndërtimin e së cilës po punojnë si Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut, pjesë e Korridorit 8, do të jetë e mundur që banorët e të gjitha zonave që kalojnë në segmentin Zogsht-Ura e Çerenecit të lëvizin më shpejtë./ KultPlus.com

Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet

Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë projeksionet po tregojnë se do të pësojnë uljen më të madhe që nga marsi 2023.

Mungesa e ndërprerjeve të mëdha në furnizim si pasojë e konfliktit mes Iranit dhe Izraelit ka bërë që primet e rrezikut gjeopolitik të zhduken pothuajse plotësisht.

Nafta Brent u rrit me 54 cent, ose 0.8%, duke arritur në 68.26 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 60 cent, ose afërsisht 0.9%, në 65.83 dollarë për fuçi.

Gjatë konfliktit 12-ditor që nisi më 13 qershor, pasi Izraeli goditi objektet bërthamore iraniane, çmimet e Brent-it u ngjitën përkohësisht mbi 80 dollarë për fuçi, por më pas ranë në 67 dollarë pas njoftimit të Presidentit amerikan Donald Trump për një armëpushim mes dy vendeve. Si pasojë, të dy kontratat janë në rrugë për të regjistruar një rënie javore prej rreth 12%.

“Tregu pothuajse e ka injoruar tërësisht rrezikun gjeopolitik të para një jave dhe po i rikthehet një tregu të drejtuar nga themelet ekonomike”, deklaroi analisti i Rystad Energy, Janiv Shah.

Vëmendja është gjithashtu e përqendruar në takimin e ardhshëm të OPEC+, i cili do të mbahet më 6 korrik dhe pritet të përcaktojë nivelet e prodhimit për muajin gusht.

Sipas analistëve, mund të ketë hapësirë për një muaj tjetër me ulje të shpejtuar të kufizimeve të prodhimit, por gjithçka do të varet nga treguesit e kërkesës gjatë verës.

Të dhënat e Administratës për Informacionin mbi Energjinë në SHBA (EIA), të publikuara të mërkurën, treguan se rezervat e naftës së papërpunuar dhe karburanteve kanë rënë në javën e kaluar, ndërsa aktiviteti i rafinimit dhe kërkesa janë rritur.

Po ashtu, të dhënat e së enjtes treguan se rezervat e naftës gasoil në qendrën e rafinimit dhe magazinimit Amsterdam-Roterdam-Anvers (ARA) kanë rënë në nivelin më të ulët në më shumë se një vit.

Në të njëjtën kohë, importet kineze të naftës iraniane pësuan rritje të ndjeshme në muajin qershor, si rezultat i përshpejtimit të dërgesave përpara përshkallëzimit të konfliktit dhe rritjes së kërkesës nga rafineritë e pavarura.

Kina është importuesi më i madh në botë i naftës dhe blerësi kryesor i naftës iraniane.

Sipas të dhënave të kompanisë së ndjekjes së anijeve Vortexa, Kina ka blerë mbi 1.8 milion fuçi naftë iraniane në ditë gjatë periudhës 1–20 qershor, një rekord sipas të dhënave të firmës./ KultPlus.com

Bumerangu më i vjetër në botë nuk kthehej mbrapsht!

Bumerangu më i vjetër në botë është më i vjetër nga sa mendohej më parë, duke hedhur dritë të re mbi zgjuarsinë e njerëzve në atë kohë, shkruan BBC.

Vegla, e gjetur në një shpellë në Poloni në vitin 1985, tani vlerësohet të jetë 40 000-vjeçare.

Arkeologët thonë se bumerangu është punuar nga një dhëmbë mamuthi me një nivel të mahnitshëm aftësish.

Nga forma e saj, studiuesit arritën në përfundimin se objekti do të kishte fluturuar pasi të hidhej, por nuk do të ishte kthyer te ai që e kishte hedhur.

Me shumë mundësi është përdorur për gjueti, megjithëse mund të ketë pasur vlerë edhe kulturore apo artistike.

Bumerangu i fildishtë i mamuthit u gjet në shpellën e Oblazowas në Poloninë jugore.

Fillimisht mendohej të ishte rreth 30 000-vjeçar.

Por, datimi i ri dhe më i besueshëm me radiokarbon i kockave njerëzore dhe shtazore të gjetura në vend e vendos atë midis 39 000 dhe 42 000-vjeçare.

“Është bumerangu më i vjetër në botë dhe i vetmi i kësaj forme dhe gjatësie i gjetur në Poloni”, theksoi Dr. Sahra Talamo e Universitetit të Bolonjës në Itali.

Ofron “një pasqyrë të jashtëzakonshme” mbi sjelljen njerëzore, tha ajo, veçanërisht se si Homo sapiens, i cili jetoi deri në 42 000 vjet më parë, mundi të krijonte “një objekt kaq të përsosur” me dijeninë se mund të përdorej për të gjuajtur kafshë.

Bumerangu është ruajtur jashtëzakonisht mirë, me shenja prerjeje që sugjerojnë se ishte lëmuar dhe gdhendur për t’u përdorur nga një individ me dorën e djathtë.

Bumerangu në përgjithësi shoqërohet me kulturën aborigjene australiane.

Megjithatë, gjetjet e rralla në të dhënat historike jashtë Australisë sugjerojnë se ato janë përdorur në kontinente të shumta.

Bumerangu më i vjetër i njohur në Australi daton rreth 10 500 vjet më parë dhe ishte bërë prej druri.

”Megjithatë, imazhet më të vjetra të bumerangut në Australi janë piktura shpellash që datojnë 20 000 vjet më parë”, sipas Muzeut Kombëtar të Australisë.

Një bumerang druri 7 000-vjeçar u gjet në Jutland, një gadishull midis Danimarkës dhe Gjermanisë, ndërsa fragmente të një bumerang lisi 2 000-vjeçar  u gjetën në Holandë./ atsh/ KultPlus.com

Publikohet orari i shfaqjes së filmave dokumentarë PriDox

Prishtina International Film Festival- PRIFEST ka njoftuar se në muajin korrik do të zhvillohet PriDox – java e filmave dokumentarë, shkruan KultPlus.

Sipas një njoftimi për media, PriDox do të mbahet nga 01-03 korrik nën qiell të hapur në kinemanë @e.dh.e me filma, muzikë dhe ushqim të mirë.

Orari i filmave dokumentar PriDox është si në vijim:

Slote: Fundi i etikës teleologjike

Michael A. Slote është profesor i etikës në Universitetin e Miamit.

FUNDI I ETIKËS TELEOLOGJIKE

Nga Michael Slote

Termi ‘teleologjik’ vjen nga greqishtja telos që do të thotë cal, qëllim, pse fund. Ideja e etikës teleologjike në përdorimin e kohëve të fundit është kuptuar, më thellësisht, si e kundërta e qasjeve ‘deontologjike’ ndaj etikës. Moralitetet deontologjike u kërkojnë popujve ose shoqërive ndonjëherë të veprojnë në shpërfillje të, ose madje kundër pasojave të mira, për shembull, me ndalimin e vrasjes së një personi të pafajshëm edhe nëse kjo është mënyra e vetme për të parandaluar një humbje më të madhe të jetëve njerëzore. Teoritë teleologjike, përkundrazi, që të gjitha supozohet të pranojnë disa versione të idesë se qëllimi (gjithmonë) i juastifikon mjetet.

Për më tepër, nocioni i një etike teleologjike përgjithësisht është menduar të përqafojë dy lloje bukur të ndryshme të qasjeve ndaj moralitetit ose etikës: virtytet antike etike dhe konsekuentializmin e ditëve të sotme (përfshirë utilitarizmin). Sidoqoftë, supozimi i shpërhapur se këto dy forma të etikës kanë diçka të përbashkët që i dallon ato prej teorive deontologjike është subjekt i ca vështirësieve të mëdha, nëse jo të patejkalueshme, që e rrezikojnë idenë e vërtetë të një dallimi fundamental mes teleologjisë dhe deontologjisë.

Në radhë të parë, ideja se (akt-)utilitarizmi dhe (akt-)konsekuecizmi janë teleologjike është diçka e zmadhuar. E vëtetë, utlilaristë si Henry Sidgwick shpesh flasin për lumturinë ose kënaqësinë si një/për fund/in (final) të veprimit njerëzor dhe po ashtu pohon se moraliteti i çdo veprimi përcaktohet nga ajo se sa (i një bilanci të pastër të ) lumturi/së ose kënaqësi/së është përfituar. Por asgjë nga kjo nuk kërkon që agjenti që vepron me të drejtë duhet të ketë qëllim lumturinë e përgjithshme, apo në të vërtetë të ketë qëllim vetë lumturinë. Nëse përfudimet më të mira për lumturinë njerëzore në të vërtetë do të arrihen nga një agjent që është i dhënë vetëm pas familjes së vet, ose duke refuzuar madje të mendojë rreth përdorimit të mjeteve të ndaluara deontologjikisht për të arritur ca rezultate të mira, atëherë do të jetë e lejueshme, bile edhe e detyrueshme ta harrojë “cakun” e lumturisë universale. Në këtë rast, utilitarizmi konsiderohet më tepër si një pikëpamje konsekuencialiste se sa si teleologjike; dhe kështu tendenca e sotme, e iniciuar nga Elizabeth Anscombe, të përqendrohet tek karakteri konsekuentialist më parë se sa tek ai teleologjik, i utlitarizmit, perfektsionizmit, e të ngjashme, tregon, mendoj, një pranim implicit të pasaktësisë në kur konsiderohen këto pikëpamje si domosdoshmërisht të parashkruara, sipas të cilave njerëzit duhet të kenë lumturinë universale ose çfarëdo të mire tjetër të veçantë si synim, qëllim, ose cak të jetës së tyre.

Në të njëjtën mënyr, aplikimi i padiskrimueshëm i termit ‘teleologjik’ për të gjitha format antike të virtyteve etike është po ashtu problematik. Që të jemi të qartë, Aristoteli jo vetëm e nis Etikën nikomakeane duke thënë se lumturia, ose eudaimonia, si një fund i epërm i të gjitha veprimeve njerëzore, po po ashtu i nënshtrohet një forme metafizike të teleologjisë, sipas së cilës të gjitha qeniet (e gjalla) mëtojnë caqe ose qëllime që duktohen nga natyra e tyre. Kjo në mënyrë të kuptueshme mund të na bëjë të supozojmë se Aristoteli mendon për virtyt(et) njerëzor/e që i përshkruan në librin II deri te V të ‘Etikës’ si tipare të krakterit që nevojiten për lumturinë individuale njerëzore dhe se me gjasë është një egoist etik ai që konsideron se individi racional i virtytshëm synon lumturinë vetanake në të gjitha veprime e tij (të llogaritura). Por në të vërtetë kjo na jep një pasqyrë të shtrembëruar të pikëpamjes së Aristotelit tek ‘Etika’ dhe mund të bëjmë hapin e parë përpara duke shikuar a mund të kuptojmë se Aristoteli e koncepton lumturinë ose eudaimonia-n si diçka që kryesisht konsiston në veprimin e virtytshëm (gjatë gjithë jetës).

Nëse eudaimonia duhet të kuptohet në terma të të jetuarit virtytshëm, atëherë, për shkak viciozitetit, virtyti nuk mund të kuptohet si ajo që kontribuon në ose kërkohet për eudaimonia-n. Ka një mori dëshmish tek ‘Etika’ se Aristoteli e përjashton idenë e vonë dhe në vend të kësaj e kupton virtytin në terma intuitivë. Individi i virtytshëm, sipas atij leximi, është ai që, pa benifitin e formulave ose rregullave, “sheh” çka është e drejtë ose e guximshme dhe, prandaj, shkëlqen në situata të ndryshme dhe, pa ndonjë mundim a rezervë mendore, (zakonisht) vepron në përputhje. Faktet situacionale rreth asaj çka është e drejtë ose e guximshme atëherë do të funksonojnë si përdhese e etikës aristoteliane, me lumturinë që kuptohet në terma të virtytit më parë se sa anasjelltas.

