Konkurs për Udhëheqës Artistik në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”

15 Janar, 2018 - 12:03 pm

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVO
QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA

MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT
MINISTARSTVO ZA KULTURU, OMLADINU I SPORTA / MINISTRY OF CULTURE YOUTH AND SPORTS
DEPARTAMENTI I FINANCAVE DHE SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME / DEPARTMENT OF FINANCES AND GENERAL SERVICES / DEPARTMAN I FINANSIJA I GENERALNIH USLUGA
DIVIZIONI I BURIMEVE NJERËZORE / DIVISION OF HUMAN RESOURCES / DIVIZIJA LJUDSKIH IZVORA

Bazuar në Ligjin e Punës, Nr. 03/L-212 Ligjin Nr. 04/L-164, për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe për Ansamblet Tjera, Statutin e AKKV “Shota dhe Rregulloren Nr. 05/2011, për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe te Punonjësve Professional të Trashëgimisë Kulturore, , Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit :

RISHPALL KONKURSIN

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Titulli i punës: Udhëheqës Artistik në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”
Kategoria funksionale / Krijuesit dhe Performuesit e Kulturës
Paga Fikse: 450€
Numri i referencës: 03/2018
Departamenti: Departamenti i Kulturës
Institucioni: Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”
I përgjigjet: Drejtorit të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” përmes tij, Këshillit drejtues.
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” përmes tij, Këshillit Drejtues , përmbush detyrat e poshtëshënuara:

1. Zbaton, harton dhe i propozon Drejtorit, programin artistik vjetor të Ansamblit;
2. Bënë vlerësimin artistik të koncerteve dhe të aktiviteteve të tjera kulturore si dhe jep sugjerime për konceptin e programit të Ansamblit;
3. Miraton programet e shfaqjeve artistike;
4. Përkujdesjet për prezentimin e vlerave të trashëgimisë shpirtërore e material;
5. Vlerëson dhe miraton pikat premierë të programit;
6. Bënë vlerësimin professional të valltarëve, solistëve vokal dhe instrumentistëve për çdo dy (2) vjet.
7. Udhëheqë punën e Këshillit Artistik.
8. Ushtron detyra dhe përgjegjësi tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

1. Udhëheqësi artistik i Ansamblit është person përgjegjës profesional i Ansamblit, duhet të ketë përgatitje profesionale universitare në fushën e arteve skenike- muzikore.
2. Të ketë përvojë së paku 5 (pesë )vjeçare në fushën e arteve skenike- muzikore;
3. Të ketë shkallë të lartë të njohurive në menaxhim, resurse humane dhe organizim të punës;
4. Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe gatishmëri për të punuar me të gjithë që jetojnë në Kosovë.
5. Vërtetim nga Gjykata që nuk është nën hetime.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin e lartë adekuat dhe kanë aftësi profesionale për kryerjen e detyrave.

Akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë mandatin: Ligji i Punës Nr. 03/L-212, Ligji Nr. 04/L-164, për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe për Ansamblet Tjera, Statutin e AKKV “Shota dhe Rregulloren Nr. 05/2011, për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe te Punonjësve Professional të Trashëgimisë Kulturore,

Kohëzgjatja e mandatit: 4 vjet.

Konkursi është i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë.

Data e mbylljes së konkurrimit: 29.01.2018

Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni merret dhe dorëzohet në zyrën 27 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sheshi “Nëna Terezë” Nr. 44, Prishtinë. Për informata shtesë kontaktoni në numrin 03820022201 dhe 038 20022536( apo në ueb-faqen http://www.mkrs-ks.org/).

Të fundit

Të ngjajshme