Slote: Fundi i etikës teleologjike

Michael A. Slote është profesor i etikës në Universitetin e Miamit.

FUNDI I ETIKËS TELEOLOGJIKE

Nga Michael Slote

Termi ‘teleologjik’ vjen nga greqishtja telos që do të thotë cal, qëllim, pse fund. Ideja e etikës teleologjike në përdorimin e kohëve të fundit është kuptuar, më thellësisht, si e kundërta e qasjeve ‘deontologjike’ ndaj etikës. Moralitetet deontologjike u kërkojnë popujve ose shoqërive ndonjëherë të veprojnë në shpërfillje të, ose madje kundër pasojave të mira, për shembull, me ndalimin e vrasjes së një personi të pafajshëm edhe nëse kjo është mënyra e vetme për të parandaluar një humbje më të madhe të jetëve njerëzore. Teoritë teleologjike, përkundrazi, që të gjitha supozohet të pranojnë disa versione të idesë se qëllimi (gjithmonë) i juastifikon mjetet.

Për më tepër, nocioni i një etike teleologjike përgjithësisht është menduar të përqafojë dy lloje bukur të ndryshme të qasjeve ndaj moralitetit ose etikës: virtytet antike etike dhe konsekuentializmin e ditëve të sotme (përfshirë utilitarizmin). Sidoqoftë, supozimi i shpërhapur se këto dy forma të etikës kanë diçka të përbashkët që i dallon ato prej teorive deontologjike është subjekt i ca vështirësieve të mëdha, nëse jo të patejkalueshme, që e rrezikojnë idenë e vërtetë të një dallimi fundamental mes teleologjisë dhe deontologjisë.

Në radhë të parë, ideja se (akt-)utilitarizmi dhe (akt-)konsekuecizmi janë teleologjike është diçka e zmadhuar. E vëtetë, utlilaristë si Henry Sidgwick shpesh flasin për lumturinë ose kënaqësinë si një/për fund/in (final) të veprimit njerëzor dhe po ashtu pohon se moraliteti i çdo veprimi përcaktohet nga ajo se sa (i një bilanci të pastër të ) lumturi/së ose kënaqësi/së është përfituar. Por asgjë nga kjo nuk kërkon që agjenti që vepron me të drejtë duhet të ketë qëllim lumturinë e përgjithshme, apo në të vërtetë të ketë qëllim vetë lumturinë. Nëse përfudimet më të mira për lumturinë njerëzore në të vërtetë do të arrihen nga një agjent që është i dhënë vetëm pas familjes së vet, ose duke refuzuar madje të mendojë rreth përdorimit të mjeteve të ndaluara deontologjikisht për të arritur ca rezultate të mira, atëherë do të jetë e lejueshme, bile edhe e detyrueshme ta harrojë “cakun” e lumturisë universale. Në këtë rast, utilitarizmi konsiderohet më tepër si një pikëpamje konsekuencialiste se sa si teleologjike; dhe kështu tendenca e sotme, e iniciuar nga Elizabeth Anscombe, të përqendrohet tek karakteri konsekuentialist më parë se sa tek ai teleologjik, i utlitarizmit, perfektsionizmit, e të ngjashme, tregon, mendoj, një pranim implicit të pasaktësisë në kur konsiderohen këto pikëpamje si domosdoshmërisht të parashkruara, sipas të cilave njerëzit duhet të kenë lumturinë universale ose çfarëdo të mire tjetër të veçantë si synim, qëllim, ose cak të jetës së tyre.

Në të njëjtën mënyr, aplikimi i padiskrimueshëm i termit ‘teleologjik’ për të gjitha format antike të virtyteve etike është po ashtu problematik. Që të jemi të qartë, Aristoteli jo vetëm e nis Etikën nikomakeane duke thënë se lumturia, ose eudaimonia, si një fund i epërm i të gjitha veprimeve njerëzore, po po ashtu i nënshtrohet një forme metafizike të teleologjisë, sipas së cilës të gjitha qeniet (e gjalla) mëtojnë caqe ose qëllime që duktohen nga natyra e tyre. Kjo në mënyrë të kuptueshme mund të na bëjë të supozojmë se Aristoteli mendon për virtyt(et) njerëzor/e që i përshkruan në librin II deri te V të ‘Etikës’ si tipare të krakterit që nevojiten për lumturinë individuale njerëzore dhe se me gjasë është një egoist etik ai që konsideron se individi racional i virtytshëm synon lumturinë vetanake në të gjitha veprime e tij (të llogaritura). Por në të vërtetë kjo na jep një pasqyrë të shtrembëruar të pikëpamjes së Aristotelit tek ‘Etika’ dhe mund të bëjmë hapin e parë përpara duke shikuar a mund të kuptojmë se Aristoteli e koncepton lumturinë ose eudaimonia-n si diçka që kryesisht konsiston në veprimin e virtytshëm (gjatë gjithë jetës).