Për më tepër, Aristoteli shpesh e përshkruan personin e virtytshëm (p.sh., ushtarin që rrezikon jetën për vendin e tij) si dikush që vepron për “hir të fisnkërisë” dhe kjo duket të përjashtojë ose të paktën shmang idenë se virtyti (racional) konsiston në kërkimin e lumturisë vetanake. Sigurisht, në një mënyrë më shumë tipike për etikën antike të virtyteve, Aristoteli nganjëherë pohon se, duke bërë atë që është e fisme (për hir të vetvetes), ne jemi më të mirë, në mënyrë të pandryshmeshme, se sa po të kishim qenë ai lloj i personit që është në gjendje, ose përafërsisht, të bëjë të kundërtën (prandaj edhe një i ri që vdes trimërisht në betejë do të kishte pasur një jetë më të mirë se sa një frikacak që jeton një jetë të gjatë). Por, prapë, kjo do të thotë vetëm se veprimet e virtytshme kontribuojnë në ose janë të nevojshme për lumturinë tonë, jo se lumturia jonë është qëllimi i tyre. (Aristoteli është eudaimonist, por duket gabim të mendojmë atë se një egoist etik).

Në këtë rast, ideja se etika artistoteliane është teleologjike në një mënyrë joambiguo është gabim, ose e pakta e dyshimtë, dhe ky përfundim është përforcuar më shumë së fundmi nga shqyrtimi i karakterit në dukje deontologjik të mendimit të Aristotelit.

Aristoteli thotë, prë shembull, se vetëm vullneti i individit i shpërndan të mirat në pëlqim me virtytin ose meritë dhe se nuk ka ndonjë sugjerim se kjo ndalesë ndonjëherë mund të pezullohet në mënyrë etike, ose të pezullohet në emër të pasojave të mira të përgjithshme. Për më tepër, disa lloje të caktuara të veprimeve – për shembull, tradhtia bashkëshortore dhe amëvrasja – themi se janë gjithmonë të gabuara dhe një ndalim i tillë absolut duket të vërë Aristotelin pranë deontologjistëve dhe kundër konsekuencialistëve, edhe njëherë, pra, duke vënë në çështje mbarë dallimin teleologjik/deontologjik.

A do të thotë kjo se ne nuk kemi dobi nga ideja e etikës teleologjike?

Jo tamam. Problemet që i kemi hasur vijnë nga pohimi se virtytet antike dhe konsekuencializmi janë (përgjithësisht) klasifikuar së bashku dhe pohimi se teleologjia dhe deontologjia së toku i shterin mundësitë për një etikë. Por nëse, në linjë me etimologjinë, ne do të konceptonim etikën teleologjike më ngushtësisht si një lloj etike që parashkruan disa qëllime, synime ose caqe për agjentët, atëherë duhet të shmangim pohimet e sapopërmendura dhe prapë të kemi një dallim të dobishëm. Pas së gjithash, ca forma të etikës – për shembull, format e ndryshme të etikës së “vetëkuptimit”, aq tipike për neo-hegelianizmin britanik – duket sikur i thonë agjetit me vetëdije të angazhohet për ose të kërkojë caqe të caktuara dhe mund të jetë dobishme që të jetë në gjendje të dallojë format e tilla nga qasjet ndaj moralitetit që nuk lypin qëllime të posaçme nga agjentët (edhe nëse i lypsin disi agjentit të sjellë pasoja ose rezultate të mira).   

Si alternativë, mund të rezervojmë termin “teleologjik” për format e etikës që derivojnë nga ose e shoqërojnë një (filozofi të) shkencë/s ose metafizikë teleologjike; dhe ky përdorim i ngushtë po ashtu, mendoj unë, do t’iu bëjë bisht vështirësive që një interpretim më i gjerë duket të krijojë. Por përdorime kaq të mbërthyera ose specifike e bëjnë idenë e etikës teleologjike më pak të rëndësishme si nocion klasifikues dhe madhe mund të jetë e mundshme që qnciklopeditë e ardhshme filozofike/etike nuk do të ndiejnë të njëjtën nevojë të shpjegojnë nocionin që sigurisht deri më tash e kanë shpjeguar gjer e gjatë.

/ Michael Slote, ‘Essays on the history of ethics’, Ocford University Press, 2010 /Gazeta Express/

‘Zyliha Miloti, aktorja e 1000 roleve’, shfaqet dokumentari për ikonën e humorit

Në kinema “Republika” në Shkodër u shfaq premiera e dokumentarit “Zyliha Miloti – aktorja e 1000 roleve”, kushtuar një prej artisteve më të talentuara të humorit dhe një prej figurave më të dashura për publikun shkodran e atë mbarëkombëtar.

Dokumentari, i sjellë me mjeshtëri nga regjisori Arian Çuliqi dhe skenaristja e realizuesja Klodiana Shpendi, u prit me entuziazëm nga publiku shkodran, i cili e mbushi sallën plot, në këtë ngjarje të veçantë kulturore.

“Ju keni qenë dhe jeni frymëzimi jonë, shpirti jonë, zemra jonë. Dua të falënderoj regjisorin Arian Çuliqi. Një regjisor i mrekullueshëm i 30 e ca filmave humoristikë, i disa shfaqjeve të suksesshme të Estradës së Shkodrës. Sonte kemi të ftuar dhe artistë që kanë ardhur nga larg”, tha Zyliha Miloti.

Aktorja Zyliha Miloti numëron mbi 65 vite përkushtim ndaj artit skenik dhe ekranit, gjë që për regjisorin Çuliqi e bënte më sfiduese punën për figurën e saj.

“Unë e di mirë ç’do të thotë të shpalosësh për një orë gjithë karrierën e 65 viteve të një aktoreje si Zyliha Miloti, që janë aktorë që vijnë një herë në 100 vjet. E rëndësishme është që në këtë dokumentar, për të cilin jemi bazuar në marrëdhëniet e Zylit me kolegët dhe marrëdhëniet e saj me publikun, ndihej një mirësi e saj gjatë punës me ne. Është e palodhur, e jashtëzakonshme”, tha regjisori Arian Çuliqi.

Gjithashtu edhe kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, ndau në rrjetet sociale disa momente nga premiera e dokumentarit, ndërsa shkruan se “u prit me duartrokitje të zjarrta nga spektatorët në nderim të një figure kaq shumëdimensionale si nana Zyli jonë e dashur, së cilës i urojmë shëndet e jetë të gjatë e të vazhdojmë ta shohim në role të tjera!”./atsh/ KultPlus.com

Prenkë Jakova, emblema e sfidës operistike shqiptare, epikja dhe lirikja e gjeniut tragjik të artit shqiptar

Nga Albert Vataj

Erdhi për të bërë gjëra të mëdha, për të lënë gjurmë të pashlyera në botën e muzikës, në atë qiell të shtresimeve të epërme estetike. U gjegj si një shkreptimë që grisi perden e terrtë që mbështillte nevojën për të bashkudhëtuar me popujt dhe kulturat e mëdha të kohës. Shkodra dhe Shqipëria e asokohshme meritonte më shumë, ngulmonte të përkundej prej magjisë së kolosëve Bethoveni, Bah, Hendel, Moxart, Shubert, Belin, Verdi. Dhe jetë do të merrte ëndrra e këtyre ninullave klasike. Ai, Prenkë Jakova ishte i zgjedhuri. Ai ishte i dërguari i vullneteve të hyjshme estetike, i çeljes së shtigjeve në udhën e vështirë të sfidave operistike.

Prenkë Jakova u lind më 27 qershor të vitit 1917 në qytetin e Shkodrës në familien e patriotit të njohur Kol Ded Jakova, i cili ka qenë ndër organizatorët e mbrojtjes së kufinjve kombëtarë nga agresioni jugosllav në Luftën e Koplikut, në vitin 1920. Që në moshë të re, Prenka mori pjesë në jetën artistike muzikore të qytetit për t’u shndërruar në logo të kësaj përkatësie të traditës dhe kulturës. Ai ishte themeltari i operës shqiptare, troku ma i njimendttë i djepit të kulturës, rrugëtimi drejt qiellit të famës të këtij ylli.

Rrugëtimi i formësimit të gjeniut

Arsimin profesional fillestar Jakova e kreu në kolegjin françeskan “Ylliricum”, drejtor i së cilës në atë kohë ishte At Gjergj Fishta. Mësuesi që i dha edukatën e parë artistike, njohuritë fillestare të muzikës së bashku dhe me disa njohuri të instrumenteve muzikorë si klarinetë, violinë, fizarmonikë dhe dirigjim, ishte Padër Martin Gjoka.”Mrika” dhe “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” janë kësodore dëshmimi i këtij akti sublim krijimi.

Jemi në vitet 1942 kur Prenkë Jakova së bashku me shokët e tij Çesk Zadeja, Ramadan Sokoli etj, do të fillojë studimet në Konservatorin “Santa Çiçilja” të Romës, studime të cilat për fatin e tij jo të mirë, për arsye të përmasave që mori Lufta e Dytë Botërore, do të detyrohet që t’i ndërpresë shumë herët. Megjithatë dhe me ato njohuri të marra në aq pak kohë të qëndrimit të tij në atë Konservator, do të arrijë një përgatitje profesionale të konsiderueshme, përfitim ky që shpejt do të ndjehet në krijimtarinë e tij muzikore. Me shumë vullnet do t’i dedikohet kryesisht studimeve teorike të muzikës, lëndëve të solfezhit dhe të harmonisë, orkestracionit dhe dirigjimit koral. Me një pasion të veçantë do t’i kushtohet plotësisht dhe përvetësimit të instrumentit të klarinetës, i cili shumë shpejt do t’i shërbejë si një mbështetje e fuqishme për njohjen e të gjitha instrumenteve të tjera të frymës.

Ditët e trishta

Do të jenë vitet 1944-’45. kur Jakova do të thellojë krijimtarinë muzikore, ndonëse në rrethana jetësore të vështira. Është koha kur Prenkëa mbahej familjarisht i izoluar në një shtëpi-burg për arsye tashmë të njohura. (Ndoc Jakova, vëllai i tij, një nga patriotët e njohur të kësaj periudhe, në këto momente ndodhej i arratisur, e mbas disa muajsh do të mbetet i vrarë nga forcat e ndjekjes së Sigurimit të Shtetit.) Megjithatë lirohet nga ky izolim për të punuar në realizimin e premierës së melodramës kaq të njohur, “Juda Makabe”, vepër kjo me të njëjtën titull e At Gjergj Fishtës, ku me një punë intensive e përfundon dhe arrin që ta shfaqë më 28 Nëntor 1945, në kuadrin e njëvjetorit të Çlirimit. Vepra pati një sukses të jashtëzakonshëm, u shfaq për disa net në Teatrin e Jezuitëve të Shkodrës, deri sa iu fut në vesh e në tru qeveritarëve të rinj komunistë, ku iu bë menjëherë censurimi i saj si një vepër dekadente. “Juda Makabe” u pezullua për të mos u shfaqur kurrë më, ndërsa autori u burgos. U burgos vetëm për frymëzimin e fuqishëm fishtjan dha në këtë vepër, si dhe për ndjeshmërinë e madhe që ky krijim muzikor ngjalli në popull.

Do të jetë viti 1947 koha kur Prenkë Jakovës do t’i jepet përsëri dora e krijimtarisë. Këtë radhë do të jetë drejtues artistik i Shtëpisë së Kulturës të qytetit të Shkodrës, përgjegjësi artistike,përgjegjësi kjo që do ta mbajë deri në ditët e fundit të jetës.

Nëpër galerinë e krijimtarisë së Jakovës

Aktivitete të tjera cilësore që do të rrisin ndjeshëm nivelin kulturor të këtij qyteti, paralelisht dhe personalitetin e Prenkë Jakovës si kompozitor, dirigjent dhe organizator i shquar. Janë, Kënga e bariut, Merdhin trumcaku, Hymni i kolegjit françeskan, Ave Maria, Litianit e Zojës, Marshi i fiskulturistëve, Elegji për Luigj Gurakuqin, Margjelo, mjaft krijime vokale të fuqishme të kohës, të cilat do ta pasurojnë galerinë e Jakovës. Të kësaj periudhe janë dhe opereta për fëmijë: “Xhuxhimaxhuxhat”; “Dasma shkodrane”; Melodrama “Juda Makabe”; veprimin muzikor “Dritë mbi Shqipëri”, romancat vokale dhe tabloja muzikore “Guri i Zi”; kompozime për piano, violinë, violonçel, klarinetë etj.

