Peizazhi KuqeZi

24 Gusht, 2018 - 9:35 pm

Poezi e shkruar nga Xhevdet Bajraj.

Njerëzit pinë kafe në kafene
dhe pa i ngre sytë nga telefonat e mençur
e kalojnë ditën të lirë
të papunë
bredhin nëpër rrugë
pa cak
krenarë
të dhjerë dhe krenarë
natyrisht
është koha e tyre
e njerëzve të dhjerë dhe krenarë. / KultPlus.com

Të ngjajshme