Nëse eudaimonia duhet të kuptohet në terma të të jetuarit virtytshëm, atëherë, për shkak viciozitetit, virtyti nuk mund të kuptohet si ajo që kontribuon në ose kërkohet për eudaimonia-n. Ka një mori dëshmish tek ‘Etika’ se Aristoteli e përjashton idenë e vonë dhe në vend të kësaj e kupton virtytin në terma intuitivë. Individi i virtytshëm, sipas atij leximi, është ai që, pa benifitin e formulave ose rregullave, “sheh” çka është e drejtë ose e guximshme dhe, prandaj, shkëlqen në situata të ndryshme dhe, pa ndonjë mundim a rezervë mendore, (zakonisht) vepron në përputhje. Faktet situacionale rreth asaj çka është e drejtë ose e guximshme atëherë do të funksonojnë si përdhese e etikës aristoteliane, me lumturinë që kuptohet në terma të virtytit më parë se sa anasjelltas.

Për më tepër, Aristoteli shpesh e përshkruan personin e virtytshëm (p.sh., ushtarin që rrezikon jetën për vendin e tij) si dikush që vepron për “hir të fisnkërisë” dhe kjo duket të përjashtojë ose të paktën shmang idenë se virtyti (racional) konsiston në kërkimin e lumturisë vetanake. Sigurisht, në një mënyrë më shumë tipike për etikën antike të virtyteve, Aristoteli nganjëherë pohon se, duke bërë atë që është e fisme (për hir të vetvetes), ne jemi më të mirë, në mënyrë të pandryshmeshme, se sa po të kishim qenë ai lloj i personit që është në gjendje, ose përafërsisht, të bëjë të kundërtën (prandaj edhe një i ri që vdes trimërisht në betejë do të kishte pasur një jetë më të mirë se sa një frikacak që jeton një jetë të gjatë). Por, prapë, kjo do të thotë vetëm se veprimet e virtytshme kontribuojnë në ose janë të nevojshme për lumturinë tonë, jo se lumturia jonë është qëllimi i tyre. (Aristoteli është eudaimonist, por duket gabim të mendojmë atë se një egoist etik).

Në këtë rast, ideja se etika artistoteliane është teleologjike në një mënyrë joambiguo është gabim, ose e pakta e dyshimtë, dhe ky përfundim është përforcuar më shumë së fundmi nga shqyrtimi i karakterit në dukje deontologjik të mendimit të Aristotelit.

Aristoteli thotë, prë shembull, se vetëm vullneti i individit i shpërndan të mirat në pëlqim me virtytin ose meritë dhe se nuk ka ndonjë sugjerim se kjo ndalesë ndonjëherë mund të pezullohet në mënyrë etike, ose të pezullohet në emër të pasojave të mira të përgjithshme. Për më tepër, disa lloje të caktuara të veprimeve – për shembull, tradhtia bashkëshortore dhe amëvrasja – themi se janë gjithmonë të gabuara dhe një ndalim i tillë absolut duket të vërë Aristotelin pranë deontologjistëve dhe kundër konsekuencialistëve, edhe njëherë, pra, duke vënë në çështje mbarë dallimin teleologjik/deontologjik.

A do të thotë kjo se ne nuk kemi dobi nga ideja e etikës teleologjike?