Kur lindi opera e parë shqiptare

Nistorja ma e kurajshme e një gjeniu, e cila kërkonte me ngulm ta përfshinte Shkodrën dhe krejt Shqipërinë në rendin e shoqërive aristokratike është sfida operistike. “Mrika” ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenkë Jakova e shkroi në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti. Më 1 dhjetor 1958 u shfaq premiera e operës së parë shqiptare, “Mrika”. Shfaqja e parë si dhe tetëmbëdhjetë të tjera në vazhdim u dhanë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, interpretuar nga muzikantët e këtij qyteti, nën drejtimin e mjeshtrit Prenkëë Jakova. Pas një viti, më 1959, opera u shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit, duke u bërë pjesë e rëndësishme e fondit të artë të repertorit të këtij institucioni.

Mbi të gjitha një njeri modest

Ai u ba një mit i vërtetë dhe i pakrahasueshëm qysh se ishte i gjallë e vazhdonte me ecë me çanten e vet të punës të mbushun me dru në kohë dimni per me shkue në dhomen e ftohët të Tijen, në katin e dytë të Shtëpisë së Kulturës, ku drita e asaj dhomë fikej e fundit… Një Burrë modest, trim dhe besimtarë katolik i vertetë, që porsa hapte sytë në mengjez mendonte kujt me i ba sot një të mirë…që per fat të keq, asnjeni nga “ata” që ka zbritë nga makinat e rekrutimit kur do të niseshin me shkue me krye sherbimin ushtarak nuk e shkruejnë një rresht per Té!-shruan Fritz Radovani.

Mjeshtri Prenkë Jakova

Prenkë Jakova ishte një ndër kompozitorët e brezit të parë të muzikës profesioniste, krijues i operës së parë shqiptare, përfaqësues i nivelit më të lartë të muzikës sonë të kultivuar, personaliteti dhe vepra e të cilit hapi rrugë dhe la gjurmë në artin tonë muzikor duke mbetur një shkreptimë drite në mbamendjen e gjeneratave.

Veprimtaria muzikore që la Prenkë Jakova është shumë e pasur e konsiston në dhjetëra vepra vokale, këngë korale të përpunuara, pjesë orkestrale e korale, pjesë për bandë, muzikë filmash e deri tek operetat e operat. Nisur nga virtuoziteti i tij dhe veprat e larmishme muzikore, Prenkë Jakova konsiderohet si një nga kolosët më të mëdhenj të muzikës shqiptare për të gjitha kohërat.

Kompozitorin Prenkë Jakova do ta cilësoja si një talent të rrallë, krijues i përmasave të gjera muzikore, dirigjent i aftë, klarinetist i shkëlqyer, njohës i të gjitha instrumenteve të orkestrës, i përgatitur mirë teorikisht, me një nivel të lartë profesional, por mbi të gjitha një njeri të mrekullueshëm. Ai u nda nga jeta tragjikisht më 16 shtator të vitit 1969 duke u hedhur nga kati i dytë i Shtëpisë së Kulturës në Shkodër. Gjithsesi kumtimet e ndryshme rreth këtij fundi tragjik të mjeshtrit orvaten me kriju aludime rreth vrasjes nga Sigurimi i Shtetit. Misteri i ndarjes nga jeta të Prenkë Jakovës mbetet një prej pikëpyetjeve që mbajnë larg të vërtetën.

Takimi me diktatorin Hoxha

Pas suksesit të madh që u arrit me vënien në skenë të operas së parë shqiptare “Mrika”, gjatë një vizite që bëri në qytetin e Shkodrës Enver Hoxha, u takua me Prenkëën dhe i tha atij se i kishte premtuar për të bërë dhe një opera tjetër për Skënderbeun. Një nga funksionarët e lartë të qytetit të Shkodrës, i cili ka qenë prezentë në atë bisedë të Prenkëës me Enver Hoxhën, dëshmon: Pas atyre fjalëve të Enver Hoxhës, Prenkëa iu përgjigj: “Po mor shoku Enver, por puna e operas nuk është si bukët që i fut kur të duash në furrë”. Pas përgjigjes së Prenkëës, Enver Hoxha filloi të qeshte dhe dha porosi që t’i plotësoheshin të gjitha kushtet Prenkëës, me qëllim që ai të vinte në skenë operën “Skënderbeu”, kujton ish funksionari i lartë lidhur me bisedën e Enver Hoxhës me Prenkëë Jakovën. Pas atij takimi, Prenkëa iu vu punës duke punuar nga mëngjesi deri në orët e vona të natës, për të realizuar atë që i kishte vënë si detyrë Enver Hoxha.

Ai e shkroi të gjithë muzikën e operas “Skënderbeu” dhe për disa muaj me radhë u muar vetëm me ndarjen e muzikës turke nga ajo arabe, gjë e cila deri në atë kohë konfondohej nga shumë kompozitorë. Kur e përfundoi muzikën e saj dhe e solli për miratim në Tiranë, Prenkëës i nxorën shumë pengesa dhe ata që ishin ngarkuar për shikimin e saj, i kërkonin të shkurtonte disa pjesë që sipas tyre stononin. Prenkëa refuzonte në mënyrë kategorike për ta bërë atë gjë dhe i vetmi që i doli në mbrojtje ishte Fadil Paçrami, i cili në atë kohë kishte dalë hapur kundër metodave të vjetra e konservatorizmit.

Ndonëse opera “Skënderbeu” u shfaq dhe pati sukses të madh, e Prenkëa pati përgëzime edhe nga Enver Hoxha, peripecitë për realizimin e saj lanë gjurmë të thella në gjendjen shpirtërore të Prenkëës. Kjo gjë ndodhte në një kohë, kur Prenkëa kishte nënën e tij të paralizuar në shtëpi, gjë e cila ia rëndoi së tepërmi gjendjen e tij nervore. Nisur nga këto strese që iu paraqitën, më 16 shtator të vitit 1969, kompozitori i famshëm Prenkë Jakova i dha fund jetës së tij në mënyrë tragjike, duke u hedhur nga kati i dytë i Shtëpisë së Kulturës. Në varrimin e tij mori pjesë i gjithë populli i Shkodrës, kurse nga Tirana u dërgua vetëm Sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Epilogu

I vetmi favor që iu bë atij nga shteti komunist ditën e varrimit, ishte dhënia e lejes që ai të varrosej nën tingujt e bandës muzikore të qytetit, të cilën ai e kishte shkruar vetë katër dekada më parë. Veprimtaria muzikore që la Prenkë Jakova është shumë e pasur e konsiston në dhjetëra vepra vokale, këngë korale të përpunuara, pjesë orkestrale e korale, pjesë për bandë, muzikë filmash e deri tek operetat e operat. Nisur nga virtuoziteti i tij dhe veprat e larmishme muzikore, Prenkë Jakova konsiderohet si një nga kolosët më të mëdhenj të muzikës shqiptare për të gjitha kohërat.

Edhe pse kanë kaluar dekada nga koha kur kompozitori Prenkë Jakova shkroi veprat e tij, ato vazhdojnë të admirohen, ndërsa autori i tyre konsiderohet në mënyrë të padyshimtë nga shtypi dhe kritika e artit, si kompozitori gjenial shqiptar. Kjo natyrisht përbën një sadisfaksion të madh për qytetarët shkodranë në mes të cilëve, u lind, jetoi dhe shkroi mjeshtri i madh Prenkë Jakova.

Prenkë Jakova do të mbetet përgjithnjë një emër i rëndësishëm i traditës dhe kulturës së qytetit verior. Ai solli në jetë operën e parë shqiptare “Mrika” dhe së bashku me “Skënderbeu” përbëjnë jo vetëm dy gurëthemelet e traditës sonë operistike por njiherash dhe kryeveprat e galerisë sonë kombëtare në këtë gjini të artit dhe komunikimit estetik. Kujtesa është një mirënjohje që do të na lërë gjithnjë borxhli para këtij njeriu modest dhe talenti të përmasave botërore. Shndritsh gjithmonë si yll, Prenkë Jakova./ KultPlus.com

Turistët zbulojnë Gjirokastrën përmes muzeve, rritet me 30% numri i vizitorëve

Muzetë në qytetin e Gjirokastrës janë shndërruar në qendra të rëndësishme për zhvillimin e turizmit dhe tërheqjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Sipas statistikave të publikuara nga Agjencia e Trashëgimisë Kulturore, vizitueshmëria e muzeve që funksionojnë në qytetin e gurtë është rritur me 30%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Muzeu Kadare mbetet një ndër stacionet më të preferuara të guidës turistike në Gjirokastër, duke tërhequr të apasionuar pas veprës letrare të korifeut të letrave shqipe.

“Çdo vizitor që vjen në Gjirokastër ka si destinacion kryesor të vizitojë Muzeun Kadare, sepse ka mundësinë që të njihet me zhvillimin kulturor, ekonomik dhe historik të qytetit. Pavarësisht jehonës që shkrimtari i madh Ismail Kadare ka bërë nëpërmjet veprave të tij, njohja e realitetit është diçka më e prekshme. Shohim që numri i vizitorëve dhe interesi i tyre për të vizituar muzetë tona është në rritje – këtë e tregojnë edhe statistikat, krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi një rritje të interesit me 30%,” – thotë Befjola Braho, koordinatore e Muzeut “Kadare”.

Muzeu i Luftës së Ftohtë, i vendosur në mjediset e një vendstrehimi të periudhës së komunizmit, vizitohet me shumë kuriozitet nga turistët e huaj që mbërrijnë këto ditë vere në Gjirokastër.

Tuneli prej betoni, reliket e Luftës së Ftohtë dhe mjediset origjinale ngjallin interes për këtë periudhë historike.

“Tuneli i Luftës së Ftohtë është një nga vendet më të vizituara për momentin në Gjirokastër. Kemi turistë pothuajse nga të gjitha vendet e botës – nga Europa, kryesisht Spanjë, Francë, Gjermani – por edhe nga vende të tjera. Kemi një rritje të nivelit të turistëve, duke e krahasuar me vitin e kaluar, që ka qenë një ndër vitet më të suksesshme të turizmit në Gjirokastër,” – thotë Albana Matushi, koordinatore e Muzeut të Luftës së Ftohtë.

Në shërbim të turistëve në Gjirokastër funksionojnë gjithashtu Muzeu i Armëve dhe Muzeu Etnografik, të cilët në këtë periudhë kanë regjistruar një numër të konsiderueshëm vizitorësh.

Turizmi është tashmë sektori kryesor për ekonominë lokale në qytetin e gurtë.

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe, parqe, oborre publike dhe stacione autobusësh prej të dielës, ka thënë Qeveria.

Dekreti, i publikuar në Gazetën Zyrtare të shtunën, do të ndalojë pirjen e duhanit edhe jashtë bibliotekave, shkollave, pishinave, dhe synon mbrojtjen e fëmijëve nga duhanpirja pasive.

Në dekret nuk janë përmendur cigaret elektrike, ndërsa ata që shkelin ndalesën do të përballen me gjobë prej 135 eurosh.

“Duhani duhet të zhduket nga vendet ku ka fëmijë”, ka thënë Ministrja për Shëndet dhe Familje, Catherine Vautrin në maj, duke përmendur “të drejtën e fëmijëve për të thithur ajër të pastër”.

Hapësirat jashtë kafiterive janë përjashtuar nga ndalesa.

Sipas autoriteteve franceze, çdo vit në këtë shtet vdesin 75.000 njerëz si pasojë e komplikimeve të lidhura me duhanin.

Sipas një ankete të realizuar së fundmi, gjashtë në 10 francezë – 62 për qind – janë për ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente publike./REL/ KultPlus.com

TTW: Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë dhe Egjiptit për t’u shndërruar në një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit – në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar në një destinacion udhëtimi ultra luksoz – për turistë të nivelit të lartë ose elitarë, sipas “Travel and Tour World” (TTW).

Ndërkohë, Shqipëria i përafron ambiciet e saj me SHBA-në, Japoninë, Zvicrën, Gjermaninë, Arabinë Saudite, Tajlandën, Italinë, Francën, Indonezinë, Vietnamin dhe Egjiptin – e vendosur për të qenë në qendër të vëmendjes së udhëtimeve ultra luksoze.

Për më tepër, kalimi i Shqipërisë në udhëtimet ultra luksoze sinjalizon një konkurrencë të ashpër midis destinacioneve që luftojnë për turistë të nivelit të lartë – që dëshirojnë ekskluzivitet dhe përvoja të paharrueshme.

Megjithatë, ndjenja e pasigurisë rritet ndërsa informacionet e reja lënë të kuptohet strategjitë sekrete të Shqipërisë për të rivalizuar SHBA-në, Japoninë, Zvicrën, Gjermaninë, Arabinë Saudite, Tajlandën, Italinë, Francën, Indonezinë, Vietnamin dhe Egjiptin.

Shqipëria është gati të shkëlqejë midis gjigantëve të udhëtimeve ultra luksoze – dhe turistët e nivelit të lartë kudo po vëzhgojnë nga afër njohuritë nga përditësimi i ri.

Erërat e ndryshimit po fryjnë përtej Adriatikut. Shqipëria ka bërë një hap të guximshëm në botën e turizmit luksoz – duke u bërë zyrtarisht një vend partner në projektin turistik prej 1,4 miliardë dollarësh të Jared Kushner, i cili është gati të transformojë ishullin e Sazanit nga një relike e sekretit komunist në një vend magjepsës udhëtimesh luksoze.

Ky projekt e vendos Shqipërinë drejtpërdrejt në qendër të vëmendjes së turizmit global, duke sinjalizuar ambicie të mëdha përtej imazhit të saj tradicional të vijës së thyer bregdetare dhe pushimeve të përballueshme në plazh.

Një agim i ri për Ishullin e Sazanit

Sazani, ishulli i vetëm i Shqipërisë, mbart mistere prej disa dekadash. Dikur i mbyllur nën sundimin e rreptë komunist, ai qëndroi “i heshtur” për vite me radhë, me strukturat e tij ushtarake të braktisura që pasqyrojnë histori sekrete dhe izolimi.

Megjithatë, kjo heshtje po merr fund. Projekti i Jared Kushner planifikon të fshijë ato mbetje të së kaluarës, duke i zëvendësuar ato me një vizion gjithëpërfshirës të marinave, rezidencave luksoze, hoteleve me pesë yje dhe restoranteve të klasit botëror.

Vetëm rreth 8% e ishullit do të zhvillohet, duke ruajtur pjesën më të madhe të bukurisë së tij natyrore.

Ndërkohë, qeveria e Shqipërisë ka ndërhyrë, e vendosur të mos vëzhgojë vetëm nga jashtë.

Ajo ka krijuar kompaninë e Zhvillimit Shtetëror të Pasurive të Patundshme dhe të Zhvillimit të Shtetit Shqiptar për të mbajtur një pjesë në këtë sipërmarrje monumentale.

Ky veprim siguron që Shqipëria të ketë si përfitime ekonomike ashtu edhe fuqi vendimmarrëse – në një projekt që pritet të ripërcaktojë peizazhin e saj turistik.

Investime strategjike për një të ardhme strategjike

Për më tepër, qeveria e kryeministrit Edi Rama i ka dhënë planit të Kushner “statusin e investimit strategjik”, një përcaktim i rëndësishëm që përshpejton proceset rregullatore dhe heq pengesat burokratike.

Ky kuadër 10-vjeçar synon të transformojë fatin ekonomik të Shqipërisë duke siguruar një turizëm të qëndrueshëm dhe me vlerë të lartë, në vend që të mbështetet vetëm te vizitorët e tregut masiv.

Si rezultat, projekti është një nga investimet më të mëdha të huaja të vendit, duke sinjalizuar zhvendosjen e Shqipërisë drejt luksit dhe qëndrueshmërisë.

Një zgjerim nëpër Ballkan

Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë vetëm me ishullin. Efekti zgjerues i projektit të Kushnerit do të prekë çdo cep të industrisë së turizmit të Shqipërisë – dhe madje do të përhapet në vendet fqinje të Ballkanit.

Udhëheqësit rajonalë e ndjekin nga afër Shqipërinë teksa pozicionohet si një lojtare udhëtimesh luksoze – e aftë për të tërhequr vizitorë me pasuri të larta neto, të cilët dikur mund të kenë anashkaluar perlat e fshehura të Adriatikut.

Për më tepër, vendndodhja strategjike e Shqipërisë midis Greqisë dhe Malit të Zi – e vendos atë në një korridor kryesor për flukset turistike.

Projekti i Kushner mund të shkaktojë një valë investimesh të reja dhe ta ripozicionojë Ballkanin – si një alternativë luksoze ndaj pikave të nxehta të mbipopulluara të Mesdheut.

Nxitje ekonomike dhe ndikim lokal

Ndërkohë, shifrat zbulojnë një potencial marramendës. Projekti i Ishullit të Sazanit parashikohet të gjenerojë afërsisht 1,000 vende pune.

Për një vend ku turizmi kontribuon ndjeshëm në ekonomi, kjo rritje e punësimit mund të riformësojë jetesën lokale dhe të nxisë zhvillim të konsiderueshëm të komunitetit.

Për më tepër, partneritetet me subjekte si Fondi i Investimeve Publike i Arabisë Saudite i japin besueshmëri shtesë – dhe forcë financiare – kësaj sipërmarrjeje.

Investitorët e shohin Shqipërinë jo vetëm si një destinacion të lirë pushimesh, por edhe si një yll në ngjitje në turizmin luksoz, e aftë për të ofruar të ardhura të larta.

Megjithatë, ky transformim do të vërë në provë aftësinë e Shqipërisë për të balancuar zhvillimin e shpejtë me ruajtjen e natyrës

Turizmi i qëndrueshëm është më shumë se një slogan; ai kërkon planifikim të kujdesshëm për të mbrojtur ekosistemet delikate dhe trashëgiminë kulturore, duke ofruar përvoja premium.

Trendet e turizmit të ripërcaktuara

Ky ndryshim i guximshëm pasqyron trendet më të gjera në turizmin global.

Vizitorët e nivelit të lartë kërkojnë autenticitet, privatësi dhe destinacione unike.

Joshja e Ishullit të Sazanit qëndron në ndërthurjen e natyrës së tij të pacënuar dhe afërsisë me qendrat kryesore të Evropës.

Vizioni i Kushner për lehtësitë hiper-luksoze përshtatet pa probleme me këto kërkesa të ndryshueshme të konsumatorëve.

Për më tepër, përvojat janë monedha e re në turizëm. Nga ankorimet private të jahteve deri te darkat gourmet nga shefat e famshëm, projekti premton luks të përshtatur të projektuar për të krijuar kujtime – dhe zhurmë në mediet sociale.

Megjithatë, Shqipëria duhet të lundrojë edhe në ndjeshmëritë gjeopolitike. Përfshirja e Kushner, si dhëndri i Donald Trump, e jep projektit një nëntekst politik.

Udhëheqësit në të gjithë Ballkanin janë të etur të ndërtojnë marrëdhënie me figura të fuqishme amerikane, të cilat mund të ndikojnë në flukset e ardhshme të investimeve.

Formësimi i imazhit global të Shqipërisë

Pjesëmarrja e Shqipërisë në projektin Kushner nuk është vetëm ekonomike – është thellësisht simbolike.

Për dekada të tëra, vendi luftoi hijet e izolimit dhe kontrollit komunist. Tani, po del në skenën botërore si një lojtar në zhvillimin e turizmit me rreziqe të larta.

Për më tepër, strategjia e kryeministrit Rama kërkon të riformësojë mënyrën se si bota e percepton Shqipërinë.

Ai parashikon një komb të njohur jo vetëm për pushimet e lira në plazh, por edhe për udhëtime të sofistikuara dhe të qëndrueshme që joshin vizitorët e botës me shije.

Megjithatë, arritja e këtij vizioni kërkon ekzekutim të kujdesshëm.

Infrastruktura, mbrojtja e mjedisit dhe angazhimi i komunitetit lokal do të përcaktojnë nëse hapi i Shqipërisë drejt luksit bëhet një triumf apo një histori paralajmëruese.

Rruga përpara

Ndërsa dielli perëndon mbi Adriatik, skicat e Ishullit të Sazanit shkëlqejnë nga mundësitë.

Ekskavatorët së shpejti do të ndërtojnë marina të reja në brigjet e tij, ndërsa arkitektët hartojnë plane për kulla elegante hotelesh dhe peizazhe turistike.

Ndërkohë, punonjësit vendas presin mundësi të reja. Bizneset e vogla përgatiten t’u shërbejnë turistëve të pasur. Dhe Shqipëria është gati të shndërrohet nga një destinacion në zhvillim në një lojtare e vërtetë luksi.

Megjithatë, ka ende disa pyetje. A mund ta ruajë Shqipëria ekuilibrin delikat midis zhvillimit dhe ruajtjes së natyrës? A do të ndikojnë rrymat politike që rrethojnë përfshirjen e Kushner në besimin afatgjatë të investitorëve?

Për më tepër, vizitorët në të gjithë botën tani kanë një destinacion të ri për të ëndërruar.

Një vend ku sekretet e historisë takohen me kënaqësinë moderne. Një vend ku Shqipëria bashkohet me radhët e elitës së luksit të Evropës.

Transformimi i Ishullit të Sazanit mund të bëhet një nga historitë më interesante të udhëtimeve të dekadës.

Shqipëria e ka zgjedhur fatin e saj me ambicie dhe rrezik, e vendosur ta shndërrojë ishullin – dikur të ndaluar – në xhevahirin e kurorës së së ardhmes së saj turistike.

Vetëm koha – dhe baticat e Adriatikut – do të zbulojnë se si do të zhvillohet ky rrezik i guximshëm./ KultPlus.com

‘Kam frikë të plakem, por sidomos kam frikë të vdes, pa pasur afër një dorë gruaje’

Zija Çela 

Isha njëzet vjeç dhe pyeta: “Kur do ta njoh?”
Në njëzet e pesë thashë: “Kur ta kem njohur, do të jemi gjithmonë bashkë.” 
U bëra tridhjetë dhe ne ishim bashkë. Në tridhjetë e pesë ishim përsëri bashkë.

Po mbushja dyzet, kur bëmë udhëtimin e madh. Nuk mbaj mend se ku vajtëm, por kthimi ishte njëlloj si prej botës së përtejme: njëri prej nesh u tjetërsua aq shumë, sa e humbi toruan edhe tjetri.

Në dyzet e pesë u ndamë.
Pesëdhjetë vjeç i trokita në derë. Doli dikush dhe më tha:
“Ajo po fle. Ke ndonjë porosi?”
“Jo”, thashë, “vetëm desha të dija nëse është mirë.”
“Ajo është mirë”, tha.
Ende s’jam pesëdhjetë e pesë që ta di nëse është zgjuar nga gjumi dhe vazhdon të jetë mirë. Ndoshta kur të bëhem gjashtëdhjetë, do të pyes veten: “A do ta shoh përsëri?” Nëse në gjashtëdhjetë e pesë nuk do të jetë ajo që do të trokasë tek unë, shtatëdhjetë vjeç do të martohem me një tjetër.
Kam frikë të plakem, por sidomos kam frikë të vdes, pa pasur afër një dorë gruaje./ KultPlus.com

Rama ndan pamje nga plazhi i Velipojës

Velipoja, një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj.

Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare edhe këtë vit kanë sjellë rritje të numrit të pushuesve që frekuentojnë këtë plazh.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi i Velipojës, i njohur për rërën me efekte kurative.

Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës mbetet ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj, në të gjitha stinët.

Velipoja njihet po ashtu për ndërthurjen me hijeshi të detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që tërheqin çdo vit e më shumë pushues.

Shumë prej tyre janë të përvitshëm në sezonin veror në Velipojë, të tjerë vijnë për herë të parë për t’u rikthyer vit pas viti.

Në kuadër të operacionit “Plazhe të Pastra”, për të katërtin vit radhazi, Agjencia Kombëtare e Bregdetit po mbështet bashkinë e Shkodrës për menaxhimin e pastrimit dhe mirëmbajtjen e plazhit.