Jo tamam. Problemet që i kemi hasur vijnë nga pohimi se virtytet antike dhe konsekuencializmi janë (përgjithësisht) klasifikuar së bashku dhe pohimi se teleologjia dhe deontologjia së toku i shterin mundësitë për një etikë. Por nëse, në linjë me etimologjinë, ne do të konceptonim etikën teleologjike më ngushtësisht si një lloj etike që parashkruan disa qëllime, synime ose caqe për agjentët, atëherë duhet të shmangim pohimet e sapopërmendura dhe prapë të kemi një dallim të dobishëm. Pas së gjithash, ca forma të etikës – për shembull, format e ndryshme të etikës së “vetëkuptimit”, aq tipike për neo-hegelianizmin britanik – duket sikur i thonë agjetit me vetëdije të angazhohet për ose të kërkojë caqe të caktuara dhe mund të jetë dobishme që të jetë në gjendje të dallojë format e tilla nga qasjet ndaj moralitetit që nuk lypin qëllime të posaçme nga agjentët (edhe nëse i lypsin disi agjentit të sjellë pasoja ose rezultate të mira).   

Si alternativë, mund të rezervojmë termin “teleologjik” për format e etikës që derivojnë nga ose e shoqërojnë një (filozofi të) shkencë/s ose metafizikë teleologjike; dhe ky përdorim i ngushtë po ashtu, mendoj unë, do t’iu bëjë bisht vështirësive që një interpretim më i gjerë duket të krijojë. Por përdorime kaq të mbërthyera ose specifike e bëjnë idenë e etikës teleologjike më pak të rëndësishme si nocion klasifikues dhe madhe mund të jetë e mundshme që qnciklopeditë e ardhshme filozofike/etike nuk do të ndiejnë të njëjtën nevojë të shpjegojnë nocionin që sigurisht deri më tash e kanë shpjeguar gjer e gjatë.

/ Michael Slote, ‘Essays on the history of ethics’, Ocford University Press, 2010 /Gazeta Express/

16 vite nga vdekja e Michael Jackson, ikonës së muzikës pop

Michael Joseph Jackson, lindi më 29 gusht 1958 në Gary, Indiana.

Ai ishte muzikant, këngëtar, autor, producent, kompozitor, koreograf, prodhues, valltar amerikan.

I pagëzuar si Mbreti i Popit, apo siç kanë dëshirë ta quajnë adhuruesit e kësaj muzike, King of Pop, ai njihet si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Kontributet e Jackson në muzikë, kërcim, modë, e kanë bërë atë një figurë globale në kulturën botërore për më shumë se katër dekada.

Michael Joseph Jackson vdiq më 25 qershor 2009 në Los Anxhelos, Kaliforni./ KultPlus.com

Chad Michael Murray, ylli i filmit të ri të Krishtlindjes

The Merry Gentlemen është një film i ri për Krishtlindje që vjen në platformën Netflix më 20 nëntor. Ylli i këtij filmi është Chad Michael Murray, i njohur për rolin e tij si Lucas në One Tree Hill. Filmi u drejtua nga Peter Sullivan, ndërsa skenari u shkrua nga Marla Sokoloff.

“Duhet t’i ndryshojmë gjërat pak dhe të shtyjmë kufijtë,” tha Murray për filmin.

Komploti ndjek balerinën Ashley (Britt Robertson) e cila udhëton në shtëpi për pushime dhe zbulon se qyteti i vogël nga vjen është në telashe financiare. Për të ndihmuar, Ashley organizon një botim nudo vetëm për meshkuj.

Robertson u tërhoq menjëherë nga historia. “Kur lexova skenarin, thashë: “Ky është lloji im i filmit për Krishtlindje”, tha aktorja.

Një nga njerëzit që merr pjesë në shfaqje është Luke, i luajtur nga Murray. “I sjellshëm, i sigurt dhe pak sarkastik”, është përshkrimi i personazhit të tij. Murray e mori seriozisht përgatitjen për rolin e tij. “Unë kurrë nuk kam regjistruar diçka të tillë. I thashë vetes se më frikësonte, por duhej ta bëja,” tha ai.

Skenaristi Sokoloff gjithashtu luan në film. “Kostumet janë kulmi. Ka shumë tema dhe momente argëtuese. Mezi pres që të gjithë ta shohin filmin,” tha ajo.

Në film luajnë edhe Beth Broderick, Michael Gross, Maxwell Caulfield, Colt Prattes, Marc Anthony Samuel dhe Hector David Jr.