Vetëm në bashkinë e Shkodrës rreth 60% e plazheve janë publike./ KultPlus.com

Butrinti, destinacion i preferuar i fundjavës

Butrinti po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara të fundjavës për pushuesit vendas dhe të huaj.

Në këtë cep të jugut, ku historia antike takon bukurinë natyrore dhe qetësinë e rrallë, çdo vizitë kthehet në një përjetim të veçantë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se gjatë fundjavave të fundit, prurjet e vizitorëve janë rritur ndjeshëm.

Familje, grupe të rinjsh, turistë nga vende të ndryshme të botës, por edhe shumë shqiptarë që kërkojnë largimin nga zhurma dhe rutina e përditshme, kanë zgjedhur Butrintin si vendstrehimin ideal për disa ditë çlodhëse.

Ajo që i tërheq më shumë pushuesit është kombinimi unik i vlerave arkeologjike me natyrën e paprekur që e rrethon.

Parku Kombëtar i Butrintit ofron jo vetëm mundësinë për të eksploruar rrënojat e lashta, por edhe për të shëtitur nëpër shtigje të qeta mes gjelbërimit dhe pasqyrës së liqenit, që reflekton hijet e mureve mijëravjeçare.

Shumë prej vizitorëve zgjedhin të qëndrojnë për më shumë se një ditë, duke u akomoduar në strukturat mikpritëse të zonës së Ksamilit ose Sarandës, vetëm pak kilometra larg. Ndërkohë, operatorët turistikë raportojnë një rritje të ndjeshme të kërkesave për ture të organizuara drejt Butrintit, sidomos gjatë fundjavave.

Përveç pjesës historike, gjithnjë e më shumë pushues po zbulojnë mundësitë për eksplorim natyror në zonën përreth, si shëtitje me biçikletë, vëzhgim të faunës dhe peshkim të lehtë buzë liqenit.

Qetësia, ajri i pastër, bëjnë që Butrinti të mos jetë thjesht një ndalesë kulturore, por një destinacion i mirëfilltë relaksi.

Në këtë verë që sapo ka nisur, Butrinti mbetet një ftesë e hapur për ata që kërkojnë më shumë se plazhe, për ata që duan të prekin historinë me dorë, të ndiejnë natyrën me shpirt dhe të rigjejnë qetësinë në një prej perlave më të vyera të Mesdheut./ KultPlus.com

Forumi Global në Stamboll, Balluku: Shqipëria në nivel të ri me projektet ambicioze të porteve

Nën kujdesin e veçantë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe me pjesëmarrjen e rreth 70 ministrave nga mbarë globi, u zhvillua në Stamboll Forumi Global i Transportit dhe Ndërlidhjes, një ngjarje me peshë ndërkombëtare që bashkon vende të Europës, Azisë dhe kontinenteve të tjera për të diskutuar të ardhmen e infrastrukturës dhe teknologjisë së transportit.

Në këtë forum mori pjesë edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila prezantoi progresin e bërë nga Shqipëria në fushën e transportit rrugor dhe aviacionit civil. Ajo vuri theksin në projektet ambicioze që vendi ka ndërmarrë në sektorin e porteve, duke theksuar se këto investime po e pozicionojnë Shqipërinë në një kategori të re të vendeve të zhvilluara në aspektin e ndërlidhjes infrastrukturore.

Forumi shërbeu si një platformë e hapur për diskutimin e sfidave bashkëkohore me të cilat përballen qeveritë në fushën e transportit dhe ndërlidhjes multimodale.

Në panelet e zhvilluara me prezencën e ministrave, u trajtuan temat më të ndjeshme që lidhen me teknologjinë e re, elektrifikimin e hekurudhave, zhvillimin e flotave të automjeteve elektrike, krijimin e porteve të gjelbra dhe lidhjen strategjike të tyre me portet e thata.

U nënvizua se këto projekte nuk kanë më kufij kombëtarë, por synojnë përfitime rajonale dhe ndërkontinentale.

Ministrja Balluku theksoi rëndësinë që transporti ka jo vetëm për zhvillimin ekonomik dhe tregtar, por edhe për jetën e përditshme të qytetarëve, si dhe për arkitekturën e sigurisë botërore. Ajo nënvizoi se transporti multimodal është bërë sot një nevojë jetësore, duke qenë në fokusin e çdo qeverie që synon zhvillim të qëndrueshëm dhe garantim të sigurisë.

“Elektrifikimi i hekurudhave, flotat e reja të automjeteve elektrike, portet e gjelbra dhe të lidhurat me portet e thata dhe mbi të gjitha projekte me përfitim rajonal janë diskutuar, pasi transporti nuk ka më kufij. Kam prezantuar me këtë rast progresin e rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në fushën e transportit rrugor, aviacionit civil, si dhe kam prezantuar projektet e reja që lidhen me portet, me ato porte, të cilat e kanë futur Shqipërinë në një listë tjetër, në një listë të vendeve të zhvilluara”, u shpreh ministrja.

Forumi Global për Transportin dhe Ndërlidhjen ritheksoi edhe njëherë thirrjen për bashkëpunim të thelluar ndërmjet vendeve dhe rajoneve për të realizuar projekte të përbashkëta që tejkalojnë kufijtë dhe kontribuojnë në një të ardhme më të lidhur dhe më të sigurt për të gjithë. /KultPlus.com

Segmenti Breg Lumi-Theth rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve në bukuritë natyrore

Breg Lumi – Theth, është një tjetër segment rrugor që rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve për të përjetuar bukuritë natyrore të kësaj zone.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky segment që është pjesë e lotit të dytë të rrugës së Dukagjinit.

Në këtë segment janë kryer punime për zgjerimin e trasesë, nivelimin e terrenit dhe ndërtimin e mureve mbrojtëse, duke përmirësuar infrastrukturën dhe sigurinë përgjatë këtij aksi rrugor.

Ky aks mundëson rigjallërimin social dhe ekonomik të gjithë fshatrave përreth.

Kjo rrugë është pjesë e projektit “Rrugët e bardha”. Ky projekt u shërben bashkive të vogla, të cilat kanë një zhvillim ekonomik të rëndësishëm vitet e fundit, siç mund të jenë rastet e bashkive që kanë zhvillim bujqësor apo turistik.

Thethi, pjesë e Alpeve Shqiptare, është kthyer vitet e fundit në një pikë referimi për turizmin e aventurës dhe natyrës, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj që kërkojnë eksperienca autentike në zemër të maleve.

Turistët e huaj që vizitojnë Thethin, preferojnë të përshkojnë një shteg që kalon në lartësinë 1795 metrave, për të shkuar në Valbonë ose anasjelltas. Ndërsa fshati shtrihet në lartësinë 850 metra mbi nivelin e detit.

Thethi ka një histori 2800-vjeçare, ndërsa në vitin 1966 është shpallur Park Kombëtar./ KultPlus.com

36 vjet nga fjalimi i MIllosheviqit në Gazimestan

MITI I SAJUAR I KOSOVËS, KLEROFASHIZMI SERB DHE SHTETI I KOSOVËS…

Jusuf Buxhovi

Para 36 vitesh në Gazimestan, para turmës një milionëshe serbe, me fjalët se “pas gjashtë shekujsh, prapë gjendemi para betejave dhe në beteja, të cilat nuk janë të armatosura, por sado që të tilla nuk përjashtohen”, Milosheviqi, hapi kapitullin e përgjakshëm të rrënimit të Jugosllavisë me pasoja tragjike për popujt e saj.

Në këtë ditë, në tribinën e Gazimestanit, para kryesisë së shkërmoqur jugosllave dhe sy botës së hutuar me ato që po ngjisnin me trashëgimin e Titos, u promovua “vozhdi” serb i reinkarnuar nga Lazari i Kosovës që ta rikthejë “lavdinë histotorike serbe” dhe, si tha, “misionarizmin e serbëve për ta mbrojtur qytetërimin europian” (kuptohet nga shqiptarët pushtues të tokave të shenjta serbe)!

Po ato ditë, diku afër Gazimestanit, dr. Ibrahim Rugova, asokohe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, në një intervistë historike dhënë magazinit gjerman “Der Spiegel”, ndër të vetmit, në emër të ndërgjegjes intelektuale, historike, kulturore dhe politike (ndonëse pa mandat të saj), ia ktheu përgjigjen kërcënimeve të Millosheviqit drejtuar shqiptarëve po edhe të tjerëve në festën klerofashishte të Vidovdanit serb.
Me pak fjalë, kundërpërgjigja e Dr Rugovës Millosheviqit, në të përjavshmen më të fuqishme gjermane dhe europiane të kohës, ishte se në mars të atij viti, në ditën e 23-të, Millosheviqi, me tanke dhe në rrethanat e gjendjes së jashtëzakonshme, rrënoi autonominë e Kosovës, si njësi federative. Me këtë bëri puç ndaj kushtetutës jugosllave. Ky veprim nga shqiptarët shikohet si ripushtim i Kosovës, mbas atij të vitit 1945. Me këtë rast Rugova tërhiqte vërejtjen serbëve se “sa herë ndonjë popull i vogël, e të tillë janë edhe serbët, kanë provuar të vejnë hegjemoni në Ballkan, kanë përfunduar tragjikisht”.

Pra, orgjia klerofashishte serbe e qershorit të vitit 1989, përfundoi siç parashikonte dr Rugova në magazinin gjerman. Por nga këndvështrimi i sotëm historik, Gazimestani nxori në pah dy nga akterët më të rëndësishëm të saj, që shënuan epoka me kah të kundërt.

Në njërën anë, Millosheviqin – humbës të saj, i cili në vitin 2003, si president i mbetjes jugosllave, përfundoi në Trtibunalin Ndërkombëtar të Hagës për krime lufte kundër njerëzimit ku edhe vdiq gjatë procesit në vitin 2006.

Dhe, në tjetrën anë – dr Ibrahim Rugovën, si lider historik të shqiptarëve, i cili, me themelimin e LDKs-ë më 23 dhjetor të vitit 1989, me mandatin e votës së lirë nga zgjedhet presidenciale dhe parlamentare në vitin 1992 dhe 1998, mori përgjegjësinë historike të rezistencës institucionale (me shtetin paralel) deri te ajo e armatosur, e cila solli ndërhyrjen ushtarake të NATO-s nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999.

Historia, midis demistifikimit të mitit të sajuar serb të Kosovës për qëllime hegjemoniste dhe të lirimit të Kosovës prej tij që për epilog pati shtetin e pavarur të Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008, mund të thuhet se fillimin e fundit e pati më 28 qershor 1989 në Gazimestan.

Ky kapërcim i jashtëzakoshëm historik, megjithatatë, ka lënë prapa frymën e klerofashizmit serb, i cili, në çdo Vidovdan, përpiqet që në Kosovë, ta mbajë të gjallë mitin mesjetar të “Kosovës djep historik serb”, sadoqë realiteti (shteti i Kosovës dhe përkatësia perëndimore e shqiptarëve) e ka zhvlerësuar deri në anakronizëm!/ KultPlus.com

Më 28 qershor 1919 u vulos Traktati i Paqes në Versajë

Armët kishin pushuar qysh në nëntorin e vitit 1918, por Lufta e Parë Botërore u mbyll zyrtarisht shtatë muaj më pas. Gjermania i quajti të padrejta vendimet e marra, por i miratoi me protesta të mëdha.

Shpresat e Philipp Scheidemann për rrethana lehtësuese mbetën të paplotësuara. Kancelari i shquar i Gjermanisë, i cili kishte dalë nga revolucini, i konsideronte të papranueshme vendimet e marra në Konferencën e Paqes në Paris. “Cila do të ishte ajo dorë që nuk do të ishte tharë nëse do ta vinte vendin në pranga të tilla?”, thoshte socialdemokrati. Scheidemann, i cili më 9 nëntor 2018 kishte shpallur Republikën e Vajmarit. Ai përshkruante me këto fjalë gjendjen mbisunduese në vendin e tij.

Traktati i Paqes rezultoi si një hipotekë e rëndë për demokracinë e re. Rajhu gjerman ishte i detyruar të paguante miliarda si reparacione lufte, humbi kolonitë në Afrikë, Azi dhe Oqeanin Paqësor dhe duhej t’u dorëzonte shteteve të tjera edhe 13 përqind të territorit: Alsace-Lorraine shkoi në Francë, një pjesë e madhe e Prusisë perëndimore iu dhanë Polonisë. E veç kësaj, fuqitë fitimtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca dhe Italia, i shpallën Gjermaninë dhe aleatët e saj përgjegjësit e vetëm për luftën. Ata i kishin “detyruar” kundërshtarët e tyre të futeshin në luftë dhe ishin përgjegjës për “të gjitha humbjet dhe dëmet e tyre”.

Gjermania detyrohet të nënshkruajë

Më 28 qershor 1919, u vulos Traktati i Paqes në Pallatin e Versajës, pranë Parisit, pa nënshkrimin e kancelarit gjerman, Scheidemann, i cili sapo kishte dhënë dorëheqjen. Por Gjermania u detyrua më pas ta nënshkruante, edhe pse nuk pajtohej fare me të. Fituesit e luftës e kishin kërcënuar se do ta pushtonin me trupa.

Renania ishte tashmë e pushtuar që nga armëpushimi i 11 nëntorit 1918. Për shkak të kushteve të ashpra të Traktatit të Versajës, në perceptimin gjerman ishte një “paqe e diktuar”. Historiani nga Marburgu, Eckart Conze, thotë se gjermanët nuk u përfshinë fare në bisedimet e paqes dhe nuk kishin fare gisht në hartimin e traktatit.

Edhe pse Gjermanisë iu vunë kushte të vështira, ajo mundi të mbetej një shtet komb i fuqishëm në mes të Evropës. Përveç kësaj, reparacionet e vendosura në fillim u modifikuan për shkak të paaftësisë së Gjermanisë për të paguar. Gjermania arriti ta ulë shumën prej 132 miliardë Markash që vendosën fuqitë fitimtare në vitin 1921 deri në 36 miliardë. Në vitin 1932 pagesat u pezulluan komplet për shkak të Krizës Botërore, kujton Conze, një moment së paku pozitiv ky për Gjermaninë.

Djathtistët dhe Hitleri

Kundërshtarët djathtistë të Republikës e përdorën Traktatin e Versajës si një instrument “për të luftuar demokracinë dhe për ta shkatërruar atë”, thotë Conze. Vrasjet politike nuk ishin të rralla. Viktima më e famshme ishte Ministri i Jashtëm, Walter Rathenau, i cili u qëllua në 1922 nga ekstremistët e krahut të djathtë në Berlin. Për ta liberaldemokrati ishte një simbol i urryer i të ashtuquajturës “politikë të përmbushjes” kundër fuqive fitimtare të Luftës së Parë Botërore.

Traktati i Versajës nuk e realizoi dot shpresën për paqe të qëndrueshme. Me ardhjen në pushtet të Adolf Hitlerit, koha e vetëpërmbajtjes së gjermanëve mori fund. Nazistët u armatosën, megjithëse nuk u lejohej, dhe krijuan aleanca të reja me vende fashiste si Italia dhe Spanja. Politika paqësuese e Britanisë nuk pati rezultat. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk luanin më një rol aktiv në Evropë. Dhe Lidhja e Kombeve, e themeluar nën Traktatin e Paqes, u tregua shumë e dobët për të parandaluar katastrofën e ardhshme globale.

Conza thotë se së paku, pas Luftës së Dytë Botërore, u nxorën mësime më të mira: nën udhëheqjen e SHBA-ve u krijuan “organizata shumëpalëshe dhe një sistem ndërkombëtar me bazë rregullash”. Ky rend duket se u përhap në të gjithë botën pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989 dhe në fund të Luftës së Ftohtë. “Sot, megjithatë, bota përballet me më shumë sfida se kurrë më parë.” Një nacionalizëm i ri dhe unilateralizëm, ushqyer nga populizmi dhe autoritarizmi, kërcënojnë stabilitetin e rendit ndërkombëtar. Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëron për “demonët e vjetër” të periudhës së dy luftërave, të cilët janë zgjuar sërish. “Kjo është një tjetër arsye pse ‘Versaja’ sërish na duket kaq afër” thotë Conze/DW / KultPlus.com

Plazhet e Darzezës dhe Semanit në Fier, hapësira për qetësi, sport dhe rërë kurative

Pushuesit vendas, por edhe të huaj, që duan të shijojnë detin dhe natyrën larg zhurmave të plazheve të populluara, vitet e fundit u janë drejtuar plazheve të Darzezës dhe Semanit në Fier.

Këto plazhe janë ideale, ku ndërthuren turizmi bregdetar, natyror, shëndetësor dhe i aventurës.

Vija bregdetare e Fierit nuk ofron vetëm plazhe, por edhe vende fantastike për aventurë,  eksplorim, peshkim apo sporte ekstreme.

Plazhi i Darzezës, 20 kilometra nga qyteti i Fierit, po frekuentohet gjithnjë e më shumë.

Me një brez të gjerë rërë dhe ujë të pastër çdo vit ky plazh preferohet nga pushuesit vendas, por edhe të huaj.

Me pisha, rërë kurative e ajër të pastër, Darzeza ka një sipërfaqe prej 13,7 km2.

Rruga e rikonstruktuar vitet e fundit ka shtuar fluksin e pushuesve ditorë në Darzezë.

Pushuesit zgjedhin të frekuentojnë këtë plazh për shkak të bukurisë, por kryesisht edhe për pastërtinë që ofron.

Plazhi i Darzezës në Fier nuk shquhet vetëm për rërën kurative, ai është i gërshetuar mirë me ujin e pastër dhe pyllin shekullor.

Kjo pjesë e Adriatikut shoqërohet edhe me valët e forta të detit, duke ofruar për të apasionuarit e kitesurfing (rrëshqitje në valët e detit), windsurf, wakeboard, si dhe sporte të tjera.

Bregdeti i Darzezës është i vetmi në Ballkan ku era krijon dallgë të cilat janë të favorshme për ushtrimin e këtyre sporteve të veçanta.

Por nuk mungojnë as të pasionuarit pas peshkimit, një traditë e hershme e banorëve të zonës, të cilët mundohen të zënë peshq të egër, për t’i shijuar më pas në tryezat e tyre.

Ky plazh ndodhet larg zonave urbane duke shmangur edhe ndotjen nga derdhjet e ujërave të zeza.

Në fundjavë ky plazh është destinacioni i qytetarëve fierakë e jo vetëm. Rëra këtu është e imët dhe plot jod, mbrëmjet të freskëta dhe mbresëlënëse.

Vitet e fundit ka nisur të zhvillohet edhe agroturizmi në fshatin e Darzezës, ku bujtinat e ngritura nga banorë të zonës ofrojnë mundësinë e akomodimit, por edhe shijimin e kulinarisë vendase.

Në këtë zonë ka gjithashtu lokale të shumta që ofrojnë kuzhinën tradicionale vendase.

Plazhi i Semanit

Plazhi i Semanit ishte vendi kryesor i pushimeve verore vite më parë për banorët e Fierit dhe rrethinave. Aty kishte kabina plazhi, kamp fëmijësh e autobusët ditorë vinin e iknin plot me pushues. Kjo ndryshoi ndërsa plazhi nisi të braktisej me hapjen e vendeve të reja të argëtimit dhe me infrastrukturë më të mirë.

Por, vitet e fundit plazhi ka nisur të frekuentohet sërish me shifra të larta.

I ndodhur 18 km në perëndim të qytetit të Fierit plazhi i Semanit vitet e fundit është gjallëruar shumë. Hapja e shërbimeve, rruga dhe oferta me produkte vendase kanë shtuar flukset e pushuesve.

Peizazhi natyror, rëra e imët kurative, masivet pyjore me pisha e lloj-lloj dru-shkurrorë, flora dhe fauna e pasur, e bëjnë këtë plazh një mrekulli natyrore.

Bregdeti me rërë të imët, të pastër e shumë kurative shoqërohet nga një gjerdan pambarim me pisha plotë aromë e gjelbërim fton pushuesit për ta frekuentuar atë.

Pushues në plazhet e Semanit dhe Darzezës, foto: Andrin Hoxha/ KultPlus.com

The Telegraph: Bregdeti shqiptar, mes 10 destinacioneve më të mira në Evropë për pushime

Prestigjiozja britanike The Telegraph ka renditur Shqipërinë mes 10 destinacioneve më të mira në Evropën Lindore për pushime në plazh, duke vlerësuar veçanërisht ishujt e Ksamilit, Rivierën shqiptare, Liqenin e Ohrit dhe Liqenin e Shkodrës.

Në artikullin dedikuar vendeve “mahnitëse dhe më pak të populluara” për pushime verore, The Telegraph e nis me përshkrimin e Ksamilit, të cilin e cilëson si “perlë të veçantë në detin Jon” me “katër ishuj idilikë, të rrethuar nga rërë e bardhë dhe ujëra kristal”.

“Akomodoheni në fshatin e afërt të Ksamilit dhe shfrytëzoni rastin për të vizituar Butrintin, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s – një park kombëtar dhe qytet i lashtë me rrënoja që datojnë që nga shekulli VII para Krishtit”, shkruan gazeta britanike.

Artikulli rekomandon gjithashtu plazhin e Dhërmiut, si një alternativë më të përballueshme krahasuar me Rivierën Franceze.

Këtu, guralecët e bardhë rrezatues përshkohen nga ujërat bruz të detit Jon dhe mbështeten nga Malet e Vetëtimës. Ju mund të shijoni ushqime deti të freskëta dhe sallata plot shije”, shkruhet më tej, duke sugjeruar edhe eksplorimin e fshatit të vjetër të Dhërmiut dhe plazhit të egër të Gjipesë.

Në vijim, The Telegraph fton lexuesit të vizitojnë Liqenin e Ohrit, një destinacion unik që ndan kufijtë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu vlerësohet Liqeni i Shkodrës, si liqeni më i madh në Evropën Jugore, i pasur me biodiversitet dhe monumente historike.

“Këtu, të apasionuarit pas natyrës mund të bëjnë vëzhgim zogjsh, të eksplorojnë gjire të fshehura dhe të vizitojnë manastire apo xhami historike”. Ndër destinacionet e tjera të përmendura në listë janë Ujëvarat e Kravicës në Bosnje-Hercegovinë, Liqeni Balaton në Hungari dhe plazhet e Malit të Zi./ KultPlus.com

Cilët janë shoferët më të këqij dhe më të mirë në Evropë?

Me afrimin e pushimeve verore dhe trafikut të shtuar në rrugë, shqetësimet për sigurinë rrugore janë më të pranishme se kurrë. 

Sipas Barometrit Evropian të Drejtimit të Përgjegjshëm të Fondacionit Vinci Autoroutes, evropianët po ngasin më pak në mënyrë të rrezikshme këtë vit, për herë të parë në 15 vjet. Megjithatë, përdorimi i telefonave inteligjentë mbetet një problem i madh, duke shkaktuar shpërqendrime të rrezikshme, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.

Nga një sondazh i kryer në 11 vende evropiane me më shumë se 12,000 pjesëmarrës, rezulton se 77% e shoferëve pranojnë se i largojnë sytë nga rruga për më shumë se dy sekonda gjatë drejtimit, gjë që mund të jetë fatale me shpejtësi të lartë. Përveç shpërqendrimeve, sjelljet agresive, drejtimi nën ndikimin e alkoolit ose kanabisit dhe mosrespektimi i rregullave rrugore vazhdojnë të jenë faktorë të rëndësishëm rreziku.

Sipas Bernadette Moreau, delegatja e Fondacionit, “shpërqendrimi, sidomos për shkak të telefonave, është një nga burimet kryesore të mungesës së vëmendjes, por edhe shpejtësia dhe sjelljet agresive duhet të shmangen, pasi rrisin ndjeshëm rrezikun e aksidenteve tragjike.”