Kapela ikonë e Michael Jackson shitet për bamirësi

Kapela e mbajtur nga Michael Jackson në performancën e parë historike të hapit të tij ikonik të kërcimit “Moonwalk” u bë një pjesë e vlefshme muzikore.

Ajo kapele ikonë, e mbajtur nga “mbreti i popit” në një nga momentet e paharrueshme të karrierës së tij, u hodh në ankand nga kompania Lemon Auction, duke arritur një çmim mbresëlënës shitjeje prej rreth 77 mijë eurove.

Performanca në të cilën Michael Jackson prezantoi botën e ecjes në hënë u zhvillua ndërsa ai këndoi këngën e tij “Billie Jean” në specialen televizive “Motown 25: Yesterday, Today, Forever” në 1983.

Në atë moment, këngëtari la të shtangur publikun dhe mbarë botën duke kryer lëvizjen e qetë dhe elegante që do të bëhej markë e tij.

Kapela në fjalë është një element emblematik i veshjes së Michael Jackson dhe shitja e saj përfaqëson një moment të mrekullueshëm për koleksionistët dhe fansat e artistit legjendar.

Përveç të qenit një simbol i karrierës së Jacksonit, kjo kapelë është një kujtesë e ndikimit të qëndrueshëm që ai pati në muzikën dhe kulturën pop në mbarë botën, tani në duart e dikujt që duhej të shpenzonte një pasuri të madhe.

Në këtë rast, kapela që dëshmoi një nga momentet më ikonike në historinë e argëtimit ka gjetur një shtëpi të re dhe pronari i saj i ri me siguri do ta vlerësojë atë si një pjesë të vlefshme të historisë muzikore.

Ndikimi i Michael Jackson në muzikë dhe vallëzim mbetet i pamohueshëm, dhe trashëgimia e tij jeton përmes brezave të mëvonshëm të artistëve dhe fansave.

Ankandi i kësaj kapele ikonike është një kujtesë e rëndësisë dhe ndikimit kulturor që kishte dhe vazhdon të ketë “mbreti i popit”, muzika dhe stili i të cilit vazhdojnë të festohen dhe admirohen në mbarë botën./rtv21/KultPlus.com

65 vjet nga lindja e ‘Mbretit të popit’, Michael Jackson

Sot janë bërë 65 vite nga lindja e legjendës së muzikës pop, Michael Jackson, shkruan KultPlus.

Michael Joseph Jackson, lindi më 29 gusht 1958 në Gary, Indiana.Ai ishte muzikant, këngëtar, autor, producent, kompozitor, koreograf, prodhues, valltar amerikan.

I pagëzuar si Mbreti i Popit, apo siç kanë dëshirë ta quajnë adhuruesit e kësaj muzike, King of Pop, ai njihet si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Kontributet e Jackson në muzikë, kërcim, modë, e kanë bërë atë një figurë globale në kulturën botërore për më shumë se katër dekada.

Michael Joseph Jackson vdiq më 25 qershor 2009 në Los Anxhelos, Kaliforni./ KultPlus.com

TË FUNDIT

Vdes ish-prezantuesi i famshëm, Sir Michael Parkinson

Prezantuesi Sir Michael Parkinson ka vdekur në moshën 88-vjeçare.

Agjenti i tij tha se ai vdiq në mënyrë paqësore në shtëpi në shoqërinë e familjes së tij të mërkurën mbrëma pas një sëmundjeje të shkurtër dhe kërkoi që familjes së tij t’i jepet privatësi dhe kohë për të.

Sir Michael, një ish-gazetar, ishte një nga fytyrat më të famshme të televizionit britanik përmes emisionit të tij talk show Parkinson, i cili fillimisht u transmetua në BBC nga viti 1971 deri në 1982. Ai rifilloi shfaqjen në BBC më 1998 para se të transferohej në ITV në 2004, duke mbetur në transmetim derisa u tërhoq nga programi më 2007.

Në më shumë se 800 episode, prezantuesi televiziv i njohur me dashuri si Parky, intervistoi disa nga figurat më të njohura të botës – duke përfshirë Muhammad Ali, Sir Elton John dhe George Michael – dhe ndihmoi që komediani Sir Billy Connolly të bëhej një emër i njohur.

‘Të lutem, ndiqi ëndrrat! Pavarësisht idealeve të tua, ti mund të bëhesh ai që dëshiron të bëhesh’

Thënie mbi jetën nga mbreti i popit Michael Jackson:

“Përpara se të më gjykosh, përpiqu fort të më duash”.

“Të lutem, ndiqi ëndrrat! Pavarësisht idealeve të tua, ti mund të bëhesh ai që dëshiron të bëhesh”.

“Unë mund ta pranoj dështimin. Secili nga ne dështon në diçka përgjatë jetës së vet, por unë nuk mund ta pranoj dot të mos e provoj sërish”.

“Gjithmonë beso tek vetja. Pavarësisht nëse të tjerët rreth teje po tregohen negativë, apo po të përçojnë energji negative, mos i merr parasysh mendimet e tyre, sepse ti do të bëhesh, ashtu siç ti beson se do të bëhesh”.

“T’i japësh dikujt një pjesë të zemrës tënde, është shumë herë më me vlerë se t’i japësh gjithë pasurinë e botës”.

“Nëse ti nuk beson tek vetja jote, asgjë e mirë nuk do të të ndodhë në jetë. Nëse ti nuk beson tek vetja, kush tjetër do të të besojë ty?”

“Le të ëndërrojmë për një të nesërme ku do të dashurojmë me shpirt, dhe do ta njohim dashurinë si të vërtetën e vetme që buron nga zemra për çdo krijesë”.

“Është më mirë të dështosh duke qenë vetvetja, se sa të korrësh sukses duke imituar të tjerët”.

“Dikush dikur tha “Shpirti është ai që ka rëndësi””.

“Jini modestë, besoni tek vetja juaj dhe mbusheni zemrën tuaj me dashurinë e gjithë botës”

– Michael Jakson

Michael J. Fox thotë se nuk do ta arrijë moshën 80-vjeçare

Aktori Michael J. Fox, i cili vuan që 30 vjet e më tepër nga sëmundja e Parkinsonit, ka thënë që nuk pret ta arrijë moshën 80-vjeçare.

61-vjeçari ka dhënë një intervistë për Jane Pauleyn e CBS Sunday Morning, ku e ka promovuar dokumentarin e tij të ri, Still.

“Po troket në derë. Po bëhet më e vështirë. Çdo ditë po bëhet më e vështirë, por kështu qëndron puna”, ka thënë Foxi.

“Ju nuk vdisni nga Parkinsoni. Ju vdisni me Parkinson. Nuk do ta mbërrij 80-shin”.

Ai më 2000 e kishte lansuar fondacionin Michael J. Fox për hulumtime të Parkinsonit e që i ka përkrahur disa prej hulumtimeve më ambicioze për këtë sëmundje./Klankosova/KultPlus.com

Vdes aktori Michael Lerner

Aktori amerikan, Michael Lerner, ka vdekur në moshën 81-vjeare.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur nipi i vet, aktori Sam Lerner, në Instagram.

“Humbëm një legjendë natën e kaluar. Është e vështirë ta them me fjalë se sa briliant ishte xhaxhai im, dhe se sa ndikim kishte te unë”, ka shkruar Lerner në Instagram.

Lerneri njihej më shumë për rolin e tij si Jack Lipnick në filmin klasik të vëllezërve Cohen, Baron Fink, duke u nominuar për  Oskar për aktorin më të mirë në rol dytësor./klankosova/KultPlus.com

5 vjeçari që po bën xhiron e rrjetit, thërret shokët në ditën e adoptimit

Një djalë i vogël, 5 vjeçar është bërë viral në Internet pasi ka vendosur që birësimin e tij ta bëjë në sy të të gjithë shokëve dhe shoqeve të tij.

Michael e ka pritur me shumë gëzim dhe dashuri adoptimin e tij, dhe për këtë arsye ka ftuar edhe shokët e klasës në Gjykatë.

Ata janë shprehur se kanë ardhur për të ndjekur Michaelin sepse e kanë shok të ngushtë dhe e duan shumë.

Sigurisht që një gjest i tillë nuk mund të shpëtonte pa bërë xhiron e rrjetit sepse të gjithë kemi nevojë për pak dashuri. / KultPlus.com