Në anketë, shoferët evropianë tregojnë se i konsiderojnë gjithmonë të tjerët si më të rrezikshëm në rrugë, duke mbajtur një qëndrim skeptik ndaj vetes. Raporti tregon edhe dallime kulturore: francezët janë më shpesh ata që fyejnë shoferët e tjerë, spanjollët përdorin shpesh borinë në mënyrë të papërshtatshme, grekët janë më të prirur për përplasje të qëllimshme, ndërsa italianët kanë më shumë raste daljesh nga makina në konflikt, transmeton albinfo.ch.

Në Evropën Veriore, me shembull suedezët dhe zviceranët, sjelljet rrugore janë më të kultivuara, megjithatë edhe atje përdorimi i telefonave gjatë drejtimit mbetet një problem i përhapur.

Në Zvicër nuk ka një barometër të tillë, por statistikat e Zyrës Federale të Rrugëve tregojnë se alkooli, shpejtësia dhe shpërqendrimi janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve, transmeton albinfo.ch./ KultPlus.com

Vdes Lalo Schifrin kompozitori i “Mission Impossible”

 Lalo Schifrin, kompozitori i muzikës për filmin “Mission Impossible” dhe filma të tjerë të famshëm si “Bullitt” dhe “Starsky and Hutch”, vdiq në moshën 93-vjeçare, sipas disa mediave amerikane.

Vdekja e tij u konfirmua nga djali, Ryan Schifrin.

Një shtetas amerikan i natyralizuar, Schifrin ishte pianist dhe dirigjent që bëri emër në kinema, duke kompozuar kolonat zanore për mbi 100 filma.

”Veprat e tij i kanë sjellë gjashtë nominime për çmimin Oscar, dhe ai u vlerësua me një çmim Oscar Nderi në vitin 2018 për arritjet e tij gjatë gjithë jetës – një çmim i dhënë vetëm dy kompozitorëve të tjerë, Ennio Morricone dhe Quincy Jones”, sipas Deadline.

Veprat e tij përfshijnë muzikën minimaliste për ndjekjen e famshme të Mustang nga Steve McQueen në “Bullitt”, sinkretizmin e “Dragon”, funk-un avangard të “Dirty Harry” dhe përzierjen e xhazit, muzikës folk dhe simfonike në “Cool Hand”.

Por, muzika e tij më e famshme mbetet ajo e “Mission: Impossible”, me motivin e saj përsëritës dhe të sinkopuar.

Kjo temë muzikore, e kompozuar për serialin televiziv të viteve 1960, ka pësuar variacione të shumta, duke kulmuar në tetë filmat artistikë me protagonist Tom Cruise si agjenti Ethan Hunt.

Kënga kryesore i fitoi kompozitorit dy çmime Grammy – ekuivalenti muzikor i çmimeve Oscar – midis shumë çmimeve që ai fitoi gjatë gjithë karrierës së tij.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit menjëherë i bëri homazh atij në X.

“Numërimi mbrapsht fillon. Fitili ndizet. Muzika fillon dhe papritmas je i zhytur në aksion. Ky ishte gjenialiteti i Lalo Schifrin”, përmblodhi ajo.

Një muzikant vizionar, Lalo Schifrin u përvetësua nga artistë hip-hop dhe elektronikë si Portishead.

Swing, pop, funk, bossanova dhe muzikë dymbëdhjetëtonëshe: të gjitha këto ritme të integruara në partiturat e tij i dhanë muzikës së tij një modernitet të paprekshëm, siç dëshmohet nga “Tingulli i Lalo Schifrin”, një antologji e veprës së tij e publikuar në vitin 2016./atsh/ KultPlus.com

Zbulim i madh: Lini i Pogradecit, vendbanimi më i vjetër me palafite në Evropë

Një bashkëpunim katër-vjeçar midis arkeologëve zviceranë dhe atyre shqiptarë ka përmbyllur me sukses fazën e parë 2021-2025, duke cilësuar sitin pranë Linit, në Pogradec, si vendbanimin më të vjetër me palafite në Evropë.

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, e vlerësoi përkushtimin e palës shqiptare dhe theksoi rëndësinë e këtij projekti për shkencën dhe për bashkëpunimin midis dy vendeve. Ajo theksoi se kjo nismë shkencore e Universitetit të Bernës është një bashkëpunim që gjithashtu rrit kapacitetet e institucioneve shkencore shqiptare.

Profesor Albert Hafner nga Universiteti i Bernës, drejtues i ekipeve, tha se “gërmimet kanë dhënë përsëri rezultate shumë të mira”.

“Mund të konfirmojmë se ky se ky është vendbanimi më i vjetër në Evropë me materiale druri dhe organike të konservuara dhe është shumë special sepse gjetjet janë shumë premtuese”, u shpreh Profesori Hafner.

Profesori zviceran e cilësoi zonën e Linit si një nga sitet më të mirëruajtura në Evropë dhe me vlera të jashtëzakonshme për të kuptuar fillimet e qytetërimit në kontinent.

“Kemi gjetur material të bollshëm arkeologjik qoftë në nivelin qeramik, qoftë të veglave të punës, të kockave, të gurit”, u shpreh arkeologu Adrian Anastasi.

Gjatë misionit më të fundit, ekipet e arkeologëve kanë zhvilluar kërkime si gjatë bregut të Liqenit, ashtu edhe nën ujë.

“Disa nga gjetjet përfshijnë: Hapja e llogoreve tokësore, më shumë shtylla druri të tjera të shtëpive, shtresa qeramike arkeologjike të dekoruara me impreso – një nga format më të hershme të poçarisë. Kjo provon lidhje sitit të Linit me bregdetin Adriatik”.

“Një rrethojë e re që e çon në pesë numrin e unazave rrethuese (mbrojtëse) të sitit, zbulohen grumbuj të mëdhenj pishash të cilat mendohet se janë mbetje të një apo disa shtëpive, për herë të parë përputhen kronologjitë e unazave të pemëve të sitit të Linit me atë të Ohrit – dendrokronologjia po funksionon për distanca më të gjera, si dhe konfirmim që Lin 3 mbulon 2,000 vite të historisë së vendbanimeve dhe të paktën 10-12 faza apo fshatra të ndryshëm përgjatë hapësirës kohore 6,000 – 4,000 para Krishtit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ambasada e Zvicrës në Tiranë.

Zbulimet në Lin dhe Buqezë po tërheqin vëmendjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe institucioneve kulturore evropiane, duke e kthyer zonën në një pikë referimi për kërkimin arkeologjik dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.

Ky projekt, përtej vlerave shkencore, përfaqëson edhe një urë bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës në promovimin e pasurisë historike të rajonit, tha ambasada zvicerane në Tiranë. /KlanKosova

DOKUFEST shpalos filmat në programet garuese

DokuFest ka publikuar sot listën e plotë të filmave që do të marrin pjesë në programet garuese të edicionit të 24-të të festivalit. Pas shqyrtimit të një numri rekord prej gati 3500 aplikimesh, ekipi i programimit prezanton filmat që do të garojnë për çmimet e DokuFest. Gjithsej janë përzgjedhur 99 filma në shtatë kategori garuese, ndërkohë që gara për Truth Dox është pezulluar këtë vit dhe pritet të rikthehet në edicionin e vitit 2026, edicionit jubilar të festivalit.

Në pritje të publikimit të programit të plotë më 15 korrik, DokuFest do të vazhdojë të lansojë programet speciale në ditët në vijim, përfshirë këtu edhe njoftimin për Temën e shumëpritur, përzgjedhjen e filmave për programin View from the World, Spotlight programin e retrospektivës, programin e plotë të DokuKids, si dhe një sërë programesh të tjera të kuruara me kujdes, panel diskutime, ligjërata, masterklasa si dhe artistë të njohur që do të performojnë gjatë festivalit në kuadër të DokuNights.

Veton Nurkollari, Drejtor Artistik i DokuFest, thotë:

Emocioni i momentit kur më në fund kemi mundësinë të ndajmë me publikun përzgjedhjen e filmave në garë është i pashpjegueshëm me fjalë. E them këtë sepse këtë vit kemi parë shumë filma të shkëlqyer, jemi kujdesur për ta edhe për njerëzit që paraqesin, por gjithashtu edhe për ata që i kanë realizuar. Ka qenë një vit i vështirë, i dhunshëm dhe i trazuar, dhe kjo gjendje padyshim reflekton në përzgjedhjen që kemi bërë dhe në atë që do të shfaqet në DokuFest së shpejti. Por ky moment është poashtu një rikujtim se regjisorët e dokumentarëve janë gjithmonë duke ndjekur se çfarë po ndodh sot në botë dhe janë pikërisht ata që na ri-sjellin histori të kaluara për t’i parë dhe për t’u kujdesur për to. Prandaj, kjo përzgjedhje është një mënyrë për të nderuar këta heronjtë të heshtur dhe ne jemi krenarë që ofrojmë një hapësirë ku puna e tyre mund të shihet dhe të vlerësohet nga shumë të tjerë.”

Samir Karahoda, Programues i Filmave të Shkurtër në DokuFest, thotë:

“Edhe këtë vit, përzgjedhja e filmave të shkurtër pasqyron një botë që nuk është më ajo që ka qenë dikur. Një botë në trazira, një shoqëri që po ndryshon çdo ditë e më shumë dhe një realitet gjithnjë e më kompleks. Duke pasur parasysh këtë, kemi qenë në kërkim të zërave të guximshëm dhe vizioneve unike që sfidojnë qasjet tradicionale, si në përmbajtje ashtu edhe në gjuhën kinematografike, përmes tregimeve që trajtojnë kriza personale, zhvendosje, ndarje shoqërore dhe ndjeshmëri njerëzore në zbehje. Besojmë se kemi gjetur shumë nga këto në përzgjedhjen e mëposhtme të filmave të shkurtër.” DokuFest do të mbahet nga data 1 deri më 9 gusht, në hapësira të ndryshme në qendrën historike të Prizrenit, si dhe në ITP – Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, dhe në kinematë Abi Qarshia.

Shiko listën e plotë të filmave në garë:

BALKAN DOX:
A Strange Colour of Dream
(Director: Yasemin Akinci, Producer: Grégory Ghersy, Aslihan Altug, Kivilcim Akay, Louis Grangé, Thomas Robin / Turkey, France)

The Mountain Won’t Move
(Director: Petra Seliškar, Producer: Sara Ferro, Victor Ede, Petra Seliškar / Slovenia, North Macedonia, France)

The Track
Director: Ryan Sidhoo, Producer: Ryan Sidhoo, Graham Withers / Bosnia and Herzegovina, Canada)

Soil and Wings
(Director: Stefan Malesevic, Producer: Jelena Angelovski, Ivana Shekutkoska / Serbia, North Macedonia)

Possibility of Paradise
(Director: Mladen Kovačević, Producer: Iva Plemić Divjak, Mladen Kovačević / Serbia, Sweden)

Human Fiction
(Director: Andreas Hadjipateras, Producer: Valerie Kontakos, Despina Pavlaki / Greece)

I Have Never Been on an Airplane
(Director: Redon Kika, Producer: Dardan Hoti / Kosovo)

Bright Future – Viitor Luminos
(Director: Andra MacMasters, Producer: Monica Lăzurean Gorgan / Romania, South Korea)

Greetings from Secretariat – Pozdrav iz Sekretarijata
(Director: Ivan Ramljak, Producer: Igor Grubić / Croatia)

Blue, Revolution and VHS Tapes
(Director: Serdar Kökçeoğlu Producer: Ahmet Gürata / Turkey)

Ceasefire
(Director: Jakob Krese, Producer: Jakob Krese, Annika Mayer, Ivana Naceva / Slovenia, Germany, Italy)

Antigona
(Director: Iber Deari, Mirsad Abazi, Producer: Avdi Thachi / North Macedonia)

Merging Bodies
(Director: Adrian Paci, / Italy)

Lavender – Lavanda
(Director: Mateja Raičković, Producer: Emily Emina Džindo / Montenegro, Bosnia and Herzegovina, Hungary)

Stars of Roma Termini
(Director: Ado Hasanović, Producer: Admon Film & Cortovisioni, Mama Termini / Italy, Bosnia and Herzegovina)

Twst – Things We Said Today
(Director: Andrei Ujica, Producer: Anamaria Antoci / Romania, France)

The Divided City of Mitrovica
(Director: Marko Grba Singh, Producer: Jelena Angelovski / Kosovo, Serbia)

INT’L DOX: FEATURES:
Action Item
(Director: Paula Ďurinová, Producer: Matej Sotník / Slovakia, Czech Republic, Germany)

Fiume O Morte!
(Director: Igor Bežinović, Producer: Tibor Keser, Vanja Jambrović / Croatia)

Always (从来)
(Director: Deming Chen, Producer: Hansen Lin/ United States, France, China)

A Want In Her
(Director: Myrid Carten, Producer: Eline van Wees, Kat Mansoor, Roisín Geraghty, Tadhg O’Sullivan / Ireland, United Kingdom, Netherlands)

To the West, in Zapata – Al Oeste, En Zapata
(Director: David Bim, Producer: David Bim, Lia Rodríguez / Cuba, Spain)

Imago (近乡记)
(Director: Déni Oumar Pitsaev, Producer: Nicolas Lebecque / France, Belgium)

Agatha’s Almanac
(Director: Amalie Atkins, Producer: Amalie Atkins / Canada)

The Memory of Butterflies – La memoria de las mariposas
(Director: Tatiana Fuentes Sadowski, Producer: Ico Costa, Isabel Madueño Medina / Peru, Portugal)

River of Gras
(Director: Sasha Wortzel, Producer: Danielle Varga, Sasha Wortzel / United States)

Special Operation (Спеціальна операція)
(Director: Oleksiy Radynski, Producer: Lyuba Knorozok / Ukraine, Lithuania)

INT’L DOX: SHORTS:

The Flowers Stand Silently, Whispering
(Director: Theo Panagopoulos, Producer: Marissa Keating / United Kingdom)

Ramallah, Palestine, December 2018
(Director: Juliette Le Monnyer, Producer: Atelier Graphoui – Ellen Meiresonne, Juliette Le Monnyer / Belgium, Palestine)

Tin City
(Director: Feargal Ward, Producer: Feargal Ward / Ireland)

The Ban
(Director: Roisin Agnew, Producer: Alison Millar, Sam Howard / Northern Ireland, Ireland) Green Grey

Black Brown
(Director: Yuyan Wang, Producer: Yuyan Wang / South Korea, France, China)

Being John Smith
(Director: John Smith, Producer: John Smith / United Kingdom)

(دل راز) del-Razeh
(Director: Maryam Tafakory, Producer: Leonardo Bigazzi / Iran, United Kingdom, Italy)

in retrospect (rückblickend betrachtet)
(Director: Daniel Asadi Faezi, Mila Zhluktenko, Producer: Daniel Asadi Faezi, Mila Zhluktenko / Germany)

Common Pear
(Director: Gregor Božič, Producer: Marina Gumzi / Slovenia, United Kingdom)

Koki, Ciao
(Director: Quenton Miller, Producer: Aram Lee / Netherlands)

+10K
(Director: Gala Hernández López, Producer: Adrià Lahuerta, Carlota Coloma, Gala Hernández López, Quentin Brayer, Yannick Beauquis / France, Spain)

L’mina
(Director: Randa Maroufi, Producer: Oumayma Zekri Ajarrai, Randa Maroufi / Morocco, France, Italy, Qatar)

Some Memories
(Director: Lotte Schbreiber, Producer: Lotte Schbreiber / Austria)

Bardo
(Director: Viera Čákanyová, Producer: Matej Sotník / Czech Republic, Slovakia)

We Were the Scenery
(Director: Christopher Radcliff, Producer: Cathy Linh Che, Jess X. Snow / United States)

HUMAN RIGHTS DOX:

Your Touch Makes Others Invisible
(Director: Rajee Samarasinghe, Producer: DaManuel Richardson, Maggie CoronaGoldstein, Rajee Samarasinghe, Solomon Turner, Tabs Breese / Sri Lanka)

The Last Ambassador – Die letzte Botschafterin
(Director: Natalie Halla, Producer: Arash T. Riahi, Natalie Halla, Peter Drössler, Sabine Gruber /Austria)

Under the Flags, the Sun
(Director: Juanjo Pereira, Producer: Gabriela Sabaté, Ivana Urizar, Juanjo Pereira, Leandro Listorti, Paula Zyngierman / Paraguay, Argentina, United States, France, Germany)

Home Game
(Director: Lidija Zelović, Producer: Lidija Zelović / Netherlands)

Unwelcomed (Si vas para Chile)
(Director: Amilcar Infante, Sebastian Gonzalez M., Producer: Esteban Sandoval, Sebastian Gonzalez M. / Chile)

Say Goodbye
(Director: Paloma López Carrillo, Producer: Abril López Carrillo / Mexico)

The Vanishing Point – Noghteh-e-Goriz
(Director: Bani Khoshnoudi, Producer: Bani Khoshnoudi, Janja Kralj / Iran, United States, France)

My Dear Theo (З любов’ю з фронту)
(Director: Alisa Kovalenko, Producer: Kasia Kuczynska / Ukraine, Poland, Czech Republic)

GREEN DOX:

The Tree of Authenticity – (L’Arbre de l’Authenticité)
(Director: Sammy Baloji, Producer: Rosa Spaliviero / Belgium, Democratic Republic of Congo)

Red Forest (Forêt Rouge)
(Director: Laurie Lassalle, Producer: Frédéric Féraud / France)

Lost for Words
(Director: Hannah Papacek-Harper, Producer: Gabriela Sawaya / France, United Kingdom)

Seeds
(Director: Brittany Shyne, Producer: Danielle Varga, Sabrina Schmidt Gordon / United States)

Only on Earth
(Director: Robin Petré, Producer: Signe Skov Thomsen, Malene Flindt Pedersen/ Denmark, Spain, Sweden)

May the Soil Be Everywhere
(Director: Yehui Zhao, Producer: Andrew Felsher / United States, China)

The Coriolis Effect
(Director: Corinne van Egeraa, Petr Lom, Producer: Corinne van van Egeraat / Netherlands, Norway)

Shifting Baselines
(Director: Julien Elie, Producer: Andreas Mendritzki, Aonan Yang, Julien Elie/ Canada)

INT’L SHORTS:
Almost Certainly False – Neredeyse Kesinlikle Yanlış
(Director: Cansu Baydar, Producer: Ali Farkhonde, Cansu Baydar, Ceyda Yüceer, Izlem Genç, Sinan Yusufoglu, Ulas Tuna Astepe / Turkey)

I’m Glad You Are Dead Now
(Director: Tawfeek Barhom, Producer: Akis Polizos, Alexandre Perrier, Stylianos Kotionis, Tawfeek Barhom / France, Greece, Palestine)

1:10
(Director: Sinan Taner, Producer: Jaelle-Marie Grossklaus / Switzerland)

Absent – Noksan
(Director: Cem Demirer, Producer: Berfin Demirat, Cem Demirer / Turkey)

Aferrado

(Director: Esteban Azuela, Producer: Daniel Cabrera Guzmán Belmont, Esteban Azuela / Mexico)

Casa Chica
(Director: Lau Charles, Producer: Luna Martínez Montero / Mexico)

Choice (Izbor)
(Director: Marko Crnogorski, Producer: Jana Paunoska, Marko Crnogorski, Naum Doksevski / North Macedonia)

Beneath Which Rivers Flow (ابراهيم(
(Director: Ali Yahya, Producer: Jafar Sadik / Iraq)

Notes From Planet Three
(Director: Simon Ellis, Producer: Simon Ellis, Rachel Robey, Alastair Clark / United Kingdom)

The Rain Will Weep (Proplakat će kiša)
(Director: Damir Čučić, Producer: Jelena Duh / Croatia)

The Last People (Die letzten Menschen)
(Director: Nicolás Pindeus, Producer: Alisa Frischholz, Melvyn Zeyns /Austria)

Samba Infinito
(Director: Leonardo Martinelli, Producer: Clara Marquardt, Damien Megherbi, Justin Pechberty, Leonardo Martinelli, Lucas H. Rossi, Rafael Teixeira, Renan Barbosa Brandão / Brazil, France)

Hippopotami (He Ma)
(Director: JJ Lin, Producer: Lin Jianjie, Lou Ying / China, Hong Kong SAR China)

Grandma Nai Who Played Favorites (Chao Somnop Chet)
(Director: Chheangkea, Producer: Daniel Mattes, Karen Madar / Cambodia, France, United States)

Loynes
(Director: Dorian Jespers, Producer: Clyde Gates, Jules Reinartz / Belgium, France, United Kingdom, North Macedonia)

The Eggregores Theory
(Director: Andrea Gatopoulos, Producer: Andrea Gatopoulos, Ariens Damsi, Luigi Mascolo, Marco Crispano, Marco Santoro, Orazio Guarino / Italy)

Wassupkaylee
(Director: Pepi Ginsberg, Producer: Karen Madar, Nelson Ghrénassia, Pepi Ginsberg, Stéphane Marchal / France, United Kingdom)

Sammi Who Cannot Detouch His Body Parts
(Director: Rein Maychaelson, Producer: Astrid Saerong, Muhammad Ihsan Ibrahim / Indonesia)

Little Rebels Cinema Club
(Director: Khozy Rizal, Producer: Hardy Yohansyah, Rayner Wijaya / Indonesia)

Masterpiece Mommy
(Director: Dorothy Sing Zhang, Producer: Lily Ashton (Iconoclast UK), Sarah Pearson (Iconoclast UK) / United Kingdom, China)

Deck 5B (Däck 5B)
(Director: Malin Ingrid Johansson, Producer: Adam Holmström Meinking, Andrea
Gyllenskiöld, Joel Rostmark / Sweden)

The Scarificed Meat
(Director: Hojat Jolodar, Producer: Neda Abbasi Ghayeni / Iran)

Blue Heart (Coeur Blue)
(Director: Samuel Suffren, Producer: Samuel Suffren / Haiti, France)

Lili
(Director: Liao Shuhan, Luo Zhaoguang Producer: Hang Lu, Huang Yingting/ China)

Garan
(Director: Mahsum Taşkın, Producer: Mahsum Taşkın, Vildan Ersen / Turkey)

After Colossus
(Director: Timoteus Anggawan Kusno, Producer: Leonardo Bigazzi / Indonesia)

One of them (Yeki Az Anha)
(Director: Mostafa Vaziri, Producer: Hossein Kakavand / Iran)

Under the Mountains’ Shadow (Vultosos Cumes)
(Director: Diogo Salgado, Producer: Isabel Machado, Romain Bent, Simon Heymans / Portugal)

NATIONAL:
Five Seasons of my Childhood (Pesë Stinët e Fëmijërisë Sime)
(Director: Besim Ugzmajli, Producer: Besim Ugzmajli, Eduardo M Escribano / Kosovo, Spain)

Ndera
(Director: Endrit Qarolli, Producer: Fis Cahani / Kosovo)

Ben’s Birthday – Bens Geburtstag
(Director: Robert Deçani, Producer: Anna Weber / Germany)

In Socialist Paradise (It Never Rains) (Në parajsën socialiste (Nuk bie shi))
(Director: Ermela Teli, Producer: Ermela Teli / Albania)

The Rabbit is Dead
(Director: Hanis Bagashov, Producer: Hanis Bagashov, Lyubo Yonchev / North Macedonia)

I Had White Cotton in My Yard, I Fed It, I Watered It
(Director: Endi Tupja, Klodiana Millona, Producer: Endi Tupja, Klodiana Millona / Albania)

The Goddess on the Throne – Hyjnesha në Fron
(Director: Durim Klaiqi, Producer: Durim Klaiqi / Kosovo)

No Parking – Mos Parko
(Director: Zana Radogoshi, Producer: Genc Berisha / Kosovo)

Fluturat
(Director: Astrit Ismaili, Producer: Florian Joahn / Netherlands)

SOS
(Director: Anita Morina, Producer: Fis Cahani / Kosovo)

I Believe the Portrait Saved Me (Mua Besoj më Shpëtoj Portreti)
(Director: Alban Muja, Producer: Edon Rizvanolli / Kosovo, The Netherlands)

Fatbardha
(Director: Kitty Kentezi, Producer: Kitty Kentezi / Greece)

Mama Klorin
(Director: Doreida Xhogu , Producer: Doreida Xhogu , Mina Dreki / Greece)/ KulPlus.com